Lajmet

Erdogan konfirmon bisedimet me talibanët

Published

on

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se vendi i tij ka mbajtur bisedimet e para me talibanët në Kabul dhe shtoi se Ankaraja është duke vlerësuar ofertën e grupit islamik për të operuar me aeroportin e Kabulit.

Erdogan tha se bisedimet janë zhvilluar në një njësi ushtarake të aeroportit të Kabulit, ku përkohësisht është vendosur Ambasada turke.

“Kemi mbajtur bisedimet e para me talibanët, të cilat kanë zgjatur tri orë e gjysmë. Nëse është e nevojshme, do të kemi mundësi për të zhvilluar bisedime të tjera”, tha Erdogan.

Duke iu përgjigjur kritikave të brendshme për angazhimin e Turqisë me grupin kryengritës, Erdogan tha se Ankaraja “nuk e ka luksin” të qëndrojë duarkryq në rajonin e paqëndrueshëm.

“Ju nuk mund ta dini se cilat janë pritjet e tyre ose cilat janë pritjet tona pa biseduar”, tha Erdogan.

Turqia ka planifikuar të ndihmojë në sigurimin dhe drejtimin e aeroportit të Kabulit, por të mërkurën ajo filloi të tërheqë trupat e saj nga Afganistani.

Erdogan tha se talibanët tani duan të mbikëqyrin sigurinë në aeroport, ndërsa Ankarasë i kanë ofruar mundësinë për të drejtuar logjistikën e tij.

Erdogan tha se sulmet vetëvrasëse që ndodhën një ditë më herët në aeroportin e Kabulit, kanë bërë që Turqia të kërkojë më shumë detaje se si do të sigurohet qendra ajrore./REL

Lajmet

Aksident me fatalitet në Lluzhan, arrestohet shoferi

Published

on

By

Një aksident trafiku me pasojë fatale ka ndodhur në fshatin Lluzhan të Podujevës, ku si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë një person.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës, kur viktima u godit nga një veturë, drejtuesi i së cilës u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes pa iu ofruar ndihmë.

Viktima u dërgua me urgjencë në Qendrën Kliniake Universitare të Kosovës (QKUK), mirëpo për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, ai ka ndërruar jetë të martën, më 25 gusht.

Ndërkaq, po më 25 gusht, organet e rendit kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë të dyshuarin që po ngaste automjetin. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Prezanton patentë shoferi të dyshuar si të falsifikuar në Aeroportin e Prishtinës

Published

on

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, një person është ndaluar në ANP “Adem Jashari” pasi gjatë kontrollit të dokumenteve personale dhe të automjetit ka prezantuar një patentë shoferi të lëshuar nga një shtet tjetër, e cila dyshohet se ishte e falsifikuar.

Me urdhër të prokurorit, dokumenti është konfiskuar, ndërsa i dyshuari është liruar dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Digjen tri vetura dhe një pjesë e shtëpisë në Prishtinë, nuk ka të lënduar

Published

on

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, tri vetura dhe një pjesë e një shtëpie janë përfshirë nga zjarri në rrugën “Selman Lokaj” në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur më 25 gusht, rreth orës 01:10, ndërsa rrethanat e përhapjes së zjarrit ende nuk dihen.

Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa zjarrfikësit kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin.

Si pasojë janë shkaktuar dëme materiale, ndërsa nuk është raportuar për persona të lënduar.

Rasti është duke u hetuar./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Mosmarrëveshje në Podujevë, nxirret arma dhe konfiskohen 36 fishekë

Published

on

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, pas një mosmarrëveshjeje verbale në rrugën “19 Qershori” në Podujevë, një person dyshohet se ka kanosur një tjetër, i cili më pas dyshohet se ka nxjerrë armën në praninë e tij.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve, Policia ka gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 36 fishekë, një kuti përcjellëse me pajisje, si dhe lejen e armës.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dy të dyshuarit janë liruar dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara