Magazinë

Eva Longoria shkëlqen në kopertinën e Byrdie, bukuri që sfidon vitet

Published

on

Eva Longoria shkëlqen në kopertinën e revistës Byrdie me veshje verore që i zbulojnë barkun.

Aktorja e njohur nga seriali Desperate Housewives, dukej mahnitëse në një seri veshjesh që theksonin barkun, teksa pozuar për kopertinën e numrit veror të revistës Byrdie.

Në njërën nga fotografitë, aktorja amerikane kishte veshur një reçipetë kafe me stil provokues, të cilën e kishte kombinuar me një kardigan të lehtë dhe pantallona bezhë.

Regjisorja e filmit Flamin’ Hot kishte shtuar disa centimetra në gjatësi me një palë taka platformë, ndërsa pozonte me vetëbesim para kamerës në këtë set fotografik mbresëlënës.

Në kopertinën e revistës, Eva shfaqet me reçipetë të zezë me lidhje pas qafe, duke vënë në pah fizikun e saj të tonifikuar dhe bukurinë që duket se nuk njeh moshë. Në një tjetër foto, ajo mban një fustan pa mëngë në ngjyrë kafe dhe flokët e saj të zinj i ka të stiluar me një bisht të gjatë të thurur.

Ajo duket po aq elegante edhe në një fustan të gjelbër që i përqafon linjat e trupit, teksa shtrihet për një pozë tjetër mahnitëse.

Lajmet

Sean “Diddy” Combs do të lirohet nga burgu më herët, data caktohet për janar 2028

Published

on

Reperi amerikan Sean “Diddy” Combs pritet të lirohet nga burgu më herët sesa ishte planifikuar fillimisht, pavarësisht një incidenti të fundit ku raportohet se u përfshi në një përleshje me një të burgosur tjetër.

Sipas të dhënave më të fundit të Byrosë Federale të Burgjeve, lirimi i Combs është caktuar për 24 janar 2028. Fillimisht, data e lirimit ishte parashikuar për maj të vitit 2028, por ajo është ndryshuar disa herë gjatë muajve të fundit.

Combs, 56 vjeç, u shpall i pafajshëm për akuzat më të rënda, përfshirë trafikimin e qenieve njerëzore dhe reketimin, por u dënua për organizim të prostitucionit.

Shkurtimi i dënimit lidhet me zbatimin e ligjit amerikan “FIRST STEP Act”, i cili u mundëson disa të dënuarve përfitime për lirime më të hershme.

Ndryshimi i fundit i datës së lirimit vjen vetëm një javë pasi reperi raportohet se u përfshi në një përleshje fizike me një të burgosur tjetër në burgun federal Fort Dix në New Jersey. Sipas raportimeve, konflikti nisi pas një përplasjeje verbale dhe më pas kaloi në përleshje fizike, derisa ndërhynë rojet e burgut.

Pas incidentit, Combs raportohet se është vendosur përkohësisht në izolim, megjithëse autoritetet e burgut nuk kanë konfirmuar detaje për ngjarjen.

Byroja Federale e Burgjeve ka deklaruar se, për arsye sigurie dhe privatësie, nuk komenton kushtet e qëndrimit të të burgosurve apo arsyet e ndryshimit të datave të lirimit./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Google Street View mbërrin në Kosovë, publikohet pamja 360-gradëshe e vendit

Published

on

Kosova është bërë territori më i ri në Ballkan që është përfshirë në shërbimin Google Street View, duke sjellë pamje 360-gradëshe të rrugëve, qyteteve dhe destinacioneve turistike në mbarë vendin.

Pas rreth dy vjetësh fotografime, Google ka publikuar pamjet e realizuara nga korriku 2025 deri në maj 2026, duke mbuluar pjesën më të madhe të territorit të Kosovës.

Pamjet përfshijnë qytetet kryesore si Prishtina, Prizreni, Peja, Gjakova, Mitrovica, Gjilani dhe Ferizaj, si dhe shumë zona të tjera urbane e rurale.

Përdoruesit e Google Maps tashmë mund të eksplorojnë edhe destinacione turistike si Gryka e Rugovës, Parku Kombëtar i Sharrit dhe Bjeshkët e Nemuna, si edhe zona pranë kufijve me Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut.

Sipas raportimeve, Google ka përdorur kamera të gjeneratës së katërt dhe, në disa raste, kamera portative për të realizuar fotografimet edhe në kushte të vështira atmosferike.

Publikimi i Google Street View konsiderohet një hap i rëndësishëm për promovimin e Kosovës në platformat digjitale dhe për rritjen e vizibilitetit të saj turistik dhe ekonomik./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Kaseta e intervistës së vitit 2008 do të përdoret si provë në gjyqin për vrasjen e Tupac Shakur

Published

on

Një gjykatëse në Nevada ka vendosur se një regjistrim i një interviste policore të vitit 2008 me Duane “Keffe D” Davis mund të përdoret si provë në gjyqin e ardhshëm për vrasjen e reperit të njohur Tupac Shakur.

Gjyqtarja Carli Kierny e ka pranuar si dëshmi regjistrimin e intervistës, ndërsa procesi gjyqësor ndaj Davis, 63-vjeçarit të akuzuar për vrasjen e Shakur, pritet të nisë më 10 gusht në Las Vegas dhe të zgjasë rreth katër javë.

Prokuroria ka argumentuar se nuk ekziston bazë ligjore për përjashtimin e kësaj interviste nga provat e gjyqit. Ndërkaq, mbrojtja ka pretenduar se intervista duhej të mbetej konfidenciale, duke thënë se hetuesit e kishin siguruar Davis se deklaratat e tij nuk do të përdoreshin kundër tij.

Rasti i vrasjes së Tupac Shakur mbeti për shumë vite një nga misteret më të mëdha kriminale në Shtetet e Bashkuara. Hetimi mori hov sërish pasi Davis foli publikisht për ngjarjen, përfshirë edhe në një libër ku ai pretendoi se ishte në automjetin nga i cili u sigurua arma e përdorur në sulm.

Tupac Shakur u qëllua më 7 shtator 1996 në Las Vegas, ndërsa ndodhej në një veturë pranë themeluesit të “Death Row Records”, Marion “Suge” Knight. Një Cadillac i bardhë u afrua pranë tyre dhe nga automjeti u hap zjarr.

Shakur u plagos rëndë dhe vdiq gjashtë ditë më vonë, ndërsa Knight pësoi lëndime më të lehta. Rasti për vite me radhë u konsiderua një nga vrasjet më të famshme të pazgjidhura në historinë e muzikës hip-hop./A.K/

Continue Reading

Magazinë

Bad Bunny hyn në histori, turneu i tij kalon 1 miliard dollarë të ardhura

Published

on

Turneu botëror i Bad Bunny, “DeBÍ TiRAR MáS FOToS”, është mbyllur në Bruksel, duke shënuar një arritje historike për muzikën latine. Sipas Billboard, ai është bërë artisti i parë latino-amerikan që ka gjeneruar mbi 1 miliard dollarë të ardhura nga turnetë koncertale, me të gjitha performancat e realizuara në gjuhën spanjolle.

Ekspertja e muzikës latine, Leila Cobo, vlerëson se ky sukses pasqyron rritjen e tregut global të koncerteve dhe popullaritetin gjithnjë e më të madh të muzikës në gjuhën spanjolle.

Sipas saj, muzika latine është segmenti me rritjen më të shpejtë në industrinë muzikore, ndërsa ndikimi i artistëve latinë po zgjerohet vazhdimisht në mbarë botën.

Edhe të dhënat e Federatës Ndërkombëtare të Industrisë Fonografike (IFPI) tregojnë se të ardhurat nga muzika e regjistruar në Amerikën Latine u rritën me 17.1% gjatë vitit 2025, duke shënuar vitin e 16-të radhazi me rritje.

Bad Bunny ka vendosur edhe më herët rekorde historike. Në vitin 2020, albumi “El Último Tour del Mundo” u bë albumi i parë në gjuhën spanjolle që arriti vendin e parë në Billboard 200, ndërsa në vitin 2022 ai u bë artisti i parë joanglishtfolës që kryesoi renditjen vjetore “Top Artists” të Billboard./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara