Lajmet

Fatos Lubonja: Regjimet nuk rrëzohen me votë të lirë

Published

on

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar rezultatin që kanë prodhuar deri mesditën e 26 prillit kutitë e numëruara në Shqipëri, që nxjerrin Partinë Socialiste fituese në rang vendi.

Duke folur në studion e News24, Lubonja tha se nëse ky trend do vijojë edhe në kutitë e tjera, “po shkojmë drejt një forcimi të regjimit”.

“Kjo ka qenë e pritshme e teza ime që e kam përsëritur regjimet nuk ndryshohen me votë të lirë, por rrëzohen kur konsumohen dhe kur humbasin dhe mbështetjen amerikane shpesh herë. Ndërkohë që ky regjim s’është konsumuar plotësisht por njëkohësisht ka dhe mbështetjen amerikane”, u shpreh ai.

Deklarata e Fatos Lubonjës

Opozita ka pretendimin që në mënyrë selektive kutitë e rezultati mund të mos jetë ky por ndryshe, nëse do e marrim që ky është trendi, atëherë komenti im është që provon atë që kam thënë shpesh se ne jemi në një regjim.

Sigurisht nga zero në 100 pikë s’mund të them 100 por po shkojmë drejt një forcimi të regjimit e rezultati provon këtë se në vendet demokratike nuk gjendet, shumë rrallë që maxhorancat të rriten, e gjen në rastet si Putini.

Kjo ka qenë e pritshme e teza ime që e kam përsëritur regjimet nuk ndryshohen me votë të lirë, por rrëzohen kur konsumohen dhe kur humbasin dhe mbështetjen amerikane shpesh herë.

Ndërkohë që ky regjim s’është konsumuar plotësisht por njëkohësisht ka dhe mbështetjen amerikane.

Nëse rezultati është ky! Por nëse rezultati është ndryshe, se kemi një probleme exit pollet që krijuan një pershtypje që kemi një rezultat në favor të opozitës. Mua më bëri përshtypje exit poll i atyre televizioneve që janë më afër qeverisë si ai i Top Channel që e nxirrte 71 e nxirrte në humbje Tiranën.

Tani kjo do interpretim, sipas një interpretimi që mund të ishte më afër interesit të opozitës është që ndoshta ato exit polle ishin e vërteta por rezultati s’është rezultat i zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Këtu s’mund të ketë zgjedhje të lira e të ndershme. Nuk është gjithcka dita e votimit që e vendos por i gjithë mekanzimi që ka ngritur në kohë pushtetim pushteti lokal ekonomia e kontrolluar, krimi i organizuar dhe këtu është për t’u formuar, opozita ka qenë shumë miope ose e paaftë e gjithnjë ka luajtur rolin e besimit, e duhet të kishte bërë që ata 910 mije njerëzit e kontrolluar nëpërmjet një strukture të caktuar, një regjim që punon intensivisht ka gjithë mjetet në dorë e një opozitë e pafuqishme, s’mund të shkonte që prit se te dita e zgjedhjeve do vijë populli do më votojë mua.

Nëse kjo gjë do ndryshojë, që unë dyshoj shumë, atëherë unë i pari do kërkoj ndjesë Edi Ramës që e kam akuzuar për ndërtim regjimi.

I pari do them që e paskam tepruar, por dyshoj dhe kam një provë për këtë.

Këtu ka një llampushkë që jep sinjalin e gjitha kjo. Cila është llampushka sipas meje. Se disa thonë është opozitë e dobët. Llampushka për mua është Tom Doshi.

Tani mirë që qenka faktor në Shkodër, e thonë se ka bërë ndere e të mira, e aty mund ti merrte një e dy mandate, por në Tiranë ku kemi dhe këta cunat e mirë të Nismës Thurrje që s’janë as me opozitën, si ka mundësi që merr Tom Doshi bile dhe me mosbekimin e ambasadës amerikane, merr deputet e këta cunat e mirë nuk marrin gjë fare?

Cfarë mekanizmi ka funksionuar te Tirana?

Cili është ky? Për mendimin tim mekanizmi i pushtetit, ky njeri i lidhur me pushtetin e paraja, tregon që kush ka pushtet e para, që të gjitha këto i kontrollon maxhoranca rezultati s’mund të jetë përveçse ky.

Continue Reading

Lajmet

​Bellingham dhe Foden rikthehen në kombëtaren e Anglisë

Published

on

Jude Bellingham dhe Phil Foden janë rikthyer në skuadrën e Anglisë për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës kundër Serbisë dhe Shqipërisë.

Trajneri Thomas Tuchel ka ftuar për herë të parë mesfushorin e Bournemouthit, Alex Scott, i cili ka bërë paraqitje mbresëlënëse këtë sezon. Nga ana tjetër, Jack Grealish dhe Danny Welbeck nuk janë përfshirë në listë, ndërsa mungojnë edhe Ollie Watkins dhe Myles Lewis-Skelly.

Bellingham, që kishte munguar në grumbullimin e kaluar për shkak dëmtimi, është rikthyer në formë me Real Madridin, duke shënuar tre gola në katër ndeshjet e fundit. Edhe Foden ka shkëlqyer me Manchester Cityn, ku shënoi dy herë në Ligën e Kampionëve kundër Borussia Dortmund.

“Jemi të kënaqur që janë rikthyer. Të dy kanë qenë vendimtarë për klubet e tyre dhe tani mund të ndihmojnë edhe kombëtaren,” tha Tuchel.

