Lajmet

Faktori i ri që rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës

Roli i stresit në shëndetin e zemrës.

Published

on

Nëse do ta përfytyronit trupin tuaj si një makinë, zemra do të ishte motori. Zemra, një organ muskulor që ndahet në katër dhoma dhe me madhësinë e një grushti, pompom gjakun, oksigjenin dhe lëndët ushqyese nëpër të gjithë trupin. Sipas të dhënave vetëm gjatë vitit 2019 kanë humbur jetën rreth 18 milion njerëz në të gjithë botën për shkak të sëmundjeve kardiovaksulare.

Duke pasur parasysh faktin që sëmundjet e zemrës janë shkaku numër një i vdekjeve në botë, ju duhet t’i kushtoni asaj kujdesin e duhur. Me kujdesin e duhur nënkuptohet të ushqyerit shëndetshëm dhe kryerja e aktivitetit fizik. Por ka ende diçka që mund të bëni për të mbrojur zemrën tuaj! Ju njoh më poshtë me një tjetër faktor që ndikon në shëndetin e zemrës, i cili është pjesë e mënyrës tuaj të jetesës.

Roli i stresit në shëndetin e zemrës
Sipas një studimi në shkallë të gjerë, sa më shumë stres të keni në përditshmëri, aq më shumë të rrezikuar jeni ndaj sëmundjeve kardiovaskulare dhe sulmit në zemër. Njerëzit e përfshirë në studim, që raportuan se përballeshin me nivele të larta të stresit në përditshmëri, u zbulua se kishin 22% më shumë gjasa për të zhvilluar sëmundje kardiovaskulare. Gjithashtu ata ishin 24% më shumë të rrezikuar nga një atak në zemër dhe kishin plot 30% më shumë mundësi të pësonin një goditje në tru.

Jeta në thelb është stresuese dhe është e pamundur të shmangni çdo gjë që shkakton stres Prandaj të gjeni mënyrën e duhur që ju ndihmon për të larguar stresin është diçka e rëndësishme për shëndetin e zemrës. Kjo mund të mos jetë e lehtë dhe ka të ngjarë të kërkojë një periudhë prove dhe dështimesh. Studim vlerësoi gjithashtu edhe nivelet e stresit tek individët përpara se të ndodhte ndonjë problem me zemrën.

“Nuk dihet saktësisht se çfarë e shkakton rritjen e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare tek njerëzit që përjetojnë stres në nivele të larta. Por shumë procese të ndryshme në trup, si ateroskleroza dhe mpiksja e gjakut, mund të ndikohen nga stresi,” thotë udhëheqësja e studimit Annika Rosengren, profesoreshë mjekësie në Universitetin e Gothenburg, Suedi.

“Nëse duam të zvogëlojmë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare në shkallë globale, duhet të konsiderojmë stresin si një tjetër faktor rreziku.” përfundon ajo. Si përmbledhje, autorët e studimit besojnë se menaxhimi i stresit është një mënyrë e parandalimit të sëmundjeve të zemrës dhe forcimit të shëndetit kardiovaskular. /AgroWeb.

Lajmet

Disa të arrestuar e në kërkim për dhunë në familje në Gjilan, Pejë, Gjakovë e Rahovec

Published

on

By

Policia e Kosovës ka ndërmarrë veprime në disa raste të dhunës në familje të raportuara gjatë 24 orëve të fundit në qytete të ndryshme të vendit, ku disa persona janë dërguar në mbajtje e një tjetër ndodhet në arrati.

Në Gjilan, policia ka arrestuar një burrë i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj nënës së tij.

Ndërkaq, në Pejë është hapur një rast hetimor pasi një grua ka raportuar se është kanosur nga ish-burri i saj, i cili hëpërhë ndodhet në arrati dhe po kërkohet nga organet e rendit.

Situatë e ngjashme është regjistruar edhe në Gjakovë, ku janë identifikuar dy raste të ndara. Në njrin prej tyre, një burrë është arrestuar pasi ka kërcënuar dhe sulmuar fizikisht gruan me të cilën bashkëjetonte e cila ka refuzuar ndihmën mjekësore, ndërsa i dyshuari është liruar më pas në procedurë të rregullt.

Kurse në rastin tjetër në këtë qytet, një burrë është dërguar në mbajtje pasi ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, me ç’rast viktimës i është ofruar trajtimi i nevojshëm mjekësor.

Po ashtu, lidhur me një rast të mëparshëm të dhunës në familje të ndodhur në Rahovec, policia ka arrestuar të dyshuarin, i cili pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar po ashtu në mbajtje. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Raportohet e zhdukur një e mitur në Prizren, policia nis hetimet

Published

on

By

Një vajzë e mitur është raportuar e zhdukur nga familjarët e saj në fshatin Piranë të Prizrenit.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, prindi i të miturës ka njoftuar se vajza e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

Njësitet policore kanë nisur hetimet për zbardhjen e rastit dhe lokalizimin e vendndodhjes së saj. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohen tre persona për posedim narkotikësh në Ferizaj dhe Shtime

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në dy raste të ndara në rajonin e Ferizajt dhe Shtimes, nën dyshimin për posedim të paautorizuar të substancave narkotike.

Në rastin e parë, në fshatin Bibaj të Ferizajt, policia ka ndaluar dy persona gjatë kontrollit të veturës së tyre. Me këtë rast, janë gjetur dhe sekuestruar 59.3 gramë substancë narkotike e llojit kokainë, 6,455 euro me para në dorë, dy telefona celularë, dy shufra metalike si dhe vetura me të cilën po udhëtonin. Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Ndërkaq, në rrugën “De Rada” në Shtime, është arrestuar një person pasi gjatë kontrollit policia i ka gjetur dhe sekuestruar 3.15 gramë hashash. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Gjenden mbetje eshtërore në Mitrovicën e Veriut, dyshohet se i përkasin periudhës së luftës

Published

on

By

Sektori i Hetimeve për Persona të Zhdukur Gjatë Luftës, në bashkëpunim me Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), ka kryer një proces zhvarrosjeje në Mitrovicën e Veriut, pas miratimit të urdhëresës përkatëse nga gjykata.

Gjatë gërmimeve në terren janë gjetur disa mbetje eshtërore njerëzore, të cilat dyshohet se i përkasin periudhës së viteve 1998–1999.

Policia e Kosovës njofton se mbetjet e gjetura janë tërhequr nga vendngjarja dhe janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminime të mëtejshme mjekësoro-ligjore dhe identifikim.

Continue Reading

Të kërkuara