Bota

Erdogan: Nuk do të lëshoj pe para piratëve

Publikuar

Presidenti Recep Tayyip Erdogan e vlerësoi si “pirateri” veprimtarinë e vendeve që kundërshtojnë Turqinë në Mesdhe.Kërkimet turke për fushat e naftës dhe gazit kanë shkaktuar tensione të forta në Detin Mesdhe.

“Nëse i dorëzohemi piraterisë për këtë çështje, ku kemi plotësisht të drejtë, ne nuk do të jemi në gjendje t’u përgjigjemi brezave të ardhshëm,” tha Erdogan në një fjalim në Ankara.”Ne nuk mund t’i lëmë fëmijët tanë një vend të paaftë për të mbrojtur interesat e tyre, pa besim në veten e tyre,” shtoi ai.

Këto deklarata u bënë në kontekstin e tensioneve në Mesdheun lindor. Ankaraja ka zemëruar Greqinë duke vendosur një anije kërkuese nafte në zonën për të cilën Athina po kërkon të drejta.Një frigatë turke dhe një anije greke u përplasën javën e kaluar në Mesdheun lindor, deklaroi sot një burim ushtarak grek për AFP, duke konfirmuar raportet e mediave.

Turqia njoftoi të dielën se do të vazhdojë kërkimin e fushave të gazit në një zonë tjetër të diskutueshm, pavarësisht thirrjeve të BE për të qetësuar situatën.Në fjalimin e sotëm, Erdogan prezantoi pjesën e Mesdheut që Ankaraja pretendon si një shtrirje e territorit turk, duke e cilësuar atë një “atdhe blu”.

“Mbrojtja e atdheut blu është po aq e rëndësishme sa mbrojtja e kufijve tanë tokës,” tha Erdogan.Sidoqoftë, Erdogan tregoi gatishmëri për dialog dhe nënvizoi se ai pret “hapa që mund të ulin tensionet” nga bashkëbiseduesit e tij.

Bota

Greqia nën kërcënimin e zjarreve

Publikuar

nga

Një zjarr i madh ka shpërthyer pasditen e së premtes në një zonë të përzier pyjore në Atikë, ku banorët u paralajmëruan të jenë në gatishmëri për evakuim në drejtim të Glyfadës. Sipas zjarrfikësve, zjarri ka rënë pranë banesave.

Një forcë prej 29 zjarrfikësesh, me dy ekipe dhe nëntë automjete, të ndihmuar nga një helikopter nga ajri, zjarrfikës vullnetarë dhe tankera uji të autoriteteve lokale, janë vendosur për të shuar flakët.

Në një njoftim të fundit, policia tha se rihapi rrugën Athinë-Sunion për trafikun midis rrugës ”Elektras” dhe rrugës ”Minoos”, të cilën e kishin mbyllur për shkak të zjarrit. Zjarret ende të ndezura ka në Arcadia dhe Argolida, shkruan Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Përforcime u dërguan për të luftuar zjarret pranë Megalopoli në Arcadia dhe në Lyrkeia në Argolida, të cilat vazhduan të shtohen pasditen e së premtes.

Në një prononcim, zëvendësguvernatori i Rajonit të Peloponezit, Christos Lambropulos tha se zjarri ka dëmtuar shumë ndërtesa./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Bota

Putin: Armatosja e Ukrainës nga Koreja e Jugut, gabim i madh

Publikuar

nga

Presidenti rus Vladimir Putin ka paralajmëruar Korenë e Jugut se do të bënte “një gabim të madh” nëse armatos Ukrainën në luftën kundër Rusisë.

Komentet e tij vijnë pasi Seuli tha se po shqyrtonte një mundësi të tillë, në përgjigje të paktit të ri të Rusisë dhe Koresë së Veriut për të ndihmuar njëri-tjetrin në rast të “agresionit” kundër secilit vend.

Moska do të marrë vendime që nuk ka gjasa të kënaqin udhëheqjen aktuale të Koresë së Jugut nëse Seuli vendos të furnizojë me armë Kievit”, tha Putin.

Udhëheqësi rus po fliste në Vietnam, menjëherë pas një vizite në Phenian, ku nënshkroi një marrëveshje të ndërsjellë të mbrojtjes me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un.

Seuli e kishte dënuar më herët marrëveshjen si një kërcënim për sigurinë e tij kombëtare dhe këshilltari i sigurisë kombëtare Chang Ho-jin tha se vendi i tij planifikoi të “rishqyrtojë çështjen e mbështetjes së armëve për Ukrainën”.

Pas komenteve të Putinit, zyra presidenciale e Koresë së Jugut tha të premten se do të shqyrtonte “opsione të ndryshme” në furnizimin me armë në Ukrainë dhe qëndrimi i saj “do të varet nga mënyra se si Rusia i qaset kësaj çështjeje”.

Ndërsa Koreja e Jugut i ka dhënë Ukrainës ndihma humanitare dhe pajisje ushtarake, ajo deri më tani ka refuzuar të sigurojë armë vdekjeprurëse pasi ka një politikë zyrtare për të mos armatosur vendet në luftë./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Bota

BE masa kundër Francës dhe Italisë për nivele të larta të borxhit

Publikuar

nga

Komisioni Evropian ka nisur procedimet disiplinore kundër Francës, Italisë dhe pesë vendeve të tjera anëtare të BE-së për marrjen e borxhit të ri në nivele të larta, në kundërshtim me rregulloret e BE-së.

Belgjika, Hungaria, Malta, Polonia dhe Sllovakia janë kritikuar gjithashtu nga krahu ekzekutiv i Bashkimit Evropian për nivelin e borxhit të tyre kombëtar dhe deficitet buxhetore që ata kanë.

Vendimi i komisionit është hapi i parë në një proces të quajtur – procedura e deficitit të tepërt (EDP) – duke udhëzuar shtatë vendet e BE-së të reduktojnë shpenzimet e tyre publike. Ministrave të Financave të BE-së do t’u kërkohet të miratojnë vlerësimin e komisionit në korrik.

Më pas, nën mbikëqyrjen e komisionit, vendet që i nënshtrohen EDP-së duhet të paraqesin masa për të reduktuar borxhin dhe deficitin e tyre për katër vjet./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Bota

OKB: Përdorimi i bombave nga Izraeli mund të jetë një krim lufte

Publikuar

nga

Izraeli nuk i ka kushtuar vëmendje të mjaftueshme mbrojtjes së civilëve kur përdor bomba gjatë luftës në Gazë, tha sot Zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut.

“Kërkesa për të zgjedhur mjetet dhe metodat e luftës që shmangin ose të paktën minimizojnë në çdo masë dëmin civil – duket se është shkelur vazhdimisht në fushatën e bombardimeve të Izraelit”, tha komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Turk, në Gjenevë.

Zyra ka hetuar gjashtë sulme izraelite në Rripin e Gazës midis 9 tetorit dhe 2 dhjetorit. Supozohet se janë përdorur bomba të llojeve GBU-31, GBU-32 dhe GBU-39, të cilat mund të depërtojnë në beton dhe të shkatërrojnë disa kate të një ndërtese.

“Ato u përdorën për të sulmuar ndërtesat e banimit, një shkollë, një kamp refugjatësh dhe një treg”, tha agjencia.

Të paktën 218 persona ishin vrarë./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara