Aktualitet

Erdogan i bën thirrje Greqisë që të çmilitarizojë ishujt e Egjeut Lindor dhe të respektojë marrëveshjet ndërkombëtare

Published

on

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, tha të enjten se Greqia duhet të ndalojë armatosjen e ishujve me status joushtarak dhe të respektojë marrëveshjet ndërkombëtare.

Në një fjalim të mbajtur teksa vëzhgonte stërvitjet ushtarake turke në brigjet e Turqisë perëndimore, Erdogan tha se Greqia duhet të shmangë ëndrrat, aktet dhe deklaratat që do të rezultojnë në keqardhje.

Turqia nuk do të heqë dorë nga të drejtat e saj në Detin Egje, nuk do të ngurrojë të përdorë fuqitë e saj që rrjedhin nga marrëveshjet ndërkombëtare”, tha Erdogan në komentet e tij.

Disa politikanë grekë që përpiqen të mbeten relevantë me fjalë dhe veprime që janë larg realitetit, në kundërshtim me logjikën dhe ligjin“, shtoi gjithashtu lideri turk. /UBTNews/

Bota

Fillojnë bisedimet SHBA–BE për paqen në Ukrainë

Published

on

By

Në Paris kanë nisur takimet mes përfaqësuesve të lartë amerikanë dhe evropianë, me fokus situatën në Ukrainë dhe sigurinë në rajon. I dërguari presidencial amerikan, Steve Witkoff, është takuar me zyrtarë francezë dhe këshilltarin e sigurisë kombëtare të Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Powell.

Kryeqyteti francez është bërë qendër e një sërë bisedimesh të rëndësishme, ku marrin pjesë sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, presidenti francez Emmanuel Macron, zyrtarë të lartë nga Ukraina, si dhe përfaqësues të tjerë nga vendet aleate. Rubio ka mbërritur në Paris në orët e para të mëngjesit të së enjtes.

Sipas zëdhënëses së Departamentit të Shtetit, Tammy Bruce, Rubio dhe Witkoff pritet të zhvillojnë bisedime me homologët e tyre evropianë për të avancuar objektivin e presidentit Donald Trump: ndërmjetësimin e një armëpushimi mes Rusisë dhe Ukrainës dhe dhënien fund të gjakderdhjes.

Këto takime zhvillohen në një kohë kur po rriten shqetësimet lidhur me qëndrimin e Trump-it ndaj Rusisë dhe qasjen e tij ndaj çështjeve globale. Përveç përpjekjeve për paqe në Ukrainë, vëmendje kanë tërhequr edhe politikat e administratës së tij mbi tarifat ndaj aleatëve, si dhe deklaratat për NATO-n dhe çështje të tjera si ajo e Grenlandës.

Continue Reading

Bota

Ankara: 625 bastisje, 525 të dyshuar në pranga për drog

Published

on

By

Policia turke ka zhvilluar një operacion të gjerë antidrogë mëngjesin e së enjtes në Ankara, duke çuar në arrestimin e 525 personave të dyshuar si tregtarë të lëndëve narkotike. Ky aksion, që përfshiu mbi 625 adresa të ndryshme në kryeqytet, është cilësuar nga Ministri i Brendshëm, Ali Yerlikaya, si “operacioni më i madh i narkotikëve në historinë e Turqisë”.

Operacioni u mbështet nga mijëra forca policore, qen të trajnuar, dronë dhe helikopterë, dhe u realizua pas një periudhe 6-mujore të hetimeve teknike dhe fizike. Gjatë kësaj kohe, autoritetet kanë mbikëqyrur aktivitetin e të dyshuarve, të cilët dyshohet se kanë shpërndarë lëndë narkotike përmes rrjeteve sociale dhe platformave online.

Sipas Yerlikaya, shumë prej të arrestuarve ishin të angazhuar në shpërndarjen e drogës në rrugë dhe lagje të ndryshme të qytetit. “Ky është një mesazh i qartë për të gjithë ata që operojnë në këtë sektor të errët: rrugët ku keni hyrë janë rrugë qorre,” u shpreh ai.

Ministria e Brendshme ka njoftuar se operacioni do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, me qëllim çrrënjosjen e plotë të rrjeteve kriminale që veprojnë në kryeqytet.

Continue Reading

Aktualitet

Haradinaj deklarohet pak para vazhdimit të seancës konstituive

Published

on

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj tha se shpreson që “të zgjidhet çështja e dorëheqjeve” derisa theksoi se si AAK janë të interesuar për konstituimin e Kuvendit. Por ai tha se nuk mund të votojnë “shkelje ligjore”.

Ai tha se mirë është që janë respektuar afatet ligjore, 48 orë të vazhdimit.

“Mirë është që janë respektuar afatet ligjore, 48 orë të vazhdimit. Shpresoj që do të zgjidhet çështja e dorëheqjeve she do të mund të vazhdojmë. Si aleancë e mbështesim konstituimin e kuvendit, por nuk guxojmë të votojmë shkelje ligjore”, tha Haradinaj.

Haradinaj u shpreh se janë të interesuar për konstituimin e kuvendit, meqë ashtu fillon edhe afati ligjor për formimin e qeverisë.

“Sikur ta kishte shumicën do të mund të votonte jashtëligjshmen. Duke mos e pasur shumicën, kjo është situatë, nuk e di qysh do të rezultojë më tutje. E kemi thënë herët që jemi të interesuar për konsitutimin e Kuvendit sepse ashtu fillon edhe afati ligjor për formimin e qeverisë. Dhe jemi të interesuar që pas dështimit, ta mbështesim formimin e qeverisë nga opozita. Unë nuk kam komunikim me Nisman që atëherë, që nga intervista. Jam në dijeni se PDK ka komunikim, edhe kolegët tjerë”, u shpreh Haradinaj.

Ai tregoi edhe nëse i është bashkuar Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, deputeti Adem Hoxha.

“Jo AAK-së, ne keni mungesë të deputetëve në GP, ju kam bërë ftesë të gjithë deputetëve qe janë pa grup që nëse vlerësojnë të na bashkohen. Ademi ka shprehur interesim dhe të tjerët mund t’i bashkohen”, u shpreh ai.

Continue Reading

Rajoni

Rama: Tirana do të jetë epiqendra e politikës evropiane me 16 maj

Published

on

By

Gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit në rrjetin social Facebook, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, diskutoi rreth Samitit të Komunitetit Politik Evropian që pritet të mbahet më 16 maj.

Ai theksoi se Tirana do të jetë epiqendra e Evropës, e cila do të mikpresë liderë nga i gjithë kontinenti, mes të cilëve edhe kancelarin e ri gjerman.

“Nga Kievi, në Madrid e Lisbonë. Plus sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, presidenten e KE, patjetër edhe drejtuesit dhe presidentët e bankave zhvillimore të Evropës, presidenten e FMN, që do të jenë të tërë në Tiranë më 16 Maj. Tirana do jetë epiqendra e politikës evropiane edhe njëherë tjetër deri në një moment historik për Evropën. Evropa duhet të japë disa pyetje me sigurinë, rritjen ekonomike, luftën kundër rritjes së pabarazisë, lidhur me mjetet për zbutjen e kostove gjithmonë e më në rritje të jetesës. Të gjitha këto do të diskutohen në Shqipëri, ku do të vijë në takimin e tij të parë të këtij formati edhe kancelari i ri i Gjermanisë. Shqipëria atë ditë do të jetë në vëmendjen e të gjithë botës. Nga ana tjetër do të jetë tjetër promovim i Shqipërisë si destinacion, i forcimit të imazhit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare“, tha kryeministri Rama.

Continue Reading

Të kërkuara