Aktualitet

Emërohet zëvendëskomandanti i ri i KFOR-it

Detyra iu dorëzua gjeneralit hungarez, Jezsef Szpisnjak.

Published

on

Në kampin e KFOR-it në Prishtinë sot është bërë ndërrimi i komandës së zëvendëskomandantit të KFOR-it. Gjatë kësaj ceremonie zëvendëskomandanti i deritanishëm, gjenerali italian, Luca Piperni ia dorëzoi detyrën, gjeneralit hungarez, Jozsef Szpisnjak.

Komandanti i KFOR-it në Kosovë, Angelo Michele Ristuccia e ka uruar ish-zëvendëskomandantin tashmë të KFOR-it për punën e mirë që ka bërë gjatë misionit të tij.

Ristuccia tha se përkundër që ka qenë vit sfidues, nën udhëheqjen e gjeneralit italian, Luca Piperni janë bërë hapa dhe përparime që kanë ndihmuar në përmbushjen e mandatit të KFOR-it në Kosovë.

“Ndikimi juaj ishte aq i madh 20 vjet më parë sa NATO ju riktheu për të vazhduar traditën e ekselencës si zëvendëskomandant i KFOR-it. E di që ky vit ka qenë sfidues, por ju keni bërë hapa dhe përparim të jashtëzakonshëm për të ndihmuar në përmbushjen e mandatit tonë dhe për të ofruar asgjë tjetër përveç më të mirës këtu në Kosovë. Më lejoni të nënvizoj disa nga arritjet tuaja që përmirësojnë aftësitë tona si organizatë. Ju drejtuat përpjekjet në bashkëpunimin tonë kolektiv dhe dialogun transparent me Policinë e Kosovës; ju keni qenë në gjendje të zhvilloni programe dhe praktika në të cilat ndihmuan dekonfliktin dhe koordinimin e hapësirës sonë ajrore për Sistemet e Avionëve pa Pilot – UAS; keni krijuar një metodologji dhe sistem në të cilin Ekipet e Monitorimit të Ndërlidhjes – LMT mund të ofrojnë funksionalisht informacion për atmosferat e bazuara në tokë në pamjen strategjike operacionale, dhe keni qenë të dobishëm në ofrimin e mbikëqyrjes dhe udhëheqjes gjatë GOLDEN SABER & FROZEN SABRE”, tha ai.

Komandanti i KFOR-it duke i uruar mirëseardhje zëvendëskomandantit të ri të KFOR-it, Jozsef Szpisjak, i shprehu besimin e tij se do të sjell profesionalizëm dhe integritet.

“Për gjeneral brigade Jozsef Szpisjak, mirë se vini në KFOR. Juve padyshim ju presin përgjegjësi të mëdha. Kam besim të plotë se ju do të sillni profesionalizëm, udhëheqje, integritet dhe një qëndrim të palodhur në këtë rol të ri”, theksoi ai.

Gjenerali italian, Luca Piperni u shpreh se përkundër që ka qenë dëshmitar i shumë ndryshimeve në Kosovës, sipas tij asgjë nuk ka ndryshuar në gatishmërinë e NATO-s për të kontribuar në stabilitetin e Kosovës.

“Kam qenë dëshmitar i shumë ndryshimeve të pabesueshme në Kosovë në këto vite; por asgjë nuk ka ndryshuar në gatishmërinë e NATO-s për të kontribuar në stabilitetin e kësaj zone. Prania e trupave të Aleancës në Kosovë është fija ideale lidhëse gjatë këtyre 23 viteve dhe jam krenar që kam shërbyer këtu si zëvendëskomandant si dhe kam shërbyer njëzet vjet më parë si komandant i ri i kompanisë. Është mjaft e vështirë të përmblidhet një periudhë kaq intensive me pak fjalë. Ka qenë vërtet shumë sfiduese: faza e gjatë përgatitore në Itali, pastaj në Camp Film City, pranim-dorëzimi me paraardhësin tim, të gjitha autoritetet civile dhe ushtarake që kam takuar, rutina e përditshme, anëtarët profesionistë të jashtëzakonshëm të KFOR-it, me të cilët kam punuar. Në një farë mënyre, unë mbajta pozicionin më të mirë në grupin komandues sepse zëvendëskomandanti është ai që viziton të gjitha njësitë për të vlerësuar nivelin e tyre të trajnimit dhe pajtueshmërinë me procedurat e KFOR-it”, u shpreh ai.

lajme

Dekania e Fakultetit të Shkencave Politike në UBT, Hajdi Xhixha, prezanton kërkimin e saj në Universitetin Suedez të Mbrojtjes

Published

on

By

Dekania e Fakultetit të Shkencave Politike dhe Studimeve të Sigurisë në UBT, Dr. Hajdi Xhixha, ka marrë pjesë në punëtorinë kërkimore “Research Workshop on Military Profession, Education and Organization”, të mbajtur më 7 tetor 2026 në Universitetin Suedez të Mbrojtjes në Stokholm të Suedisë.

Në këtë aktivitet ndërkombëtar, Dr. Xhixha prezantoi punimin me temë “Russian Cognitive Warfare and European Cognitive Defence from Strategic Concern to Actionable Framework: The Garrison Mindset, the Luria-Lefebvre Framework, and Europe’s Cognitive Defence Architecture”, duke trajtuar luftën kognitive ruse dhe mbrojtjen kognitive evropiane, me fokus në qasjet strategjike dhe kornizat e zbatueshme për adresimin e këtyre sfidave.

Po ashtu, u shpreh gatishmëria për mundësi të ardhshme bashkëpunimi ndërmjet dy institucioneve.

Continue Reading

Vendi

Maqedonci me Përfaqësuesin e SHBA-së në NATO: Diskutohet blerja e helikopterëve “Black Hawk” dhe kontributi i FSK-së në Gaza

Published

on

By

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka zhvilluar një takim me Ambasadorin Matthew Whitaker, Përfaqësuesin e Përhershëm të SHBA-së në NATO, me të cilin ka diskutuar për thellimin e partneritetit strategjik në fushën e mbrojtjes dhe integrimin e Kosovës në aleancën euroatlantike.

Sipas njoftimit të ministrit Maqedonci, ambasadori Whitaker ka konfirmuar mbështetjen e SHBA-së për rrugëtimin e Kosovës drejt NATO-s dhe avancimin e kapaciteteve mbrojtëse të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Gjatë takimit u theksuan pikat kryesore të bashkëpunimit.

Blerjet ushtarake dhe industria e mbrojtjes: U diskutua për procedurat e nisura për blerjen e helikopterëve “Black Hawk”, furnizimin me sisteme ushtarake nga SHBA-ja, si dhe zhvillimin e industrisë vendore të mbrojtjes në Kosovë.

Partneriteti me Iowa-n: U vlerësua bashkëpunimi më se 15-vjeçar me Gardën Kombëtare të Iowa-s përmes trajnimeve dhe ushtrimeve të përbashkëta.

Misionet ndërkombëtare dhe KFOR-i: Maqedonci shprehu gatishmërinë e Kosovës për të kontribuar me trupa në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese në Gaza, si dhe diskutoi për bashkëpunimin me NATO-n lidhur me praninë e KFOR-it, optimizimin e hapësirës ajrore dhe shfrytëzimin e mundshëm të Kampit Bondsteel e Aeroportit të Gjakovës.

Ministri Maqedonci i ka dërguar ftesë zyrtare ambasadorit Whitaker për të vizituar Kosovën, duke ritheksuar se partneriteti me SHBA-në mbetet thelbësor për të ardhmen euroatlantike të vendit. /E.A/

 

 

 

 

 

Continue Reading

Rajoni

UBT International Smart Schools shënon Ditën Botërore të Shëndetit Mendor në bashkëpunim me organizatën SIT

Published

on

By

Nxënësit e UBT International Smart Schools kanë shënuar Ditën Botërore të Shëndetit Mendor përmes një aktiviteti të organizuar në bashkëpunim me organizatën SIT, me qëllim të promovimit të mirëqenies emocionale, ndërgjegjësimit dhe rëndësisë së kujdesit për shëndetin mendor.

Përmes këtij aktiviteti, nxënësit patën mundësinë të angazhohen në iniciativa ndërgjegjësuese që theksojnë rëndësinë e shprehjes së emocioneve, komunikimit të hapur dhe mbështetjes së ndërsjellë. Aktiviteti synoi gjithashtu të kontribuojë në krijimin e një mjedisi shkollor ku mirëqenia emocionale dhe shëndeti mendor trajtohen me kujdes, respekt dhe pa paragjykime.

Continue Reading

Lajmet

Fakulteti i Psikologjisë në UBT shënon Ditën Botërore të Shëndetit Mendor në bashkëpunim me organizatën SIT

Published

on

By

Studentët e vitit të parë të Fakultetit të Psikologjisë në UBT, në bashkëpunim me organizatën SIT, kanë zhvilluar aktivitete me rastin e Ditës Botërore të Shëndetit Mendor, me qëllim të promovimit të mirëqenies psikologjike, ndërgjegjësimit dhe rëndësisë së kujdesit për shëndetin mendor.

Aktiviteti shërbeu si mundësi për studentët që të angazhohen në diskutime dhe aktivitete ndërgjegjësuese, duke theksuar rëndësinë e komunikimit të hapur, mbështetjes sociale dhe krijimit të një mjedisi ku shëndeti mendor trajtohet pa paragjykime.

Përmes aktiviteteve të tilla, Fakulteti i Psikologjisë në UBT synon të nxisë te studentët jo vetëm zhvillimin e njohurive profesionale, por edhe ndjeshmërinë sociale, përgjegjësinë dhe angazhimin për çështjet që ndikojnë në mirëqenien e individit dhe të shoqërisë.

Bashkëpunimi me organizatën SIT përbën një mundësi për të afruar studentët me iniciativa ndërgjegjësuese dhe për të promovuar një qasje më të hapur dhe gjithëpërfshirëse ndaj shëndetit mendor.

Continue Reading

Të kërkuara