Kuriozitete

Fakte që duhet t’i dini, mund t’ua shpëtojnë jetën

Published

on

Secili nga ne me raste mund të jetë në rrezik për jetën. Ne sot do të u’a tregojmë disa ‘truke’ se cilat janë ato fakte që ju duhet t’i mësoni në mënyrë që ta kaloni çdo pengesë që hasni në rrugëtimin tuaj.

Si të thyeni xhamin e makinës në rast aksidenti?

Nëse jeni në situatë ku mund të dilni nga një makinë vetëm përmes dritares dhe dera është e pamundur të hapet, mbani mend se është më e lehtë të thyhet një dritare duke e goditur atë, jo në qendër por në skajet.

 Ndihmë në rast të një pickimi të  gjarpërit helmues

Ndryshe nga disa keqkuptime popullore, nuk duhet të thithni helmin,  por duhet të aplikoni ndonjë gjë të ftohtë, të aplikoni fashat a të digjni plagën. Zona rreth kafshimit nuk duhet të preket, sepse ndryshe, helmi do të përhapet vetëm rreth trupit më shpejt.

Diagnostikimi i goditjes së nxehtësisë

Simptomat më të dukshme të goditjes janë: marramendja  e cila mund të paraqitet edhe për arsye të tjera. Duhet të hani diçka të ëmbël, si karamele. Nëse shija duket e pakëndshme, kjo është goditje e nxehtësisë. Për njerëzit që kanë ndonjë çrregullim kardiovaskular, është me rëndësi të përcaktohet arsyeja sa më shpejt të jetë e mundur dhe të merrni ndihmën e duhur.

Aspirin gjatë një sulmi në zemër

Vetëm një pilulë aspirine mund të përmirësojë seriozisht se si ndiheni. Personi që ka sulmin në zemër duhet të shtrihet menjëherë dhe të vendos diçka nën kokën e tij ose të ulet dhe pastaj të marrë pilulën. Në mënyrë që ajo të punojë më shpejt, ajo duhet të jetë e përtypur shumë mirë.

Takimi me një ari agresiv

Arinjtë drejtohen shpejt dhe zvarriten mirë, por duke lëvizur shpejt rreth një objekti si një makinë ose një pemë është më e vështirë për ta. Herët ose vonë, kafsha do të heqë dorë duke u përpjekur për të ju kapur juve.

Megjithatë, mos u frikësoni para se një ari të fillojë të veprojë në mënyrë agresive. Nëse ju shikoni, qëndroni pa pushim. Ka një shans që nuk do ta kuptojë kush jeni e çfarë do bëni. Nëse fillon të ecni drejt ngadalë, ecni ngadalë prapa. Arinjtë rrallë sulmojnë njerëzit. Do të tërhiqet sapo të kuptojë që jeni një njeri.

Kuriozitete

25 emrat më të shpeshtë në botë – Muhameti e Maria nuk lëshojnë udhë!

Published

on

By

Emrat e njerëzve ndryshojnë me kohën, i përshtaten asaj. Mirëpo, në gjithë botën, janë disa emra që nuk ndryshojnë shumë. Mund të ketë trende të emrave të rinj, por ata të moçmit vazhdojnë e dominojnë.

Dhe këtë e tregon më së miri një listë prej 25 emrave më të përhapur në botë, ku emrat Muhamet për burrat dhe Maria për gratë vazhdojnë ta mbajnë primatin – me diferencë të lartë nga emrat e tjerë.

  1. Muhammad – 133,349,300
  2. Maria             – 61,134,526
  3. Jose – 29,946,427
  4. Wei -17,145,807
  5. Ahmed -14,916,476
  6. Yan -14,793,356
  7. Ali -14,763,733
  8. John -14,323,797
  9. David -13,429,576
  10. Li -13,166,162
  11. Abdul -12,163,978
  12. Ana -12,091,132
  13. Ying             -12,047,080
  14. Michael -11,471,765
  15. Juan -11,372,603
  16. Anna -11,350,336
  17. Mary -11,303,767
  18. Jean             -11,024,162
  19. Robert -10,170,794
  20. Daniel             -10,026,181
  21. Luis             -9,757,245
  22. Carlos             -9,618,779
  23. James             -8,807,695
  24. Antonio -8,659,274
  25. Joseph -8,630,833

Continue Reading

Kuriozitete

Pajisjet shtëpiake që nuk duhen ndezur kurrë njëkohësisht

Published

on

Ndezja njëkohësisht e pajisjeve me konsum të lartë elektrik mund të duket praktike, por në realitet përbën një rrezik serioz për instalimet elektrike shtëpiake.

Çdo pajisje tërheq amperazh të caktuar dhe kur disa prej tyre punojnë paralelisht, rrjeti mund të mbingarkohet.

Siguresat shërbejnë si mbrojtje, por në instalime të vjetra ose kur përdoren kabllo zgjatëse, ekziston rreziku real i mbinxehjes, shkrirjes së prizave dhe madje zjarrit. Kabllot zgjatëse janë veçanërisht të rrezikshme, pasi nuk janë të dizajnuara për pajisje me fuqi të lartë.

Pajisje si frigoriferët, mikrovalët, tosterët, aparatet e kafesë, ngrohëset dhe kondicionerët nuk duhet të ndajnë të njëjtën prizë.

Kur këto rregulla injorohen, telat mund të mbinxehen dhe të shkaktojnë zjarre të fshehta brenda mureve.

Këshilla është të shkëputen pajisjet nga priza kur nuk përdoren dhe të shmanget përdorimi i kabllove zgjatëse për pajisje të fuqishme.

Kjo rrit sigurinë në shtëpi dhe ul edhe shpenzimet e energjisë elektrike. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Kuriozitete

Letra e fundit e Mary Stuart rikthehet në ekspozim pas dekadash

Published

on

Letra e fundit e Mary Stuart, Mbretëreshës së Skocisë, e shkruar pak orë para ekzekutimit më 8 shkurt 1587, do të ekspozohet vitin e ardhshëm në Muzeun e Perthit.

Dorëshkrimi, që ruhet në Bibliotekën Kombëtare të Skocisë dhe rrallë shfaqet për arsye konservimi, do të jetë i ekspozuar për tre muaj – periudha më e gjatë e ekspozimit në dekada.

Letra katërfaqëshe, drejtuar Mbretit Henri III të Francës, përmban reflektimet e saj para vdekjes, pretendimin për kurorën angleze, përkushtimin ndaj fesë katolike dhe kërkesën për shpërblimin e shërbëtorëve të saj.

Ekspozita do të shoqërohet me aktivitete dhe materiale të tjera historike, përfshirë dorëshkrime nga AK Bell, si poema e Robert Burns dhe fragmente nga drama e Liz Lochhead.

Letra do të jetë e hapur për publikun nga 23 janari deri më 26 prill 2026. /A.Z/UBT News/

 

Continue Reading

Kuriozitete

Një grua në Spanjë pushohet pse shkonte herët në punë

Published

on

Një punonjëse 22-vjeçare në Spanjë u pushua nga puna për shkak se paraqitej 40 minuta para orarit zyrtar.

Ajo kishte punuar më herët për dy vjet dhe ishte paralajmëruar 19 herë për të respektuar orarin 07:30.

Kompania e akuzoi gjithashtu për shitjen pa autorizim të një baterie të përdorur.

Gjykata e Alicantes vendosi në favor të punëdhënësit, duke argumentuar se problemi ishte mosrespektimi i rregullave, një shkelje e rëndë sipas Kodit të Punës spanjoll.

Punonjësja mund të apelojë në Gjykatën e Lartë në Valencia. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara