Sport
Eufori, gëzime e tragjedi, momente që përcollën historinë e Kampionatit Botëror në futboll
Por cilat janë momentet më kryesore që e përcollën këtë aktivitet sportiv që nga nisja e tij?
Published
4 years agoon
By
Betim GashiUlis Hamiti, student i vitit të tretë në Media dhe Komunikim
Kampionati Botëror në futboll është ndër eventet më kryesore në historinë e të gjithë sporteve. Në fillimin e edicionit të 22-të që nisi këtë të diel në Katar, ai rikthehet pas 4 viteve për të dhuruar, emocione nga më të ndryshmet, yje të rinj, gëzime e zhgënjime. Por cilat janë momentet më kryesore që e përcollën këtë aktivitet sportiv që nga nisja e tij, ku filloi gjithçka dhe se cilat janë disa nga çastet më të mermerizuara të çdo edicioni?
Për të filluar, edicioni i parë u zhvillua në vitin 1930, gati 100 vite më parë. Me edicionin e vitit 2030 Kampionati Botëror do të shënojë një shekull jetë. Atëbotë, pra në vitin 1930, FIFA organizoi një kompeticion mes shteteve që ishin anëtare gjatë asaj kohe, për t’u ndeshur njëra me tjetrën dhe për të parë se kush është më i miri i botës në lojën e bukur të futbollit. Natyrisht duke konsideruar rregullat, një shtet përzgjidhej për të organizuar secilin edicion. Uruguai kishte privilegjin e edicionit hapës. Në këtë garë morën pjesë vetëm 13 shtete, ndryshe nga 32 që e përbëjnë totalin sot. Dhe ishte pikërisht nikoqiri Uruguai, triumfoi në garën e parë duke fituar finalen me 4:2 përballë “Wunderteam“ austriakëve. Trendi i organizmit të kampionatit, vazhdoi që nga atëherë me Italinë më 1934, Brazilin më 1950, Suedinë më 1958, Anglinë më 1966, Gjermaninë më 1974, Argjentinën më 1978, Francën më 1998 dhe Japoninë bashkë me Korenë e Jugut në 2002.

Pas vitit 1930 ishte radha për vitin 1934 ku Italia e cila gjithashtu e organizoi kampionatin e fitoi duke mposhtur Çekosllovakinë (e asaj kohe para ndarjes në 2 shtete) 2:1, por ky rezultat u vu në pikëpyetje pasi Britania e Madhe kishte refuzuar pjesëmarrjen në 2 edicionet e para për shkak se nuk ishin anëtarë në FIFA, si rezultat i mosmarrëveshjeve për pagat që duhet t’i dhurohen lojtarëve jo profesionistë. Prandaj një ndeshje miqësore mes Italisë dhe Anglisë u vendos për të përcaktuar se kush ishte me të vërtetë kampioni i botës, dhe kjo ndeshje ishte takimi ikonik, e quajtura “Beteja e Highbury“ ku Anglia triumfoi 3:2 në një ndër përballjet më të ashpra dhe egra në histori të sportit. Ish-udhëheqësi italian, Benito Mussolini u kishte premtuar lojtarëve të kombëtarës nga një veturë “Alfa Romeo” dhe gjithashtu të mos ishin pjesë e ushtrisë nëse do të fitonin. Italia e mori shumë seriozisht këtë ndeshje kurse Anglia, e cila gjithashtu nuk kishte marrë pjesë në edicionin e lartpërmendur, për shkak të besimit se ishin “shumë të mirë”, në fund italianët e fituan takimin që shumë njerëz e quajtën “finalja e vërtetë e botërorit atë vit”.
Në vitin 1938 ishte sërish Italia që fitoi, kësaj radhe duke mposhtur Hungarinë 4:2 në finale në Francë ku u organizua botërori. Ky kampionat do të ishte i fundit dhe nuk do mbahej për plotë 12 vite për shkak të konflikteve mes shumë vendeve botërore i nxitur nga një austriako-gjerman që vetëm qëllimi që ai kishte për botën ishte po aq skandaloz sa mustaqet e tij, (jam i sigurt dhe besoj tani më e keni idenë se kujt i referohem). Dhe kështu botërori dhe futbolli në përgjithësi, ndaluan dhe askush nuk kishte një ide se kur do të riktheheshin…
Vjen “Die Mannschaft”, por edhe fenomeni Pele
Por me përfundimin e Luftës së Dytë Botërore dhe me rikthimin e normalitetit në të gjithë globin, ishte koha që sërish kampionati botëror të bashkonte kombet dhe futbolli t’i rikthehej normalitetit. Dhe kjo ndodhi, dukshëm, ishin 200 mijë njerëz që ndoqën finale në stadiumin, çfarë më shumë doni që t’ju them…
Brazili ishte shteti që zhvilloi kampionatin kësaj radhe. “Selecao” mund të jetë shteti me më shumti tituj botërorë duke fituar 5 herë, por deri më tani ata nuk e kishin fituar asnjëherë kampionatin dhe kjo ishte mundësia ideale meqë zhvillohej pikërisht në Brazil. Ata arritën në finale ku do të përballeshin me Uruguain dhe çdo kush ishte kurioz për këtë ndeshje. Të gjithë prisnin që Brazili të fitonte, por kjo nuk ndodhi. Me Urugain që fitoi titullin e dytë dhe Brazilin që u mposht 2:1 përballë 200 mijë spektatorëve, në numrin më të lartë ndonjëherë të njerëzve prezent në ndonjë stadium për një ndeshje futbolli. Ky rezultat ishte aq i rëndë saqë u klasifikua si tragjedia e “Maracanos” me Brazilin që dështoi të sillte trofeun në shtëpi.
Në vitin 1954 ishte Zvicra që e zhvilloi kampionatin botëror. Ky edicion ngjashëm me atë që kaloi mbahet mend për një event kryesor, por në vend të tragjedisë ishte një mrekulli pasi Gjermania Perëndimore (e asaj kohe) mposhti Hungarinë e Ferenz Pushkash 3:2 në finale në atë çfarë u quajt “Mrekullia e Bernit”. Në fazën e grupeve Hungaria e kishte shkatërruar Gjermaninë Perëndimore me rezultat 8:3, por në finale ishin gjermanët që u hakmorën duke realizuar 3 herë, pasi Hungaria pati një avantazh prej 2 golash. Në këtë ndeshje u veçua sulmuesi gjerman Helmut Rahn, i cili u inkuadrua specifikisht për shkak të motit jo të mirë dhe e shfrytëzoi në maksimum duke realizuar 2 herë. Rahn që mund të luante vetëm në mot të keq, ishte arma kryesore që i solli “Die Mannschaft” titullin e parë, dhe me këtë rezultat mori fund edhe periudha e Hungarisë, si një ndër skuadrat më të forta në botë.
Në vitin 1958 ishte Suedia që organizoi botërorin (dhe siç mund ta imagjinoni) ishte pikërisht Suedia që arriti deri në finale! Por më pas Brazili dhe më saktësisht një djalosh 17-vjeçar i njohur si Pele i dha fund kësaj skuadre. Pele ishte i talentuar dhe pritej shumë nga ai, por askush nuk e kishte menduar se si do të zhvillonte turneun në Suedi, dhe të gjithë u shtangën kur ai realizoi 2 herë në finale për rezultatin final 4:1 duke u bërë golashënuesi më i ri në histori të finales së kampionatit botëror. Rrugëtimi i Pele vetëm sapo kishte filluar. Megjithatë ky botëror mbahet mend edhe për perfomancat e francezit Just Fontaine, i cili shënoi 13 gola në një edicion të vetëm në botëror, dhe ky rekord ende vazhdon të jetë, dhe gjasat që të thyhet janë pothuajse zero në mënyrën se si luhet futbolli sot. Fontaine kurrë më nuk luajti në ndonjë kampionat tjetër botëror pas atij të vitit 1958, por bëri që çdo kush ta mbante mend.
Qenushi që shpëtoi kampionatin
Në vitin 1962 Brazili sërish mbrojti titullin duke u bërë skuadra e parë dhe e vetme deri më tani që ka arritur të ruaj titullin e kampionit duke fituar radhazi. Ata mposhtën Çekosllovakinë 3:1 duke fituar titullin e 2-të edhe pse Pele nuk luajti shumë për shkak të një lëndimi. Brazili tashmë kishte treguar se ishin skuadra më e fortë sa i përket shteteve. Ndërkohë që kjo ishte hera e fundit që Çekosllovakia arriti në një finale të kampionatit botëror. Kili ishte shteti që e organizoi dhe vetë ata u përfshinë në një nga ndeshjet më skandaloze përballë Italisë e quajtur “Beteja e Santiagos”. Kili fitoi 2:0 dhe arbitri i atij takimi Ken Aston, më vonë bëri një nga zbulimet më të rëndësishme në historinë e futbollit, duke zbuluar kartonët e verdhë dhe kuq. Kjo erdhi si rezultat sepse në këtë ndeshje kishte përleshje, ndërhyrje katastrofale, dhe nuk u morën masat e duhura për ta parandaluar këtë gjë.
Anglia në vitin 1966 fitoi titullin e parë dhe të vetëm në historinë e “3 luanëve” pikërisht në Angli pasi ata vetë e organizuan kampionatin botëror. Por kjo gati nuk ndodhi pasi vetëm disa muaj më parë para se të zhvillohej kompeticioni, dikush vodhi trofeun prestigjioz dhe kishte frikë se turneu duhej të anulohej. Por një qenush i quajtur “Pickles” e gjeti trofeun të fshehur në një gropë e të mbuluar me lecka. Pas aktit heroik të qenushit, botërori u zhvillua dhe Anglia fitoi 4:2 në finale kundër Gjermanisë Perëndimore.

Kjo finale ende vazhdon të jetë çështje diskutimi pasi që goli i 3-të i Anglisë gjykohet të mos ketë kaluar vijën vendimtare të portës, ky ishte goli i avantazhit dhe iu dhurua Jeff Hurst. Ai realizoi edhe një tjetër në fund për të kompletuar 3 golëshin e tij, dhe për të fundosur Gjermaninë. Hurst është ende lojtari i vetëm që ka realizuar 3 gola në një finale të Kampionatit Botëror. Kështu Gjermania u mposht, por ajo do të hakmerrej shumë vite më vonë kundër Anglisë.
Zbulimi i kartonëve të verdhë e të kuq
Në vitin 1970 Brazili u bë skuadra e parë që fitoi kampionatin botërorë për të tretën herë. Në Meksikë, ata mposhten 4:1 Italinë. Duke qenë i lënduar në vitin 1962 Pele ishte i vendosur të rikthehej tek niveli më i lartë, ashtu si në 1958. Dhe ai bëri pikërisht këtë duke shënuar një ndër golat më të bukur në finale kundër italianëve dhe duke asistuar edhe 2 për bashkëlojtarët. Pele u bë dhe vazhdon të jetë lojtari i vetëm që ka fituar kampionatin botëror 3 herë.
Viti 1974 ishte një ndër vitet më interesante për Kampionatin Botëror. Holanda e Rinus Michels implementoi atë çfarë shumë e quajtën “Total Football”, një strategji aq revolucionare sa që edhe sot ende mund të gjendet te klubet holandeze në disa forma. Michels kishte në dispozicion lojtarë perfekt për këtë plan që i funksionoi për mrekulli. Me Johan Cruyff dhe Johan Neeskens, Holanda pritej të fitonte, por që përralla e tyre shpejt do të shndërrohej në tragjedi. Finalja e këtij botërori në shumë mënyra mund të krahasohet me atë të vitit 1954, një skuadër më strategji të paparë deri në atë pikë duke qenë protagonisti kryesorë dhe një tjetër e pa mbështetur dhe jo e favorizuar nga shikuesit e cila në fund ia del të mposhtë heroin dhe vetë bëhet e tillë. Ishte Gjermania Perëndimore që sërish pati këtë detyrë dhe ia doli duke fituar 2:1 përballë Holandës, ndonëse holandezët morën avantazhin pas vetëm 1 minute lojë falë Johan Neeskens, ndërsa gjermanët as që e kishin prekur ende topin. U duk se Holanda e kishte fituar ndeshjen, por golat nga 2 legjendat Paul Breitner dhe Gerd Muller, shokuan gjithë botën dhe i dhuruan titullin e dytë Gjermanisë Perëndimore, e për Holandën ishte finalja e parë, por jo edhe e fundit që ata humbën.
Në vitin 1978 në skuadër tjetër e Amerikës Latine fitoi titullin e parë dhe ajo ishte Argjentina e cila theu Holandën sërish 3:1 dhe pse Holanda nuk e kishte Johan Cruyff që kishte lënë reprezentacionin për arsye personale. Sidoqoftë Argjentina ia doli të fitonte dhe Holanda sërish pësoi disfatë duke u bërë kështu skuadra e parë që humbi në 2 finale radhazi.
Goditja që theu tre dhëmbë
Botërori i vitit 1982 ishte i çuditshëm. Kishte shumë skuadra që pritej të sfidonin për të fituar, Brazili me Socrates dhe Zico, Italia me Rossi, Gentile, Zoff, Argjentina me të riun Diego Maradona, Polonia me Boniek etj. Por kishte edhe skandale pasi në fazën e grupeve Gjermania Perëndimore dhe Austria kalkuluan mirë rezultatin që iu duhej për të eliminuar Algjerinë e cila kishte zhvilluar takimin e 3-të të grupit më parë. Ato luajtën me rezultatin ideal dhe eliminuan skuadrën afrikane dhe kjo çoi deri në ndryshimin e rregullave që ndeshjet finale të grupit të zhvillohen në kohën e njëjtë që të evitohet mundësia për “kurdisjen e ndeshjeve”. Në një ndër ndeshjet më interesante ishte ajo mes Italisë dhe Brazilit që përfundoi në favor të Italisë dhe ajo skuadër e Brazilit ende konsiderohet si një ndër më të talentuarat që nuk fituan dot një titull. Gjysmëfinalja mes Gjermanisë Perëndimore dhe Francës ishte me dramë dhe incidente. Portieri Harold Schumaker pasi doli për të kapur topin, vendosi të shndërrohej në një mundës për një çast dhe e la pa vetëdije mbrojtësin francez, Patrick Battiston. Battinson mbeti pa 3 dhëmbë, ishte në komë dhe ende sot vazhdon të ketë dhimbje në pjesën e vertebrës dhe Schumaker as nuk u ndëshkua. Në një fletëvotimi, Schumaker doli si njeriu më i urryer në Francë, duke e mposhtur edhe atë njeriun me mustaqet skandaloze që deshi të shkatërronte gjysmën e botës, një ndërlidhje e bukur apo jo? Në fund Gjermania shkoi në finale pas penalltive dhe u takua me Italinë ku u mposht 3:1. Dino Zoff, portieri i Italisë u bë lojtari më në moshë që fitoi titullin e Kampionit Botëror në moshën 40 vjeçare.
Viti 1986 pa rikthimin e Argjentinës te suksesi ku ata mposhtën 3:2 Gjermaninë Perëndimore në finale, por ndeshja që përkujtohet më shumë ishte çerekfinalja mes Anglisë dhe Argjentinës, ku Diego Maradona tregoi se përse ishte lojtari më i mirë në botë në atë kohë, duke shënuar një ndër golat më të pabesueshëm ndonjëherë tek e mposhti gardianin Peter Shilton në ajër për të realizuar me kokë dhe pse e kishte prekur topin me dorë dhe goli qëndroi. Pasi Anglia kishte barazuar për 1:1, Maradona shënoi golin më të bukur të shekullit 20-të (ashtu siç u votua nga FIFA) ku për një moment ai e bëri mbrojtësin e Anglisë Terry Butcher të dukej sikur një fëmijë duke e parakaluar 2 herë. Ndërkohë që gjithashtu ai e la portierin Peter Shilton të shtrirë në fushë duke e dërguar topin në rrjetë . Aq shumë ishin mahnitës këta 2 gola të “El Diego“ sa që vetë mediat angleze, edhe pasi Maradona ka vdekur, ende vazhdojnë ta kritikojnë duke supozuar se Maradona mashtroi dhe i vodhi Anglisë mundësinë për të vazhduar më tutje.

Në vitin 1990 u zhvillua Kampionati Botëror legjendar. “Italia 90“ konsiderohët nga shumë njohës si edicioni më kualitativ dhe më i fortë në histori, edhe pse kjo ka hapësirë për t’u debatuar. Nuk mohohen shtetet dhe lojtarët të cilët ishin pjesë e këtij edicioni: Gary Lineker, Paul Gascoigne, Lothar Matthaus, Roger Milla, Rudi Voller, Andras Brehme, Claudio Connigia etj. Pikëpyetja ishte mbi Anglinë, sepse me incidentin e Heysel në finalen e Kupës Evropiane në vitin 1985 mes Liverpoolit dhe Juventusit, klubet angleze u dënuan për 5 vite dhe nuk morën pjesë në garat evropiane për atë kohë, pra pritej të shihej se si lojtarët do të performonin në një rikthim në botëror. Anglia kishte frikë nga përballjet me penallti dhe ishte pranë tyre në ndeshjen e parë eliminatore përballë Belgjikës, por David Platt shënoi në minutën e 120 për 1:0, dhe Anglia vazhdoi në çerekfinale ku do të përballej më Kamerunin. Kameruni kishte avantazhin pranë fundit të ndeshjes por Anglia e përmbysi rezultatin 3:2 falë Gary Lineker që e barazoi në minutën e 83-të dhe shënoi golin e fitores sërish në minutën e 105 së kohës shtesë. Kameruni u bë skuadra e parë nga Afrika që arriti në çerekfinale dhe ende kjo është faza më e lartë që një shtet afrikan ka arritur në botëror. Në anën tjetër Anglia sërish kishte arritur të mos shkonte në penalti, por gjysmëfinalet do të ishin një sfidë e vërtetë. Në atë fazë i priste Gjermania Perëndimore shumë pranë bashkimit pas rënies së murit të Berlinit më 10 nëntor të vitit 1989. Tashmë në gjysmëfinale përballë Anglisë ata ishin favoritë, por Anglia vetë ishte e vendosur me Paul Gascoigne që të arrinte finalen. Ndeshja ishte intensive, kishte mundësi nga të 2 skuadrat. Gjermania arriti avantazhin dhe sërish Anglia barazoi me Gary Lineker. Në kohën shtesë, Paul Gascoigne u ndëshkua me të verdhë dhe nuk do të luante në finale edhe nëse Anglia do të vazhdonte. Lotët e tij u shndërruan në një moment tjetër historik. Por kësaj radhe do të ishin penalltitë që do të vendosnin finalistët dhe Gjermania fitoi përballë Anglisë. Në ndeshjen tjetër Argjentina e mposhti Italinë po me penallti për të vazhduar në finale. Dhe në fund ishe Gjermania Perëndimore e cila fitoi 1:0. Andreas Brehme nga penaltia dërgoi topin në portë.
Penaltia e famshme e Baggio
Në vitin 1994, Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin përzgjedhur për botërorin dhe kësaj radhe Bullgaria e Hristo Stoichkov ishte skuadra që befasoi shumë njerëz duke arritur deri në gjysmëfinale, Rumania ndaloi Argjentinën që nuk e kishte më Diego Maradonën, pasi ai u largua pas ndeshjes me Greqinë për shkak se ishte zbuluar se kishte përdorur substanca të cilat ndihmojnë në përmirësimin e perfomancave sportive. Në anën tjetër ishte Italia me Roberto Baggion që arriti në finale falë golave të sulmuesit Italian, ku u përballën me Brazilin që kishte në dispozicion Romarion dhe Bebeton. Finalja ishte drithëruese, një betejë titanësh për 120 minuta lojë bashkë me vazhimet, por që nuk pati gola. Para fillimit të Kampionatit Botëror, Baggio ishte takuar me një parashikues fati i cili i tha se çdo gjë do të vendosej me një gjuajtje të vetme topit. Pas një seri penaltish të humbura nga të 2 skuadrat, ishte Baggio që duhej të shënonte për ta mbajtur Italinë në lojë dhe shpresën e dashamirësve, por goditja e tij shkoi lart dhe Brazili festoi titullin e parë që nga viti 1970. Penaltia e Baggios mbetet një nga momentet kryesore gjatë historisë së botërorit dhe një ndër momentet më të trishta ku brazilianët festuan rreth tij ndërkohë që ai ishte ulur në fushë i mposhtur e i trishtuar.

Në vitin 1998 kampionati u mbajt në Francë dhe ishte Franca e cila fitoi përballë Brazilit në finale 3:0. Franca kishte lojtarë fenomenal kudo, por Brazili pritej të arrinte fitoren përballë “Les Bleus”. Pak orë para fillimit të finales Ronaldo Nazario pësoi një sulm ku për pak sa nuk përpiu gjuhën, por u shpëtua nga shokët e skuadrës. Pavarësisht kësaj Ronaldo luajti në finale por ishte jo efektiv, pasi Franca e udhëhequr nga Zinedine Zidane, kapi trofeun e parë në historinë e saj.
Viti 2002 pa 2 shtete që kishin përgjegjësinë e mbajtjes së Kampionatit Botëror. Japonia dhe Korea e Jugut. Ky kampionat pa rikthimin e Ronaldos pasi ai gjatë 2 viteve para botërorit ishte përballur me lëndime mjaft serioze. Ronaldo shënoi 8 gola, 2 nga ta në finale përballë Gjermanisë ku Brazili fitoi titullin e 5-të dhe të fundit me rezultat 2:0. Por Gjermania kishte sulmuesin Miroslav Klose i cili ishte 12 vite larg historisë. Megjithatë ky kampionat pa Korenë e Jugut e cila arriti gjysmëfinalet ku u eliminua përballë Gjermanisë 1:0 me një gol të Michael Ballack. Gjykimi i ndeshjeve të Koresë së Jugut ishte temë diskutimi pasi Italia dhe Spanja ikën në shtëpi, falë disa vendimeve nga arbitra që ende sot trajtohen dhe provojnë të gjejnë se çfarë pikërisht ndodhi.
Goditja e Zidane ndaj Materazzit
Botërori i vitit 2006 ishte special. Gjermania e organizoi dhe kjo erdhi pas një periudhe të pasigurisë në Gjermani, skuadra edhe pse kishte arritur finalen në vitin 2002 nuk kishte lojtarë aq të fortë sa disa skuadra të tjera: Italia, Brazili, Franca. Megjithatë ata ishin të motivuar për të fituar dhe arritën deri në gjysmëfinale ku Italia kishte nevojë për një gol të Fabio Grossos në fund të kohës shtesë për të gjetur avantazhin. Ky botëror gjithashtu konsiderohet si ai me standardet më të larta. Qoftë për Italinë nën drejtimin e Marcello Lippi, Zinedine Zidane në garën e fundit si futbollist profesionist, golin e Ronaldo Nazarios që e shndërroi në golashënuesin më të mirë në histori të kampionatit botëror apo ndeshja mes Portugalisë dhe Holandës që pa një rekord kartonësh me 16 të verdhë dhe 4 të kuq mes 2 skuadrave. Botërori i vitit 2006 ofroi shumë. Finalja e tij u pa nga plot 750 milionë njerëz që e ndoqën duke u bërë eventi sportiv më i shikuar ndonjëherë.

Franca dhe Italia u takuan njëra me tjetrën dhe Marco Materazzi ishte ai që udhëhoqi Italinë drejt suksesit. Zidane gjithë kampionatin kishte treguar talentin e tij edhe pse kishte thënë se do të largohej nga futbolli pas përfundimit. Golat e tij e ndihmuan Francën në finale, dhe ai i dha avantazhin me penaltinë më të bukur në historinë e finales së botërorit, por Marco Materazzi barazoi 15 minuta më vonë. Ndeshja pa momente fantastike, ishte pritja e Gianluigi Buffon golat e realizuar, por në kohën shtesë, Materazzi provokoi lojtarin më të rëndësishëm të Francës, Zidane. Dhe ai iu përgjigj duke e goditur me kokë në gjoks. Zidane u largua me karton të kuq dhe Italia fitoi në penalti për titullin e 4-tërt. Imazhi i Zidane që qëllon Materazzin ishte aq ikonik saqë u shndërrua në një monument në formë statuje. Italia fitoi 5-3 në penallti me Fabio Grosson sërish hero, duke realizuar penaltinë vendimtare. Me golin kundër Ganës, Ronaldo parakaloi gjermanin Gerd Muller si golashënuesi më i mirë në histori të kampionatit botëror me 15 gola.
Viti 2010 pa Afrikën e Jugut që organizoi botërorin, gjithashtu kishte këngën më të bukur hapëse të çdo botërori në histori, bëhet fjalë për K’NAAN – Wavin Flag. Vuvuzelat ishin kudo në stadium dhe ishte koha edhe për një edicion tjetër. Spanja fitoi titullin e parë në histori përballë Holandës që tashmë humbi finalen e tretë dhe është shteti i vetëm që ka humbur 3 finale të kampionatit botëror dhe nuk ka fituar asnjëherë. Megjithatë ngjashëm me botërorin e vitit 1982 ky botëror mund të quhet fillimi i ndryshimit të disa rregullave në sportin e futbollit. Si fillim ishte ndeshja mes Anglisë dhe Gjermanisë. Në fillim u përmend se Anglia fitoi në vitin 1966 në rrethana të dyshimta dhe se Gjermania po priste për hakmarrje. Ajo erdhi në formën e takimit në fazën e 1/8-tave mes këtyre 2 shteteve. Gjermania pritej të vazhdonte por Anglia edhe pse ishte prapa mendoi se e kishte barazuar rezultatin kur Frank Lampard me një super goditje e dërgoi topin prapa Manuel Neuer, kësaj radhe topi kishte kaluar vijën qartë por arbitri nuk e pa dhe goli u anulua. Gjermani fitoi 4:1 në fund dhe Anglia u ndal. Në çerekfinalen mes Uruguait dhe Ganës në fund të kohës shtesë Luis Suarez zëvendësoi Fernando Muslera në portë dhe vendosi të përdorte duart në vend të këmbëve për ta bllokuar topin që po shkonte drejt portës. Penaltia ishte për Ganën, por Asamoah Gyan goditi shtyllën horizontale. Suarez festoi larg fushës pasi ishte larguar me të kuq dhe ndeshja shkoi në penalti, ku Uruguai fitoi 4:2 dhe vazhdoi në gjysmëfinale. Kjo peformancë e Ganës ishte hera e tretë pasi që edhe Senegali kishte arritur çerekfinalet me ndihmën e sulmuesit El Hadji Diouf në 2002, që një skuadër afrikane arriti në çerekfinale dhe ishte hera më e mirë për të arritur në gjysmëfinale.
Koha për “Goal line technology”
Në finale Spanja e Vicente Del Bosque luante futbollin më modern me posedimin e vazhdueshëm të topit dhe askush nuk kishte kundërpërgjigje. Holanda e cila nuk kishte lojtar me teknikë si Spanja vendosi që vetëm t’i godiste lojtarët e Spanjës me shpresën se do të gjenin golin. Johnny Heitinga u ndëshkua me të kuq, por Nigel De Jong duhej të ishte ndëshkuar vetë me të kuq kur ai vendosi të godiste me këmbë Xabi Alonson direkt në gjoks, për të cilin u ndëshkua me të verdhë. Andres Iniesta shënoi në minutën e 115-të në kohën shtesë dhe Spanja fitoi titullin e parë botëror. Ky botëror çoi deri në zbulimin e “Goal line technology“ që tashmë është pjesë e rregullt e sportit kudo dhe gjithashtu ishte thirrje për një sistem tjetër, i cili do të analizonte incidentet kryesore për të ardhur në një vendim final, nëse vendimi i parë nuk ishte i saktë. Bëhet fjalë për sistemin VAR apo “Video Assistant Referee“.
Në vitin 2014 Kampionati Botëror u zhvillua në Brazil. Para 64 vitesh Brazili kishte organizuar kampionatin botëror por kishte humbur në finale përballë Uruguain. Besimi ishte i lartë se “Selecao” mund të arrinin suksesin në atdhe dhe të sillnin trofeun. Por askush nuk e kishte menduar se çfarë do të ndodhte. Gjermania kishte shpenzuar 10 vite duke ndërtuar një grup lojtarësh që luajnë për njëri-tjetrin dhe janë të gatshëm të bëjnë çdo gjë për skuadrën. Brazili e nisi mirë por lojtari kryesor ishte Neymar Jr. i cili e ndihmoi Brazilin deri në gjysmëfinale. Pas lëndimit të tij në çerekfinale përballë Kolumbisë, Neymar nuk do të luante në gjysmëfinale, ku Brazili do të përballej me Gjermaninë. Ishte një ndeshje 12 vite pas finales ku Brazili fitoi 2:0 dhe një mundësi për Gjermaninë që të vazhdonte më tutje. Gjermania shfrytëzoi faktin se Brazili ishte hutuar pas humbjes së Neymar dhe e mposhti 1:7 ku u shënuan 5 gola brenda 30 minutave. Për të përkeqësuar gjërat për brazilianët, Miroslav Klose shënoi golin e 16-të pikërisht përballë Brazilit, për t’u bërë top golashënuesi në histori të Kampionatit Botëror. Në finale Gjermania kishte përballë një kundërshtar të cilin e njihnin, Argjentinën. Falë golit të Mario Gotze në kohën shtesë Gjermania fitoi 1:0 dhe Argjentina për herë të tretë pasi që në 2 edicionet paraprake ishte eliminuar nga Gjermania në çerekfinale pësoi disfatë.
Botërori i vitit 2018 u zhvillua në Rusi. Franca mposht Kroacinë që vetë morri pjesë në finalen e parë 4:2 për titullin e 2-të. Ky botëror gjithashtu u konsiderua si një nga më të mirët sa i përket futbollit pasi vetëm një nga të gjitha ndeshjet e zhvilluara përfundoi 0:0, ishte takimi mes Francës dhe Danimarkës. Kroacia u bë skuadra e parë në histori të botërorit që fitoi 2 ndeshje me penalti radhazi, përballë Danimarkës në 1/8, dhe Rusisë në çerekfinale, ndërkohë që vetë Anglinë e mposhtën në kohën shtesë 2:1. Por në finale Franca ishte shumë e fortë për t’u përballuar pasi vetë ka një gjeneratë të artë lojtarësh dhe kështu grupi i udhëhequr nga Didier Deschamps u shpall kampion. Kylian Mbappe me golin e realizuar u bë adoleshenti i dytë, pas Pele 60 vite më parë, që realizoi në finalen e kampionatit botëror.
Dhe tashmë jemi në këtë botëror, që po mbahet në Katar. Është hera e parë që një skuadër reprezentuese zhvillon botërorin e parë në histori kur nuk është kualifikuar më parë. Katari do të jetë në grupin A dhe nuk do ta ketë të lehtë pavarësisht se grupi i Katarit duket më i lehti për të arritur kualifikimin. Franca, Gjermania, Brazili, Argjentina janë disa nga ato që pritet të luftojnë, por nuk duhet nënvlerësuar asnjë shtet pasi që Kampionati Botëror tregon gjithmonë se çdo kush mund të jetë hero kur në pyetje janë ngjyrat e shtetit tënd.
Disa fakte interesante
Roger Milla është golashënuesi më në moshë tek një edicion botëror, ai e arriti këtë kundër Rusisë në moshën 42-vjeçare në vitin 1994.
Essam El Haddary është lojtari më në moshë që ka luajtur në një ndeshje në kampionatin botëror, ai e arriti këtë në edicionin e vitit 2018 përballë Arabisë Saudite tek ishte 45 vjeç e 161 ditë, gjithashtu ai priti një penalti.
Goli më i shpejtë i shënuar në një edicion botëror është ai i turkut Hakan Sukur kundër Koresë së Jugut më 29 qershor 2002, pas vetëm 11 sekondave lojë.
Graham Poll një arbitër anglez në edicionin e vitit 2006 i dhuroi 3 kartonë të verdhe mbrojtësit kroat Josip Simunic, në një ndeshje përballë Australisë. Poll kishte harruar se e kishte ndëshkuar Simunic për herë të parë dhe nuk reagoi kur i dhuroi të dytin, pasi e ndëshkoi për herë të tretë ai më në fund e largoi me të kuq. Poll u pensionua nga gjykimet e ndeshjeve një vit më vonë.
Gjermania ka pësuar disfatë në 3 finale njëjtë si Holanda, por ka fituar 4 tituj.
Brazili dhe Gjermania kanë kontestuar numrin e njëjtë të finaleve me 7.
Brazili gjithashtu është shteti që asnjëherë nuk ka dështuar të kualifikohet për një edicion të kampionatit botëror.
Brazili, Meksika dhe Italia janë shtet që e kanë organizuar Kampionatin Botëror më shumë, nga 2 herë më saktësisht. Meksika do të organizojë kampionatin për herë të tretë në vitin 2026 bashkë me Amerikën dhe Kanadanë, do të jetë hera e dytë për Amerikën dhe e para për Kanadanë.
Sport
Spanja–Belgjika, beteja që ndal frymën në Botëror
Published
2 days agoon
July 10, 2026By
UBTNews
Kupa e Botës 2026 vazhdon të dhurojë emocione, ndërsa sonte vëmendja e gjithë botës së futbollit do të jetë e përqendruar te superpërballja mes Spanjës dhe Belgjikës, një duel që shumë e cilësojnë si “finale para finales”.
Dy nga kombëtaret më cilësore të turneut do të zbresin në fushë në orën 21:00, me vetëm një objektiv: sigurimin e një vendi në gjysmëfinale.
Spanja vjen në këtë sfidë me moral të lartë, pasi eliminoi Portugalinë me një fitore minimale 1-0, duke dëshmuar edhe një herë forcën dhe organizimin e saj. Në anën tjetër, Belgjika dha një sinjal të qartë për rivalët, duke shkatërruar Shtetet e Bashkuara me rezultatin bindës 4-1.
Përballja pritet të jetë një betejë taktike mes dy skuadrave të mbushura me yje, ku çdo gabim mund të kushtojë shtrenjtë. Ritëm i lartë, duele të forta dhe futboll spektakolar janë elementet që premtojnë një nga ndeshjet më të bukura të këtij Botërori.
Fituesi i këtij dueli do të përballet në gjysmëfinale me Francën, e cila tashmë ka siguruar kualifikimin, duke e bërë edhe më të madhe peshën e kësaj sfide.
Gjithçka është gati për 90 minuta që premtojnë spektakël. Mbetet të shihet nëse do të festojë “Furia e Kuqe” apo “Djajtë e Kuq” belgë.
D.L
Sport
Klopp zbulon prapaskenat: Liverpooli ishte shumë pranë transferimit të Kylian Mbappes
Published
2 days agoon
July 10, 2026By
UBTNews
Jurgen Klopp ka zbuluar se Liverpooli ishte shumë pranë transferimit të Kylian Mbappes në fillimet e karrierës së sulmuesit francez, duke rrëfyer prapaskenat e një operacioni që, sipas tij, ishte më i madhi në historinë e klubit në atë periudhë.
Ish-trajneri i “The Reds”, gjatë një paraqitjeje si analist në kanalin gjerman Magenta TV për ndeshjen Francë–Marok në Kupën e Botës 2026, tregoi se drejtuesit e Liverpoolit kishin bërë një përpjekje të jashtëzakonshme për ta bindur Mbappen të zgjidhte “Anfieldin”, kur ai ishte ende pjesë e Monacos.
“Ky ishte transferimi më i shtrenjtë në të cilin investoi Liverpooli. Fluturuam nga Blackpool në Nice, ku e gjithë familja Mbappe u bashkua me ne në një avion privat. Kaluam kohë së bashku, biseduam, darkuam dhe zhvilluam takime larg syrit të publikut. Ishte një eksperiencë fantastike… por në fund ai zgjodhi Parisin”, rrëfeu Klopp.
Pavarësisht përpjekjeve të klubit anglez, gara për nënshkrimin e talentit francez u fitua nga Paris Saint-Germain. Në verën e vitit 2017, klubi parisien e transferoi Mbappen nga Monaco në një marrëveshje fillestare huazimi, ndërsa një vit më vonë aktivizoi blerjen përfundimtare për 180 milionë euro, duke e bërë atë një nga transferimet më të shtrenjta në historinë e futbollit.
Pas shtatë sezonesh të suksesshme te PSG, Mbappe realizoi ëndrrën e tij në verën e vitit 2024, kur iu bashkua Real Madridit si lojtar i lirë.
Sulmuesi francez nuk e ka fshehur asnjëherë respektin dhe admirimin për Liverpoolin dhe Jurgen Kloppin. Në një intervistë për BBC Sport në vitin 2020, ai e cilësoi skuadrën angleze si një nga më të mirat në botë.
“Ajo që po bën Liverpooli është e mahnitshme. Ata funksionojnë si një makinë, kanë gjetur ritmin e tyre dhe gjithçka duket e lehtë kur i shikon, edhe pse nuk është aspak kështu. Luajnë çdo tre ditë dhe vazhdojnë të fitojnë. Janë një ekip fantastik me një trajner të shkëlqyer”, kishte deklaruar Mbappe.
Dy vite më vonë, në vitin 2022, francezi konfirmoi se kishte pasur kontakte me Liverpoolin, por theksoi se bisedimet nuk kishin avancuar shumë.
“Folëm pak me Liverpoolin, por jo shumë. Në fund gjithçka ishte mes Real Madridit dhe PSG-së. Kam folur me Liverpoolin sepse e kuqja është ngjyra e preferuar e nënës sime dhe ajo e do Liverpoolin. Nuk e di pse, por është e vërtetë. U takuam edhe kur isha te Monaco. Është një klub i madh”, kishte thënë ai.
Rrëfimi i Kloppit hedh dritë mbi një nga transferimet që mund ta kishte ndryshuar historinë e Liverpoolit. Edhe pse marrëveshja nuk u realizua, interesimi i klubit anglez për Mbappen ishte real dhe shumë më i avancuar sesa ishte bërë i ditur publikisht.
D.L
Sport
Franca eliminon Marokun dhe siguron biletën për në gjysmëfinale të Kupës së Botës
Published
2 days agoon
July 10, 2026By
UBTNews
Kombëtarja e Francës ka siguruar një vend në gjysmëfinalen e Kupës së Botës, pasi mposhti Marokun me rezultatin pastër 2:0 në ndeshjen e parë çerekfinale të zhvilluar në Boston. Ndeshja u vendos në pjesën e dytë, ku sulmi francez u tregua sërish mjaft efikas në momentet kryesore, duke thyer dy herë rresht mbrojtjen e herizonit afrikan dhe duke bërë që Franca tani të presë fituesin e duelit mes Spanjës dhe Belgjikës.
Sfida nisi me një presion të lartë të francezëve, por portieri i Marokut, Yassine Bounou, bëri një paraqitje të jashtëzakonshme në pjesën e parë. Ai u bë protagonist kryesor duke pritur edhe një penallti të Kylian Mbappe-s në minutën e 28-të. Megjithatë, rezistenca marokene zgjati deri në minutën e 60-të, kur po i njëjti Mbappe gjeti rrugën e rrjetës me një gjuajtje të fuqishme, duke realizuar golin e tij të tetë në këtë turne, shifër kjo që e barazon atë me Lionel Messin.
Goli i parë i hapi rrugë dominimit të Francës, që vetëm gjashtë minuta më vonë dyfishoi shifrat. Ishte sërish Mbappe ai që ndërtoi aksionin, duke asistuar saktë për fituesin e “Topit të Artë”, Ousmane Dembele, i cili shënoi një gol mjaft të bukur për 2:0. Edhe pse Mbappe u detyrua të linte fushën i lënduar në minutën e 77-të, Maroku e pati të pamundur të reagonte apo të rrezikonte triumfin e francezëve. Me këtë rezultat, Maroku i jep lamtumirën Botërorit, duke përsëritur të njëjtin fat si në Katar në vitin 2022, ku u eliminuan po nga Franca me të njëjtat shifra. /E. A/
Sport
Franca dhe Maroku përballen sonte për një vend në gjysmëfinale
Published
3 days agoon
July 9, 2026By
UBTNews
Franca dhe Maroku do të përballen sonte në çerekfinalen e Kupës së Botës, në një duel që pritet të jetë ndër më interesantët e kësaj faze të turneut.
Ndeshja zhvillohet nga ora 22:00, ndërsa të dyja kombëtaret synojnë kualifikimin në mesin e katër skuadrave më të mira të Botërorit.
Franca vjen në këtë takim pas fitores minimale ndaj Paraguait në fazën e 1/8-tës, ndërsa Maroku siguroi kualifikimin duke mposhtur bindshëm Kanadanë.
Francezët konsiderohen favoritë falë përvojës dhe cilësisë së skuadrës, por Maroku ka dëshmuar gjatë këtij Botërori se është një kundërshtar i fortë dhe i gatshëm të befasojë çdo rival.
Të dy kombëtaret synojnë një vend mes katër skuadrave më të mira të Botërorit, në një ndeshje që pritet të dhurojë rivalitet të madh dhe emocione deri në fund.
D.L
United Hospital me një surprizë të veçantë për gratë nga diaspora: Kujdes shëndetësor i avancuar për çdo etapë të jetës
Ditari: Lajmet kryesore që shënuan datën 12 korrik 1993-1998?
USA Today: UBT, “Silicon Valley i Ballkanit”, në qendër të raportit për suksesin ekonomik të Kosovës
Ditari: Lajmet kryesore që shënuan datën 11 korrik 1993-1998?
United Hospital kujdeset për shëndetin e mërgimtarëve me pako ekskluzive të kontrolleve mjekësore
Rekord i regjistrimeve në UBT: Mbi 2 mijë studentë regjistrohen që në ditët e para
Përfundoi me sukses Akademia Ndërkombëtare Verore në Shkencat Mjekësore 2026
Spanja–Belgjika, beteja që ndal frymën në Botëror
Policia nis fushatën “Mirë se erdhët në Republikën e Kosovës!”, apel për kujdes në trafik gjatë sezonit veror
Të kërkuara
-
Lajmet nga UBT1 month agoStudentët e vitit të tretë në UBT prezantojnë ekspozitën përfundimtare “The Graduets”
-
Lajmet1 month agoProfesorët e UBT-së publikojnë studim mbi përdorimin e antibiotikëve gjatë pandemisë në revistën prestigjioze “Pharmacoepidemiology”
-
Sport1 week agoKane me dy gola dërgon Anglinë në 1/8 e finales, tani e pret Meksika
-
Lajmet5 days agoStudimi i studentit të UBT-së publikohet në revistën ndërkombëtare të indeksuar në Scopus