Anglia kryeson Grupin K me 18 pikë pas gjashtë ndeshjeve, ndërsa përballet me Serbinë në Wembley të enjten dhe me Shqipërinë në Tiranë të dielën.

Skuadra e Anglisë:

Portierë: Henderson, Pickford, Pope

Mbrojtës: Burn, Guehi, James, Konsa, O’Reilly, Quansah, Spence, Stones

Mesfushorë: Anderson, Bellingham, Henderson, Rice, Rogers, Scott, Wharton

Sulmues: Bowen, Eze, Foden, Gordon, Kane, Rashford, Saka./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Vdes në moshën 24 vjeçare lojtari i Cowboys, Marshawn Kneeland

Published

on

Sipas autoriteteve ligjore, ka vdekur mbrojtësi i Dallas Cowboys, Marshawn Kneeland në moshën 24 vjeçare. Ekipi lëshoi ​​një deklaratë të enjten duke mos përmendur shkakun e vdekjes.

“Me trishtim të madh, Dallas Cowboys njoftojnë se Marshawn Kneeland ndërroi jetë tragjikisht këtë mëngjes. Marshawn ishte një shok skuadre i dashur dhe anëtar i organizatës sonë. Mendimet dhe lutjet tona në lidhje me Marshawn janë me të dashurën e tij Catalina dhe familjen e tij.”, thuhet në njoftim.

Cowboys kanë vënë në dispozicion burime këshillimi për të gjithë lojtarët, trajnerët dhe stafin.

Lojtarët aktualisht janë në javën e pushimit dhe nuk janë planifikuar të stërviten përsëri deri të hënën.

Policia e DPS-së gjeti automjetin e Kneeland të rrëzuar në Dallas Parkway në drejtim të jugut pranë Warren Parkway. Sipas raportit, Kneeland iku nga vendi i ngjarjes në këmbë dhe oficerët kontrolluan zonën me ndihmën e K-9 dhe njësive të dronëve.

Ndërsa autoritetet po kërkonin Kneeland, një dispeçer u tha oficerëve se njerëzit që e njihnin kishin marrë një mesazh në grup nga Kneeland duke i thënë lamtumirë. Përafërsisht tre orë më vonë, Kneeland u gjet i vdekur./S.K/NFL/

 

Continue Reading

Lajmet

Profesorët e UBT-së përfaqësojnë institucionin në konferencën ndërkombëtare të projektit COWEB në Sarajevë

Published

on

Profesorët Dr. Engelbert Zefaj dhe Dr. Mentor Shaqiri përfaqësuan UBT-në në konferencën punuese ndërkombëtare të projektit COWEB, e cila u mbajt në Sarajevë, në ambientet e International Burch University.

Gjatë konferencës, përfaqësues nga universitete partnere të rajonit prezantuan punimet dhe rezultatet e tyre kërkimore, duke ndarë përvoja mbi zhvillimin e praktikave të reja në mësimin virtual bashkëpunues.

Në këtë kuadër, profesori i UBT-së Dr. Engelbert Zefaj mbajti një prezantim me temën: “Kultura dhe Ndërkulturaliteti në Mësimin Virtual Bashkëpunues (VCL): Ndikimet Pedagogjike dhe Vlerësimi i Studentëve”, ku theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkulturor dhe ndikimin pozitiv të tij në përmirësimin e përvojës së të nxënit.

Projekti COWEB ka për qëllim ndërtimin e kapaciteteve në institucionet e arsimit të lartë në Ballkanin Perëndimor për bashkëpunim ndërkombëtar virtual, duke promovuar pedagogji inovative dhe bashkëkrijimin e përmbajtjeve digjitale që forcojnë aftësitë dhe kompetencat e shekullit XXI.

Nëpërmjet pjesëmarrjes aktive në këtë projekt, UBT vazhdon të dëshmojë rolin e tij si një ndër institucionet lidere në avancimin e metodave bashkëkohore të mësimdhënies dhe në nxitjen e bashkëpunimit akademik ndërkombëtar në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Continue Reading

Lajmet

Kosova e publikon listën e të ftuarve për ndeshjet vendimtare ndaj Sllovenisë dhe Zvicrës

Published

on

Kombëtarja e Kosovës e ka publikuar listën për dy ndeshjet e muajit nëntor ndaj Sllovenisë dhe Zvicrës.

Kapiteni Amir Rrahmani është rikthyer pasi mungoi në muajin tetor, së bashku me Baton Zabergjën. Ndërkohë, në listën rezervë kanë rënë Florent Hadërgjonaj e Florian Haxha.

Lista e plotë e Kosovës:

Portierë: Arijanet Muric, Amir Saipi, Visar Bekaj, Faton Maloku

Mbrojtësit: Amir Rrahmani, Mërgim Vojvoda, Lumbardh Dellova, Fidan Aliti, Ilir Krasniqi, Albian Hajdari, Kreshnik Hajrizi, Dion Gallapeni, Leard Sadriu

Mesfushorët dhe sulmuesit: Valon Berisha, Elvis Rexhbecaj, Leon Abdullahu, Veldin Hoxha, Lindon Emërllahu, Meriton Korenica, Ermal Krasniqi, Baton Zabërgja, Edon Zhegrova, Milot Rashica, Florent Muslija, Fisnik Asllani, Vedat Muriqi./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara