Lajmet

Erdogan urdhëron që të hetohet rënia e lirës turke

Lira turke ra në nivelet më të ulëta gjatë kësaj jave.

Published

on

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka urdhëruar një hetim mbi manipulimet e mundshme të monedhës, teksa lira turke ka shënuar rekordin më të ulët kundrejt dollarit gjatë kësaj jave.

Agjencia shtetërore e lajmeve, Anadolu raportoi se Erdogan ka kërkuar nga Këshilli Mbikëqyrës Shtetëror – një agjenci e auditimit që i raporton Presidencës – që të identifikojë institucionet që kishin blerë sasi të mëdha të valutave të huaja dhe që të përcaktojë nëse kishte pasur ndonjë manipulim.

Lira turke ra në nivelet më të ulëta gjatë kësaj jave, pasi presidenti Erdogan u zotua se do të vazhdojë me politikën e lehtësimit të normave të interesit. Monedha turke ka humbur 45 për qind të vlerës së saj gjatë këtij viti, dhe gjysma e humbjes së vlerës ka ndodhur në dy javët e fundit.

Lira turke ra deri në 13.45 për dollarë të martën, pasi Erdogani deklaroi se do të vazhdojë me politikën që banka qendrore të ulë normën në 15 për qind, pavarësisht se inflacioni është rreth 20 për qind.

Gjatë këtij fjalimi, ai tha se Turiqa po lufton “një luftë për pavarësim ekonomik” dhe se nuk do të gjunjëzohej para presionit që të ndryshojë politikë.

“Ne po shohim lojërat që po luhen për kursin e këmbimit, normat e interesit dhe rritjen e çmimeve nga ata që duan ta nxjerrin vendin tonë nga loja”, tha ai.

Këshilli Mbikëqyrës Shtetëror i Turqisë mund të kërkojë nga organizata të ndryshme që të paraqesin informacione dhe dokumente të rëndësishme dhe më pas të dërgojë gjetjet e hetimit tek autoritetet relevante./REL

Lajmet

Arrestohet një person në Mitrovicë, sulmoi policët dhe kanosi me vrasje

Published

on

Një person është arrestuar në Mitrovicën e Jugut, pasi dyshohet se ka sulmuar një qytetar dhe më pas disa zyrtarë policorë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, i dyshuari, mashkull kosovar, në gjendje të dehur kishte goditur një person tjetër, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Gjatë arrestimit në vendin e ngjarjes, i dyshuari ka sulmuar një zyrtar policor. Sulmet kanë vazhduar edhe në stacionin policor dhe më pas në spital, ku ai dyshohet se ka sulmuar edhe dy zyrtarë të tjerë policorë, ndërsa i ka kanosur verbalisht me vrasje.

Po ashtu, ai ka dëmtuar motoçikletën e viktimës dhe një veturë tjetër.

Si pasojë e incidentit, tre zyrtarë policorë dhe viktima kanë pranuar trajtim mjekësor. Pas trajtimit mjekësor, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Qendrën Korrektuese të Dubravës, dyshohet se tentoi të fuste drogë për një të burgosur

Published

on

Një person është arrestuar në Qendrën Korrektuese të Dubravës, pasi dyshohet se ka tentuar të fusë substanca narkotike gjatë një vizite.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, oficerët korrektues kanë vërejtur lëvizje të dyshimta mes një të burgosuri dhe një vizitori, të dy meshkuj kosovarë, në sallën e vizitave.

Gjatë kontrollit të të burgosurit është gjetur dhe konfiskuar një sasi e substancës së dyshuar narkotike të llojit marihuanë, me peshë rreth 10 gramë. Dyshohet se substanca i ishte dorëzuar nga vizitori.

I dyshuari është arrestuar dhe, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për procedura të mëtejshme hetimore.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Vdes një i burgosur në Burgun e Dubravës, trupi dërgohet për obduksion

Published

on

Një person që po vuante dënimin në Burgun e Dubravës ka ndërruar jetë gjatë ditës së enjte.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, viktima, mashkull kosovar, fillimisht është dërguar në qendrën mjekësore të burgut dhe më pas në Spitalin e Pejës, ku mjekët kanë konstatuar se ai ishte pa shenja jete.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit.

Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa hetimet lidhur me rrethanat e vdekjes janë duke vazhduar.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Vrasje e rëndë në tentativë në Prishtinë, dy persona të plagosur

Published

on

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një incidenti me armë zjarri që ka ndodhur në rrugën “Papa Gjon Pali” në Prishtinë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është cilësuar si “Vrasje e rëndë në tentativë”. Dy viktima meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime trupore, pasi dyshohet se janë sulmuar nga një i dyshuar mashkull kosovar me armë zjarri.

Policia ka arritur ta lokalizojë të dyshuarin, i cili kishte pësuar plagë në këmbë dhe është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Nën mbikëqyrje policore në QKUK po qëndrojnë njëri nga të lënduarit dhe i dyshuari.

Sipas mjekëve, njëra nga viktimat ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, të cilat kanë kryer ekzaminimet e nevojshme dhe kanë konfiskuar veturën në të cilën dyshohet se ka ndodhur rasti.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

/A.K/

Continue Reading

Të kërkuara