Aktualitet

EULEX mbështet fuqishëm Supremen për ndërhyrjet në pavarësinë e gjyqësorit

Published

on

Kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, Fejzullah Rexhepi ka pritur në takim shefin e misionit të EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano, me të cilin ka diskutuar lidhur me gjendjen e fundit në vend, të krijuar si pasojë e përpjekjeve për ndërhyrje në pavarësinë e gjyqësorit nga pushteti ekzekutiv.

Kryetari Rexhepi theksoi vendosmërinë e Gjykatës që drejton dhe të gjithë sistemit të drejtësisë, për të vazhduar punën, pavarësisht sulmeve e tendencave nga Qeveria në detyrë për të dëmtuar imazhin e gjyqësorit dhe për të penguar funksionimin e pavarur të saj, duke shtuar se institucionet shtetërore janë të obliguara të zbatojnë vendimet gjyqësore, si kusht për funksionimin e shtetit ligjor.

Ndërkaq shefin i EULEX-it, Pietro Barbano, duke dënuar sulmet e fundit, potencoi se e mbështesin fuqishëm Gjykatën Supreme derisa sulmet e Qeverisë në detyrë i cilësoi të papranueshme.

Sipas tij, etiketimi dhe atakimi i gjyqtarëve me emra, duke i vendosur ata në rrezik nga ndonjë sulm i mundshëm, është i pa-tolerueshëm dhe i papranueshëm.

Kreu i Supremes e vlerësoi mbështetjen e EULEX dhe të Zyrës së BE-së në Kosovë, duke potencuar se kjo situatë me qeverinë,  tregon dy anë të medaljes, pjesën që gjyqësori është i pavarur dhe anën tjetër të medaljes që qeveria nuk ka arritur deri në atë shkallë të demokracisë, sa t’i pres në paqe vendimet e gjyqësorit./Telegrafi

Continue Reading

Vendi

Rriten shtesat për lehonat në 500 euro në muaj

Published

on

By

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se nga ky muaj do të rriten shtesat për lehonat në 500 euro në muaj.

Ai e ka quajtur vendimin “superlajm” gjatë mbledhjes së Qeverisë, duke theksuar se rritja nuk do të presë hyrjen në fuqi të pagës minimale të paralajmëruar për muajin korrik, e cila po ashtu pritet të jetë 500 euro.

Sipas tij, vendimi hyn në fuqi menjëherë, duke rritur mbështetjen për lehonat në nivelin e pagës minimale.

Deri më tani, lehonat e papunësuara kanë përfituar 325.9 euro për gjashtë muaj, ndërsa lehonat e punësuara kanë marrë mbështetje të ngjashme për tre muaj, në përputhje me Ligjin e Punës.

Continue Reading

Lajmet

Qeveria ndan paketë të re “Inflacioni 2.0”, mbështetje 100 euro për disa kategori

Published

on

By

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se Qeveria ka miratuar një paketë të re ekonomike të quajtur “Inflacioni 2.0”, me qëllim përballimin e rritjes së çmimeve.

Sipas tij, paketa parasheh mbështetje financiare prej 100 euro për pensionistët, punëtorët e sektorit jo-publik, fëmijët dhe studentët aktivë.

Kurti ka thënë se edhe paketa e mëhershme kundër inflacionit ishte dërguar në Kuvend, por sipas tij ishte bllokuar nga opozita pasi kërkonte shumicë të cilësuar.

Ai ka kërkuar nga Ministri i Financave që të shfrytëzohen të gjitha mundësitë për masa që lehtësojnë ndikimin e inflacionit, ndërsa nuk janë dhënë detaje për afatet dhe mënyrën e ekzekutimit të pagesave.

Continue Reading

Vendi

Kurti bisedon me kongresistë amerikanë: kërkon bazë të përhershme të SHBA-së në Kosovë

Published

on

By

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim virtual me disa kongresistë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka diskutuar për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Në njoftimin e kryeministrit thuhet se marrëdhëniet mes Kosovë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë më të forta se kurrë, duke falënderuar kongresistët për mbështetjen e dy rezolutave në Kongres.

Njëra rezolutë mbështet aspiratat e Kosovës për anëtarësim në NATO, ndërsa tjetra kërkon vazhdimin e pranisë së forcave amerikane në kuadër të KFOR.

Kurti gjithashtu ka ritheksuar kërkesën që Kampi Bondsteel të shndërrohet në bazë të përhershme të ushtrisë amerikane, duke e cilësuar si interes strategjik për sigurinë në rajon.

Në takim u diskutua edhe për njohjet nga katër shtetet mosnjohëse të NATO-s, Marrëveshjen Kornizë për Bashkëpunim në Mbrojtje me SHBA-në dhe procesin për themelimin e Xhandarmërisë së Kosovës.

 

Continue Reading

Lajmet

Dy të mitur theren në Istog, njëri në gjendje kritike

Published

on

By

Dy persona të mitur janë therur me thikë të enjten në Istog, ndërsa njëri prej tyre ndodhet në gjendje kritike dhe është transferuar për trajtim në Qendra Klinike Universitare e Kosovës.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ka bërë të ditur se personi tjetër i lënduar është jashtë rrezikut për jetë.

Sipas Prokurorisë, rasti është cilësuar si “vrasje në tentativë”, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia dhe prokurorja kompetente për të kryer veprimet hetimore.

Autoritetet nuk kanë dhënë më shumë detaje për rastin, pasi bëhet fjalë për persona të mitur./Kosova Press/

Continue Reading

Të kërkuara