Lajmet

Familja që jeton me frikën se mos i shembet kulmi i shtëpisë

Familja Ramadani nuk po e ndjen “dorën e shtetit”, por në disa raste komshinjtë ju ndihmojnë në sigurimin e ushqimit.

Published

on

Tash e tri vjet, familja Ramadani po jeton në dy dhoma që nuk ngjajnë në shtëpi banimi. Muret e shtëpisë kanë marrë ngjyrë tjetër dhe vendi ku flenë vështirë ngrohet. Rrëmujë, lagështi, papastërti, është krejt çfarë shihet sapo hapet dera e Mehreme Ramadanit, e cila rrëfen për jetën e zorshme që po kalon. 61-vjeçarja nga Kolovica e Prishtinës zgjohet dhe bie në gjumë me lutjen që një ditë do të ketë një shtëpi. Ajo dhe bashkëshorti i saj po kërkojnë ndihmë, meqë janë të rralla rastet kur dikush ua zgjat dorën e ndihmës. Tërë muajin ata e kalojnë me pensionin social, shpesh flenë edhe të uritur.

Mehremja, tregon dhimbjet që po i bart me vete dhe pamundësinë që të ecë nga këmbët e ënjtura. Me fillimin e ditëve të ftohta, gjendja e saj vetëm sa po përkeqësohet.

“Ankesa kam për këmbë që një vit por çfarë është kjo kurrë nuk e di, që një vit këmbën e kam të mbuluar, por as mjekët nuk po di se çfarë është kjo… Kam bërë analiza por as ata nuk po e dinë… Në këmbë nuk kam dhimbje por veshka po më dhemb… Por këmbën nuk guxoj ta lë pa mbuluar se moti i ftohtë dhe me po ia nisi dhimbja, nuk më zë vendi vend”, rrëfen Ramadani.

61-vjeçarja nga Kolovica e Prishtinës shton se shpesh fle e uritur dhe është e vetëdijshme se vendi ku po kalojnë ditët e netët nuk përmbush kushtet për banim.

“Nganjëherë njeri duhet të rrijë edhe pa ngrënë, llogarite që po agjërojmë ramazanin, s’kemi çfarë të bëjmë… Mirëpo, mos po më rrëzohet kulmi, kjo është frika më e madhe, shtëpia 100 vjet, po fryu një frymë e madhe na zë… Kërkesa ime është të ma ndërtojnë një shtëpi… Veç me shti kokën diku, a është e madhe apo e vogël, veç me pas ajër të pastër pak”, tregon mes tjerash Ramadani.

Familja Ramadani nuk po e ndjen “dorën e shtetit”, por në disa raste komshinjtë ju ndihmojnë në sigurimin e ushqimit.

“Komshinjtë po na ndihmojnë nga pak. Një komshinj është shku në Amerikë, ai nga 100 euro në muaj na dërgon veç mos të vdesim për bukë…Jetojmë me qira, nga 50 euro e kemi muajin, por rryma, mbeturinat, uji, të gjitha me ato 100 euro.. Jetoj veç me burrë, edhe ai i ka bërë 86-vjeç, i sëmurë, plak por çka me bë… Një shpirtmirë na ka strehuar këtu se kishim vdekur për së ftohti… Në shtator janë bërë tre vite që jemi këtu.. Kemi qenë në një shtëpi tjetër, por ai në më të madhin kiamet na ka qit në sokak… Kam marr social por që tre vite ma kanë ndal sepse më kanë thënë shko merre një datë të ditëlindjes në Bosnjë, po si të shkoj atje kur i kanë kallë të gjitha, ndoshta nuk më kanë regjistruar askund, dhe ma kanë ndal, që tre vite as social e as asgjë… Qeveria e Albin Kurtit vetëm po mendojnë për xhepat e vetë edhe për familjen e vet, po e lë popullin të durojnë për bukë”, rrëfen Ramadani.

Mehreme Ramadani, përkundër vuajtjeve, ka mall edhe për familjen e saj të cilët asnjëherë nuk i ka takuar.

“Familja Ramadani në luftë i kanë mbyt serbët, veç axha dhe një fëmijë i vogël nuk është gjetur, të tjerët i kanë vrarë… Nuk e kam askënd, të gjithë i kanë mbytur, asnjë gjallë nuk ka mbetur, çfarë ka pasur i kanë vrarë dhe bile nuk di as kush janë prindërit e mi se nuk po kallëzojnë… Jam rritur jetime, as së njoh nënën, as babën, e askënd tjetër sepse kur rritet njeriu jetim, pa hëngër e pa pi, pa rroba… oj nënë e babë unë nuk kam askënd me thirr’”, tregon mes lotëve ajo.

Të gjithë ata që duan të ndihmojnë këtë familje mund të kontaktojnë në numrin +383 44 507 766.

lajme

Kontroll në një kafeteri në Gjilan: Arrestohen tre persona me armë pa leje

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar për armëmbajtje pa leje gjatë një operacioni të realizuar sot në qytetin e Gjilanit.

Kontrolli policor është ushtruar ndaj tre burrave, derisa ata po qëndronin brenda një kafeterie. Gjatë kontrollit fizike, zyrtarët policorë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësi të provave materiale tri armë zjarri dhe një mjet të ftohtë.

Sipas njoftimit zyrtar, janë sekuestruar:

  • Një pistoletë e kalibrit 9×19 mm me një karikator dhe 10 fishekë;
  • Një pistoletë e llojit TT e kalibrit 7.62 mm me një karikator dhe 8 fishekë;
  • Një pistoletë e llojit “Sig Sauer” e kalibrit 9×19 mm me një karikator dhe 7 fishekë;
  • Një mjet i ftohtë (thikë).

Të tre të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor ku janë intervistuar sipas procedurave ligjore. Me vendim të Prokurorit të Shtetit, ndaj tyre është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Gjendet 13-vjeçari i raportuar si i zhdukur në Ferizaj, qytetarët e dorëzojnë në polici

Published

on

By

Është gjetur 13-vjeçari me inicialet I.Q., i cili ishte raportuar si person i zhdukur që nga data 1 nëntor, pas largimit nga një strehimore në fshatin Dardani të Ferizajt ku ndodhej nën përkujdesjen e Qendrës për Punë Sociale.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Kosovës, gjetja e të miturit u bë e mundur pas angazhimit të hetuesve rajonalë në bashkëpunim me Qendrat për Punë Sociale në Ferizaj dhe Deçan. Në orët e para të mëngjesit të sotëm (5 nëntor), rreth orës 00:15, disa qytetarë e kanë vërejtur të miturin pranë një qendre tregtare në Ferizaj dhe e kanë shoqëruar menjëhitë për në stacionin policor.

Pas intervistimit nga hetuesit dhe përfaqësuesit e QPS-së, i mituri është dërguar për strehim të përkohshëm në një ambient të sigurt, deri në gjetjen e një zgjidhjeje përfundimtare nga institucionet kompetente. Policia ka bërë të ditur se po vazhdon trajtimin e rastit sipas procedurave ligjore në fuqi. /E.A/

Continue Reading

lajme

Fitore historike me 9 gola: Como e Fabregasit shkatërron Lensin dhe thyen rekorde në Ligën e Kampionëve

Published

on

By

Skuadra italiane Como ka hyrë në librat e historisë së futbollit evropian, duke regjistruar një nga triumfet më spektakolare që ka njohur ndonjëherë Liga e Kampionëve, pasi mposhti Lensin me rezultatin e pabesueshëm 1-9 në udhëtim.

Ekipi i drejtuar nga Cesc Fabregas me këtë përfundimtar barazoi rekordin historik për fitoren më të thellë me optikën e tetë golave diferencë, një arritje kjo që mbahej më parë vetëm nga Liverpooli (8-0 ndaj Besiktasit në vitin 2007) dhe Real Madridi (8-0 ndaj Malmos në vitin 2015).

Përveç barazimit të këtij rekordi, Como u bë ekipi i parë në historinë e kompeticionit që arrin të shënojë nëntë gola si mysafir. Deri më tani, vetëm Bayern Munichu kishte realizuar nëntë gola në një ndeshje (në fitoren 9-2 ndaj Dinamo Zagrebit në vitin 2024), por ato i kishte shënuar në fushën e vet.

Protagonist kryesor i mbrëmjes ishte sulmuesi Tasos Douvikas i cili realizoi het-trik, ndërsa seria e golave u plotësua nga Nico Paz, Lucas Da Cunha, Marc-Oliver Kempf, Mattia Liberali, Martin Baturina dhe Matteo Papaccioli.

Kjo paraqitje mbetet një tjetër dëshmi e ecurisë mbresëlënëse të Comos në edicionin e saj debutues në elitën e futbollit evropian. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

Real Madridi triumfon sërish në fund ndaj AEK-ut të Athinës me golin e Valverdes

Published

on

By

Real Madridi ka regjistruar një tjetër fitore dramatike në minutat e fundit, duke triumfuar si mysafir me rezultatin 2-3 përballë AEK-ut të Athinës në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Skuadra greke shkaktoi befasi në pjesën e parë duke kaluar në epërsi përmes një supergoli nga distanca të shënuar nga Koita (12′). Përgjigja e madrilenëve erdhi në minutën e 32-të, kur Jude Bellingham barazoi shifrat me një gol fantastik me thembër, pas një asistimi nga Cucurella.

Megjithëse Reali pati disa raste të mirëfillta për të kaluar në avantazh gjatë pjesës së dërguar, ishte AEK-u që gjeti sërish golin me anë të Stavros Pilo (75′) nga afërsia. Gëzimi i vendësve megjithatë zgjati vetëm tre minuta, pasi Kylian Mbappe u tregua i saktë në minutën e 78-të për të barazuar sërish rezultatin, pas një asistimi të Dumfries.

Kur ndeshja po shkonte drejt fundit, në skenë doli Federico Valverde (90+2′), i cili me një goditje të fuqishme dhe precize nga distanca mposhti portierin vendas, duke siguruar tri pikët e arta për “Los Blancos”.

Me këtë fitore të re, Real Madridi ngjitet në kuotën e 12 pikëve në tabelë, ndërsa AEK-u mbetet me tri pikë të grumbulluara. /E.A/

 

Continue Reading

Të kërkuara