Kulturë

Emri i djalit të Kylie Jenner s’është më Wolf Webster

Nuk dihet ende se si do t’ia vënë emrin.

Published

on

Kylie Jenner dhe Travis Scott ia ndryshuan emrin djalit të tyre të posalindur. Pasi dha lajmin për lindjen e djalit më 2 shkurt, Jenner disa ditë më vonë njoftoi se e pagëzuan djalin me emrin Wolf Webster.

Por të hënën ajo publikoi një tjetër storie, duke njoftuar se nuk e ka kështu më emrin. Megjithatë nuk dha detaje se si do t’ia vënë emrin.

“Sa për informim, djali jonë s’e ka më emrin Wolf”, shkroi ajo.

Kylie dhe Travis kanë edhe një vajzë 4-vjeçare, Stormi./UBTNews/

Kulturë

Kanë nisur xhirimet e filmit “Për sa t’ketë det”

Published

on

Kanë filluar xhirimet e filmit artistik me metrazh të gjatë “Për sa t’ketë det”, me skenar dhe regji nga Sovran Nrecaj dhe producente Aurela Kadriu. Ky është projekti i parë i gjatë artistik i regjisorit, i cili po realizohet nga Can and Cam në partneritet me Degjenerata, me mbështetjen e Qendrës Kinematografike të Kosovës.

Filmi trajton tema të thella njerëzore, duke u fokusuar në dhimbjet e pafolura dhe jetët që mbeten pezull në pritje. I vendosur në një shoqëri që përpiqet të rindërtohet pas luftës, rrëfimi nuk kërkon heronj apo fitimtarë, por eksploron brishtësinë e një familjeje të prekur nga humbja.

Në qendër të historisë është Sadetja, e interpretuar nga Ilire Vinca, e cila jeton një jetë modeste me bashkëshortin e saj Burimin (Alban Ukaj), fotograf, dhe djalin e tyre Lumin (Yzeir Meha). Kur Burimi i bashkohet rezistencës së armatosur dhe zhduket pa lënë gjurmë, Sadetja mbetet vetëm me të birin, duke u përballur me një humbje të hapur dhe pa përgjigje. Mes së tashmes së rëndë dhe kujtimeve që nuk e lënë të qetë, ajo përpiqet të gjejë mënyra për të mbijetuar në një realitet të vështirë shoqëror.

Xhirimet e filmit po zhvillohen aktualisht në Kosovë.

Continue Reading

Kulturë

Eksperiencat dhe kujtimet e Çarshisë së Madhe, Gjakova hap dyert për qytetarët

Published

on

By

Qytetarët e Gjakovës janë të ftuar të marrin pjesë në një takim dhe ekspozitë në kuadër të projektit për hartimin e Planit të Konservimit të Tërësisë Urbanistike “Çarshia e Madhe”.

Takimi synon të identifikojë vendet dhe shënjuesit më të rëndësishëm në qytet dhe në lagjet e komunitetit, si dhe të mbledhë kujtimet dhe përvojat e qytetarëve lidhur me ta.

Në kuadër të aktivitetit, ekspozita e fotografive do të pasqyrojë zhvillimin e qytetit ndër vite, shpërndarjen hapësinore sipas funksioneve kryesore dhe marrëdhënien e njerëzve me mjedisin fizik.

Evenimenti do të zhvillohet të premten, më 27 mars 2026, nga ora 10:00 deri në 16:00, në Galerinë e Arteve në Pallatin e Kulturës në Gjakovë, dhe është i hapur për të gjithë.

Ky projekt, i bashkëfinancuar nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit dhe me mbështetje teknike nga UN-Habitat Kosovë, synon të integrojë trashëgiminë kulturore në planifikimin hapësinor për një zhvillim të qëndrueshëm, të gjelbër dhe gjithëpërfshirës.

Continue Reading

Kulturë

Pritje e jashtëzakonshme për Teatrin “Adriana” në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit në Samsun

Published

on

Teatri “Adriana” nga Ferizaj ka përfaqësuar me sukses Republikën e Kosovës në edicionin e 8-të të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit në Samsun, Turqi, ku është pritur me shumë ngrohtësi nga publiku vendas.

Shfaqja “9 Shpirtrat”, një komedi që ndërthur humorin me elemente të absurdit, ka arritur të tërheqë vëmendjen e audiencës, duke u shpërblyer me reagime pozitive dhe duartrokitje të shumta. Interpretimi i trupës teatrore është vlerësuar për energjinë, profesionalizmin dhe komunikimin e drejtpërdrejtë me publikun.

Mikpritja e ngrohtë nga organizatorët dhe publiku në Samsun ka lënë mbresa të veçanta për trupën e teatrit, duke e bërë këtë eksperiencë jo vetëm artistike, por edhe kulturore.

Teatri “Adriana” vazhdon të dëshmojë se arti skenik nga Kosova ka potencial të prezantohet denjësisht në arenën ndërkombëtare.

Continue Reading

Kulturë

Shënohet Dita Botërore e Teatrit me premierën “Më e vërtetë se e vërteta”

Published

on

Sot, më 27 mars, në kuadër të shënimit të Ditës Botërore të Teatrit, në Teatrin “Avdush Hasani” në Podujevë do të jepet premiera e shfaqjes “Më e vërtetë se e vërteta”, duke filluar nga ora 19:00.

Shfaqja, me tekst të Martial Courcier dhe regji nga Kastriot Saqipi, sjell në skenë një temë aktuale dhe tejet të ndjeshme: ndikimin e teknologjisë dhe inteligjencës artificiale në perceptimin e realitetit.

Në role interpretojnë aktorët Bleron Hevziu, Elza Krasniqi dhe Erion Fetahu, të cilët përmes personazheve të tyre trajtojnë kufirin gjithnjë e më të paqartë mes të vërtetës dhe manipulimit.

Vepra ngre pyetje thelbësore për kohën moderne: çfarë është e vërtetë dhe çfarë është e rreme në një botë ku informacioni mund të krijohet, modifikohet dhe shpërndahet lehtësisht nga inteligjenca artificiale. Përmes një qasjeje artistike dhe reflektuese, shfaqja pasqyron sfidat që lindin kur realiteti fillon të ndërtohet nga teknologjia.

Në realizimin e kësaj premiere kanë kontribuar edhe Lendi Aliu si asistent regjisor, Artan Hasani në skenografi, si dhe Skender Latifi në dizajnin e ndriçimit.

Kjo premierë vjen si pjesë e aktiviteteve për shënimin e Ditës Botërore të Teatrit, duke rikujtuar rëndësinë e artit skenik si një pasqyrë e shoqërisë dhe një hapësirë për reflektim mbi zhvillimet bashkëkohore.

Continue Reading

Të kërkuara