Lajmet nga UBT

Fakultetit Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi përmbyll sukseshëm dy sesionet e organizuara gjatë Akademisë Ndërkombëtare Verore

Në këto dy sesione kanë marrë pjesë shumë folës, ekspertë dhe profesionistë të fushës së ekonomisë.

Published

on

Akademia Ndërkombëtare Verore e Fakultetit Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi në UBT, në kuadër të “Global UBT Fest 2022”, ka përmbyllur me sukses dy sesione: Sesioni i parë për Ekonomi, Financa, Banka dhe Sigurime, si dhe sesioni i dytë për Ndërmarrësi dhe Inovacion.

Në këto dy sesione kanë marrë pjesë shumë folës, ekspertë dhe profesionistë të fushës së ekonomisë, duke organizuar ligjërata tematike, diskutime, forume dhe punëtori të ndryshme, që kishin për qëllim përforcimin e njohurive të studentëve dhe pjesëmarrësve të tjerë rreth ekonomisë dhe ndërmarrësisë.

Në përmbyllje të sesionit të parë për Ekonomi, Financa, Banka dhe Sigurime, ligjëroi profesor Shpresim Vranovci, i cili shtjelloi detaje rreth sjelljes financiare dhe psikologjisë së investimit, teksa profesor Hashim Rexhepi, ligjëroi rreth temës: “Zhvillimi dhe sfidat e tregut të sigurimeve në Kosovë”.

Në sesionin e dytë: “Ndërmarrësi dhe Inovacion”, folës ishin përfaqësuesit nga Comodita Home, Elkos Grup, si dhe pronari i ndërmarrjes “Viva Fresh”, Xhevdet Rexhepi, teksa profesori Kestrim Avdimetaj shtjelloi gjërësisht konceptin e ndërmarrësisë dhe inovacioni, profesori Engerlbert Zefaj ligjëroi rreth temës:“Stimulimit të Inovacionit me Lean Six Sigma”, si dhe menaxherja e marketingut në Comodita Home, Albana Qaushi, ligjëroi rreth ndikimit të marketingut në depërtimin e produkteve në tregjet ndërkombëtare (Rast Studimi: Comodita Home).

Lajmet nga UBT

Muzikë Moderne, Prodhim Digjital dhe Menaxhimi në UBT – i vetmi në Kosovë me 5 specializime

Published

on

By

Në një kohë kur industria muzikore po transformohet me një shpejtësi nga teknologjia dhe kreativiteti, programi i Muzikës Moderne, Prodhimit Digjital dhe Menaxhimit në UBT është ndërtuar për t’u ofruar studentëve një edukim të avancuar, duke i përgaditur gjeneratat e reja për sfidat dhe mundësit që ofron tregu global i muzikës.

Andaj ky program përfaqëson një hap të madh drejt përgatitjes së artistëve të rinj, producentëve dhe menaxherëve për tregun modern të muzikës, duke kombinuar artin me teknologjinë dhe industrinë.

Programi Muzikë Moderne, Prodhimin Digjitial dhe Menaxhim në UBT është ndërtuar sipas standardeve evropiane dhe ndërkombëtare, me një kurrikul të përshtatur për nevojat e tregut.

UBT vjen me pesë specializime të strukturuara për studentët të cilët synojnë të bëhen profesionist në industrinë muzikore.

Në UBT studentët mund të profilizohen në një nga këto pesë drejtime në Muzikë Moderne, Prodhim Digjital dhe Menaxhim.

Kompozim për të gjithë ata që dëshirojnë të krijojnë tinguj që frymëzojnë. Specializimi në kompozim përgatit studentët përmes teknikave moderne të krijimit muzikor, nga ideja fillestare deri te realizimi i veprave orgjinale në zhanre të ndryshme muzikore.

Në kuadër të këtij porgrami, specializimi në Instrument është ndërtuar për studentët të shprehin identitetin e tyre artistik përmes një instrumenti. Përmes një qasjeje praktike dhe metoda bashkëkohore të mësimdhënies, ky specializim synon të zhvillojë interpretues të përgatitur për skenën profesionale.

Ndërsa specializimi në Vokal u dedikohet studentëve që dëshirojnë të zhvillojnë potencialin e tyre vokal në mënyrë profesionale. Ky specializim ofron një trajnim të thelluar për zhvillimin e teknikës vokale, shprehjes emocionale dhe prezencës skenike.

Përmes mentorimit individual nga profesorët dhe punës praktike, studentët zhvillojnë një zë unik dhe profesional, të gatshëm për skenën muzikore.

Industria muzikore kërkon më shumë sesa talent, ajo kërkon vizion, organizim dhe njohuri të tregut, prandaj specializimi në Manaxhment Muzikor në UBT është ndërtuar për të përgaditur profesionistë që mund të udhëheqin projekte, ose kompani muzikore drejt suksesit.

Ndërsa për të rinjtë që janë të apasionuar pas aspektit teknik të muzikës dhe duan të krijojnë tingullin që dëgjohet, UBT ofron specializimin në Audio Prodhim. Me pajisje moderne dhe udhëzim nga profesionistë të industrisë, studentët përgatiten për treg pune shumë të kërkuar.

Të gjitha këto specializime mbështeten nga laboratorë të avancuar muzikore, studio profesionale, si dhe profesorë ndërkombëtarë të fushës së muzikës. Falë strukturës inovative të programit, studentët e diplomuar janë gjithnjë e më të kërkuar në tregun vendor dhe atë ndërkombëtar, si producentë, artistë, kompozitor ose menaxher./UBTNews

Continue Reading

Lajmet nga UBT

Vazhdojnë regjistrimet në Inxhinieri të Ndërtimit dhe Infrastrukturë, vetëm edhe pak vende të lira!

Published

on

By

Dekani i Fakultetit Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturë, prof. Dr. Visar Krelani ishte i ftuar në Podcastin e UBT Media. Ai prezantoi gjerësisht programin e këtij fakulteti, duke treguar për mundësitë e studimit dhe rëndësinë që ky program ka në vendin tonë.  

Duke ditur rëndësinë e kësaj fushe në Kosovë dhe interesimin e lartë, ekonomia jonë rreth  40  – 50 për qind është Inxhinieri e Ndërtimit, është ndërtimtari, infrastrukturë, ndërtime, rindërtime, kemi struktura, diga që do të ndërtohen dhe është kërkesë shumë e lartë për zhvillim të infrastrukturës. Qëllimi është që studentët tanë të kenë zgjedhje në një profesion të sigurt për punësim”, tha ai.

UBT numëron qindra partnerë ndërkombëtare, përmes të cilëve studentëve u krijohet mundësi të marrin pjesë në gara të ndryshme, shkëmbime studimore dhe hulumtime shkencore. Kosova është përfaqësuar vazhdimisht në vende të ndryshme të rajonit përmes studentëve të Fakultetit Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturë në UBT.

UBT ka mbi 500 partnerë aktiv ndërkombëtarë, ndërkaq, si Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturës kemi partnerë jashtëzakonisht të rëndësishëm, siç është “Politecnico di Milano” në Milano të Italisë. Ne për momentin kemi studentë aktiv të nivelit bachelor dhe master në Valencia, të cilët po kryejnë një semestër në Politecnico të Valencias dhe në mbikëqyrjen e profesorëve atje dhe në UBT po realizojnë prova në laboratorë me studentë nga bota”, shtoi dekani Krelani.

Vendet e lira për regjistrim mbeten të kufizuara, prandaj, për të gjithë të interesuarit dr.Krelani bëri thirrje që të sigurojnë vendet e tyre në qendrën kryesore të regjistrimeve të UBT-së.

Fakulteti Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturë në UBT është themeluar në vitin 2013, dhe deri më tani radhitet në mesin e Fakulteteve më të suksesshme në këtë institucion.

 

Continue Reading

Aktualitet

Laura e Argjendtë – UBT dhe Kosova përfaqësohet denjësisht në lojërat universitare botërore në Gjermani

Published

on

Një tjetër sukses i jashtëzakonshëm për sportin kosovar dhe për UBT. Studentja dhe xhudistja e njohur, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e parë në historinë e Kosovës, atë të argjendtë, në Lojërat Universitare Botërore “FISU World University Games”, të mbajtura në Rhine-Ruhr, Gjermani.

Laura tregoi performancë mbresëlënëse në kategorinë e saj, duke e nisur garën në mënyrë të fuqishme:

Xhiroja e dytë – Mposhti Sofiia Bordinskykh nga Ukraina

Çerekfinalja – Triumfoi ndaj Viktoria Folgen nga Gjermania

Gjysmëfinalja – Shënoi fitore të madhe kundër Flavia Favorini nga Italia

UBT dhe mbarë Kosova janë krenarë me Laura Fazliun. Suksesi i saj është frymëzim për të gjithë studentët dhe të rinjtë që synojnë të arrijnë majat e suksesit në sport.

Continue Reading

Lajmet nga UBT

Prof. Dr. Alfred Marleku publikon artikull shkencor në revistën prestigjioze “Security and Defence Quarterly”

Published

on

By

Prof. Dr. Alfred Marleku, profesor në Fakultetin e Shkencave Politike të UBT-së, ka publikuar artikullin e tij të fundit shkencor në revistën ndërkombëtare “Security and Defence Quarterly”, revistë kjo e cila botohet nga War Studies University, një ndër institucionet më të njohura akademike në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

Artikulli, me titull Public intelligence as a strategic tool: the role of real-time intelligence disclosure in the Ukraine War, analizon rolin e intelegjencës publike si një instrument strategjik gjatë luftës Ukrainë-Rusi, duke treguar se publikimi i të dhënave në kohë reale nga ShBA-të dhe Mbretëria e Bashkuar ka qenë veçanërisht efektiv në kundërshtimin e dezinformimit rus dhe në forcimin e kohezionit diplomatik midis aleatëve perëndimor.

Sipas Marlekut, për dallim nga konfliktet e mëparshme, ku intelegjenca qëndronte brenda qarqeve të klasifikuara, lufta në Ukrainë shënoi një ndryshim të rëndësishëm, ku transparenca u shndërrua në një mjet publik të politikëbërjes strategjike.

Gjetjet e artikullit theksojnë gjithashtu ndikimin që ka pasur kjo qasje në formësimin e narrativave globale dhe në mobilizimin e mbështetjes ndërkombëtare. Megjithatë, Prof. Marleku nënvizon se, pavarësisht efektit të saj, vlera parandaluese e inteligjencës publike mbetet e diskutueshme, pasi ajo nuk arriti të ndaloj pushtimin rus të Ukrainës.

Ky publikim përbën një kontribut të rëndësishme në fushën e studimeve të sigurisë, diplomacisë dhe strategjisë moderne, duke sjell një analizë të thelluar të një fenomeni që po formëson mënyrën se si vendet komunikojën dhe reagojnë në kohë krizash ndërkombëtare.

Artikulli mund të lexohet në: https://securityanddefence.pl/Public-intelligence-as-a-strategic-tool-The-role-of-real-time-intelligence-disclosure,205566,0,2.html

 

Continue Reading

Të kërkuara