Lajmet

Eskobar flet para ardhjes në Shqipëri: Problemi me “Ballkanin e hapur”

Baza mbi të cilën SHBA kushtëzojmë mbështetjen tonë për “Ballkanin e Hapur.

Published

on

Zëvendës-Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA dhe i dërguari i posaçëm i SHBA për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar ka vizituar Bosnje Hercegovinën përpara se të vijë të enjten në Tiranë. Në një takim me gazetarët, Escobar foli për qëllimet e vizitës së tij, korrupsionin, por edhe nismën “Ballkani i hapur”.

Ai u pyet nga gazetari Dnevni Avaz se si e komenton faktin se ka rezistencë ndaj projektit “Ballkani i Hapur” në BiH, Kosovë dhe Mal të Zi, që nënkupton krijimin e një tregu dhe zone ekonomike të përbashkët mes vendeve të rajonit.

“Ne mbështesim çdo përpjekje për integrim ekonomik rajonal. Procesi i Berlinit, Tregu i Përbashkët Rajonal, CEFTA dhe Ballkani i Hapur. Për sa kohë që është e hapur për të gjitha vendet, për sa kohë që ofron sisteme ligjore dhe rregullatore dhe i ngre ato në nivel evropian, për sa kohë që promovon drejtësinë, tregtinë e hapur, ne do t’i mbështesim këto parime.

Unë do të thosha se kjo tashmë po ndodh, se ka një integrim të madh ekonomik rajonal pa ose me një treg të përbashkët rajonal. Por BiH është e vetmja që nuk merr pjesë. Për sa kohë që është një iniciativë ekonomike, mund të jetë pozitive.

Në fund të fundit, ekonomitë e kësaj zone nuk mund të funksionojnë nëse keni një treg prej 600 mijë vetash në Mal të Zi ose 2 milionë në Maqedoninë e Veriut. Ju duhet një treg prej 20 milionësh që të gjithë të marrin pjesë në të. Kjo është baza mbi të cilën ne kushtëzojmë mbështetjen tonë për “Ballkanin e Hapur” – thekson Escobar.

Por i dërguari amerikan thekson se integrimit ekonomik duhet t’i paraprijë krijimi i institucioneve të forta.

“Gjithashtu, duhet të punohet edhe për forcimin e institucioneve. Nuk mund të kesh iniciativë për hapjen e kufijve nëse nuk ke rregullore të duhura për hyrjen e njerëzve, kundër pastrimit të parave, kundër kontrabandës etj. Të gjitha këto duhet të përfshihen në të gjitha këto nisma.

Ne nuk do të mbështesim asnjë iniciativë që nuk e përfshin atë. Duhet të them, edhe nëse kam folur diku tjetër për “Ballkanin e Hapur”, nuk do ta bëj këtë këtu. Pse? Sepse Bosnja thjesht nuk është ende e kualifikuar për këtë. Institucionet nuk funksionojnë.

Në vend që të integroheni në pjesën tjetër të rajonit, ju shpërbëheni duke marrë përsipër përgjegjësitë nga autoritetet qendrore dhe duke zvogëluar kompetencat. Për momentin, BiH nuk kualifikohet as në “Ballkanin e Hapur” – deklaroi Escobar. ©LAPSI.al

Continue Reading

lajme

Protestat vazhdojnë në Prishtinë: Kërkohet që vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare

Published

on

By

Protesta kundër vrasjes së Arlinda Zekajt ka vazhduar edhe sot në Prishtinë, ku qytetarët janë mbledhur për të tretën ditë radhazi në sheshin e kryeqytetit për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi institucionale.

Gjatë ditës së sotme, protestuesit janë ndalur edhe para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke shprehur pakënaqësi të thellë ndaj mënyrës se si po menaxhohen e trajtohen rastet e dhunës ndaj grave nga organet kompetente.

Këto aksione po organizohen nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, nën moton kryesore “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”.

Continue Reading

Lajmet

Akil Gjakova mbyll garën pa medalje në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka mbyllur pa medalje paraqitjen e tij në Grand Slam-in e Abu Dhabit, pasi u mposht në përballjen e drejtpërdrejtë për vendin e tretë.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova u ndal në luftën për medaljen e bronztë nga xhudisti rus Karen Galstian. Pejani e nisi garën i lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti me Ippon izraelitin Ohad Moritz. Suksesin më të madh e shënoi në raundin e tretë ku eliminoi nënkampionin e botës, Makhmadbek Makhmadbekov, po ashtu me Ippon në kohën shtesë.

Pasi u mposht në çerekfinale nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, Gjakova kërkoi suksesin përmes repesazhit, por nuk arriti të ngjitej në podiumin e fituesve. /E.A/

Continue Reading

lajme

Nën hetim për projektin e kryeqytetit: Përparim Rama paraqitet në Prokurorinë Speciale

Published

on

By

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale ku po intervistohet në cilësinë e të dyshuarit lidhur me projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”.

Rama arriti në prokurori i shoqëruar nga avokati Artan Çerkini, teksa para hyrjes deklaroi shkurtimisht se detyra e tij është ndërtimi i kryeqytetit, ndërsa e organit të ndjekjes është të sigurohet që gjithçka bëhet në përputhje me ligjin. Hetimet për këtë projekt ndërlidhen me procedurat e prokurimit publik, vlerën prej 12 milionë eurosh, si dhe me dyshimet për manipulim të stafit e konflikt interesi.

Intervistimi i kryetarit të Prishtinës vjen pas tensioneve publike dhe paralajmërimeve nga zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje për arrestimin e tij të mundshëm, reagime këto që pasuan ndryshimet e fundit në udhëheqjen e Prokurorisë Speciale, ku pas shkarkimit të Blerim Isufajt, detyra i është besuar prokurorit Dren Paca.

Ndaj deklaratave të përfaqësuesve të pushtetit, Rama u ka bërë thirrje publike organeve të drejtësisë që të merren me ato që i ka cilësuar si kërcënime direkte ndaj tij. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Laura Fazliu fiton të bronztën në Grand Slam

Published

on

By

Laura Fazliu ka fituar medalje të bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.

Në luftë për medalje të bronztë, Laura e mposhti bartësen e parë, kroaten Iva Oberan.

Lufta ishte e barabartë, ndërsa në kohën shtesë Laura realizoi hedhje të bukur për fitore me “Ippon”.

Laura fitoi 500 pikë në renditjen botërore. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara