Sport

Conte: S’mendoj vetëm për paratë, nëse klubi s’më bind…

Përvoja e Antonio Contes tek Interi zgjati dy sezone.

Published

on

Tekniku nga Puglia shkoi deri në finalen e Europa League-s dhe mbi të gjitha i riktheu zikaltrit tek titulli kampion pas 11 vitesh. Aventura përfundoi dhe u duk diçka e papritur, sidomos pas një sezoni mjaft të suksesshëm, nuk pati debate, përkundrazi, divorci u nënshkrua me marrëveshje. Trajneri, afërsisht dy javë pas largimit, flet për arsyet që e dërguan tek ky vendim, duke i kthyer një përgjigje dhe presidentit Zhang, i cili deklaroi se klubi dhe trajneri kishin mendime të ndryshme.

“Projekti im me Interin nuk ka ndryshuar asnjëherë që nga dita e parë, por tashmë është e kotë t’i rikthehemi çështjes. E falënderoj presidentin Zhang dhe i uroj shumë fat Simone Inzaghit, i cili është një trajner i aftë dhe ambicioz”.

Më pas, ish-tekniku, edhe i Juves e Chelsea-t, reagoi edhe ndaj disa kritikave në lidhje me kërkesat e tij të larta financiare.

“Ata që flasin, harrojnë që unë i mundësoj klubit të fitojë më tepër para sesa më paguan, dhe shifrat e pagave i përcakton merkatoja. Nëse do të mendoja vetëm për paratë, do të qëndroja aty ku isha, duke pranuar edhe kompromise në lidhje me projektin, por e vërteta është që jam gati të qëndroj në shtëpi nëse nuk klubi nuk më bind”.

Në fund, 51-vjeçari nuk e kurseu edhe një përgjigje në lidhje me fjalët e ish-presidentit Moratti, që e akuzoi Conten si një njeri që nuk e ndjen fanellën zikaltër, edhe pse më pas ish-numri 1 i Interit kërkoi ndjesë për deklaratën e tij.

“U befasova dhe u trishtova kur lexova fjalët e tij, por bisedova me të dhe ma shpjegoi se çfarë mendon realisht. Ata që më njohin e dinë se sa i lidhur jam me ngjyrat e klubit ku punoj.”

Continue Reading

Lajmet

Jokanoviq merr drejtimin e Baselit, flet për Shaqirin: “Është klubi i tij më shumë se i imi”

Published

on

By

Drejtuesit e klubit zviceran Basel kanë emëruar serbin Slavisha Jokanoviq në postin e trajnerit të ri të skuadrës.

Jokanoviq ka nisur punën zyrtarisht këtë të martë, ndërsa gjatë konferencës për shtyp nuk i ka shpëtuar pyetjeve lidhur me yllin dhe kapitenin e skuadrës, Xherdan Shaqiri.

Sipas trajnerit të ri, bashkëpunimi dhe respekti dypalësh do të jenë kyç për ecurinë e klubit.

“Ai është një person i jashtëzakonshëm. E respektoj dhe shpresoj në një raport shumë të mirë. Shaqiri duhet ta shtyjë veten që të mbetet një lojtar i rëndësishëm këtu. Momentalisht, ky është klubi i tij më shumë se i imi”, është shprehur Jokanoviq.

Continue Reading

Sport

Hajdari largohet nga grumbullimi, Avdullahu lirohet përkohësisht

Published

on

By

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Albian Hajdari, është larguar nga grumbullimi i Dardanëve në Debrecen, pasi nuk ka arritur të rikuperohet në kohë nga lëndimi për dy ndeshjet e ardhshme ndaj Izraelit dhe Austrisë.

Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor për rikuperimin e tij, Hajdari nuk do të jetë në dispozicion të përzgjedhësit Franco Foda për këto dy përballje.

Ndërkohë, për arsye familjare, përkohësisht nga grumbullimi është liruar edhe mesfushori Leon Avdullahu, i cili pritet t’i bashkohet ekipit sa më shpejt që të jetë e mundur.

Lajmi është bërë i ditur nga Federata e Futbollit e Kosovës.

D.L

Continue Reading

Sport

Finalja e superkupës së Kosovës

Published

on

By

Sot, nga ora 19:00, Trepça dhe Bashkimi përballen në finalen e ProCredit Superkupës së Kosovës në basketboll.

Ndeshja zhvillohet në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec, ku dy skuadrat do të synojnë trofeun e Superkupës.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Shqipëria kërkon fitoren e radhës ndaj San Marinos pas triumfit kundër Bjellorusisë

Published

on

By

Pas suksesit dhe fitores ndaj Bjellorusisë, Kombëtarja e Shqipërisë zbret sonte në fushë me synimin e qartë për të marrë tri pikët e radhës përballë San Marinos.

Kuqezinjtë synojnë të vazhdojnë momentin pozitiv dhe të bëjnë një tjetër hap të rëndësishëm në këtë ecuri.

Përballja mes San Marinos dhe Shqipërisë do të zhvillohet sonte, e martë, 29 shtator, duke filluar nga ora 20:45. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara