Lajmet

EPIK: Gjatë vitit 2019, 4 mijë e 335 qytetarë të Kosovës qëndruan ilegalisht në shtetet e BE-së

Published

on

Instituti EPIK në publikimin e radhës “CATCH-22: Alienët nga Ballkani Perëndimor në BE”, ka njoftuar se në vitin 2019, gjithsej 66 mijë e 325 qytetarë të Ballkanit Perëndimor ishin zënë duke qëndruar ilegalisht në BE – një rritje prej 7% krahasuar me vitin 2018. Në këtë rritje ka kontribuar kryesisht Shqipëria.

Sipas njoftimit të EPIK, top tre vende të BE-së ku janë zënë duke qëndruar ilegalisht qytetarët e Ballkanit Perëndimor në vitin 2019 janë: Gjermania (20,015), Greqia (10,130) dhe Hungaria (7,925).

“Në vitin 2019 37,460 qytetarë të Shqipërisë janë zënë duke qëndruar ilegalisht në BE. Kjo është më shumë se numri i qytetarëve të të gjitha vendeve të tjera, marr së bashku. Top tre vende të BE-së ku janë zënë qytetarë të Shqipërisë duke qëndruar ilegalisht janë: Gjermania (7,480), Greqia (10,030) dhe Franca (4,430).”, njofton EPIK.

Sipas institutit EPIK, në rastin e Kosovës gjithsej 4,335 qytetarë janë zënë duke qëndruar ilegalisht në BE gjatë vitit 2019. Ky ishte niveli më i ultë historik për Kosovën. Top tre vende të BE-së ku janë zënë me qëndrim ilegal qytetarë të Kosovës janë: Gjermania (2,165), Franca (620) dhe Kroacia (465).

“Nëse analizojmë këto të dhëna në një perspektivë më të gjatë kohore 2009-2019, Shqipëria përsëri udhëheq rajonin për nga numri i qytetarëve me qëndrim ilegal në BE. Në periudhën 2009-2019 gjithsej 780,950 qytetarë të Ballkanit Perëndimor ishin zënë duke qëndruar ilegalisht në BE. 415,745 nga këta kanë qenë nga Shqipëria. Kjo është më shumë se numri i qytetarëve të të gjitha vendeve të tjera, marr së bashku. Shprehur ndryshe, 14.5% të popullatës së Shqipërisë është zënë me qëndrim ilegal në BE në 2009-2019.

Në rastin e Kosovës gjithsej 145,680 qytetarë janë zënë duke qëndruar ilegalisht në BE gjatë periudhës 2009-2019. Shprehur ndryshe, 8.1%% të popullatës së Kosovës është zënë me qëndrim ilegal në BE në 2009-2019. Kjo e bënë Kosovën vend i dytë në Ballkanin Perëndimor për nga numri i qytetarëve të zënë me qëndrim ilegal në BE gjatë periudhës 2009-2019.”, thuhet në njoftimin e EPIK./UBTNews

Lajmet

​Apeli e refuzon kërkesën e Veselit, Selimit dhe Krasniqit për lirim të përkohshëm

Published

on

By

Dhoma e Apelit e Gjykatës Speciale e ka refuzuar kërkesën e Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit për lirim të përkohshëm. Ata kishin bërë kërkesë për të hedhur poshtë vendimin e Themelores që nuk ua mundësoi lirimin e përkohshëm.

Sipas njoftimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, rrëzimi i tre apeleve u bë më 13 gusht.

Në anën tjetër, ish-presidenti Hashim Thaçi, i cili është pjesë e katërshes së UÇK-së që po gjykohen për krime të pretenduara të luftës, nuk ka bërë fare kërkesë për lirim. Ai po përballet edhe me një tjetër aktakuzë, atë për tentim pengim të drejtësisë.

Më 13 maj 2025, gjykatësi i Procedurës Paraprake në çështjen Thaçi dhe të tjerët i refuzoi kërkesat për lirimin e përkohshëm të Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që Zyra e Prokurorit të Specializuar i ka vënë mbi ta. Gjykimi ndaj tyre ka nisur në prill të vitit 2023, por ata ndodhen në paraburgim që prej nëntorit të vitit 2020.

Ai që njihet si gjyqi i madh në Hagë – procesi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, është drejt fundit. Prokuroria e ka mbyllur çështjen e saj, ndërkaq dëshmitarët e mbrojtjes pritet të dëgjohen nga mesi i shtatorit.

Continue Reading

Aktualitet

Aksident në Pejë, humb jetën një 60-vjeçar

Published

on

Një burrë 60-vjeçar ka ndërruar jetë sot në Pejë si pasojë e një aksidenti ku ishte i përfshirë një kamion me rimorkio.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili bëri të ditur se aksidenti ka ndodhur në rrugën “Ardian Krasniqi” në lagjen “Dardania”.

“Sot rreth orës 9:43 policia është njoftuar për një aksident në rrugën ‘Ardian Krasniqi’ në lagjen ‘Dardania’. Në aksident të përfshirë kanë qenë një person dhe një kamion me rimorkio. Policia dhe emergjenca dolën menjëherë në vendngjarje. Mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, derisa trupi i pajetë është dërguar për obduksion”, bëri të ditur Gashi.

Rasti mbetet nën hetim nga organet e rendit.

 

 

Continue Reading

Lajmet

Lëshohet urdhër-arrest ndërkombëtar për 21 persona të akuzuar për dëbim të popullsisë civile

Published

on

By

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar se është lëshuar urdhër-arrest ndërkombëtar ndaj 21 personave të akuzuar për dëbimin e popullsisë civile gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Prokurori i rastit, Atdhe Dema, tha se janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, por personat e akuzuar mbeten të paarritshëm për autoritetet. Ai shtoi se fillimisht do të publikohen inicialet e tyre, ndërsa emrat e plotë do të bëhen publik shumë shpejt.

Sot ne kemi bërë për urdhër-arrest me kohë, pra i kemi ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, deri në ketë momentin të njëjtit janë të paarritshëm për Prokurorinë. Fillimisht ne shkojmë me iniciale, emrat do të publikohen shumë shpejt, për momentin në evidencat tona nuk kanë figuruar dikur tjetër”, tha Dema.

Continue Reading

Lajmet

Vrasja e 14-vjeçarit në Shqipëri, policia arreston 8 shtetas

Published

on

By

Policia e Korçës ka zbardhur dinamikën e vrasjes së 14-vjeçarit, kryer dje, në fshatin Pirg në Maliq.

Për këtë rast, Policia e Korçës arrestoi 8 shtetas; 14-vjeçarin autor të dyshuar të vrasjes, i cili pas kryerjes së krimit, tentoi të largohej nga vendngjarja, me automjet; babanë dhe xhaxhanë e autorit të dyshuar, pasi fshehën mjetin prerës (thikë), me të cilin u krye krimi; 4 të mitur, të pranishëm gjatë konfliktit mes 14-vjeçarëve, të cilët nëpërmjet deklarimeve në polici, tentuan të pengojnë zbulimin e së vërtetës; një 34-vjeçar, gjithashtu i pranishëm gjatë konfliktit, i cili tentoi të largohet nga vendngjarja, në të njëjtin automjet me 14-vjeçarin.

Gjithashtu është sekuestruar mjeti prerës (thikë), automjeti me të cilin tentuan të largoheshin 2 shtetasit dhe 5 celularë.

Policia bën të ditur se, në vijim të veprimeve hetimore dhe policore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP-Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq dhe në drejtimin e Prokurorisë së Korçës, në lidhje me ngjarjen e djeshme, në fshatin Pirg, ku u vra me mjet prerës (thikë), një 14-vjeçar, dyshohet nga një bashkëmoshatar i tij, gjatë një konflikti për motive të dobëta, u vunë në pranga shtetasi E. G., 14 vjeç, banues në fshatin Leminot, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”. 14-vjeçari u dëmtua lehtë, gjatë konfliktit. Ai mori asistencën e nevojshme mjekësore dhe la ambientet e spitalit, ditën e djeshme.

Shtetasit E. G., 44 vjeç dhe R. G., 44 vjeç, përkatësisht babai dhe xhaxhai i 14-vjeçarit, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.

4 të mitur, banues në fshatin Zvirinë, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”;

Shtetasi F. Ç., 34 vjeç, banues në fshatin Leminot, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

Continue Reading

Të kërkuara