Sport

Europa League, Barcelona ngec në shtëpi me Galatasaray: spektakël në Bergamo, Atalanta kalon 3-2 Bayer

Ndeshjet e para të 1/8 të Europa League kanë sjellë rezultate befasuese.

Published

on

Atalanta fitoi sfidën e parë të turit të 1/8 të kompeticionit duke mposhtur 3-2 Leverkusen në stadiumin Gewiss. Një ndeshje e pasur me gola mes dy skuadrave ofensive, por që menjëherë u bë e përpjetë për zikaltrit për shkak të golit të shënuar nga Aranguiz. Rikthimi i Atalantës është i gjithi në këmbët e protagonistëve Malinovskyi (23′) dhe Muriel (25′ dhe 49′) autorë të tre golave që përmbysën rezultatin. Pritjet e Hradecky mbajtën në lojë Bayer, që i dha shpresë vetes për kthimin me golin e 3-2 të shënuar nga Diaby.

Në ndeshjet e tjera, mjaftoi një goditje e Munir për të lehtësuar ecurinë e Sevillas në Europa League. Në fazën e 1/8, spanjollët mundën 1-0 në shtëpi West Ham dhe morën një lloj avantazhi përpara përballjes së kthimit. Vendimtar goditja e marokenit me të djathtën, i aftë të linte pas mbrojtësin në topin inaktiv të Acuñas. Në fund, ish-milanisti Ocampos gati dyfishoi, ndërsa Lanzini nuk gjeti impaktin e duhur për barazimin. Kualifikimi do të vendoset në Angli.

Ashtu si në fakt edhe mes Barcelonës e Galatasaray. 0-0 i fiksuar në Kamp Nou ka befasuar skuadrën e Xavit që nuk e kishte menduar kaq të fortë përplasjen me turqit. Pranë kualifikimit janë Rangers e Braga, të dy fitues në shtëpi respektivisht 3-0 kundër Crvena Zvezdës dhe 2-0 ndaj Monacos.

Round of 16 Europa League
Sevilla 1-0 West Ham United
Atalanta 3-2 Bayer Leverkusen
Barcelona 0-0 Galatasaray
Rangers 3-0 FK Crvena Zvezda
SC Braga 2-0 Monaco

Continue Reading

Vendi

Akil Gjakova mbyll garën pa medalje në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka mbyllur pa medalje paraqitjen e tij në Grand Slam-in e Abu Dhabit, pasi u mposht në përballjen e drejtpërdrejtë për vendin e tretë.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova u ndal në luftën për medaljen e bronztë nga xhudisti rus Karen Galstian. Pejani e nisi garën i lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti me Ippon izraelitin Ohad Moritz. Suksesin më të madh e shënoi në raundin e tretë ku eliminoi nënkampionin e botës, Makhmadbek Makhmadbekov, po ashtu me Ippon në kohën shtesë.

Pasi u mposht në çerekfinale nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, Gjakova kërkoi suksesin përmes repesazhit, por nuk arriti të ngjitej në podiumin e fituesve. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Laura Fazliu fiton të bronztën në Grand Slam

Published

on

By

Laura Fazliu ka fituar medalje të bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.

Në luftë për medalje të bronztë, Laura e mposhti bartësen e parë, kroaten Iva Oberan.

Lufta ishte e barabartë, ndërsa në kohën shtesë Laura realizoi hedhje të bukur për fitore me “Ippon”.

Laura fitoi 500 pikë në renditjen botërore. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Laura Fazliu kalon në gjysmëfinale të Grand Slam-it në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudistja kosovare Laura Fazliu po vazhdon me sukses paraqitjen e saj në Grand Slam-in e xhudos që po heldet në Abu Dhabi, duke siguruar një vend në gjysmëfinale të këtij turneu me rëndësi.

Fazliu e nisi garën duke qenë e lirë në xhiron e parë. Në raundin e dytë, ajo mposhti me Waza-ari garuesen nga Portugalia, Joana Crisostomo. Forma e mirë e xhudistes kosovare u konfirmua edhe në çerekfinale, ku me Ippon mposhti me dominim përfaqësuesen vendase nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Tsendbazar Mashbat.

Në luftën për të siguruar finalen e madhe, Laura Fazliu do të përballet në gjysmëfinale me xhudisten nga Polonia, Angelika Szymanska. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Akil Gjakova mposht nënkampionin e botës

Published

on

By

Akil Gjakova ka shënuar fitore në Grand Slamin në Abu Dabi.

Ai në xhiron e tretë e mposhti bartësin e parë dhe nënkampionin në fuqi të botës, Makhmadbek Makhmadbekovin.

Ndaj tij dominoi prej fillimit, ndërsa fitoi me “Ippon” të bukur në kohën shtesë.

Është kjo fitorja më e madhe e Akilit në vitin e fundit. Ai po garon në kategorinë deri 73 kilogramë, dhe po duket në ditë të mirë. /D.L/

Continue Reading

Të kërkuara