Lajmet

Evropianët ankohen për ndotjen e ajrit

47 për qind e qytetarëve mendojnë se cilësia e ajrit është përkeqësuar në 10 vitet e fundit.

Published

on

Bashkimi Evropian (BE) njoftoi se pothuajse gjysma e qytetarëve që jetojnë në vendet anëtare mendojnë se cilësia e ajrit është përkeqësuar në 10 vitet e fundit.

Në një njoftim nga Komisioni Evropian janë ndarë rezultatet e sondazhit Eurobarometer që kryhen rregullisht në 27 vendet anëtare.

Sipas kësaj, 47 për qind e qytetarëve mendojnë se cilësia e ajrit është përkeqësuar në 10 vitet e fundit, ndërsa 89 për qind e tyre mendojnë se sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes dhe të damarëve të zemrës janë të lidhura me kushtet e këqija të ajrit.

Në njoftimin e KE-së paraqiten deklaratat e anëtarit përgjegjës për oqeanet dhe peshkimin, Virginijus Sinkevicius i cili tha se “njerëzit na thonë neve se duan ajër të pastër për të marrë frymë. Ata që jetojnë në qytet, të sëmurët me astmë dhe ata që jetojnë në afërsi të komplekseve industriale janë të shqetësuar dhe nga ne kërkojnë që të kalojmë në veprim. KE-ja do të udhëheqë me një propozim pretendues për të forcuar standardet e cilësisë së ajrit të BE-së”.

Më tej thuhet se KE-ja po përgatit një propozim të ri, në kuadër të udhëzimit që Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ashpërsoi duke e revizionuar vitin e kaluar.

Qeveria në Gjermani është paditur nga qytetarët për mosrinovim të rregullores në përputhje me rregullat e OBSH-së dhe për mosmarrjen e masave të nevojshme ndërsa është njoftuar se do të paditen me të njëjtat arsye edhe qeveria në Belgjikë.

Agjencia Evropiane e Mjedisit (EEA) zbuloi se më shumë se gjysma e 323 qyteteve që analizoi në BE vitin e kaluar kishin cilësi të dobët të ajrit. Gjykata Evropiane e Drejtësisë më parë ka dhënë vendim se Bullgaria, Polonia, Rumania, Italia dhe Hungaria kanë tejkaluar limitet ligjore për ndotjen e ajrit, shkruan ATSH. 

Lajmet

Prizren: Humb jetën një punëtor pasi u zu nga vinçi i rrëzuar në vendin e punës

Published

on

By

Një punëtor ka humbur jetën paraditen e së hënës në Prizren, pasi është zënë nga një vinç që u rrëzua në një punishte.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Arbana, ku sipas informacioneve fillestare, vinçi është rrëzuar gjatë punës, duke lënë të bllokuar një punëtor.

Pas incidentit, kolegët e viktimës kanë tentuar ta nxjerrin atë nga vendi ku ishte zënë, por fatkeqësisht ai nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Indeksonline ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihen momentet pas rrëzimit të vinçit dhe përpjekjet e punëtorëve për të shpëtuar kolegun e tyre.

Autoritetet kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe pritet të sqarojnë rrethanat e plota të aksidentit./Indeks online/ /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Prishtinë: Policia realizon 134 urdhëresa gjykate dhe sekuestron armë gjatë javës së kaluar

Published

on

Zyrtarët policorë të rajonit të Prishtinës kanë vazhduar aktivitetet e tyre gjatë javës së kaluar në lokacione të ndryshme dhe aksione të ndara operative.

Sipas të dhënave zyrtare, janë realizuar gjithsej 134 urdhëresa të gjykatës, prej të cilave 35 kanë të bëjnë me vepra penale, ndërsa pjesa tjetër me kundërvajtje, seanca gjyqësore dhe verifikime të ndryshme.

Pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa ata të dënuar me gjobë janë liruar pas përmbushjes së obligimeve të përcaktuara në urdhëresa.

Në kuadër të aktiviteteve të tjera të sigurisë, policia ka sekuestruar 10 armë zjarri të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, si dhe sasi të municionit.

Ndërkohë, në fushën e sigurisë në trafikun rrugor, janë shqiptuar gjithsej 3,814 masa administrative me gjobë për shkelje të ndryshme të kodit rrugor, prej të cilave 567 janë evidentuar nga vetura inteligjente dhe radarët mobilë.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Apel për qytetarët në Pejë: Kujdes i shtuar ndaj zjarreve gjatë temperaturave të larta

Published

on

Policia e Kosovës u bën apel qytetarëve në rajonin e Pejës që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë ditëve me temperatura të larta, për shkak të rrezikut të shtuar nga zjarret.

Duke u bazuar në përvojat e viteve të kaluara, Policia thekson se zjarret paraqesin rrezik serioz për jetën e qytetarëve dhe shkaktojnë dëme të mëdha materiale kudo që shfaqen.

Qytetarët kërkohet të shmangin ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura dhe të raportojnë menjëherë tek autoritetet çdo person të dyshuar për zjarrvënie apo veprime të pakujdesshme që mund të shkaktojnë zjarr.

Po ashtu, Policia e Kosovës paralajmëron se do të ndërmarrë masa ligjore ndaj çdo individi që rrezikon jetën apo pronën e qytetarëve, qoftë me dashje apo nga pakujdesia.

Apeli u drejtohet të gjithë qytetarëve që të jenë maksimalisht të kujdesshëm gjatë përdorimit të mjeteve që mund të shkaktojnë zjarr, si shkrepëset, cigaret, grillat dhe zjarret në natyrë.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

PDK dorëzon dy ankesa në PZAP, KQZ në pritje të vendimit për rezultatet përfundimtare

Published

on

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në pritje të përfundimit të shqyrtimit të ankesave lidhur me procesin zgjedhor, para se të shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka deklaruar se shpallja e rezultateve varet nga përmbyllja e procedurave ankimore dhe vendimet që do të merren nga institucionet përkatëse.

Ai theksoi se pas këtyre vendimeve do të vlerësohet nëse ato përmbajnë obligime konkrete për KQZ-në.

Dy ankesa lidhur me procesin e rinumërimit janë dorëzuar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), pas përfundimit të afatit 48-orësh të ankimimit të dielën në mesditë.

PZAP ka afat prej tre ditësh për të vendosur lidhur me këto ankesa, të cilat janë paraqitur nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), njëra të premten dhe tjetra të shtunën.

/A.K/

Continue Reading

Të kërkuara