Lajmet

Erdogan nuk del në fushatë zgjedhore për të tretën ditë

Erdogan po kërkon një mandat të tretë presidencial në zgjedhjet e 14 majit në Turqi.

Published

on

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka anuluar paraqitjet e tij në fushatë për zgjedhje për të tretën ditë radhazi, pasi u sëmur me atë që zyrtarët e përshkruan si një infeksion intestinal.

Erdogan po kërkon një mandat të tretë presidencial në zgjedhjet e 14 majit në Turqi. Ai duhej të shfaqej në një hapje ure dhe një tubim politik në qytetin jugor të Adanas, por orari i tij ndryshoi për të treguar se do të merrte pjesë në ceremoninë e hapjes përmes lidhjes video.

Erdogan u sëmur gjatë një interviste televizive të martën. Tubimet e tij zgjedhore të planifikuara për të mërkurën dhe të enjten u anuluan. Ai dukej i zbehtë të enjten teksa inauguroi një termocentral bërthamor përmes videos në daljen e tij të parë publike që nga sëmundja.

Zyrtarë të tjerë u përpoqën të largonin shqetësimet për shëndetin e udhëheqësit 69-vjeçar përpara zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të muajit të ardhshëm. Sondazhet e fundit treguan një epërsi të lehtë për sfiduesin kryesor të Erdoganit në mes të një rënieje ekonomike dhe një tërmeti në shkurt që vrau më shumë se 50 mijë njerëz.

Erdogan, i cili iu nënshtrua një operacioni në zorrë në vitin 2011, ka drejtuar Turqinë që nga viti 2003, fillimisht si kryeministër dhe si president që nga viti 2014. Ai bëri fushatë të fortë javët e fundit, duke marrë pjesë në disa ngjarje në të gjithë vendin çdo ditë, raporton Al Jazeera.

Aktualitet

28 vjet nga protestat studentore në Prishtinë

Published

on

Sot mbushen 28 vjet nga protestat e Lëvizjes Studentore të 1 tetorit 1997, koha kur studentët e Universitetit Paralel asokohe të Prishtinës, protestuan për të drejtat e tyre, dhe për të drejtat e njeriut kosovar në Kosovën e atëhershme.

Ishte Lëvizja Studentore e atëhershme që organizoi protestat, të cilat u organizuan për të kundërshtuar pushtimin e Kosovës nga Serbia dhe kthimin e studentëve në objektet universitare, nga ku studentët ishin dëbuar nga regjimi i kasapit Slobodan Millosheviq në fillim të viteve të 90-ta.

Lëvizja Studentore e 1997 e drejtuar nga Bujar Dugolli, Milot Cakaj, Muhamet Mavraj, Driton Lajçi, Hajrullah Koliqi, Fetah Jagxhiu, Ahmet Gecaj dhe Albin Kurti, e përkrahur dhe nga rektori i Universitetit të Prishtinës, Ejup Statovci, si dhe nga disa profesorë, i pati dhënë fund politikës paqësore të popullit shqiptar ndaj regjimit serb.

Përpos masave të dhunshme që regjimi kishte vendosur vite më parë në universitet, dëboi studentë e profesorë nga universiteti dhe imponoi plan-programin serb për mësim.

Këto protesta konsiderohen si një ndër aktet më të rëndësishme të asaj kohe, mirëpo të shpërndarë protestën paqësore, policia serbe përdori dhunë ndaj studentëve dhe profesorëve. /S.K/KP/KultPlus/

Continue Reading

Lajmet

​Real Madridi shënon fitore të thellë në Ligën e Kampionëve, shkëlqen Mbappe

Published

on

Real Madridi ka triumfuar në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve me rezultat bindës 5-0 në transfertë kundër skuadrës Kairat Almaty. Ndeshja nisi me dominim të plotë të “Los Blancos”, të cilët e zhbllokuan rezultatin në minutën e 25-të me golin e Kylian Mbappé.

Francezi vazhdoi të ishte protagonist edhe në pjesën e dytë, duke shënuar golin e dytë në minutën e 52-të pas një aksioni të bukur të nisur nga Courtois.

Në minutën e 74-të, ai kompletoi dopietën personale, kësaj here me asistim nga Arda Güler, duke e çuar rezultatin në 3-0.

Në minutën e 83-të, Eduardo Camavinga u regjistrua në listën e realizatorëve pas një kombinimi me Rodrygon, ndërsa goli i pestë dhe i fundit erdhi në kohën shtesë (90’+3), kur Brahim Díaz përfitoi nga pasimi i Garcia-s dhe vulosi fitoren madhështore të madrilenëve.

Me këtë rezultat, Real Madridi jo vetëm që mori tre pikë të rëndësishme, duke arritur në gjashtë sosh pas dy ndeshjeve, por gjithashtu dërgoi një mesazh të qartë për rivalët se mbetet ndër favoritët kryesorë për trofeun e këtij edicioni të Ligës së Kampionëve.

Fitore të rëndësishme regjistroi edhe skuadra e Berat Gjimshitit, Atalanta, e cila triumfoi kundër Club Brugge me rezultat 2 me 1.

Liga e Kombeve (UEFA Nations League) nisi në shtator 2018. “Nations League” është organizuar nga UEFA dhe aty marrin pjesë kombëtaret e Europës — secila skuadër e vendeve që janë anëtare të UEFA-s./S.K/KP/

Continue Reading

Aktualitet

​Aksident i rënë në Besi, lëndohet motoçiklisti

Published

on

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë në fshatin Besi të Prishtinës, ku si pasojë ngasësi i motoçikletës ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Në aksident kanë qenë të përfshirë një automjet dhe një motoçiklistë, teksa janë parë qytetarët janë mbledhur për t’ia dhënë ndihmën e parë.

Nga Policia e Kosovës ende nuk ka njoftim zyrtar./S.K/KP/

Continue Reading

Aktualitet

​Aksident i rënë në Besi, lëndohet motoçiklisti

Published

on

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë në fshatin Besi të Prishtinës, ku si pasojë ngasësi i motoçikletës ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Në aksident kanë qenë të përfshirë një automjet dhe një motoçiklistë, derisa janë parë edhe qytetarët të mbledhur për t’ia dhënë ndihmën e duhur.

Nga Policia e Kosovës ende nuk kanë dalur me njoftim zyrtar për opinion./S.K/KP/

 

Continue Reading

Të kërkuara