Aktualitet

Ende mister vdekja e rusëve në Qerret, Prokuroria do të kryejë një eksperiment hetimor, celularët dërgohen në Izrael

Published

on

Pas kthimit të disa përgjigjeve negative nga ana e Instutit të Shëndetit Publik dhe Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare, Prokuroria ka menduar të bëjë një eksperiment hetimor për të zbardhur misterin e vdekjes së katër turistëve rusë në një resort në Qerret.

Sipas asaj që gazetari i A2 CNN, Julian Kasapi, ka mësuar, prokurorët, në bashkëpunim me ekspertët e shëndetit publik do të rikrijojnë të njëjtën situatë që ishte në resort më 15 tetor, duke hedhur sërish klor në pishinën e brendshme të hotelit. Pas kësaj do të merret sërish një provë ajri dhe uji të pishinës, për të konfirmuar apo hequr, të gjitha dyshimet në lidhje me vdekjen e katër turistëve rusë.

Kur kanë kaluar gati 2 javë nga vdekja tragjike e tyre, ende nuk kemi përgjigje për shkaqet e vdekjes. Nga ana tjetër, ushqimet që ata kanë përdorur nuk janë ekzaminuar, pasi ISUV tha se marrja e mostrave të ujit nuk ishte bërë sipas procedurës.

Ndërkohë, në Institutin e Policisë Shkencore janë dërguar dy celularë të fikur, të cilët nuk janë hapur dot dhe do të dërgohen drejt Izraelit për të parë komunikimet e fundit që kanë pasur turistët.

Sergey Burenkov, 60 vjeç së bashku me bashkëshorten Natalya Burenkova, 58 vjeç ishin me pushime në Shqipëri, së bashku me vajzën e tyre Katia, 31 vjeç dhe partnerin e saj Nikita Belousov, kur u gjetën të “asfiksuar” në sauna më 15 tetor. Ata u shuan disa minuta njëri pas tjetrit pasi ishin kthyer në hotel nga një udhëtim. Një re e madhe misteri ka përfshirë vdekjen e tyre dhe prokuroria e Kavajës e ka regjistruar çështjen penale për vrasje.

Trupat e tyre janë tërhequr disa ditë më parë nga zyrtarë rusë. Ambasada ruse në Tiranë tha se edhe atje mund të kryhet një ekspertizë mjeko-ligjore shtesë, por nuk ka publikuar më informacion nëse kjo është realizuar apo jo.

Continue Reading

Lajmet

SHBA rikonfirmon mbështetjen për Prokurorinë Speciale të Kosovës

Published

on

By

Ngarkuara me Punë në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë, Anu Prattipati, është takuar me Kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, për të diskutuar thellimin e bashkëpunimit dypalësh.

Sipas njoftimit të ambasadës, fokus i takimit ishte partneriteti në luftën kundër terrorizmit, kontrabandës së drogës e migrantëve, krimit kibernetik dhe organizatave kriminale transnacionale.

“Ngarkuara me Punë Anu Prattipati u takua me Kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale të Kosovës (PSRK), Blerim Isufaj, për të diskutuar vazhdimin e bashkëpunimit tonë të suksesshëm me PSRK-në, në luftën kundër kërcënimeve ndaj sigurisë kombëtare të SHBA-së, si terrorizmi, kontrabanda e drogës dhe e migrantëve, krimet kibernetike dhe organizatat kriminale transnacionale”, thuhet në deklaratën e Ambasadës së SHBA-së.

Continue Reading

Aktualitet

Papa Leoni XIV në Francë: Mbi 500 mijë besimtarë priten në meshën e Parisit

Published

on

By

Papa Leoni XIV e nis të premten një vizitë katërditore në Francë, e para e një pape në këtë vend në 18 vjet, ndërsa momenti kryesor do të jetë mesha e madhe të shtunën në qendër të Parisit, ku pritet të marrin pjesë më shumë se gjysmë milioni njerëz.

Presidenti Emmanuel Macron e priti Papën në aeroportin “Orly” të premten në mëngjes. Më vonë, ai pritet të zhvillojë bisedime me të në Pallatin Élysée për çështje gjeopolitike dhe inteligjencën artificiale. Macron dhe Papa do të mbajnë gjithashtu një fjalim të përbashkët në Metz, raporton BBC.

Megjithatë, presidenti nuk do të marrë pjesë në asnjë nga meshat e Papës, kryesisht për të respektuar ndarjen e rreptë të shtetit nga feja në Francë. Në meshën në Champs-Élysées do të marrin pjesë bashkëshortja e tij, Brigitte Macron, dhe kryeministri Sébastien Lecornu. Aty pritet të jenë edhe disa kandidatë për zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm, mes tyre Marine Le Pen, Edouard Philippe, Gabriel Attal dhe Bruno Retailleau.

Vizita është shoqëruar edhe me raportime për tensione mes Macronit dhe ekipit të Vatikanit që u angazhua për organizimin e saj. Sipas këtyre raportimeve, presidenti francez ishte i pakënaqur me kufizimin e karakterit ceremonial të vizitës. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Ambasada e SHBA-së: Presim të punojmë me Qeverinë dhe Kuvendin për paqen e stabilitetin rajonal

Published

on

By

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka konfirmuar gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin me institucionet kryesore të vendit.

Përmes një deklarate, nga ambasada amerikane kanë bërë të ditur se mezi presin të punojnë me Qeverinë dhe Kuvendin për të çuar përpara prioritetet e përbashkëta.

Sipas deklaratës, në fokus të këtij bashkëpunimi do të jenë forcimi i paqes rajonale, stabiliteti si dhe prosperiteti i ndërsjellë. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Tërmet në Greqi, lëkundjet u ndjenë edhe në Maqedoninë e Veriut

Published

on

By

Një tërmet me intensitet prej III gradësh sipas Shkallës Evropiane të Makroseizmikës është ndier mbrëmë rreth orës 22:18 në Manastir, Resnjë dhe zonat përreth.

Sipas Observatorit Sizmologjik në Shkup, epiqendra e lëkundjeve ishte në Greqi, rreth 120 kilometra në jugperëndim të Shkupit.

Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar nga ky tërmet.

Continue Reading

Të kërkuara