Kuriozitete

Epoka e një mijë të vërtetave

Nga Giovanbattista Trebisacce

Published

on

Nga Giovanbattista Trebisacce

Xhorxh Oruell. Nëse shkrimtari britanik do të kishte jetuar më shumë se 47 vjet, ndoshta do ta kujtonim me më shumë ëndje por edhe mister për shkak të “profecive” të tij. Në fakt nuk ka pasur asgjë që ka lindur nga imagjinata e Oruell, dhe që nuk është vërtetuar në realitet.

Mjafton të mendoni për romanin e tij “Vitit 1984” (një lloj Big Brother bashkëkohor:Sot miliona e miliona kamera të shpërndara nëpër botë monitorojnë vazhdimisht lëvizjet tona) apo internetin dhe rrjetet sociale, ku kontrolli i vazhdueshëm kryhet nëpërmjet të ashtuquajturit “profilim”.

Apo “Fermën e Kafshëve“, një përrallë alegorike madhështore,që mund të përfaqësojë sot retorikën“Të gjitha kafshët janë të barabarta “, dhe e “demokracisë nga poshtë” nga njerëz që luftojnë kundër establishmentit, dhe që më pas bëhen establishmenti i radhës”. Megjithatë, Oruell tregon një largpamësi profetike, edhe në konsideratat e tij më të thella që synojnë të analizojnë marrëdhëniet e njeriut me të vërtetën. Reflektimet e tij denoncojnë me vendosmëri rreziqet e një të vërtete të deformuar, të prirur për të qenë në shërbim të propagandës, retorikës dhe nacionalizmit (tashmë e zëvendësuar nga sovraniteti), një e vërtetë e burgosur nga lajmet, e kushtëzuar në mos e asgjësuar nga kufijtë e lirisë së shprehjes.

Këto referenca janë shumë aktuale sot për shkak të shumë të vërtetave të disponueshme në ueb, të shumëfishuara në mënyrë eksponenciale dhe që megjithatë e bëjnë të duket bosh konceptin e vërtetësisë. Çdo gazetar, çdo faqe online, çdo faqe në Facebook, përhap të vërtetën e saj.

Faktet ngatërrohen me opinionet, lajmet e rreme vihen në qendër të vëmendjes duke e zhvendosur në periferi informacionin e saktë. Dhe clickbait (burimi i lajmeve sensacionale) shndërrohet në një linjë editoriale. Pra një “pyll i errët” për ata që kanë si të vetmen dëshirë informimin.

Në këtë aspekt janë shumë domethënëse fjalët e Papa Françeskut, të marra nga encilika e tij “Ungjilli i buzëqeshjes”:“Çuditërisht, ne nuk kemi pasur kurrë më parë më shumë informacion se sa sot, e megjithatë vazhdojmë të mos e dimë se çfarë po ndodh”.

Një ndryshim kursi në lidhje me parimet e shenjta të së drejtës për informim dhe i historiografisë, të cilat kanë qenë gjithmonë të lidhura me pluralizmin e lajmeve dhe burimet e tyre. I njëjti pluralizëm që garanton sot shumëfishimin e kanaleve të keqinformimit dhe që ijep mundësi lajmeve të rreme – të cilat vijnë nga rrjetet sociale apo rrjeti – të pushtojnë faqet e para edhe të mediave kryesore tradicionale.

Prandaj, nevojitet një “dietë informative“ e karakterizuar nga një prirje e fortë për ndërveprim aktiv e mediave për të garantuar raportimin e së vërtetës. Dhe kjo gjë është e arritshme vetëm nëpërmjet një marrëdhënie të vazhdueshme me burimet e informacionit për të hetuar, verifikuar, krahasuar të dhënat, për të mos rënë viktima të keqinformimit.

Sot po përjetojmë një mbingarkesë informacioni, disa e quajnë Infodemi. Ky term i ri përfaqëson me saktësi dukurinë e ngopjes nga informacioni, zakonisht i pasaktë dhe i pa verifikuar, lajmet e rreme dhe sensacionalizmi, të cilat sidomos në kohën e pandemisë shkaktuan një rritje marramendëse të frikës dhe ankthit.

Të gjitha këtyre i shtojmë algoritmet matematikore (‘zemra’ e vërtetë e rrjeteve sociale dhe motorëve të kërkimit), të cilët përmes proceseve të profilizimit përzgjedhin lajmet që duhet të lexojmë, produktet që duhet të blejmë. Sipas një raporti mbi konsumin e informacionit nga Agcom (Autoriteti për Garancitë e Komunikimeve), 54.5 për qind e përdoruesve kanë qasje tek informacioni përmes rrjeteve sociale dhe motorëve të kërkimit.

Pra një proces që e ndryshon perceptimin tonë mbi realitetin,dhe që është konfiguruar në sytë tanë në mënyrë të pjesshme dhe paragjykuese. E ardhmja e informacionit, nuk mund të injorojë një apel të fortë për përgjegjësi kolektive.

Lajmet nuk mund të shndërrohen në produkte të zakonshme, dhe gjigantët e teknologjisë duhet t’u nënshtrohen rregullave të qarta, të sakta dhe të patejkalueshme. Më pëlqen që ta mbyll këtë shkrim të shkurtër, duke përmendur një autor tjetër të madh të shekullit XX-të , Luixhi Pirandelo.

Ai thotë se nuk ka asnjë të vërtetë të vetme, por ka po aq të vërteta sa ka njerëz që besojnë se i zotërojnë ato. Në dramën “Kështu është”, kur gruas së zotit Ponza i kërkohet të zgjidhë misterin e identitetit të saj, gruaja, mishërimi i së vërtetës pirandeliane, me fytyrën e mbuluar nga një vello e zezë, përgjigjet se është njëherazi edhe vajza e zonjës Frola, po ashtu edhe gruaja e dytë e zotit Ponza:“Unë jam ajo që t’i beson se jam!”.

Shënim: Giovanbattista Trebisacce, profesor i pedagogjisë së përgjithshme në Universitetin e Katanias. / “Opinione.it” – Bota.al

Kuriozitete

Çfarë është stërvitja e mendjes, si ta praktikoni?

Published

on

Sipas të dhënave, gjatë pandemisë Covid-19, 4 në 10 të rritur raportuan simptoma të depresionit ose ankthit.

Ky numër është rritur ndjeshëm krahasuar me vitin 2019, kur raportoheshin vetëm 1 në 10.

Pandemia duket të ketë qenë një nga arsyet kryesore të kësaj rritjeje.

Mënyrat për të trajtuar këto çrregullime mund të jenë individuale ose mjekësore, duke përfshirë konsultimet me psikologë ose psikiatër.

Megjithatë, ka edhe metoda që mund t’i praktikoni për të përmirësuar shëndetin mendor e lehtësuar simptomat e ankthit dhe depresionit.

1. Stërvitja e trurit

Psikologu Sutton Smith sugjeron që lojrat janë një mënyrë e shkëlqyer për të mbajtur trurin aktiv dhe për të larguar depresionin.

Lojrat, qoftë elektronike apo të tjera, aktivizojnë zona të ndryshme të trurit që lidhen me motivimin, të mësuarit dhe arritjen e qëllimeve.

Mund të provoni:

Lojëra kompjuterike ose në telefon

Fjalëkryq, sudoku, pazëll, domino, shah

Çdo aktivitet që sfidon mendjen dhe stimulon kreativitetin

Sa më shumë të stërvitni trurin, aq më shumë do të ndiheni të konfidentë dhe të sigurt në vetvete.

2. Shmangni krahasimet

Krahasimi me të tjerët e rrisin ankthin dhe ndjenjat e ulëta të vetëvlerësimit. Fokusohuni tek vetja juaj, pasionet e hobi-t që ju bëjnë të ndiheni mirë. Mësoni të gëzoheni edhe nga gjërat e vogla, duke i dhënë trurit tuaj arsye për t’u ndjerë i lumtur dhe i lirë.

3. Psikoterapia

Këshillimi profesional dhe psikoterapia janë të rekomanduara për ata që vuajnë nga çrregullime të ankthit dhe depresionit.

Një studim i publikuar në Journal of Personality tregon se mënyra më e mirë për të menaxhuar emocionet negative është të qetësoni veten, edhe kur ndiheni të tensionuar.

Disa teknika të thjeshta:

Numëroni deri në 10

Përsëritni me vete një frazë ose mendim qetësues

Këto praktika ndihmojnë trurin të mësojë të kontrollojë emocionet dhe të mbrojë shëndetin mendor. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Kuriozitete

Dimër i pazakontë në horizont, studiuesit paralajmërojnë ndryshime atmosferike të rralla

Published

on

Meteorologët kanë vënë re së fundmi një model të pazakontë dimëror.

Studiuesit e NOAA kanë zbuluar se disa pjesë të atmosferës po sjellin sjellje të pazakonta që nuk janë parë për dekada, duke përfshirë La Nina, një kthesë stratosferike të erës dhe një ndryshim të hershëm në vorbullën polare të Arktikut.

Amy Butler nga Laboratori i Shkencave Kimike i NOAA-s dhe Daniela Domeisen nga ETH Cyrih shpjegojnë se këto kushtet atmosferike mund të kenë ndikime të mëdha në dimrat e vendeve, duke sjellë një model dimëror mjaft të pazakontë.

