Kuriozitete
Fakte interesante nga Mona Liza
Published
1 year agoon
By
UBT NewsBuzëqeshja misterioze dhe magjepsëse e kanë bërë “Mona Lizën” një prej femrave më të famshme në historinë botërore. Nuk është për t’u habitur që piktura ose më mirë të themi portreti më i famshëm në botë është punuar nga një autor si Leonardo da Vinçi.
Krahas zotësisë së tij si piktor njihet edhe si arkitekt, shpikës, skulptor, dijetar, matematikan, dhe inxhinier. Duke qenë se kjo është piktura më e famshme e të gjitha kohërave s’do mend që e ka edhe histori të pasur.
Në vijim mund t’i gjeni disa fakte që mbase nuk i keni ditur për këtë portret të famshëm.
Pikë së pari, Mona Liza nuk është emri i gruas në pikturë, në të është paraqitur portreti i Lisa Gherardini del Giocondo, të cilin e kishte porositur bashkëshorti Francesco del Giocondo. Që këtej rrjedh emri i saj më pak i njohur La Gioconda. Emërtimi Mona Liza (siç e quajnë italianët) e ka kuptimin e ‘Zonja Ime Liza’ (My Lady Lisa).
Napoloni ka qenë i dashuruar në Mona Lizën, e më pas një pasardhëse. Piktura e Mona Lizës kohë ka qenë e varur në dhomën e gjumit të perandorit francez, dhe thuher se ai kalonte orë të tëra duke e parë pikturën e duke shijuar bukurinë e Mona Lizës.
Për shkak të magjepsjes së tij, Napoloni u dashurua në bukuroshen italiane Teresa Guadagni, që ishte pasardhëse e Lisa Gherardini.

Piktura e Mona Lizës është e vogël. Ndikimi i Mona Lizës në kulturë është i jashtëzakonshëm, vetë piktura është më e vogël se sa shumica e njerëzve e mendojnë. Dimensionet e kësaj pikture me ngjyra vaji në dru janë 76,8 x 53 centimetra, ndërsa ajo peshon rreth tetë kilogramë.
Vetullat e Mona Lizës janë temë diskutimi, pati pohime që ajo s’ka vetulla, sepse pjesëtaret e shtresës së lartë sipas modës së kohës i fshihnin a hiqnin. Të tjerët ngulin këmbë që mos ekzistimi i vetullave është dëshmi që kemi të bëjmë me kryevepër të papërfunduar. Pas skanimeve të detajuara digjitale, më 2007 u zbulua që da Vinçi e ka pikturuar Lizën me vetulla dhe qerpikë, por me kalimin e kohës janë zbehur e kanë rënë ‘viktimë’ e restaurimeve gjatë shekujve të kaluar.
Kur portreti i Mona Lizës u ekspozua për herë të parë në Muzeun e Luvrit (Louver) më 1815, i hipnotizoi shumë meshkuj, të cilët i çuan lule pikturës, i kushtuan këngë dhe i shkruan letra dashurie. Ata shkonin në Luvër për t’i parë sytë e kthjellët e plot zjarr.
Mona Liza ka adresën elektronike në të cilën ruhen letra të shumta të dashurisë që edhe sot e kësaj dite i pranon. Meshkujt kanë vdekur nga dashuria për të. Më 1852, Luc Maspero u hodh nga kati i katërt i hotelit në Paris. Në porosinë lamtumirës shkroi: “Me vite luftova në mënyrë të pashpresë me buzëqeshjen e saj. Më mirë do të vdes.” Më 1910, adhuruesi qëndroi para pikturës, e vrau veten me armë zjarri.
Mona Liza është e paçmueshme. Më 1960 ajo u dërgua në turne dhe gjatë kësaj kohe vlera e sigurimit të saj ishte njëqind milionë dollarë amerikan. Polica e sigurimit su pajtua kurrë, pasi shpenzimet ishin më të larta se sa shpenzimet e agjencisë më të mirë në botë për mbrojtje.
Pas shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore, kujdestarët e Luvrit e fshehën Mona Lizën, nga frika se nazistët do ta përvetësonin atë për muzeun që Herman Goring planifikonte ta hapte në Linz. Piktura u ekspozua sërish në tetor të vitit 1947. Piktura është vendosur në një dhomë të posaçme në Luvër, në të cilën temperatura kontrollohet vazhdimisht, që piktura të qëndrojë në kushtet ideale.
Piktura gjendet edhe pas xhamit të blinduar që shërben për ta mbrojtur atë nga dëmtimet apo vjedhja. Portreti i Mona Lizës është sulmuar disa herë. Nëse e shikoni bërrylin e majtë të saj e vëreni dëmtimin që e ka shkaktuar boliviani Hugo Ungaza më 1956, pasi e gjuajti me gur.
Disa muaj më parë, një tjetër sulmues gjuajti acid në pikturë por, acidi e kapi vetëm pjesën e saj të poshtme. Për shkak të këtyre sulmeve, Liza u vendos pas xhamit të blinduar. Ky veprim u tregua efikas në vitin 2009 kur një turist i zemëruar rus, të cilit i ishte refuzuar shtetësia franceze, e hodhi një filxhan të kafesë në këtë pikturë. Piktori i famshëm Pablo Pikaso ishte i dyshuar për vjedhjen e Mona Lizës.
Mona Liza u vodh nga Luvri në vitin 1911. E tërë Franca e vajtoi këtë incident, kurse me mijëra njerëz shkuan në Luvër për të parë murin bosh ku kishte qenë piktura dhe linin lule dhe porosi si dhe dhurata të tjera lamtumire. Pas vjedhjes, Pablo Pikaso u mor në pyetje, sepse asokohe e kishte një dosje të hapur për shkak të blerjes së veprave të artit të vjedhura nga Luvri. Hajduti i vërtetë u kap më 1913. Ai ishte një ish-punëtor i Luvrit, Vincenzo Peruggio, nacionalist italian, i cili e nxori pikturën duke e fshehur nën kostumin e tij të punës.
Ai besonte që Mona Liza i përkiste Italisë dhe jo Francës. Pasi e kishte mbajtur të fshehur për dy vjet, Peruggio u arrestua gjatë tentimit për t’ia shitur Mona Lizën një tregtari të veprave të artit nga Firence. Kthimi i Mona Lizës në Luvër e frymëzoi një trend të modës.
Femrat filluan të vinin në fytyrë dhe në qafë pudër të verdhë si imitim të tenit të artë të Mona Lizës si dhe i lëviznin muskujt e fytyrës për të imituar buzëqeshjen e saj. Në kabaretë e Parisit, valltaret e veshura si La Joconde (emri francez për Mona Lizën) e vallëzonin vallen provokuese can-can (kan-kan). Mona Liza u largua nga Luvri si vepër arti, por u kthye si ikona e parë masive e artit.
Studimet e reja kanë dëshmuar që s’ndryshon buzëqeshja e Lizës por mendja e njeriut. Pyetja nëse ajo buzëqesh apo jo, për një kohë të gjatë i ka preokupuar historianët. Më 2000 shkencëtarja e neurologjisë, Dr. Margaret Livingstone e shpjegoi arsyen pse na duket se buzëqeshja e Monës ndryshon, varet nga cili këndvështrim shikohet portreti dhe mënyra si truri e përjeton pikturën – portretin e Mona Lizës.
Më 2005, piktura e Mona Lizës u analizua në Universitetin e Amsterdamit përmes një programi kompjuterik për njohjen e emocioneve. Në bazë të krahasimit të vijave të fytyrës (Syve dhe buzëve) është arritur në përfundimin që Mona Liza është 83 për qind e lumtur, 9 për qind e tmerruar, 6 për qind e frikësuar, dhe 2 për qind e zemëruar. /UBT News/
Kuriozitete
25 emrat më të shpeshtë në botë – Muhameti e Maria nuk lëshojnë udhë!
Published
1 week agoon
January 1, 2026By
UBTnews
Emrat e njerëzve ndryshojnë me kohën, i përshtaten asaj. Mirëpo, në gjithë botën, janë disa emra që nuk ndryshojnë shumë. Mund të ketë trende të emrave të rinj, por ata të moçmit vazhdojnë e dominojnë.
Dhe këtë e tregon më së miri një listë prej 25 emrave më të përhapur në botë, ku emrat Muhamet për burrat dhe Maria për gratë vazhdojnë ta mbajnë primatin – me diferencë të lartë nga emrat e tjerë.
- Muhammad – 133,349,300
- Maria – 61,134,526
- Jose – 29,946,427
- Wei -17,145,807
- Ahmed -14,916,476
- Yan -14,793,356
- Ali -14,763,733
- John -14,323,797
- David -13,429,576
- Li -13,166,162
- Abdul -12,163,978
- Ana -12,091,132
- Ying -12,047,080
- Michael -11,471,765
- Juan -11,372,603
- Anna -11,350,336
- Mary -11,303,767
- Jean -11,024,162
- Robert -10,170,794
- Daniel -10,026,181
- Luis -9,757,245
- Carlos -9,618,779
- James -8,807,695
- Antonio -8,659,274
- Joseph -8,630,833
Kuriozitete
Pajisjet shtëpiake që nuk duhen ndezur kurrë njëkohësisht
Published
3 weeks agoon
December 16, 2025By
UBT News
Ndezja njëkohësisht e pajisjeve me konsum të lartë elektrik mund të duket praktike, por në realitet përbën një rrezik serioz për instalimet elektrike shtëpiake.
Çdo pajisje tërheq amperazh të caktuar dhe kur disa prej tyre punojnë paralelisht, rrjeti mund të mbingarkohet.
Siguresat shërbejnë si mbrojtje, por në instalime të vjetra ose kur përdoren kabllo zgjatëse, ekziston rreziku real i mbinxehjes, shkrirjes së prizave dhe madje zjarrit. Kabllot zgjatëse janë veçanërisht të rrezikshme, pasi nuk janë të dizajnuara për pajisje me fuqi të lartë.
Pajisje si frigoriferët, mikrovalët, tosterët, aparatet e kafesë, ngrohëset dhe kondicionerët nuk duhet të ndajnë të njëjtën prizë.
Kur këto rregulla injorohen, telat mund të mbinxehen dhe të shkaktojnë zjarre të fshehta brenda mureve.
Këshilla është të shkëputen pajisjet nga priza kur nuk përdoren dhe të shmanget përdorimi i kabllove zgjatëse për pajisje të fuqishme.
Kjo rrit sigurinë në shtëpi dhe ul edhe shpenzimet e energjisë elektrike. /A.Z/UBT News/
Kuriozitete
Letra e fundit e Mary Stuart rikthehet në ekspozim pas dekadash
Published
4 weeks agoon
December 12, 2025By
UBT News
Letra e fundit e Mary Stuart, Mbretëreshës së Skocisë, e shkruar pak orë para ekzekutimit më 8 shkurt 1587, do të ekspozohet vitin e ardhshëm në Muzeun e Perthit.
Dorëshkrimi, që ruhet në Bibliotekën Kombëtare të Skocisë dhe rrallë shfaqet për arsye konservimi, do të jetë i ekspozuar për tre muaj – periudha më e gjatë e ekspozimit në dekada.
Letra katërfaqëshe, drejtuar Mbretit Henri III të Francës, përmban reflektimet e saj para vdekjes, pretendimin për kurorën angleze, përkushtimin ndaj fesë katolike dhe kërkesën për shpërblimin e shërbëtorëve të saj.
Ekspozita do të shoqërohet me aktivitete dhe materiale të tjera historike, përfshirë dorëshkrime nga AK Bell, si poema e Robert Burns dhe fragmente nga drama e Liz Lochhead.
Letra do të jetë e hapur për publikun nga 23 janari deri më 26 prill 2026. /A.Z/UBT News/
Kuriozitete
Një grua në Spanjë pushohet pse shkonte herët në punë
Published
4 weeks agoon
December 11, 2025By
UBT News
Një punonjëse 22-vjeçare në Spanjë u pushua nga puna për shkak se paraqitej 40 minuta para orarit zyrtar.
Ajo kishte punuar më herët për dy vjet dhe ishte paralajmëruar 19 herë për të respektuar orarin 07:30.
Kompania e akuzoi gjithashtu për shitjen pa autorizim të një baterie të përdorur.
Gjykata e Alicantes vendosi në favor të punëdhënësit, duke argumentuar se problemi ishte mosrespektimi i rregullave, një shkelje e rëndë sipas Kodit të Punës spanjoll.
Punonjësja mund të apelojë në Gjykatën e Lartë në Valencia. /A.Z/UBT News/
Gjendja aktuale në pikat kufitare
Stabilizohet furnizimi me ujë nga KRU “Mitrovica”, megjithatë rekomandohet uji mos të përdoret për pije
Përfundon numërimi i të gjitha votave
Gërvalla për gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së: Nuk mund të jap propozime e gjykime konkrete, pa parë dokumentacionin
Moti sot, temperaturat deri në -8 gradë celsius
Rënie e ndjeshme e temperaturave dhe reshje bore në Kosovë, autoritetet bëjnë thirrje për kujdes
Deri në një orë e gjysmë pritje për dalje nga Kosova
Sot nis numërimi i fletëvotimeve të fundit nga diaspora
Arrestime nëpër Kosovë, BKS thotë se denoncoi shkeljet e dyshuara
Të kërkuara
-
Aktualitet3 months agoProfesoresha e UBT-së, Marigona Bekteshi-Ferati, fituese e bursës prestigjioze Fullbright Visiting Scholar, Profesor Vizitor dhe Post Doktoraturë
-
Aktualitet2 months agoU mbajt Mbledhje Komemorative në nder të Prof. Dr. Faton Kabashit në UBT Prizren
-
Rajoni2 months agoProfesorët e UBT-së publikojnë studim shkencor mbi cilësinë e ujërave nëntokësore në Komunën e Suharekës
-
Lajmet3 months agoProfesoresha e UBT-së, Dr. Fatbardha Qehaja Osmani boton studim ndërkombëtar në revisten prestigjioze të Quartile-it 1- Reading Psychology, Taylor & Francis- Routledge
