Shëndeti

Faktori që rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës

Sipas studimit, sa më shumë stres të keni, aq më shumë të rrezikuar jeni ndaj sëmundjeve kardiovaskulare dhe sulmit në zemër.

Published

on

Zemra, një organ muskulor që ndahet në katër dhoma dhe me madhësinë e një grushti, pompom gjakun, oksigjenin dhe lëndët ushqyese nëpër të gjithë trupin.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org vetëm gjatë vitit 2019 kanë humbur jetën rreth 18 milion njerëz në të gjithë botën për shkak të sëmundjeve kardiovaksulare.

Duke pasur parasysh faktin që sëmundjet e zemrës janë shkaku numër një i vdekjeve në botë, ju duhet t’i kushtoni asaj kujdesin e duhur. Me kujdesin e duhur nënkuptohet të ushqyerit shëndetshëm dhe kryerja e aktivitetit fizik.

Por ka ende diçka që mund të bëni për të mbrojur zemrën tuaj!

Roli i stresit në shëndetin e zemrës

Sipas një studimi, sa më shumë stres të keni në përditshmëri, aq më shumë të rrezikuar jeni ndaj sëmundjeve kardiovaskulare dhe sulmit në zemër.

Njerëzit e përfshirë në studim, që raportuan se përballeshin me nivele të larta të stresit në përditshmëri, u zbulua se kishin 22% më shumë gjasa për të i’u zhvilluar sëmundje kardiovaskulare.

Gjithashtu ata ishin 24% më shumë të rrezikuar nga një atak në zemër dhe kishin plot 30% më shumë mundësi të pësonin një goditje në tru.

Kur gjeni mënyrën e duhur që ju ndihmon për të larguar stresin, kjo është diçka e rëndësishme për shëndetin e zemrës.

Studim vlerësoi gjithashtu edhe nivelet e stresit tek individët përpara se të ndodhte ndonjë problem me zemrën.

“Nuk dihet saktësisht se çfarë e shkakton rritjen e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare tek njerëzit që përjetojnë stres në nivele të larta. Por shumë procese të ndryshme në trup, si ateroskleroza dhe mpiksja e gjakut, mund të ndikohen nga stresi”, thotë udhëheqësja e studimit Annika Rosengren, profesoreshë mjekësie në Universitetin e Gothenburg, Suedi.

“Nëse duam të zvogëlojmë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare në shkallë globale, duhet të konsiderojmë stresin si një tjetër faktor rreziku”, përfundon ajo.

Si përmbledhje, autorët e studimit besojnë se menaxhimi i stresit është një mënyrë e parandalimit të sëmundjeve të zemrës dhe forcimit të shëndetit kardiovaskular.

Për të mësuar më tepër rreth teknikave të duhura për të ulur stresin klikoni këtu /AgroWeb.org

Shëndeti

Pse trangujt janë ushqim ideal në ditë të nxehta?

Published

on

Nuk ka të bëjë vetëm me ujin dhe freskinë. Trangujt ndihmojnë në tretje, mbrojnë zemrën, mbështesin shëndetin e lëkurës dhe kockave dhe gjithashtu mund të kontribuojnë në humbjen e peshës.

Ja përfitimet më të njohura të konsumit të rregullt të tyre.

Hidratim i thellë dhe zëvendësim i lëngjeve

Me 96 përqind ujë, trangujt janë shtesë e shkëlqyer për hidratim, veçanërisht gjatë sporteve ose në ditët e nxehta kur trupi humbet lëngje shtesë.

Tretje më e mirë dhe e rregullt

Fibra me përmbajtje të lartë uji lehtëson lëvizjet e zorrëve dhe studimet kanë lidhur konsumin e rregullt me një rrezik të reduktuar të kapsllëkut dhe mbështetje për florën e shëndetshme të zorrëve.

Ato kontribuojnë në humbjen e peshës

Ato kanë pak kalori dhe, falë ujit dhe fibrave që përmbajnë, ndihmojnë me ndjesinë e ngopjes, duke i bërë ato një mundësi të shkëlqyer për njerëzit që duan të zvogëlojnë marrjen e kalorive, nxisin shëndetin e zemrës dhe rregullimin e presionit të gjakut

Janë të pasura me kalium, i cili balancon natriumin, dhe flavonoidet ndihmojnë në qetësimin e proceseve inflamatore dhe uljen e kolesterolit, gjë që rezulton në mbrojtjen e enëve të gjakut dhe zemrës.

Continue Reading

Shëndeti

Pesë ushqimet që mund të hani pa u shëndoshur

Published

on

Nëse ushqehesh keq është e pamundur të largosh kilogramët e tepërt vetëm nëpërmjet aktivitetit fizik. Kur vjen puna tek rënia nga pesha, ushqimet që hani janë shumë herë më të rëndësishme se palestra.

Kjo ndodh se pjesa më e madhe e dhjamit akumulohet nga yndyrnat e pashëndetshme,  mësoni më shumë për ushqimet që ju ngopin por nuk ju shëndoshin.

Vezët

Janë ushqim i shkëlqyer për rënie, të pasura me ushqyes e përmbajnë pak kalori. Janë të pasura me proteinë, hekur, vitamina e minerale, mund t’i konsumoni në mëngjes për një vakt ngopës, por edhe në drekë. Për këtë vakt mund t’i zieni vezët dhe t’i shoqëroni me sallatë jeshile ose sallatë me patate.

Frutat e pyllit

Këto fruta përmbajnë sasi të mëdha të fibrës dhe shumë pak sheqer në krahasim me frutat tjera, manaferrat dhe boronicat përmbajnë antioksidantë dhe vitamina që ju mbajnë në formë dhe eliminojnë inflamacionin. Ato mund t’i shoqëroni me kos, tërshërë apo sallata.

Arrorët

Karbohidratet e mira janë të rëndësishme, gjenden tek farat dhe arrorët që janë të pasur me larmi ushqyesish. Përfshihen yndyrnat e mira, vitamina e minerale të rëndësishme.

Kosi

Kosi pa yndyrë dhe i zënë në shtëpi është i pasur me kalcium, kalium dhe proteina, për më shumë shije dhe vlera atë mund ta konsumoni me arra ose fruta pylli. Kosin pa shumë yndyrë mund ta hani në çdo vakt dhe pa u shqetësuar për peshën.

Patatet e embla

Patatet e ëmbla mund të gatuhen në shumë mënyra dhe nuk bëhen të mërzitshme, karbohidratet dhe ëmbëlsia natyrale nënkupton që trupi e ka më të lehtë tretjen e tyre. Patatet e ëmbla mund t’i kavërdisni me pak vaj ulliri dhe hudhër.

Continue Reading

Shëndeti

Keni dhjamë të tepërt në kofshë? Bëni këtë dhe shtresat zhduken brenda një kohe të shkurtër

Published

on

Dhjami në pjesën e brendshme të kofshëve është më i vështirë për t’u shkrirë, por me këto ushtrime është gjithashtu i mundur

Nëse jeni duke luftuar me depozitat në pjesën e brendshme të kofshëve, e dini shumë mirë se është sfidë e vërtetë t’i largoni ato.

Duhet durim dhe këmbëngulje që rezultatet të jenë të dukshme, prandaj ne kemi gjetur ushtrime që funksionojnë më me efektivitet në këtë zonë të trupit.

Duhet të ndani 15 minuta në ditë dhe në një kohë rekord do të keni këmbë më të holla dhe më të shtrënguara.

Rekomandohet që këto ushtrime të përsëriten të paktën 4 herë në javë. Ju nuk keni nevojë për asgjë nga pajisjet. Vetëm pak vullnet të mirë dhe pak hapësirë.

Continue Reading

Shëndeti

Studimi: Dieta vegane më efikase se ajo mesdhetare

Published

on

Heqja dorë nga mishi dhe produktet e qumështit rezulton më efekase për rënien në peshë, sipas një studimi të ri të publikuar në revistën shkencore Frontiers in Nutrition.

Studiuesit zbuluan se personat që ndoqën një dietë vegane me pak yndyrë humbën mesatarisht rreth 6 kilogramë në vetëm 16 javë, dukshëm më shumë se ata që ndoqën dietën mesdhetare. Dieta mesdhetare, e njohur për përfitimet afatgjata për shëndetin, përfshin mish të bardhë, vaj ulliri e perime të freskëta.

Por, në këtë krahasim të drejtpërdrejtë, vegjetarianët peshuan më pak.

“Konsumimi i ushqimeve që prodhojnë acid në trup, si mishi, vezët dhe produktet e bulmetit, rrit ngarkesën acidike në organizëm, duke shkaktuar inflamacion që lidhet me shtimin në peshë”, shpjegon autorja kryesore e studimit, doktoresha Hana Kahleova.

Ajo shton se zëvendësimi i produkteve shtazore me ushqime si perimet jeshile, manaferrat e bishtajoret, ndihmon në rënien në peshë e përmirësimin e florës bakteriale të zorrëve. Në studim morën pjesë 62 të rritur mbipeshë, u ndanë në dy grupe; njëri ndoqi një dietë mesdhetare, tjetri dietë vegane me pak yndyrë.

Personat që ndoqën dietën vegane kishin ulje të madhe të ngarkesës acidike në trup, te grupi mesdhetar nuk pati ndonjë ndryshim të dukshëm.

“Dieta alkaline është lidhur me disa përfitime shëndetësore, përfshirë rënien në peshë, ndjeshmërinë e përmirësuar ndaj insulinës dhe uljen e tensionit të gjakut”, thuhet ne raportin e studimit.

Ushqimet më të mira vegane dhe alkaline për humbje në peshë:

Spinaqi

Kale (lloj i sallatës së gjelbër)

Brokoli

Avokado

Manaferrat

Mollët

Bananet

Qiqrat

Thjerrëzat

Kinoa

Patatet e ëmbla

Bajamet

Djathi tofu

Trangujt

Specat e ëmbël

Continue Reading

Të kërkuara