Sport

“Epopeja e UÇK-së” shënohet edhe me ndeshje futbolli mes FSK-së dhe FASH-it

Ky aktivitet u vlerësua si tejet i rëndësishëm nga organizatorët.

Published

on

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 25 vjetorit të “Epopesë së UÇK-së”, në Kampin Nacional në Hajvali, është zhvilluar ndeshja vëllazërore futbollistike ndërmjet ekipeve të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Ky aktivitet u vlerësua si tejet i rëndësishëm nga organizatorët pasi përcjellë mesazh se kjo ngjarje është me rëndësi për të gjithë kombin shqiptar.

Ministri i Ministrisë së Mbrojtjes, Armend Mehaj tha se ky organizim po bëhet për të kujtuar gjithë sakrificën e Jasharajve, por edhe për të treguar rëndësinë e saj të veçantë për të gjithë kombin shqiptar.

“5,6 dhe 7 marsi janë data historike jo vetëm për popullin e Kosovës, për familjen Jasharaj, lagjen Jasharaj, komandantin legjendar Adem Jashari, por gjithë kombin shqiptar…Këtë radhë kemi vendosur më 7 mars edhe për epopenë, por edhe t’i bashkojmë dy ushtritë tona, një mesazh kyç për çështjen kombëtare. Ushtria merr gjithçka, por në fund jep jetën për çdo qytetar të kombit… Urime Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, 25 vjetori. Do Zoti punojmë së bashku dhe ekonomitë t’i forcojmë mes dy shteteve tona se kështu i arrijmë edhe qëllimet tona por edhe amanetet e çdo dëshmori”, tha Mehaj.

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemajl Minxhozi tha se Shqipërinë dhe Kosovën nuk i ndanë asgjë, kurse me këtë ndeshje ndërmjet forcave të armatosura të Kosovës dhe atyre të Shqipërisë po bëhet për të përkujtuar luftën e UÇK-së

“Është tepër e rëndësishme simbolika që është gjetur në tre ditët e festimit të përkujtimit të luftës së UÇK-së. Pjesë përbërëse e këtij aktiviteti shumë të madh, të gjithanshëm është dhe kjo ndeshje sportive që tregon që ne Shqipëria dhe Kosova nuk ka ndanë asgjë, nuk na ndan lufta, nuk na ndajnë arritjet, nuk na ndanë nga njëra-tjetra çdo gjë që e kemi arritur deri më sot dhe për ta hijeshuar këtë është dhe kjo ndeshje sportive midis forcave të armatosura…Duke filluar nga dita e diel, sot dhe nesër, me mijëra njerëz kanë vërshuar për të parë Prekazin, për t’u njohur edhe njëherë nga afër me historinë e kolosëve Jashari”, tha Minxhozi.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama duke e vlerësuar lartë organizimin e kësaj ndeshje me simbolikë të veçantë, tha për KosovaPress se sakrifica që ka barë populli ynë për liri nuk duhet të harrohet kurrë.

“I kemi dy shtete një komb që po luanë këtu futboll dhe është një shumë vëllazërore, shumë pozitive. Mendoj që organizimet e tilla janë mëse të nevojshme ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë…Këta ushtarë këtu edhe të Shqipërisë edhe të Kosovës sot nëpërmjet një loje fantastike po e tregojnë një mundësi vëllazërore të bashkëpunimit nëpërmjet sportit. Ajo që ka ndodhur në Kosovë nuk bën të harrohet kurrë, ne duhet t’i kujtojmë gjithmonë sakrificat e mëdha që i ka dhënë populli ynë për ta gëzuar këtë liri sot”, tha Rama.

Ndërsa Gernat Qiriqi, major në Ushtrinë Shqiptare theksoi se me këtë aktivitete, të dy shtete po e kujtojnë së bashku epopenë e komandantit Adem Jashari.

“Është një bashkëpunim midis FASH dhe FSK-së që ka filluar me ndeshjen që u zhvillua në Kukës më 30 nëntor në nder të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë dhe ja ku jemi sot në ndeshjen e kthimit në epopenë e komandantin, java përkujtimore e komandantit Adem Jashari në nder të tij po e zhvillojmë këtë ndeshje miqësore”, tha Qiriqi.

Rezultati përfundimtar i ndeshjes ishte 3-1 për Kosovën, derisa pati të pranishëm tifozë dhe figura të ndryshme nga jeta publike në Kosovë dhe Shqipëri.

Sport

Emocione të forta,Kenan Yildiz publikon fotografi me Edon Zhegrovën

Published

on

By

Zhgënjimi pas humbjes së Kosovës dhe mosrealizimit të ëndrrës u reflektua qartë edhe në fytyrën e yllit kosovar, Edon Zhegrova.

Bashkëlojtari i tij te Juventus, Kenan Yildiz, ndërpreu festën me skuadrën e tij për t’u afruar dhe për ta ngushëlluar Zhegrovën. Ky moment i ndjerë u bë menjëherë viral në rrjetet sociale.

Vetë ylli turk reagoi më pas në Instagram, duke postuar një fotografi ku shfaqej duke e ngushëlluar Zhegrovën pas përfundimit të ndeshjes, duke treguar solidaritetin dhe respektin mes futbollistëve.

Continue Reading

Sport

Arijanet Muric: “Kemi rikthyer shpresën, koha jonë do të vijë”

Published

on

By

Portieri i Kosovës, Arijanet Muric, ka ndarë një mesazh emocionues pas përfundimit të ndeshjeve të fundit, duke theksuar krenarinë për ekipin dhe mbështetjen e tifozëve.

Ai u shpreh i lumtur që është pjesë e një grupi të bashkuar dhe luftarak:
“Jam jashtëzakonisht krenar që jam pjesë e këtij ekipi dhe që zbres në fushë me një grup kaq të guximshëm dhe të bashkuar lojtarësh”.

Muric theksoi rëndësinë e këtij rrugëtimi për ekipin dhe falënderoi të gjithë tifozët për përkrahjen:
“Ky rrugëtim ka qenë gjithçka për ne dhe dua të falënderoj të gjithë në vendlindje dhe kudo në botë për besimin dhe mbështetjen tuaj”.

Portieri kosovar nënvizoi se arritjet e skuadrës shkojnë përtej rezultateve në fushë:
“Në futboll, ne fitojmë dhe humbim së bashku, por ajo që kemi arritur shkon përtej rezultateve. Ne i kemi dhënë popullit tonë shpresë përsëri”.

Në fund, ai pati edhe një mesazh motivues për brezat e rinj:
“Për brezin e ardhshëm, ky është vetëm fillimi. Ëndërroni më shumë, punoni më fort dhe vazhdoni të besoni. Koha jonë do të vijë!”.

Continue Reading

Lajmet

Miratohet projektligji për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”, hapet rruga për organizimin e ngjarjes madhore

Published

on

By

Qeveria e Kosova ka miratuar projektligjin për organizimin e Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt zhvillimit sportiv dhe afirmimit ndërkombëtar të vendit.

Institucionet e kanë cilësuar këtë nismë si projekt me interes të lartë publik dhe kombëtar, që pritet të ndikojë drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik, përmirësimin e infrastrukturës sportive dhe rritjen e imazhit të shtetit në arenën ndërkombëtare.

Kryeministri Albin Kurti theksoi rëndësinë strategjike të projektligjit, duke nënvizuar standardet që synohen me organizimin e kësaj ngjarjeje:
“Ky projektligj, i bazuar në marrëveshjen për organizimin e Lojërave Mesdhetare ‘Prishtina 2030’, është projekt me interes të lartë publik dhe kombëtar. Ai garanton që organizimi i kësaj ngjarjeje madhore të bëhet me përgjegjësi të plotë institucionale, me standarde të larta transparence, integriteti dhe menaxhimi efikas të fondeve publike. Ky është një investim në rininë tonë, në sportin tonë dhe në imazhin ndërkombëtar të shtetit”.

Nga ana tjetër, ministri i Rinisë dhe Sportit, Blerim Gashani, dha detaje mbi aspektin financiar dhe organizativ të projektit:
“Përmes këtij ligji, qeveria do të miratojë shfrytëzimin e fondeve publike në shumën prej të paktën 253 milionë euro. Burimi kryesor i financimit do të jetë buxheti i shtetit, ndërsa projektligji rregullon edhe kompetencat e institucioneve përkatëse, përfshirë Komitetin Olimpik të Kosovës dhe komunat që do të përfshihen në organizim”.

Projektligji përcakton qartë rolet dhe përgjegjësitë e institucioneve shtetërore, duke krijuar një kornizë të plotë ligjore për organizimin e kësaj ngjarjeje të madhe sportive.

Pas votimit në Kuvend, pritet të nisin përgatitjet konkrete për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030, me synimin që Kosova të radhitet ndër organizatorët e rëndësishëm të eventeve sportive ndërkombëtare.

Continue Reading

Kulturë

Shqiptarët “pushtojnë” NBA-n, valle dhe muzikë tradicionale në parketin e Chicago Bulls

Published

on

By

Një moment i veçantë dhe plot krenari për komunitetin shqiptar është shënuar në një nga arenat më të mëdha të basketbollit në botë, gjatë një ndeshjeje të NBA.

Para përballjes mes Chicago Bulls dhe Phoenix SunsUnited Center, ansambli i komunitetit shqiptar në Illinois dhuroi një performancë mbresëlënëse me këngë dhe valle tradicionale.

Tingujt e muzikës shqiptare pushtuan sallën, ndërsa valltarët të veshur me kostume kombëtare sollën energji dhe emocion në parket. Publiku amerikan mbeti i mahnitur nga ritmi dhe gjallëria e valleve, duke e kthyer këtë moment në një spektakël të rrallë në skenën e NBA-së.

Kjo natë e dedikuar komunitetit shqiptar dëshmoi edhe një herë se kultura shqiptare nuk njeh kufij  nga Shqipëria dhe Kosova deri në zemër të Chicago.

Momenti i veçantë tashmë po bën xhiron e rrjeteve sociale, duke treguar para botës bukurinë dhe pasurinë e traditave shqiptare.

Continue Reading

Të kërkuara