Teknologji

Facebook Messenger lançon enkriptimin fundor për të gjithë përdoruesit

Ka dy mënyra sesi përdoruesit e Messenger mund të sigurojnë bisedat, ose përmes varnish mode ose duke filluar një bisedë sekrete.

Publikuar

Messenger shtoi enkriptimin fundor në 2016-ën kur endej quhej Facebook Messenger dhe Meta nuk ishte ende Facebook. Sot shumë gjëra kanë ndryshuar por funksioni i enkriptimit fundor është i disponueshëm për të gjithë dhe jo vetëm mesazhet me tekst por edhe thirrjet.

Meta ka eksploruar mundësinë e aktivizimit të enkriptimit fundor automatikisht, por jo nuk do të ndodhë të paktën deri vitin e ardhshëm ndërsa autoritetet rregullatorë në vende të ndryshme të botës thonë se do të dëmtonte sigurinë publike.

Ka dy mënyra sesi përdoruesit e Messenger mund të sigurojnë bisedat, ose përmes varnish mode ose duke filluar një bisedë sekrete.

Përveç disponueshmërisë së enkriptimit fundor, Messenger solli edhe disa funksionalitete të tjera. Tashmë në bisedat e enkriptuara mund të përdorni GIF, afisha, apo reagime. /PCWorld Albanian

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Norvegjia ndalon me ligj përdorimin e photoshopit, shkak krijimi i pasigurisë sociale

Ligji i ri kërkon nga inflencuesit dhe reklamuesit të qartësojnë nëse për imazhet është përdorur fotoshopi apo nëse kanë filtra.

Publikuar

nga

Norvegjia ka njoftuar rregullore të reja sa i përket përdorimit të fotoshopit nga influencuesit. Ligji i ri kërkon nga inflencuesit dhe reklamuesit të qartësojnë nëse për imazhet është përdorur photoshopi apo nëse kanë filtra.

Ligji i ri vjen pas shumë kohësh që grupet e të rinjve dhe Ministria Norvegjeze e Fëmijëve dhe Çështjeve të Familjes kanë kërkuar masa më të rrepta sa u përket shqetësimeve në rritje rreth imazhit të trupit dhe shëndetit mendor. Në vlerësimin e situatës aktuale, departamenti shprehu
shqetësime në lidhje me një kulturë që po krijonte “pasiguri sociale” duke kontribuar në vetëvlerësim të ulët.

Ligji që do të prezantohet së shpejti do të kërkojë që reklamat dhe postimet e sponsorizuara ku “forma, madhësia ose lëkura e një trupi është ndryshuar nga photoshopi ose manipulime të tjera” të deklarohen në mënyrë të qartë se janë redaktuar. Mosrespektimi do të gjobitet.

Hulumtimi paraprak i paraqitur nga Ministria e Fëmijëve dhe Çështjeve të Familjes pretendoi se më shumë se gjysma e vajzave të klasës së 10-të në Shkollën e Oslos po luftonin me shëndetin mendor dhe se anoreksia ishte shkaku i tretë më i zakonshëm i vdekjes te vajzat e reja.

“Të rinjtë janë të ekspozuar ndaj një presioni masiv për t’u dukur mirë, përveç të tjerash, përmes reklamave dhe mediave sociale, edhe modelet që shfaqen shpesh retushohen dixhitalisht. Kjo i ekspozon të rinjtë ndaj një ideali bukurie që është e pamundur të arrihet”, tha departamenti në propozimin e tij.

Vazhdo të lexosh

Internet

Elon Musk është sërish njeriu më i pasur në botë

Vlera neto e CEO të Tesla (TSLA) tani është rreth 192 miliardë dollarë.

Publikuar

nga

Elon Musk ka rifituar pozicionin e tij si personi më i pasur në botë. Kjo sipas një raporti të miliarderëve të Bloomberg, i cili vlerësoi se vlera neto e CEO të Tesla (TSLA) tani është rreth 192 miliardë dollarë, krahasuar me 187 miliardë dollarë të CEO të LVMH (LVMHF), Bernard Arnault.

Dy centiliarderët, një term i përdorur për t’iu referuar njerëzve me pasuri më shumë se 100 miliardë dollarë, kanë qenë në garë për vendin e parë për muaj të tërë.

Këtë javë, pasuria e Arnault ra pas një rënie të aksioneve të LVMH të mërkurën, sipas llogaritjeve të Bloomberg.

Arnault e kaloi Musk-un gjatë muajit dhjetor, pasi pasuria e tij u rrit për shkak të një bumi në shitjet e mallrave luksoze që ndihmoi në rritjen e çmimit të aksioneve të LVMH. LVMH, një nga konglomeratet më të mëdha në botë, është shtëpia e markave duke përfshirë Louis Vuitton, Dior dhe Celine./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Internet

Senegali mbyll rrjetet sociale pas protestave

Protestat shpërthyen pas arrestimit të liderit të opozitës.

Publikuar

nga

Rrjetet sociale dhe platformat e komunikimit janë bllokuar në Senegal pas shpërthimit të protestave pas burgosjes së liderit të opozitës, Ousmane Sonko.

Së paku nëntë persona janë vrarë kur mbështetësit e Sonkos u përplasën me policinë në disa qytete të enjten.

Sonko nuk ishte i pranishëm në gjykatë kur iu shqiptua dënimi dyvjeçar për sjellje imorale.

Qindra oficerë po bllokojnë mbështetësit e tij që të arrijnë në shtëpinë e tij në Dakar – madje edhe avokatët e tij nuk kanë arritur vizitojnë atë./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Automobilizëm elektrikë

Musk thotë se fabrika e tij në Shangai prodhon makina Tesla të cilësisë “më të lartë”

Musk vlerësoi suksesin e Teslas në Shangai.

Publikuar

nga

CEO i Teslas, Elon Musk ka përfunduar udhëtimin e tij të parë në Kinë pas tri vjetësh. Atje takoi një sërë zyrtarësh qeveritarë dhe falënderoi punëtorët në fabrikën më të madhe të kompanisë në Shangai.

Avioni privat i Musk u ngrit nga aeroporti Hongqiao i Shangait të enjten, duke mbyllur udhëtimin 48 orësh të miliarderit, sipas Variflight, një aplikacion kinez për të dhënat e fluturimeve. Ishte hera e parë që Musk vizitoi këtë vend që nga janari i vitit 2020.

Para se të largohej, Musk takoi Chen Jining, shefin e Partisë Komuniste të Shangait. Chen inkurajoi Teslan (TSLA) që të rrisë investimet dhe operacionet e saj në Shangai dhe “të sjellë më shumë produkte, teknologji dhe shërbime të reja” në qytet.

Musk vlerësoi suksesin e Teslas në Shangai, fabrikë kjo që u hap në vitin 2019, dhe tha se shpreson se mund të bashkëpunojnë edhe në fusha të tjera.

Miliarderi mes tjerash tha: “Unë u them njerëzve në mbarë botën se makinat që ne prodhojmë këtu nuk janë vetëm prodhimi më efikas, por edhe cilësia më e lartë”./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara