Aktualitet

Etiopia s’i pyet Egjiptin e Sudanin, nis mbushjen e digës gjigante në Nilin e Kaltër

Published

on

Ministri i Ujitjes i Egjiptit tha të hënën se ka marrë njoftim zyrtar nga Etiopia se ky shtet e ka nisur mbushjen e rezervuarit prapa digës gjigante për vitin e dytë radhazi.

Përmes një deklarate, ministri Mohamed Abdel Aty tha se Egjipti e ka informuar Etiopinë për kundërshtimin kategorik të këtij veprimi, të cilin e vlerëson si kërcënim për stabilitetin rajonal, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

Etiopia thotë se diga e saj në Nilin e Kaltër është jetike për zhvillimin ekonomik dhe ofrimin e energjisë elektrike për popullsinë e saj.

Egjipti këtë digë e sheh si kërcënim të madh për furnizimin me ujë të Nilit, në të cilin varet pothuajse tërësisht. Sudani, nëpër të cilin gjithashtu rrjedh Nili, ka shfaqur shqetësim për sigurinë e digës dhe për ndikimin që ajo do të ketë në digat dhe qendrat sudaneze për menaxhimin e ujit.

Zëdhënësi i Ministrisë së Ujitjes në Egjipt tha se vëllimi i ujit të grumbulluar do të varet nga sasia e reshjeve në Etiopi. “Ne nuk do të shohim ndonjë efekt tani në Nil. Kemi një muaj ose një muaj e gjysmë para nesh”, tha Mohamed Ghanim.

Egjipti dhe Sudani kanë nisur një fushatë diplomatike për një marrëveshje ligjërisht të obligueshme rreth operimit të digës gjigante, por bisedimet mes tri shteteve kanë ngecur disa herë.

Pritet që kjo çështje të diskutohet të enjten edhe në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Ministri egjiptian tha se i ka shkruar këtij organi të lartë për ta informuar rreth zhvillimeve të fundit.

Lajmet

Pritje deri në dy orë e gjysmë në kufi: Merdara dhe Dheu i Bardhë më të ngarkuarat

Published

on

By

Fluksi i automjeteve në disa pika të kalimit kufitar të Kosovës është rritur ndjeshëm, ku pritjet për të dalë nga vendi arrijnë deri në 140 minuta.

Sipas të dhënave të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pika më e ngarkuar mbetet Merdara, ku në dalje pritet nga 120 deri në 140 minuta, ndërsa në hyrje pritja është rreth 10 minuta. Ngarkesë e ngjashme paraqitet edhe te Dheu i Bardhë, ku pritja për të dalë nga Kosova arrin deri në 80 minuta.

Pikat e tjera kufitare paraqesin situatë më të qetë:

Jarinjë: 10 minuta pritje si në hyrje, ashtu edhe në dalje.

Vërmicë: 3 deri në 5 minuta në të dyja drejtimet. Pikat e tjera (Bërnjak, Hani i Elezit, Kulla, Muçibabë, Mutivodë, Stançiq, etj.)

Qarkullimi po zhvillohet pa pengesa, me pritje minimale prej 1 deri në 5 minuta.

Autoritetet u bëjnë thirrje udhëtarëve që të informohen mbi gjendjen në kufi përpara nisjes dhe të shfrytëzojnë pikat alternative për të shmangur kolonat e gjata.

Continue Reading

Lajmet

Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në 12 vendpunishte në pesë komuna

Published

on

By

Inspektorati Qendror i Punës (IQP) ka ndërprerë punimet në 12 vendpunishte në komunat Skenderaj, Mitrovicë, Vushtrri, Prizren dhe Ferizaj, pas kontrolleve të kryera për zbatimin e legjislacionit të punës dhe sigurisë në punë.

Gjatë inspektimeve, zyrtarët konstatuan shkelje të rënda ligjore që vinin në rrezik të drejtpërdrejtë jetën dhe shëndetin e punëtorëve. Për këtë arsye, punimet janë bllokuar deri në eliminimin e plotë të parregullsive dhe plotësimin e standardeve të sigurisë.

Sipas njoftimit, ky aksion synon parandalimin e aksidenteve në punë, ndërsa rifillimi i punimeve do të lejohet vetëm pas verifikimit të ri nga inspektorët. Inspektorati paralajmëroi se kontrollet do të vazhdojnë me intensitet të lartë në të gjithë vendin./E.A/

Continue Reading

Lajmet

Plagoset një grua nga plumbi qorr në Lipjan, dërgohet në QKUK

Published

on

By

Një grua është plagosur nga një plumb qorr mbrëmjen e së enjtes në Lipjan.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00, ku e dëmtuara është qëlluar në trup.

Për shkak të lëndimeve të marra, ajo është dërguar menjëherë për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Policia e ka cilësuar rastin si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Të shtëna me armë para një lokali në Prishtinë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për një rast të përdorimit të armës, i cili ka ndodhur mesnatën e së enjtes në Prishtinë.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, një grua ka njoftuar se një burrë i panjohur ka shtënë tre herë me armë zjarri në ajër përballë lokalit të saj dhe më pas është larguar me shpejtësi.

Njësitet policore kanë dalë në vendngjarje, ku kanë gjetur dhe sekuestruar tri gëzhoja. Rasti po hetohet nga organet e rendit./E.A/

Continue Reading

Të kërkuara