Magazinë

Eurovisioni 2025/ Kjo është skena e konkursit

Published

on

Transmetuesi zviceran SRG SSR prezantoi skenën e Eurovizionit të këtij viti. Pas fitores së Nemo, gara do të mbahet në Basel më 13, 15 dhe 17 maj.

Disenjimi i skenës u ndërmor për të nëntin vit radhazi nga Florian Wieder, duke sjellë në konkurs gjetje moderne teknologjike. Ai përfshin elementë që pasqyrojnë traditën zvicerane, pasi peizazhi malor dominon. Gjithashtu, korniza katrore rreth saj simbolizon katër gjuhët zyrtare të Zvicrës.

Skena është krijuar për t’i ofruar audiencës mundësinë për t’u ndjerë më afër artistëve që do të konkurrojnë në Eurovizionin e këtij viti. Në këtë mënyrë shtohet atmosfera festive e garës dhe dërgohet një mesazh i fortë bashkimi. Biletat për shfaqjen do të shiten pas shortit të gjysmëfinaleve, i cili do të zhvillohet, më 28 janar.

Vendet që do të marrin pjesë:

Gjithsej 38 vende do të marrin pjesë në Festivalin e 69-të të Këngës në Eurovizion, i cili do të mbahet në Bazel të Zvicrës më 13, 15 dhe 17 maj 2025. 37 prej tyre kthehen nga gara e mëparshme në Malmö, ndërsa shtohet edhe Mali i Zi.

Të 32 vendet do të garojnë në dy gjysmëfinale, me 10 nga secila gjysmëfinale që kualifikohen për në finalen e madhe përmes votimit publik. “Big Five” (Franca, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Spanja, Italia) dhe Zvicra si vendi pritës kualifikohen drejtpërdrejt në finale.

Shorti për gjysmëfinalet do të hidhet më 28 janar 2025.

38 vendet pjesëmarrëse dhe transmetuesit që marrin pjesë në Eurovisionin 2025 janë si më poshtë:

Agios Marinos – SMRTV
Azerbajxhani – Publik
Shqipëri – RTSH
Armenia – AMPTV
Australi – SBS
Austri – ORF
Belgjika – VRT
Francë – FT
Gjermani – ARD/NDR
Gjeorgji – GPB
Danimarka – DR
Zvicër – SRG SSR
Greqi – ERT
Estonia – ERR
Mbretëria e Bashkuar – BBC
Irlandë – RTÉ
Islanda – RÚV
Spanja – RTVE
Izrael – KAN
Itali – RAI
Kroacia – HRT
Qipro – RIC
Letonia – LTV
Lituani – LRT
Luksemburg – RTL
Maltë – PBS
Mali i Zi – RTCG
Moldavia – TRM
Norvegjia – NRK
Holandë – AVROTROS
Ukrainë – Suspilne
Polonia – TVP
Portugali – RTP
Serbia – RTS
Slloveni – RTVSLO
Suedi – SVT
Republika Çeke – ČT
Finlanda – YLE

Lajmet

Ndahet nga jeta në moshën 55-vjeçare producenti muzikor IlirOs

Published

on

Producenti muzikor Ilir Osmani, i njohur në skenën artistike si IlirOs, ka ndërruar jetë të mërkurën, më 25 nëntor, në moshën 55-vjeçare. Sipas njoftimit, ai ka vdekur si pasojë e një ataku kardiak.

IlirOs ishte një nga emrat e rëndësishëm të hip-hopit dhe muzikës alternative në Kosovë, duke dhënë kontribut të veçantë në zhvillimin e skenës moderne muzikore, veçanërisht pas përfundimit të luftës.

Gjatë karrierës së tij, Osmani bashkëpunoi me grupe dhe artistë të njohur, si dhe krijoi muzikë për filma, shfaqje teatrale dhe dokumentarë. Krahas angazhimit si producent dhe muzikant, ai ishte edhe basist i muzikës jazz.

Miqtë dhe bashkëpunëtorët e kujtojnë IlirOsin si një krijues novator, me vizion të veçantë artistik dhe ide që shpesh ishin përpara kohës së tij.

Ndarja e tij nga jeta shënon humbjen e një prej kontribuuesve të rëndësishëm të skenës muzikore alternative në Kosovë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Rita Ora feston 36-vjetorin, “Vogue Australia” rikthen intervistën me bashkëshortin e saj

Published

on

Këngëtarja shqiptaro-britanike Rita Ora ka festuar ditëlindjen e saj të 36-të. Me këtë rast, revista prestigjioze “Vogue Australia” ka rikthyer në vëmendje një bashkëbisedim të artistes me bashkëshortin e saj, regjisorin Taika Waititi, të zhvilluar në kuadër të serisë së ngjarjeve “Forces of Fashion”.

Gjatë diskutimit, çifti ka folur për ndërthurjen e muzikës, filmit dhe modës, si dhe për bashkëpunimin e tyre krijues. Ata kanë ndarë përvojat e ndërtimit të karrierave ndërkombëtare në industri të ndryshme dhe sfidat e të qenit në qendër të vëmendjes publike.

Bashkëbisedimi ka trajtuar edhe mënyrën se si Rita Ora dhe Taika Waititi arrijnë të balancojnë angazhimet profesionale me jetën e përbashkët, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së ndërsjellë në rrugëtimin e tyre artistik.

Me rastin e ditëlindjes së këngëtares, “Vogue Australia” ka rikthyer këtë diskutim, duke vënë sërish në fokus lidhjen personale dhe bashkëpunimin krijues të çiftit./A.K/

Continue Reading

Aktualitet

Bebe Rexha nderohet me çmimin “Global Hitmaker Award” në “Billboard Canada Women in Music 2026”

Published

on

By

Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Bebe Rexha, ka shënuar një tjetër sukses në karrierën e saj ndërkombëtare, duke u vlerësuar me çmimin “Global Hitmaker Award” (Çmimi për Krijuesen e Hitit Global) në ceremoninë “Billboard Canada Women in Music 2026”.

Ky vlerësim iu nda artistes për kontributin e saj në industrinë muzikore dhe krijimin e këngëve që kanë kryesuar listat botërore me miliona dëgjime. Në një postim zyrtar, “Billboard Canada” kujtoi se si këngëtarja, e cila dikur shfletonte çdo javë revistat e shtypura duke shpresuar ta shihte emrin e saj në to, arriti ta kthejë ëndrrën e fëmijërisë në realitet.

Gjatë pranimit të çmimit, Rexha mbajti një fjalim emocional, ku ndau me të pranishmit kujtime nga fëmijëria dhe rrugëtimi i saj drejt suksesit. Ajo tregoi se kur ishte e vogël shkonte me nënën e saj në dyqan dhe drejtohej menjëherë te sektori i revistave për të parë botimet e “Billboard”-it, ndonëse kostoja e lartë e revistës e pengonte ta blinte rregullisht.

“Shikoja të gjitha këngët në listën ‘Hot 100’ dhe mendoja: ‘O Zot, ndoshta një ditë do të arrij të shkruaj një këngë hit që do të jetë pjesë e kësaj liste’”, rrëfeu artistja. /E.A/

Continue Reading

Aktualitet

Jennifer Barreto nga Porto Riko shpallet “Miss Universe 2026”, shënon histori si nëna e parë me këtë kurorë

Published

on

By

Përfaqësuesja e Porto Rikos, Jennifer Barreto, është shpallur fituese e konkursit të bukurisë “Miss Universe 2026”, duke e rikthyer kurorën prestigjioze në vendin e saj.

Edicioni i 75-të jubilar i këtij spektakli u mbajt mbrëmjen e së martës në San Juan, në sallën “Coliseo de Puerto Rico José Miguel Agrelot”.

27-vjeçarja Barreto, me profesion psikologe dhe punonjëse sociale, hyri në historinë e kësaj gare duke u bërë nëna e parë që fiton titullin “Miss Universe”. Ajo është nënë e një vajze të quajtur Penelope, ndërsa kurorën e pranoi nga fituesja e vitit të kaluar, Fátima Bosch. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara