Aktualitet

Erdogan: Putini i gatshëm për t’i dhënë fund luftës sa më shpejt që të jetë e mundur

Sipas tij, “do të bëhet një hap i rëndësishëm”.

Published

on

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, ka thënë se beson se lideri rus po kërkon t’i japë fund luftës që filloi në Ukrainë dhe se do të bëhet një “hap i rëndësishëm”.

Ai tha se përshtypja e tij nga bisedimet e fundit me Vladimir Putin ishte se ai dëshironte “t’i jepte fund kësaj sa më shpejt të jetë e mundur”.

Erdogan foli për “diskutime shumë të gjera” me Putinin në një samit në Uzbekistan javën e kaluar.

Në një intervistë me PBS, udhëheqësi turk tha se fitoi përshtypjen se presidenti rus dëshironte një fund të shpejtë të luftës.

“Ai në fakt po më tregon se është i gatshëm t’i japë fund kësaj sa më shpejt të jetë e mundur”, tha zoti Erdogan. “Kjo ishte përshtypja ime, sepse mënyra se si po shkojnë gjërat tani është mjaft problematike”.

Erdogan ka kërkuar vazhdimisht të ndërmjetësojë gjatë luftës, duke promovuar një qëndrim “të balancuar”, ndërsa kundërshton sanksionet perëndimore ndaj Rusisë.

Lajmet

Rubio viziton Romën dhe Vatikanin, ndërsa lufta me Iranin tensionon raportet SHBA-Evropë

Published

on

By

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, do të vizitojë Romën dhe Vatikanin nga data 6 deri më 8 maj.

Zyrtarët e përshkruajnë këtë si përpjekje për të riparuar marrëdhëniet e tensionuara me partnerët kyç evropianë, në kohën kur lufta me Iranin po thellon përçarjet përtej Atlantikut.

Sipas një njoftimi të Departamentit të Shtetit, udhëtimi do të shërbejë “për avancimin e marrëdhënieve dypalëshe”.

Rubio do të takohet me udhëheqjen e Selisë së Shenjtë për të diskutuar situatën në Lindjen e Mesme dhe interesat e ndërsjella në Hemisferën Perëndimore.

“Takimet me homologët italianë do të përqendrohen në interesat e përbashkëta të sigurisë dhe shtrirjen strategjike”, tha zëdhënësi Tommy Pigott më 4 maj.

Një ish-zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit, i cili foli për Radion Evropa e Lirë në kushte anonimiteti, tha se koha e udhëtimit tregon për rëndësinë e tij.

“Udhëtimi i sekretarit Rubio është një hap i rëndësishëm në diplomaci”, tha ai, duke shtuar se fakti që vizita zhvillohet në këtë kohë, tregon se sa shumë rëndësi u kushton administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, marrëdhënieve me Italinë dhe Selinë e Shenjtë.

Vizita zhvillohet në një kohë të tensioneve në rritje midis Uashingtonit dhe aleatëve të tij evropianë, si për shkak të konfliktit me Iranin, ashtu edhe për mosmarrëveshje më të gjera politike, përfshirë tregtinë dhe angazhimet ushtarake./REL/

 

Continue Reading

Kulturë

Pse po pëlqehet kaq shumë Mary Bennet, motra e “prapambetur” e Jane Austen?

Published

on

By

Seriali i ri “The Other Bennet Sister”, i bazuar në romanin e suksesshëm të Janice Hadlow, ka thyer rekordet e shikueshmërisë me 7.3 milionë ndjekës që në episodin e parë.

Mary Bennet, motra e mesme dhe shpesh e anashkaluar në “Krenari dhe Paragjykim”, është shndërruar në një ikonë për shekullin XXI.

Ndryshe nga motrat e saj, ajo refuzon martesën dhe ballot për t’u dhënë pas librave të shkencës, duke u bërë kështu figura më e dashur e momentit edhe në TikTok.

Përmes këtij adaptimi modern, Mary nuk shihet më si motra “e thjeshtë” me syze, por si një heroinë e pavarur që sfidon normat shoqërore, duke u bërë personazhi më i afërt për gjeneratat e reja që vlerësojnë autenticitetin mbi dukjen. /BBC/

Continue Reading

Sport

Schmeichel kërkon Xhakën te Manchester United, Scholes e refuzon prerë

Published

on

By

Ish-portieri i famshëm i Manchester United, Peter Schmeichel, ka befasuar duke propozuar transferimin e Granit Xhakës në “Old Trafford”.

Gjatë një podkasti, danezi argumentoi se mesfushori shqiptar është lideri që i duhet ekipit për të udhëhequr talentet e reja si Kobbie Mainoo.

“Shikoni çfarë ka bërë te Sunderland, ai është arsyeja pse ata janë të mrekullueshëm. Ka lidership dhe pushtet, gjë që na mungon,” deklaroi Schmeichel.

Megjithatë, kjo ide është kundërshtuar menjëherë nga Paul Scholes. Legjenda e mesfushës u shpreh skeptik, duke e krahasuar transferimin e mundshëm të Xhakës me situatën e Casemiros, duke lënë të kuptohet se Unitedit nuk i duhen më lojtarë veteranë, por energji e re.

Continue Reading

Aktualitet

Shpërthim tragjik në një fabrikë fishekzjarrësh në Kinë: 26 të vdekur e dhjetëra të plagosur

Published

on

By

Një shpërthim i fuqishëm në fabrikën e fishekzjarrëve “Huasheng Fireworks” në provincën Hunan të Kinës, i ka marrë jetën 26 personave dhe ka lënë të lënduar 61 të tjerë. Ngjarja e rëndë ndodhi në qytetin Liuyang, ku forca e shpërthimit ishte aq e madhe sa dritaret e ndërtesave përreth u thyen plotësisht.

Autoritetet kineze angazhuan mbi 1,500 punonjës të emergjencës, dronë dhe robotë kërkimi për të gjetur të mbijetuarit nën rrënoja, duke arritur të shpëtojnë shtatë persona. Për shkak të rrezikut nga dy depo baruti brenda fabrikës, policia evakuoi të gjithë banorët në një rreze prej 3 kilometrash.

Ekipet e emergjencës punuan nën masa të rrepta sigurie, duke lagur zonën me ujë për të parandaluar shpërthime dytësore. Ndërkohë, policia ka njoftuar se ka ndërmarrë “masa kontrolli” ndaj stafit përgjegjës të kompanisë, teksa hetimet për shkaqet e shpërthimit po vazhdojnë.

Të plagosurit, të moshave nga 20 deri në 60 vjeç, po trajtohen në spitalet lokale, kryesisht për lëndime të shkaktuara nga mbetjet fluturuese pas shpërthimit.

Continue Reading

Të kërkuara