Lajmet

Escobar: SHBA pret propozim konkret nga Kosova për Asociacionin deri më 2 maj

Sipas tij, SHBA do t’i pranojë zgjedhjet në veri pavarësisht bojkotit nga Lista Serbe.

Published

on

I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar tha se pret që të ketë një propozim nga Qeveria e Kosovës për Asociacionin e komunave me shumicë serbe deri më 2 maj, kur udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë të takohen në Bruksel.

“Shpresoj që deri në 2 maj të ketë një propozim konkret”, tha Escobar në një intervistë për shërbimin shqip të Zërit të Amerikës.

Zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore tha se ka pasur përparim lidhur me këtë çështje dhe një evoluim të jashtëzakonshëm në qëndrimin e qeverisë së Kosovës dhe në veçanti të kryeministrit, për të pranuar këtë detyrim ligjor.

“Është një detyrim ekzistues në bazë të marrëveshjes së Brukselit dhe ishte shumë e vështirë për këtë qeveri dhe parti që ta pranonte si të detyrueshme. Por tani po e konsiderojnë si detyrim, janë pajtuar me të dhe kanë thënë publikisht se cila duhet të jetë korniza dhe parametrat e Asociacionit. Dhe ne pajtohemi me këto parametra”, tha Escobar.

Zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit tha se Shtetet e Bashkuara do t’i njohin zgjedhjet e së dielës në Veri të Kosovës edhe nëse Lista Serbe i bojkoton ato, duke thënë se bojkotimi nuk përcakton zgjedhjet.

“Ne u kemi bërë thirrje dhe unë personalisht u kam kërkuar serbëve, Listës Serbe, që të marrin pjesë dhe të mos heqin dorë nga roli që kanë. Fakti që nuk marrin pjesë, është vendimi i tyre. Por këto parashikohen nga Kushtetuta. Ka vende të paplotësuara. Ka njerëz që nuk po marrin shërbime nga pushteti lokal sepse nuk ka pjesëmarrje. Pra nëse këto zgjedhje janë të lira dhe të ndershme, dhe unë parashikoj që të jenë, rezultati do të jetë legjitim nga këndvështrimi ynë”, tha ai.

Ai tha se shpreson që serbët në Kosovë të gjejnë një mënyrë të rikthehen në institucione. Megjithatë Escobar tha se bojkoti nuk duhet të vonojnë themelimin e Asociacionit.

“Ai detyrim është i menjëhershëm, është ekzistues. Pra, pavarësisht se kush është në pushtet, Asociacioni duhet të formohet”, tha ai.

Escobar e vlerësoi marrëveshjen e Ohrit si “të jashtëzakonshme” dhe tha se nëse ajo zbatohet siç duhet, do të sillte “një epokë të re në marrëdhëniet paqësore ndërmjet Serbisë dhe Kosovës” dhe do t’i hapte rrugën të ardhmes së tyre euro-atlantike.

Lajmet

Gjykata Speciale ia vazhdon paraburgimin Kadri Veselit dhe Jakup Krasniqit

Published

on

By

Gjykata Speciale në Hagë ka marrë vendim për t’ua vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy muaj të tjerë Kadri Veselit dhe Jakup Krasniqit.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetarja e Klan Kosovës, Rina Mujku, e cila po raporton drejtpërdrejt nga Haga.

Sipas gazetares, vendimi është marrë nga kryetari i trupit gjykues, Charles Smith, pasi sot përfundonte afati ligjor nga vendimi i fundit i marrë më 15 korrik. Mujku sqaron se ky veprim përbën një procedurë të zakonshme formale për respektimin e afateve gjyqësore.

Sipas raportimit të Klan Kosovës, për dy të akuzuarit e tjerë në këtë proces, Hashim Thaçin dhe Rexhep Selimin, ende nuk ka një njoftim të ri lidhur me masën e paraburgimit.

Kjo masë procedurale vjen pikërisht një ditë para shpalljes së aktgjykimit për katër ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Policia e Kosovës apelon për kujdes nga mesazhet mashtruese dhe dokumentet e falsifikuara

Published

on

By

Policia e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar pasi janë diktuar mesazhe mashtruese dhe dokumente të falsifikuara, të cilat po qarkullojnë duke keqpërdorur në mënyrë të paautorizuar emrin, logot, vulat dhe nënshkrimet e institucioneve vendëse.

Autoritetet sqarojnë se dokumentet e tilla nuk përfaqësojnë njoftime zyrtare të Policisë së Kosovës, ndaj u kërkohet qytetarëve që të mos u përgjigjen kërkesave të dyshimta, të mos ndajnë të dhëna personale apo bankare dhe të mos dërgojnë informacione përmes adreshash të paverifikuara.

Aktualisht, Policia po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për trajtimin e rastit dhe identifikimin e personave përgjegjës, ndërsa rikujton se çdo informacion zyrtar duhet të merret vetëm përmes kanaleve zyrtare institucionale.

Këshillat e Policisë për qytetarët:

Udhëzime të menjëhershme: Shmangni klikimin në linqe të dyshimta, mos jepni të dhëna bankare apo personale dhe mos hapni faqe që kërkojnë pagesa përmes SMS-ve.

Veprimet në rast se pranoni mesazhe të tilla: Fshijeni mesazhin menjëherë, raportojeni te autoritetet dhe kontaktoni bankën tuaj nëse keni ndarë të dhëna financiare.

Rastet e mashtrimeve mund të raportohen në polici përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” ose duke telefonuar në numrin pa pagesë 192.

 

Continue Reading

Lajmet

Zbulime të reja arkeologjike në Bostan të Novobërdës

Published

on

Gërmimet arkeologjike që po zhvillohen në Bostan të Novobërdës po sjellin të dhëna të reja për këtë lokalitet të lashtë, i cili lidhet me periudhën e Mbretërisë Dardane.

Hulumtimet e zhvilluara gjatë viteve të fundit kanë konfirmuar praninë e një vendbanimi të fortifikuar, ku janë evidentuar gjurmë të një muri rrethues, një kulle dhe një porte.

Materialet arkeologjike të zbuluara dëshmojnë për rëndësinë e këtij lokaliteti gjatë periudhës klasike dhe helenistike.

Të dhënat e deritanishme e rendisin Bostanin ndër lokalitetet me rëndësi për studimin e jetës, ekonomisë dhe organizimit të vendbanimeve në Dardani gjatë periudhës së Mbretërisë Dardane./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Biblioteka Kombëtare e Kosovës merr pjesë në takimin vjetor të ISBN-së në Madrid

Published

on

Biblioteka Kombëtare e Kosovës po merr pjesë në Takimin e Përgjithshëm Vjetor të Agjencisë Ndërkombëtare të ISBN-së, i cili po mbahet në Madrid të Spanjës.

Takimi mbledh përfaqësues të agjencive kombëtare të ISBN-së nga vende të ndryshme të botës, me qëllim të diskutimit të zhvillimeve të reja në sistemin ndërkombëtar të identifikimit të botimeve.

Në fokus të takimit është edhe forcimi i bashkëpunimit ndërmjet institucioneve përgjegjëse për sistemin ISBN dhe shkëmbimi i përvojave në këtë fushë.

Pjesëmarrja e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës në këtë takim kontribuon në bashkëpunimin ndërkombëtar dhe në ndjekjen e zhvillimeve të reja në standardizimin dhe identifikimin e botimeve./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara