Aktualitet

Escobar në Tiranë, takon Bashën

Jorida Tabaku dhe Gazment Bardhi që e kanë pritur zyrtarin e lartë amerikan në selinë e PD.

Published

on

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar, ka mbërritur në selinë e PD në Tiranë, ku do të zhvillojë takimin e parë të vizitës së tij zyrtare me kreun e PD-së, Lulzim Basha.

Ka qenë nënkryetarja e PD, Jorida Tabaku dhe sekretari i përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi që e kanë pritur zyrtarin e lartë amerikan në selinë e PD.

Rreth orës 14:30, do të ketë një takim me ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka. Ndërsa në orën 17:00, ai do të takohet me kryeministrin Edi Rama.

Vizita e Escobar vjen dy ditë para Kuvendit të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha pas shpalljes non grata nga SHBA dhe pas pezullimit nga grupi parlamentar i PD nga kryedemokrati Basha që ka sjellë një krizë në PD.

Në një njoftim pak ditë më parë ambasada amerikane zbardhi detaje nga vizita e zyrtarit të lartë të SHBA në Tiranë si dhe temat kryesore që pritet të diskutohen.

Mes të tjerash, ambasada theksoi se “Ashtu siç shkruhet në Urdhrat Ekzekutivë të Presidentit Biden, Escobar do të diskutojë gjithashtu edhe mbi vendosmërinë e Shteteve të Bashkuara për të luftuar korrupsionin, pandëshkueshmërinë dhe përpjekjet për të minuar demokracinë në Ballkanin Perëndimor”.

“Më 9 dhjetor, Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike dhe i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar do të zhvillojë vizitën e tij të parë në Shqipëri, me qëllimin për të thelluar miqësinë tonë të ngushtë, e mbështetur në vlerat e përbashkëta demokratike. Escobar do të takohet me Kryeministrin Rama, Ministren e Jashtme Xhaçka, Kryetarin e Partisë Demokratike Basha dhe udhëheqës të tjerë për të rikonfirmuar mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për demokracinë e Shqipërisë, integrimin në BE, bashkëpunim më të fortë në mbrojtje dhe mundësi për tregti e investime. Ashtu siç shkruhet në Urdhrat Ekzekutivë të Presidentit Biden, Escobar do të diskutojë gjithashtu edhe mbi vendosmërinë e Shteteve të Bashkuara për të luftuar korrupsionin, pandëshkueshmërinë dhe përpjekjet për të minuar demokracinë në Ballkanin Perëndimor”, thuhet në mesazhin e ambasadës amerikane./RTSH/

lajme

Arrestohet Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt

Published

on

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar pas lokalizimit nga njësitë policore.

Sipas deklaratës së Policisë së Kosovës, arrestimi është realizuar pas rezistencës dhe një takimi me familjarët.

Sylaj dyshohet për vrasjen e kunatës së tij, Arlinda Zekaj, rast që ka nxitur reagime të shumta dhe thirrje për përgjegjësi institucionale.

Detajet e plota të operacionit pritet të bëhen të ditura nga autoritetet përkatëse.

Continue Reading

Aktualitet

Rasti Arlinda Zekaj: Kryeprokurori i Shtetit transferon tri lëndë penale në Prishtinë dhe nis hetim për përgjegjësinë institucionale

Published

on

By

Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka marrë vendim për transferimin e tri lëndëve penale që lidhen me rastin e të ndjerës Arlinda Zekaj-Sylaj nga Prokuroria Themelore në Pejë në atë të Prishtinës.

Vendimi u mor mbështetur në nenin 20 të Ligjit për Prokurorin e Shtetit, me qëllim të garantimit të një trajtimi efikas, objektiv dhe të paanshëm, duke pasur parasysh rëndësinë e veçantë të çështjes dhe pasojat e saj të rënda.

Paralelisht me këtë lëvizje, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka nisur një analizë gjithëpërfshirëse mbi veprimet dhe mosveprimet e mundshme institucionale. Hetimi do të përfshijë vlerësimin e rrezikut, kronologjinë e marrjes së vendimeve dhe masat e mbrojtjes që ishin ndërmarrë për të ndjerën para se të ndodhte krimi.

Përmes një komunikate zyrtare, institucioni i Kryeprokurorit të Shtetit potencoi se do të kërkohet llogaridhënie e plotë dhe do të ndërmerren masa rigoroze ndaj secilit zyrtar në rast se evidentohen shkelje ligjore apo neglizhencë në trajtimin e këtij rasti.

Continue Reading

Vendi

Prokuroria kërkon një muaj paraburgim për Jeton Sylajn: Ekziston rreziku i ikjes drejt SHBA-së

Published

on

By

Ish-bashkëshorti i të ndjerës Arlinda Zekaj, Jeton Sylaj, ka dalë të martën para Gjykatës Themelore në Pejë, ku po shqyrtohet kërkesa e Prokurorisë për caktimin e masës prej një muaj paraburgim ndaj tij. Ai dyshohet për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”, pasi nuk iu bind urdhrit mbrojtës të nxjerrë nga gjykata më 16 tetor 2026.

Prokuroria Themelore në Pejë argumenton se caktimi i paraburgimit është i nevojshëm për shkak të rrezikut konkret të arratisjes. Sipas kërkesës zyrtare, Sylaj me shtetësi të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe jeton atje, rrethanë kjo e vërtetuar edhe nga deklarata e tij e dhënë në prokurori gjatë muajit korrik.

Sipas dosjes së prokurorisë, më 25 tetor rreth orës 17:58 në fshatin Vitomiricë, i pandehuri ushtroi sërish dhunë psikologjike ndaj të ndjerës përmes fjalëve kërcënuese, si dhe i mori rrobat nga rrobalarësja duke ia hedhur në oborr. Denoncimi i këtij incidenti nga viktima u bë pak orë para se ajo të vritet tragjikisht në shtëpinë e saj.

I dyshuari kryesor për aktin e vrasjes mbetet kunati i viktimës, Albert Sylaj, i cili gjendet ende në arrati dhe po kërkohet nga policia. Ndaj Jeton Sylajt, Prokuroria në Pejë kishte ngritur aktakuzë për veprën penale të kanosjes vetëm dy ditë para se të ndodhte krimi.  /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

Ekspertja ukrainase ligjëron për luftën kognitive dhe propagandën para studentëve të Studimeve të Sigurisë në UBT

Published

on

By

Fakulteti i Studimeve të Sigurisë në UBT po vazhdon të pasurojë përvojën akademike të studentëve përmes ligjëratave tematike, të cilat sjellin perspektiva ndërkombëtare dhe ekspertizë profesionale mbi çështjet aktuale të sigurisë.

Në kuadër të këtyre aktiviteteve, ekspertja ukrainase Delfina Ertanowska mbajti një ligjëratë tematike me fokus luftën kognitive (Cognitive Warfare) dhe propagandën, duke trajtuar ndikimin e tyre në mjedisin bashkëkohor të sigurisë.

Ligjërata u zhvillua në kuadër të lëndës së profesorit Arian Kadriu, me pjesëmarrjen e studentëve të Studimeve të Sigurisë, të cilët patën mundësinë të thellojnë njohuritë mbi format moderne të ndikimit informativ, manipulimit të perceptimeve dhe përdorimit të informacionit si instrument strategjik.

Gjatë ligjëratës, vëmendje e veçantë iu kushtua rëndësisë së luftës kognitive dhe propagandës në kontekstin e sfidave të reja të sigurisë. Në një realitet ku informacioni qarkullon me shpejtësi dhe teknologjia ka ndryshuar mënyrën se si individët dhe shoqëritë informohen, kuptimi i mekanizmave të ndikimit mbi mendimin, perceptimin dhe vendimmarrjen është bërë gjithnjë e më i rëndësishëm për profesionistët e ardhshëm të sigurisë.

Trajtimi i këtyre temave u ofroi studentëve mundësinë të reflektojnë mbi rolin e propagandës në formësimin e narrativave publike, si dhe mbi rëndësinë e analizës kritike të informacionit në identifikimin e përmbajtjeve manipuluese.

Këto njohuri janë veçanërisht të rëndësishme në studimin e kërcënimeve hibride, ku mjetet informative dhe psikologjike mund të përdoren krahas instrumenteve të tjera për të ndikuar në stabilitetin institucional dhe shoqëror.

 

 

 

Continue Reading

Të kërkuara