Sport

Euro 2020 nis me këngëtarin shqiptar

Published

on

Gjithçka është gati për Euro 2020. Ceremonia zyrtare do të nisë sonte prej orës 19:00, teksa dy orë më pas do të shijojmë betejën e parë.

Italia do të sfidojë Turqinë në “Olimpico” të Romës, takim që po pritet me padurim nga tifozët e shumtë të lojës më të bukur me top.

I famshmi Andrea Bocelli do të këndojë legjendaren “Nessun Dorma”, ndërsa në skenën që do të improvizohet në barin e “Olimpico” do të ngjitet i pari Ermal Meta.

40-vjeçari shqiptar do të këndojë “Uno”. Kënga është pjesë e albumit të ri “Tribu Urbana”, teksa një muaj më parë u publikua edhe videoklipi.

Sport

Fisnik Asllani shënon golin e parë evropian, Hoffenheimi mposhtet nga Beshiktashi

Published

on

By

Sulmuesi i Kosovës, Fisnik Asllani, ka realizuar golin e tij të parë në garat evropiane, në humbjen 3:2 të Hoffenheimit ndaj Beshiktashit, në kuadër të xhiros së dytë të Ligës së Evropës.

Asllani u bë protagonist në minutën e 68-të, kur pas disa lëvizjeve të bukura pranë zonës kundërshtare, realizoi një gol të shkëlqyer për të barazuar rezultatin në 1:1.

Ky ishte goli i parë i sulmuesit kosovar në këtë sezon, si dhe realizimi i tij i parë në arenën evropiane.

Megjithatë, goli i tij nuk mjaftoi për Hoffenheimin, që në fund u mposht me rezultat 3:2 nga skuadra turke.

Asllani kishte kontribuar edhe fundjavën e kaluar me një asistim në Bundesligë, në humbjen 3:2 ndaj Hamburgut.

Për Hoffenheimin, ndeshjen e plotë e zhvilluan Fisnik Asllani dhe Leon Avdullahu, ndërsa Albian Hajdari mungoi për shkak të lëndimit. Në anën tjetër, te Beshiktashi nuk ishte i pranishëm as Milot Rashica.

D.L

Continue Reading

Sport

Juventusi triumfon në minutat e fundit ndaj Celta Vigos

Published

on

By

Juventusi ka regjistruar fitoren e dytë radhazi në Ligën e Evropës, duke mposhtur në udhëtim Celta Vigon me rezultat 2:1, falë golit të Randal Kolo Muanit në minutat shtesë.

Përballja e zhvilluar të enjten mbrëma, në kuadër të xhiros së dytë të fazës së ligës, nisi më mirë për vendasit, të cilët kaluan në epërsi në minutën e 18-të me golin e Hugo Alvarez.

Skuadra italiane reagoi në pjesën e dytë, kur Nick Woltemade shfrytëzoi një gabim në mbrojtjen kundërshtare për të barazuar rezultatin në minutën e 58-të.

Kur ndeshja po shkonte drejt barazimit, Kolo Muani realizoi në minutën e 92-të, duke i siguruar Juventusit tri pikë të rëndësishme.

Në këtë përballje mungoi futbollisti kosovar Edon Zhegrova, i cili nuk është i regjistruar për garat e Ligës së Evropës dhe pritet të mbetet jashtë të paktën deri në janar.

Me këtë triumf, Juventusi regjistron dy fitore në dy ndeshje, ndërsa Celta Vigo pëson humbjen e dytë në këtë edicion.

D.L

Continue Reading

Sport

Mirlind Daku shkëlqen me dy gola në Kupën e Rusisë

Published

on

By

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Mirlind Daku, ka shkëlqyer në xhiron e katërt të Kupës së Rusisë, duke realizuar dy gola në fitoren e Spartakut të Moskës.

Spartaku triumfoi të enjten mbrëma në udhëtim ndaj Rodina Moskës me rezultat 4:2, në një përballje ku Daku pati rol vendimtar.

Sulmuesi shqiptar realizoi në minutat 48 dhe 64, fillimisht duke barazuar rezultatin në 2:2 e më pas duke kaluar skuadrën e tij në epërsi 3:2.

Daku qëndroi në fushë deri në minutën e 79-të, duke kontribuar gjithashtu edhe me një asistim.

Pas katër ndeshjeve të zhvilluara, Spartaku kryeson Grupin A me 10 pikë.

D.L

Continue Reading

Sport

Malisheva dhe Prishtina ndajnë pikët në derbin e Superligës

Published

on

By

Malisheva dhe Prishtina kanë luajtur baras 1 me 1 në derbin e xhiros së nëntë të Superligës së Kosovës në futboll.

Takimi i zhvilluar të enjten në stadiumin “Liman Gegaj” nisi më mirë për vendasit, të cilët kaluan në epërsi në minutën e 29-të, falë golit të Xhemal Ibishit.

Prishtina reagoi në pjesën e dytë, duke barazuar rezultatin në minutën e 76-të përmes Assane Diattas, i cili realizoi nga pika e bardhë.

Pas këtij barazimi, Malisheva vazhdon të kryesojë tabelën me 20 pikë, aq sa ka edhe Prishtina në pozitën e dytë.

Skuadra nga kryeqyteti mbetet e pamposhtur këtë sezon dhe ka një ndeshje më pak të zhvilluar, atë ndaj kampiones në fuqi, Dritës.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara