Kulturë

ENNIO dokumentari unik kushtuar Morricones

Dokumentari rrëfen Morriconen përmes një interviste të gjatë nga Tornatoren.

Published

on

Dy ditë premierë në të gjithë vendin, më 29 dhe 30 janar, dhe më pas në të gjitha kinematë nga data 17 shkurt, shpërndarë nga Lucky Red në bashkëpunim me TimVision, sipas faqes më të njohur kinematografike italiane, cinemaitaliano.info.

Në të tillë format do të mbërrijë pas pak ditësh dokumentari i titulluar “ENNIO” nga  regjisori me famë botërore Giuseppe Tornatore, një portret i plotë i Ennio Morricones, muzikantit më popullor dhe më produktiv italian të shekullit XX, si edhe më i dashuri për publikun ndërkombëtar, dy herë fitues i çmimit Oscar dhe autor i mbi 500 kolonave të paharrueshmeve zanore.

I prezantuar me sukses jashtë konkurrencës në Festivalin e Filmit në Venecia dhe në Bif & St, dokumentari rrëfen Morriconen përmes një interviste të gjatë nga Tornatoren, me dëshmitë e artistëve dhe regjisorëve si Bertolucci, Montaldo, Bellocchio, Argento, Taviani, Verdone, Barry Levinson, Roland Joffè, Oliver Stone, Quentin Tarantino, Clint Eastwood, Bruce Springsteen, skena fiction, muzikë dhe imazhe arkivore.

“Kam punuar për 25 vite me Ennio Morriconen”, thotë Giuseppe Tornatore.

“Unë kam bërë pothuajse të gjithë filmat e mi me të, pa përmendur dokumentarët dhe  reklamat. Gjatë gjithë kësaj kohe miqësia jonë është konsoliduar gjithnjë e më shumë. Kështu, film pas filmi, si njohja e karakterit të tij si burrë dhe si artist i thelluar, gjithmonë mendoja se çfarë lloj dokumentari mund të bëja për të. Dhe sot ëndrra ime është realizuar”, thekson ai.

Continue Reading

Magazinë

E ftuan por refuzoi! Pse Salma Hayek mungoi në dasmën e Jeff Bezos?

Published

on

Aktorja meksikano-amerikane, Salma Hayek, ishte e ftuar në dasmën e Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez, por ajo nuk ishte e pranishme.

Megjithatë, bashkëshorti i saj, Francois-Henri Pinault, u pa në festë.

Në vend që të merrte pjesë në dasmë Hayek shijoi ‘Festivalin Glastonbury’ në Somerset përkrah Stella McCartney, Cara Delevingne, Chelsea Handler, Anya Taylor-Joy. Disa nga emrat që performuan në festival përfshijnë Neil Young, the 1975, Charli XCX, Olivia Rodrigo, Rod Stewart dhe The Prodigy.

Nga ana tjetër, bashkëshorti i Salma Hayek, Francois-Henri Pinault, u fotografua duke hipur në një taksi uji në Venecia me Kim Kardashian, Oprah Winfrey, Orlando Bloom, Tom Brady dhe Leonardo DiCaprio.

Hayek nuk është ylli i vetëm që nuk mori pjesë në dasmën e vitit. Eva mungoi sepse po xhiron serialin “Eva Longoria: Searching for Spain”.

Nga ana tjetër bashkëshorti i Longorias, Jose Baston, nuk u shfaq sepse po shërohet nga një operacion në shpatull.

Continue Reading

Magazinë

Pas Beyonces, edhe Katy Perry ngec në skenë

Published

on

Katy Perry përjetoi një moment paniku gjatë një koncerti në Australi, kur topi gjigant metalik ku ishte ngjitur nisi të anohej rrezikshëm.

Ajo u kap fort pas strukturës, ndërsa stafi ndaloi gjithçka për ta shpëtuar situatën.

Fansat u trembën, por gjithçka përfundoi pa lëndime, vetëm disa ditë pasi Beyoncé kaloi një situatë të ngjashme me makinën e saj fluturuese në Houston.

Për rastësi apo jo, rekuizitat “e varura” po bëhen makthet e artistëve në skenë.

 

Continue Reading

Magazinë

Si i shpëtoi Tom Cruise syzet “Ray-Ban”, ato ishin në prag të ndërprerjes së prodhimit në vitet ’80?

Published

on

Kur mendojnë për Tom Cruise, shumë do ta imagjinojnë aktorin duke veshur syzet e diellit ikonike të aviatorit Ray-Ban nga Top Gun, por shumë nuk e dinë se ai ishte përgjegjës për shpëtimin e markës që ishte në prag të mbylljes në vitet ’80.

Historia e Ray-Ban filloi më 1937 kur Bausch & Lomb zhvilluan syze dielli aviator për pilotët e Forcave Ajrore Amerikane. Modeli Wayfarer pasoi më 1952, duke u bërë simbol i rebelimit përmes ikonave të Hollivudit. Megjithatë, deri në fund të viteve 1970, dy stilet humbisnin terren në favor të modeleve më të reja dhe më tërheqëse.

Në vitin 1981, Ray-Ban shiti vetëm 18,000 palë syze dielli Wayfarer gjatë vitit e mendoi ta ndërpriste linjën. Marka dikur përcaktuese e stilit, e veshur nga James Dean dhe Audrey Hepburn në vitet 1950, ra në harresë ndërsa trendet e modës u larguan nga modelet e tyre klasike.

I përballur me perspektivën e falimentimit, Ray-Ban nënshkroi marrëveshje reklamimi produktesh prej 50,000 dollarësh në vit në vitin 1982. Strategjia ishte sistematike: të mbushej Hollywood-i me syze dielli Ray-Ban. Midis viteve 1982 dhe 1987, marka u shfaq në mbi 60 filma dhe shfaqje televizive në vit.

Një artikull i revistës GQ 1982 ndihmoi në rritjen e shitjeve të Wayfarer nga 18,000 në 200,000 palë, përparim i konsiderueshëm, por jo i mjaftueshëm.

Megjithatë, përparimi i vërtetë ndodhi më 1983 me Tom Cruise në “Risky Business”. Cruise mbante veshur model Ray-Ban Wayfarer gjithë filmit (megjithëse jo, ndryshe nga sa besohet gjatë skenës së famshme të vallëzimit).

Kur “Risky Business” doli në kinema, Ray-Ban shiti 360,000 palë Wayfarer, rritje 2,000 përqind. Tre vjet më vonë, Top Gun” e bëri Ray-Ban të përjetshëm.

Personazhi i Cruise, Maverick, mbante syzet klasike të diellit Aviator, duke mishëruar heroizmin amerikan dhe mashkullorësinë e rastësishme. Shitjet e Aviator u rritën me 40 përqind në shtatë muajt pas publikimit të filmit.

Efekti i Tom Cruise u përhap në të gjithë kulturën popullore. Deri në vitin 1986, syzet Ray-Ban ishin kudo: “Miami Vice”, “The Breakfast Club” dhe “Moonlighting”. Muzikantë si Michael Jackson, Madonna dhe George Michael i bënë ato aksesorët e tyre dallues të modës.

Deri në vitin 1988, Bausch & Lomb shiste 3-4 milionë syze Wayfarer në vit. Ray-Ban ishte transformuar nga një kompani syzesh në vështirësi në një institucion kulturor.

Një investim vjetor prej 50,000 dollarësh me pak reklamë nga Tom Cruise e transformoi një markë në venitje në një ikonë multi-miliardë dollarëshe.

Continue Reading

Magazinë

Pete Davidson zbulon plagë të thella familjare mes një paraqitjeje të re në skenë

Published

on

Pete Davidson, komediani i njohur 31-vjeçar, ka treguar publikisht një kapitull të errët të jetës së tij familjare, gjatë një shfaqjeje në Newark, në kuadër të festivalit “North to Shore”.

I njohur për stilin e tij të drejtpërdrejtë dhe humorin e errët, Pete foli për gjyshin nga nëna një njeri me të cilin ka marrëdhënie të tendosur dhe që aktualisht po përballet me një sëmundje të rëndë të mushkërive.

Në skenë, Pete rrëfeu se gjyshi vuante nga emfizema dhe kancer në mushkëri, por theksoi se nuk ka lidhje emocionale me të, shkruan DailyMail.

Ai tregoi se ai e kishte keqtrajtuar gjatë fëmijërisë e shprehu ndjenja të përziera për shëndetin e përkeqësuar, duke e përshkruar si “njeri i vjetër që po vdes”, ndonëse shtoi se po përpiqet të jetë pranë nënës së tij, e cila po kalon momente të vështira.

Pete solli kujtime nga fëmijëria e përmendi përpjekjet për të gjetur ndonjë kujtim pozitiv, duke shtuar se dëshiron të ndihmojë mamanë e tij, të cilën e konsideron si një nga njerëzit më të rëndësishëm të jetës së tij. Shfaqja shënoi ndryshim për Pete, i cili ishte me pamje të re, mjekër e mustaqe, me stil serioz.

Ai gjithashtu ka nisur heqjen e tatuazheve, duke e quajtur këtë një mënyrë për t’u shkëputur nga një version i kaluar dhe i dhimbshëm i vetes.

Pavarësisht sfidave me shëndetin mendor dhe të kaluarën e vështirë përfshirë humbjen e babait në sulmet e 11 shtatorit Pete vazhdon të përdorë skenën si një hapësirë për të shprehur veten me ndershmëri brutale e për të përballuar demonët me humor, duke fituar simpatinë e audiencës për sinqeritetin e tij.

Continue Reading

Të kërkuara