Sport

Ende nuk dihet për fatin e futbollistit Christian Atsu

Agjenti i Atsus tha se ende janë në kërkim të tij.

Published

on

Ende nuk dihet gjë për fatin e futbollistit Christian Atsu edhe dhjetë ditë pas tërmetit të fuqishëm të javës së kaluar në Turqi dhe Siri.

“Ne jemi ende në kërkim të tij. Ne i kemi kërkuar AFAD-it (Autoritetit të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave) që të vendosë fotografinë e tij në të gjitha spitalet lokale dhe kombëtare”, tha agjenti i Atsus, Nana Sechere për CNN.

Dhjetëra mijëra njerëz kanë vdekur në Siri dhe Turqi si pasojë e tërmetit të fuqishëm./UBTNews/

Lajmet

​Juventusi shkarkon trajnerin Tudor

Published

on

Humbja ndaj Lazios i ka kushtuar trajnerit Igor Tudorit, ku klubi bardhezi ka vendosur ta shkarkojë trajnerin kroat pas një serie rezultatesh të dobëta në fillim të këtij sezoni.

Sipas La Gazetta dello Sport detyrën e përkohshme të trajnerit do ta marrë Massimo Brambilla, deri në emërimin e pasardhësit të ri.

Nën drejtimin e Tudorit, Juventusi ka zhvilluar tetë ndeshje në Serie A, ku ka grumbulluar vetëm 12 pikë dhe ndodhet aktualisht në vendin e tetë të renditjes.

Në fazën e grupeve të Champions League, bardhezinjtë kanë siguruar vetëm dy pikë në tre takime, çka ka thelluar krizën e skuadrës torineze./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Barcelona synon huazimin e Son Heung-min

Published

on

Barcelona po shqyrton mundësinë për të huazuar sulmuesin korean, Son Heung-min, nga Los Angeles FC, duke përfituar nga një klauzolë e veçantë në kontratën e tijm, e njohur si ligji i Beckham.

Kjo rregullore lejon lojtarët e MLS të kalojnë përkohësisht në klube evropiane gjatë pushimit të kampionatit amerikan, pa e prishur kontratën me ekipin aktual.

Sipas mediave spanjolle, drejtuesit e Barcelonës po e analizojnë seriozisht këtë mundësi, pasi një marrëveshje huazimi do t’u mundësonte të përforcojnë skuadrën pa shpenzime të mëdha.

Për Son-in, një kalim i përkohshëm në Evropë do të ishte ideal për t’u përgatitur në formën më të mirë para Kupës së Botës 2026, ndërsa për Barcelonën do të sillte eksperiencë, gola dhe ndikim të menjëhershëm në ofensivë.

Aktualisht, sulmuesi 33-vjeçar po shkëlqen me Los Angeles FC në MLS, ndërsa ideja e një huazimi në “Camp Nou” shihet si një lëvizje strategjike nga të dyja palët./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Interi dëmtohet rëndë, pezullohen tre gjyqtarë pas derbit me Napolin

Published

on

Pas polemikës së fortë në ndeshjen Napoli–Inter, Federata e Gjyqtarëve Italianë (AIA) ka vendosur të pezullojë gjyqtarin Mariani, asistentin Bindoni dhe arbitrin e VAR-it, Marini.

Shkak u bë penalltia e dhënë për Napolin pas një kontakti mes Mkhitaryan dhe Di Lorenzos, që më vonë u konsiderua i gabuar.

Sipas vlerësimit të AIA-s, gabimi ishte “i trefishtë”: Mariani, që ishte pozicionuar mirë, fillimisht e la lojën të vazhdonte, asistenti Bindoni e bindi ta ndryshonte vendimin dhe VAR që nuk ndërhyri për ta korrigjuar situatën.

Përgjegjësitë janë ndarë në 30% për Marianin, 60% për Bindonin dhe 10% për VAR-in.

Pezullimi më i gjatë i takon Bindonit, i cili pritet të mos rikthehet në detyrë deri në fund të nëntorit. Mariani është hequr nga lista e ndeshjeve të javës së 9-të dhe pritet të mungojë edhe në xhiron e ardhshme, për t’u rikthyer më pas ndoshta në Serie B ose si VAR.

Ky nuk është incidenti i parë për gjyqtarin Mariani, i cili edhe më parë ka qenë në qendër të debatit për vendime të diskutueshme në ndeshje të rëndësishme të Serie A./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Tudor në rrezik shkarkimi, ky mund të jetë trajneri i ri i Juventusit

Published

on

Pas humbjes së tretë radhazi, pozita e Igor Tudor në stolin e Juventusit është vënë seriozisht në pikëpyetje. Disfata ndaj Lazios në “Olimpico” ka përkeqësuar krizën e bardhezinjve, të cilët më herët kishin humbur edhe ndaj Como-s (2-0) dhe Real Madridit (1-0) në Ligën e Kampionëve.

Sipas mediave italiane, ndeshja e radhës kundër Udineses do të jetë shansi i fundit për trajnerin kroat.

Në fillim ishte parashikuar që drejtuesit ta gjykonin në katër ndeshjet e ardhshme, por rezultatet negative mund të sjellin një vendim të menjëhershëm.

Tudor, i cili ka kontratë deri në vitin 2027, kritikohet për mungesë ekuilibri dhe për faktin se ekipi nuk ka një identitet të qartë loje. Ndryshimet e shumta taktike dhe rotacionet në formacion kanë krijuar paqartësi në skuadër.

Ndërkohë, drejtuesit e Juventusit kanë nisur të shqyrtojnë emrat e mundshëm për zëvendësim. Në listë gjenden Luciano Spalletti, Roberto Mancini dhe Raffaele Palladino si opsione italiane, ndërsa nga jashtë përmenden Terzic, Rose, Xavi dhe Southgate.

E sigurt mbetet se Thiago Motta, ish-trajner i Juventusit, nuk do të rikthehet. Vendimi përfundimtar për të ardhmen e Tudorit pritet pas ndeshjes me Udinesen./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara