Lajmet

Fakte befasuese për borën që mbase nuk i keni ditur

Dëbora e sapo rënë thith valët e zërit, gjë që e bën gjithçka të tingëllojë më e qetë.

Published

on

Bora është pjesa kryesore e dimrit. Ka mijëra kuriozitete dëbore që qarkullojnë rreth e rrotull që ndoshta nuk i keni ditur për të.

Dëbora e sapo rënë thith valët e zërit, gjë që e bën gjithçka të tingëllojë më e qetë. Por më pas, kur shkrihet dhe ngrin përsëri, akulli mund të reflektojë valët e zërit, duke e bërë zërin të udhëtojë më tej dhe më i qartë.

Rritur nga një bërthamë

Flokët e borës ose kristalet e borës nuk kanë bërthama që përmbajnë informacion gjenetik. Në vend të kësaj, ato formohen rreth një grimce të vetme, qoftë pluhur apo polen.

Flokët e borës kanë shumë modele

Një nga faktorët përcaktues në formën e borës është temperatura e ajrit. Studimi i flokëve të borës identifikoi se kristalet e gjata dhe të holla të akullit në formë gjilpërash formohen në rreth -2°C, ndërsa një temperaturë prej -5°C do të formojë kristale shumë të sheshta.

Njohja e flokëve të dëborës

Personi i parë që kapi një fotografi të një flok dëbore ishte një fermer nga Jeriko në Vermont. Pas vitesh eksperimentesh me lidhjen e mikroskopëve me një aparat fotografik, në 1885 Wilson Bentley kapi fotografinë e parë të flokëve të borës.

Formimi i borës

Hapi i parë në formimin e një floku dëbore është një pikë uji jashtëzakonisht e ftohtë që ngrin mbi një grimcë poleni ose pluhuri në qiell. Pastaj, avulli ngrin mbi kristalin primar të akullit ndërsa bie në tokë, i cili më pas ndërton kristale të reja.

Bora në Mars

Sipas NASA-s, mund të ketë stuhi dëbore të papritura dhe të dhunshme në Mars. Shkencëtarët kanë zbuluar gjithashtu një re me flokë bore me dioksid karboni mbi polin jugor të planetit.

Bora ju ngroh

Për shkak se bora përbëhet nga 90 deri në 95% e ajrit të bllokuar, ajo është një izolues i shkëlqyeshëm. Kjo është arsyeja pse shumë kafshë gërmojnë thellë në dëborë për të dimëruar dhe pse igloot janë më të ngrohtë brenda se jashtë.

Bora mund të bëjë të verbër

Për shkak të strukturës së saj, bora reflekton një sasi të madhe të dritës së diellit. Pa mbrojtjen e syzeve të diellit, kornea dhe konjuktiva e syrit mund të digjen. Verbëria e borës, ose e njohur në termat mjekësorë si keratoza aktinike dhe fotokeratiti, mund të rezultojë në humbje të shikimit./syri.net/

Vendi

PDK kërkon seancë urgjente të Kuvendit sot për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar që sot, më 3 tetor, të mbahet seancë e Kuvendit të Kosovës për të votuar në dy lexime ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për të përcjellë në Kuvend plotësim-ndryshimin e këtij ligji është një hap i rëndësishëm dhe se procedurat parlamentare duhet të nisin pa vonesë.

“Ligji duhet të trajtohet dhe të votohet në të dy leximet. Prandaj, procedura duhet të nisë SOT në seancën e Kuvendit, duke pasur parasysh afatin prej 72 orësh ndërmjet dy leximeve“, ka thënë Musliu.

Ajo ka theksuar se Kosovës i nevojitet edhe një strategji e koordinuar juridike e diplomatike me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë për procesin e apelimit të vendimit të 16 shtatorit dhe mbrojtjen e luftës së UÇK-së. Sipas saj, çështja është mbi kalkulimet politike dhe përfaqëson interes shtetëror, posaçërisht para se vendi të shkojë në zgjedhje./E.A/

Continue Reading

lajme

Qeveria miraton ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Published

on

By

Qeveria e Kosovës ka konstatuar se nuk ka asnjë shkelje apo pengesë ligjore në nismën legjislative të ndërmarrë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Përmes një mbledhjeje elektronike të mbajtur të premten në mbrëmje, Ekzekutivi ka miratuar vendimin me të cilin i ka përcjellë Kuvendit të Kosovës vlerësimin dhe përgjigjet e nevojshme zyrtare lidhur me këtë nismë.

Sipas njoftimit zyrtar, përgjigja e Qeverisë përfshin opinionin ligjor të përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së , vlerësimin e ndikimit buxhetor, si dhe opinionin ligjor mbi përmbajtjen e projektligjit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin me të cilin i përgjigjet kërkesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për Nismën legjislative për ‘Projektligjin Nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializua”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Me këtë vendim, procedura i kalon tashmë Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe procedim tëmëtejshëm ligjvënës. /E.A/

Continue Reading

lajme

Shkarkohet Blerim Isufaj nga posti i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Published

on

By

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është shkarkuar të premten nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka mësuar KOHA.

Gjatë ditës ishte bërë e ditur se KPK-ja do të mblidhej në një takim të jashtëzakonshëm, ku në rend dite ishte diskutimi për performancën e Isufajt.

Isufaj ishte zgjedhur për herë të parë në krye të Prokurorisë Speciale në vitin 2019, ndërsa ishte rizgjedhur në këtë pozitë në vitin 2023.

Gjatë mandatit të tij, Isufaj ka qenë një prej figurave më të kritikuara në sistemin prokurorial nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai ishte votuar edhe nga Këshilli Prokurorial për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, por procesi kishte mbetur pezull dhe nuk ishte dekretuar nga ish-presidentja Vjosa Osmani.

Kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar më herët se në sistemin prokurorial “shumica e problemeve kanë emër të përveçëm”, duke iu referuar Isufajt.

Më 2 shtator, Isufaj pati një përplasje me disa anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Përplasjet u zhvilluan gjatë shqyrtimit të raportit të punës së Prokurorisë Speciale për vitin 2025, i cili më pas u rrëzua nga KPK-ja.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Nis takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka nisur takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.

Në takim pritet të diskutohen çështja e zgjedhjes së presidentit të ri dhe ndryshimet e mundshme në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Hamza është parë duke hyrë në objektin e Qeverisë i shoqëruar nga deputeti i PDK-së, Rrahman Rama.

Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 6 tetor për zgjedhjen e presidentit të ri. Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, vendi shkon në zgjedhje të reja.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara