Bota

Erdogan: Kanë mbetur vetëm dy liderë në të gjithë botën, unë dhe Putin!

Published

on

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka shpallur se vetëm dy liderë botërorë kanë mbetur në skenën globale: ai vetë dhe presidenti rus Vladimir Putin. Deklarata e Erdogan u bë gjatë një diskutimi me studentë, ku ai theksoi se gjatë 22 viteve të presidencës së tij, ai ka formuluar një strategji të qartë dhe ka dhënë “bekimet” për përmbysjen e Bashar Al-Assad në Siri, një zhvillim që duket të jetë në favor të Turqisë.

Gjatë bisedës, një student e pyeti Erdoganin lidhur me librin e Angela Merkelit dhe marrëdhëniet diplomatike të Turqisë me Gjermaninë. Presidenti turk u përgjigj duke theksuar rëndësinë e mekanizmave të vazhdueshëm të dialogut në diplomaci, të cilat ai i quan “sulm diplomatik”. Ai u shpreh: “Kanë mbetur vetëm dy nga liderët botërorë. Unë dhe Putini. Kam mbushur 22 vite në presidencë, dhe Putini po afrohet. Të gjithë të tjerët janë neutralizuar ose janë zhdukur.”

Deklaratat e Erdogan pasqyrojnë forcimin e rolit të tij në arenën ndërkombëtare dhe mbështetjen e vazhdueshme për aleancën me Rusinë, ndërkohë që ai vijon të kërkojë një pozicion dominant në diplomacinë globale./UBTNews/

Bota

“Nuk më intereson Kievi”, Zelensky: Jam gati të jap territore për Rusinë

Published

on

By

Ukraina është gati të japë territore për Rusinë. Këtë fakt e ka bërë të ditur Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, gjatë një interviste për median e njohur britanike “The Guardian”.

Zelenskyy e lidh fatin e Ukrainës me angazhimin e Donald Trump dhe se nëse ky i fundit e ul Rusinë në negociata, atëherë Kievi do të japë territore, por këtë herë në formën e një shkëmbimi me Rusinë.

Nëse Trump arrin të ulë Ukrainën dhe Rusinë në tryezën e bisedimeve, atëherë Ukrainë planifikon t’i ofronj Rusisë një shkëmbim të drejtpërdrejtë territori, duke hequr dorë nga toka që Kievi ka mbajtur në rajonin Kursk të Rusisë. Ne do të shkëmbejmë një territor me një tjetër. Nuk e di se kë territor por do të shohim. Por të gjitha territoret tona janë të rëndësishme për ne, nuk ka prioritet”, deklaroi Zelensky.

Sipas Zelensky, siguria e Ukrainës do të varet vetëm nëse në lojë janë edhe Shtetet e Bashkuara, pasi BE pa SHBA nuk mjafton. Nëse Donald Trump tërheq mbështetjen e SHBA-së për Ukrainën, Evropa e vetme nuk do të jetë në gjendje të kapërcejë hendekun. Ka zëra që thonë se Evropa mund të ofrojë garanci sigurie pa amerikanët, dhe unë gjithmonë them jo. Garancitë e sigurisë pa Amerikën nuk janë garanci reale të sigurisë”, u shpreh Zelensky.

Zelensky do të udhëtojë në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ku ai pret të takojë zëvendëspresidentin e SHBA, JD Vance, një nga armiqtë ndaj Ukrainës në rrethin e brendshëm të Trump.

Në konferencën e vitit të kaluar, Vance, asokohe senator, refuzoi të takonte Zelenskyy dhe ai më parë ka thënë se nuk i intereson vërtet se çfarë ndodh me Ukrainën, në një mënyrë apo në tjetrën.

Continue Reading

Bota

Adel Jomaa, ministër i shtetit, plagoset pas një atentati në Liban

Published

on

Ministri i Shtetit i Qeverisë së Tripolit, Adel Jomaa, është plagosur gjatë një atentati të realizuar në kryeqytetin libian. Ngjarja ndodhi kur autorët qëlluan në drejtim të tij ndërsa ai ndodhej brenda makinës së tij. Sipas njoftimeve nga Qeveria e Unitetit Kombëtar, Jomaa është shtruar në spital dhe gjendja e tij është e qëndrueshme, megjithatë mediat lokale raportojnë se ai ka marrë plagë në këmbë.

Libia, e cila ka qenë në kaos që nga përmbysja e regjimit të Muammar Gaddafit në vitin 2011, ka dy qeveri që funksionojnë në paralel: një në perëndim dhe një në lindje. Qeveria e Pajtimit Kombëtar, e cila është e njohur ndërkombëtarisht dhe ka qendrën në Tripoli, mori pushtetin në vitin 2021 përmes një procesi të mbështetur nga Kombet e Bashkuara, por parlamenti i lindjes ka refuzuar ta njohë atë për vite me radhë./UBTNews/

Continue Reading

Bota

Ofensiva e rebelëve shpërngul mbi 110,000 njerëz në lindje të Kongos

Published

on

Rebelët e mbështetur nga Ruanda, M23, kanë mbyllur me forcë kampet e të zhvendosurve në lindje të Republikës Demokratike të Kongos, duke detyruar më shumë se 110,000 njerëz të largohen në ditët e fundit, sipas njoftimeve nga Kombet e Bashkuara dhe burime lokale. Rebelët M23, të cilët morën kontrollin e qytetit më të madh të rajonit, Goma, në fund të janarit, lëshuan një ultimatum 72-orësh për të zhvendosurit që të kthehen në fshatrat e tyre.

Kjo ofensivë ka shkaktuar të paktën 2,000 të vdekur në Goma dhe përreth tij, sipas autoriteteve kongoleze. Rebelët njoftuan se lëvizjet e popullsisë duhet të ishin vullnetarizuar, por Kombet e Bashkuara paralajmëruan se më shumë se 110,000 njerëz të zhvendosur tani po drejtohen për në fshatra të largëta, me mundësi të kufizuara për ndihmë humanitare.

Shumë prej të zhvendosurve nuk kanë shtëpi për të kthyer. Disa raportojnë se preferojnë të qëndrojnë në kampet, pavarësisht se kanë mungesë ushqimi, pasi aty kanë strehim. Ndërkohë, pas përshkallëzimit të ofensivës nga M23, numri i të zhvendosurve ka arritur në mbi 500,000, ndërsa Goma, e cila kishte tashmë afërsisht një milion të zhvendosur, ka parë një shtim të madh të numrit të njerëzve që kërkojnë strehim.

Përveç kësaj, rebelët M23 kanë vazhduar të lëvizin thellë në lindje të Kongos, duke u afruar me Bukavu, kryeqytetin e provincës së Kivu Jugor, dhe kanë paralajmëruar mundësinë e veprimeve në përgjigje të vrasjeve të raportuara në këtë qytet. Situata vazhdon të përkeqësohet, duke rrezikuar të intensifikojë krizën humanitare në rajon./UBTNews/

Continue Reading

Bota

Avioni ushtarak rus shkel hapësirën ajrore të Polonisë

Published

on

By

Një avion ushtarak rus SU-24MR ka shkelur hapësirën ajrore polake duke fluturuar në zonën e gjirit të Gdanskut, në Detin Baltik të martën.

Avioni fluturoi 6.5 km në hapësirën ajrore polake dhe qëndroi aty për pak më shumë se 1 minutë përpara se të ndryshonte kursin.

Këtë shkelje Rusia e ka justifikuar duke thënë se ishte një dështim i sistemit të lundrimit.

“Shërbimet polake që mbikëqyrin hapësirën ajrore ishin në kontakt me palën ruse, e cila konfirmoi shkeljen e hapësirës ajrore polake dhe raportoi se ajo ndodhi për shkak të një dështimi të sistemit të navigimit të avionit. Rruga e fluturimit u ndryshua menjëherë pas ndërhyrjes së navigatorit të Forcave të Armatosura të Federatës Ruse”, sqaroi Komanda Operative e forcave të armatosura polake.

Avioni rus po kryente një fluturim nga enklava ruse e Kaliningradit në momentin kur ndodhi incidenti.

“Rusët kanë kohë që po hetojnë, provojnë dhe testojnë në Balltik. Nuk është çështje e muajve të fundit, është çështje e viteve të fundit”, i tha ministri i Brendshëm polak Tomasz Siemoniak transmetuesit TVN24 të martën vonë.

“Është e rëndësishme që sistemet tona e kanë zbuluar menjëherë këtë avion dhe që ai u largua nga hapësira jonë ajrore pasi mori mesazhin se e kishte shkelur”, shtoi ai. Siemoniak po ashtu nënvizoi se ministria e jashtme polake do të vlerësojë situatën dhe do të përgjigjet.

Continue Reading

Të kërkuara