Sipas raportit, temperaturat e sipërfaqes së detit gjatë shtatorit dhe tetorit ishin më të ulëta se normalja. La Nina shoqërohet me vorbull polare më të fortë, por këtë vit ajo nuk po sillet në mënyrën e zakonshme.

Klimatologu Judah Cohen e përshkruan vorbullën si gardh që mban ajrin e ftohtë të rrethuar, por ngjarjet e fundit të ngrohjes së papritur në stratosferë po e dobësojnë. Ngrohjet e tilla rrisin temperaturat në stratosferën polare me 30–50°C brenda pak ditësh.

Parashikimet e NOAA-s në fund të vjeshtës e kishin paralajmëruar ngrohjen para fillimit të dimrit, një fenomen i pazakontë që është regjistruar vetëm në vitet 1958, 1968 dhe 2000. Ngjarjet kryesore priten midis mesit të dhjetorit dhe mesit të janarit.

Ndryshimet shkaktojnë që ajri i ftohtë nga Arktiku të zbresë në jug, duke sjellë temperatura të ulëta e reshje bore në zona që kanë dimër të butë. Një vorbull e trazuar dhe një rrjedhë uji me valë mund të krijojnë stuhira më të gjata dhe xhepa bore në vende të papritura.

Efektet nuk do të jenë të njëjta kudo. Parashikimi aktual i dimrit nga NOAA tregon modele tipike të La Nina, me Veriperëndim të Paqësorit më të lagësht, Jug më të thatë dhe Juglindje më të ngrohtë.

Por ndryshimet stratosferike mund të modifikojnë këto pritshmëri dhe të sjellin mot më ekstrem. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Kuriozitete

Gjetje arkeologjike 12,000-vjeçare tregon artin e hershëm neolitik

Published

on

Arkeologët në Turqinë Juglindore kanë zbuluar fytyra njerëzore të gdhendura dhe objekte të rralla në vendin arkeologjik Sefertepe, pjesë e kompleksit Taş Tepeler, i cili përfshin edhe Göbeklitepe, Karahantepe dhe Sayburç.

Gjetjet datojnë rreth 12,000 vjet më parë dhe ofrojnë njohuri të reja mbi botën e hershme neolitike.

Në Sefertepe janë identifikuar dy fytyra njerëzore të skalitura në gur: njëra në reliev të lartë dhe tjetra në basoreliev. Stilet dhe teknikat e ndryshme tregojnë se Sefertepe mund të ketë zhvilluar një identitet artistik unik brenda traditës më të gjerë të Taş Tepeler.

Një tjetër gjetje e veçantë është një perlë e vogël e zezë prej serpentiniti, e gdhendur nga të dyja anët dhe lëmuar me kujdes.

Ministri i Kulturës, Mehmet Ersoy, vuri në dukje se tregon se artefaktet e lëvizshme kishin funksion simbolik, krahas skulpturave monumentale, u zbulua një skulpturë e vogël me fytyrë dhe gojë të mbyllur, e cila simbolizon kufirin midis jetës dhe vdekjes, duke ofruar kuptim më të thellë për ritualet funerare neolitike, përfshirë heqjen e kafkës dhe varrimet dytësore.

Gjetjet e Sefertepe konfirmojnë se Taş Tepeler ishte rajon i integruar, ku komunitetet e hershme zhvillonin arkitekturë dhe art kompleks.

Analiza e detajeve si faqet, vijat e vetullave dhe hunda sugjeron se Sefertepe mund të ketë pasur stilin skulpturor, duke mbetur brenda traditës artistike të Taş Tepeler. Këto zbulime ofrojnë një pasqyrë të rrallë mbi jetën dhe artin neolitik, duke ndihmuar shkencëtarët të kuptojnë më mirë zhvillimin kulturor dhe estetik të shoqërive të hershme. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Kuriozitete

Një përqafim i vogël, lehtësim i madh! Si ndihmon përkëdhelja në dhimbjet e foshnjave?

Published

on

Përkëdhelja e lehtë e foshnjave ulë aktivitetin në trurin e tyre që lidhet me eksperienca të dhimbshme, ka treguar një studim i realizuar së fundmi.

Hulumtuesit nga Universiteti Oxford dhe Liverpool John Moores, kanë monitoruar aktivitetin e trurit të 32 foshnjave përderisa ishin duke bërë testimet e gjakut.

Gjysma prej tyre ishin përkëdhelur gjatë këtij procesi dhe kanë treguar rreth 40% me pak aktivitet të dhimbjes në tru.

Studimi ka gjetur se shpejtësia optimale e përkëdheljeve që ju lirojnë nga dhimbjet ishte rreth 3cm për sekondë.

Kjo shpejtësi aktivizon një klasë të neuroneve të ndjesisë në lëkurë që quhen C-tactile afferents, të cilat më parë kanë treguar se ulin dhimbjen tek të rriturit. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara