Lajmet

Farat e vogla Chia, burim proteinash në dietën tuaj!

Published

on

Fara Chia janë fara të vogla të zeza nga bima Salvia Hispanica. Që në kohë mjaft të vjetra, fara chia (lexohet çia) janë konsideruar si një burim i fortë energjie.

Vetëm 25g fara chia përmbajnë rreth 9g fibra. Raportohet se sasia e përditshme e rekomanduar e fibrave është 30g/ditë. Kështu që duke përfshirë 25g fara chia çdo ditë mund të jetë një kontribut i dobishëm për shëndetin. Fibra është e rëndësishme për një sistem të shëndetshëm të tretjes dhe shumë prej nesh nuk e arrijnë objektivin e rekomanduar.

Farat Chia përmbajnë gjithashtu omega-3 bimore, alfa acid linolenik (ALA). Farat Chia ofrojnë shumë proteina ndaj janë një burim i dobishëm i proteinave bimore. Kombinimi i yndyrës, proteinave dhe fibrave nënkupton se farat treten relativisht ngadalë, duke siguruar një lëshim të gjatë dhe të ngadaltë të energjisë për të mbajtur nivelet e sheqerit në gjak të qëndrueshëm. Farat janë të pasura me minerale të tilla si kalciumi dhe magneziumi madje edhe mangani që ndihmon në krijimin e enzimeve.

A mund të zvogëlojnë rrezikun e diabetit dhe sëmundjeve të zemrës?
Farat Chia përmbajnë fibra, proteina dhe yndyrna të pangopura. Tregohet se të gjitha këto janë të njohura për të garantuar një zemër të shëndetshme dhe nivele të qëndrueshme të sheqerit në gjak. Disa kërkime studimore tregojnë se farat chia janë të dobishme për pacientët mbipeshë dhe të prekur nga diabeti i tipit 2.

Sa fara chia duhet të konsumoni në ditë?
Këshillohen dy doza ditore, secila e përbërë nga 20 gram (një lugë gjelle plot) fara Chia. Shkencëtarët theksojnë se aktiviteti antioksidues i farave chia është më i lartë se çdo ushqim tjetër, madje edhe boronica.

A bën një ndryshim në qoftë se i hani ato të papërpunuara, të zhytura në ujë, të gatuara apo të bluara?
Farat Chia ka një shije neutrale në krahasim me farat e kungullit. AgroWeb.org këshillon se një mënyrë e mirë për t’i ngrënë ato është t’i zhysni ato në ujë ose qumësht dhe t’i vendosni në frigorifer për të paktën 2 orë (ose gjatë gjithë natës). Farat thithin lëngjet për të formuar një xhel që siguron një përthithje shumë të mirë të vlerave në shëndet. Në këtë formë mund t’i përdorni edhe në çajra ose me mjaltë. Farat chia mund të blihen të bluara ose këtë mund ta bëni vetë në një mulli kafeje.

Këto fara përdoren edhe si zëvendësim për miellin në pjekjen e bukës ose ëmbëlsirave. Pjekja e farave Chia i shton atyre shijen. Farat e pjekura shtohen në sallata ose në majë të drithërave të mëngjesit. Sigurohuni që furra ose vatra e gatimit të jetë në një temperaturë të ulët. Hidhini farat në tigan ose tepsi, duke u siguruar që të mos digjen, pasi kjo degradon vajrat esencialë dhe ndryshon aromën. Në përgjithësi, fara chia mund të hahen njëlloj të papërpunuara ose të përpunuara. Farat Chia i gjeni në markete ose në dyqanet e produkteve organike./dritare.net

Lajmet

Shuhet ëndrra e Kosovës për Botëror, Turqia fiton minimalisht

Published

on

By

Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbje me rezultat 0-1 ndaj Turqisë duke i dhënë fund shpresave për kualifikim në Kampionatin Botëror.

Golin e vetëm të ndeshjes e realizoi Kerem Aktürkoğlu në minutën e 53-të, një gol që rezultoi vendimtar për fatin e takimit.

Kosova pati përpjekje gjatë gjithë ndeshjes për të barazuar rezultatin, por pa arritur të konkretizojë rastet e krijuara. Në minutat shtesë, loja u tensionua edhe më shumë, ku pati kartonë të verdhë dhe ndërhyrje të shumta nga të dyja skuadrat.

Kjo humbje zyrtarizon eliminimin e Kosovës nga gara për një vend në Botëror, duke shuar kështu një tjetër ëndërr për përfaqësuesen.

Continue Reading

Lajmet

Policia e Kosovës shpall masat e shtuara të sigurisë dhe bllokimet e rrugëve për finalen Kosovë-Turqi

Published

on

By

Sot, më 31 mars 2026, Prishtina është qendra e vëmendjes sportive botërore, pasi Stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë nikoqir i ndeshjes finale të play-off-it për Kampionatin Botëror “FIFA World Cup 2026” ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.

Dueli, i cili fillon në orën 20:45, konsiderohet si një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e futbollit kosovar, çka ka shtyrë Policinë e Kosovës të ndërmarrë një plan gjithëpërfshirës për rendin dhe sigurinë publike.

Për të garantuar mbarëvajtjen e kësaj feste sportive, Policia ka njoftuar se do të ketë prani të shtuar të zyrtarëve në stadium, në të gjithë qytetin dhe në tri “Fan Zona” të krijuara enkas për tifozët.

Si pasojë e fluksit të madh dhe lëvizjes së delegacioneve zyrtare, do të ketë bllokime të përkohshme dhe kufizime të qarkullimit në rrugët kryesore të kryeqytetit.

Segmentet më të prekura përfshijnë rrugët “Tring Ismajli”, “Agim Ramadani”, “Eqrem Çabej”, zonën te semaforët kryesorë, Bulevardin “Bill Clinton”, rrethin te Stacioni i Autobusëve, si dhe rrugët “Hekurudhat” e “Tirana” që çojnë drejt stadiumit.

Gjithashtu, kufizime do të ketë në perimetrin rreth stadiumit, përfshirë rrugën “Luan Haradinaj” deri te Ministria e Drejtësisë dhe rrugën “Fehmi Agani”.

Pas përfundimit të ndeshjes, vëmendja do të përqendrohet në rrugët që dërgojnë drejt aeroportit, duke përfshirë lagjen “Arbëria” dhe rrugën “Ahmet Krasniqi”. Policia e Kosovës u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë udhëzimet e zyrtarëve në terren, të shfrytëzojnë rrugë alternative sa më shumë që të jetë e mundur dhe të kontribuojnë në ruajtjen e qetësisë, duke e cilësuar sigurinë si një përgjegjësi të përbashkët për këtë ngjarje madhore.

Continue Reading

Lajmet

Haxhiu priti në takim Shefin e EULEX-it

Published

on

By

Kryetarja e Kuvendit së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim Shefin e EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano.

Në këtë takimit u diskutuan zhvillimet aktuale në Kosovë, me theks të veçantë në sundimin e ligjit, funksionimin e institucioneve dhe rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe EULEX-it.

Në këtë takim u rikonfirmua përkushtimi i përbashkët për forcimin e shtetit të së drejtës dhe për avancimin e proceseve që kontribuojnë në stabilitetin institucional dhe në rritjen e besimit të qytetarëve, sipas njoftimit të Kuvendit të Kosovës

Continue Reading

Lajmet

Ambasada e SHBA-së mbështet “Dardanët” para finales me Turqinë në “Fadil Vokrri”

Published

on

By

Atmosfera para përballjes vendimtare mes Kosovës dhe Turqisë është ndezur, madje kësaj ngjarje vëmendje i ka kushtuar edhe Ambasada e Amerikës në Kosovë

Përmes një postimi në rrjetet sociale, përfaqësia diplomatike amerikane ka rreshtuar veten përkrah tifozëve dardanë në këtë natë historike, duke dhënë një mesazh të qartë mbështetjeje: “Nga të gjithë ne në Ambasadën e SHBA-së, ne po ju mbështesim – luani fort dhe bëjeni Kosovën krenare”.

Kjo ndeshje, e cila konsiderohet si një finale e vërtetë për fatet e kualifikimit në Kampionatin Botëror, pritet të fillojë në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Interesimi për këtë takim është i jashtëzakonshëm dhe shkallët e stadiumit pritet të jenë të stërmbushura me tifozë që kërkojnë fitoren historike.

Përfaqësuesja e Kosovës zbret në fushë me moral të lartë dhe me përkrahjen e plotë të partnerëve ndërkombëtarë, ndërsa vëmendja e gjithë opinionit publik është përqendruar në Prishtinë për këtë sfidë vendimtare që përcakton rrugëtimin drejt botërorit.

Continue Reading

Të kërkuara