Bota

Emërohet Sekretarja e re e Transportit në Mbretërinë e Bashkuar

Published

on

Sipas mediave të huaja, Downing Street sapo ka njoftuar se Heidi Alexander është sekretarja e re e Transportit, pas dorëheqjes së Louise Haigh.

Heidi Alexander kishte shërbyer si ministre e Drejtësisë deri në emërimin e saj sot si sekretare e Transportit.

Megjithatë ajo ishte nënkryetarja për transportin gjatë kohës kur Londra udhëhiqej nga kryebashkiaku Sadiq Khan, midis viteve 2018-2021.

Alexander ka një karrierë të gjatë në politikë para kësaj, pasi ka qenë deputete për Lewisham East nga 2010-2018, kur ajo ishte sekretare Shëndetësore në hije gjatë grevave të mjekëve të rinj.

Kujtojmë se Louise Haigh dha dorëheqjen pas një denoncimi të gabuar që ajo kishte bërë në Polici për vjedhje telefoni.

Continue Reading

Bota

Suedia mesazh Kinës, i kërkon bashkëpunim për dëmtimin e kabllove në Baltik

Published

on

By

Suedia i ka kërkuar zyrtarisht Kinës të bashkëpunojë në hetimin e sabotimit të dyshuar të dy kabllove nënujorë në detin Baltik.

Kabllot me fibra optike, njëri prej të cilëve lidhte Finlandën me Gjermaninë dhe tjetri Lituaninë me Suedinë, u dëmtuan javën e kaluar në një zonë ku ishte konstatuar prania e një anijeje kineze.

Ne mendojmë se është shumë e rëndësishme të zbulojmë se çfarë ndodhi. Natyrisht presim që Kina t’i përgjigjet pozitivisht kërkesës që i kemi dërguar”, deklaroi kryeministri i Suedisë Ulf Kristersson.

Anija kineze “Ji Peng 3” është aktualisht e ankoruar në ujëra ndërkombëtare mes Suedisë dhe Danimarkës, ku po monitorohet nga anije të tjera, përfshirë ato të marinës daneze.

“Ëall Street Journal” raportoi më herët se hetuesit dyshojnë se mjeti lundrues qëllimisht i preu kabllot duke tërhequr spirancën përgjatë shtratit të detit. Por autoritetet në Pekin deklarojnë se nuk kishin informacion për anijen dhe mohojnë përgjegjësinë.

Kina ka pasur gjithmonë një qasje bashkëpunuese në menaxhimin e episodeve të tilla. Aktualisht, komunikimi dhe koordinimi me palët e interesuara është në zhvillim”, deklaroi Mao Ning, zëdhënës i Ministrisë së Jashtme kineze.

Kryeministri polak Donald Tusk ka deklaruar ndërkohë se kjo nuk është hera e parë që në detin Baltik ndodhin akte sabotimi. Gazsjellësit “Rrjedha e Veriut” 1 dhe 2, që çonin gaz nga Rusia në Gjermani, u dëmtuan të dy në 2022-shin nga disa shpërthime. Ndërsa një vit më vonë, gazsjellësi “Ndërlidhësi Baltik”, mes Finlandës dhe Estonisë, u dëmtua rëndë.

Continue Reading

Bota

Ukraina thotë se Rusia ia ka kthyer mbi 500 ushtarë të vrarë

Published

on

By

Kievi tha se autoritetet ruse ia kanë kthyer mbi 500 trupa të ushtarëve të vrarë në luftime, shumica nga ta të vrarë në rajonin lindor të Donjeckut.

Rusia dhe Ukraina kanë këmbyer trupat e ushtarëve të vrarë dhe të të burgosurve të luftës që në muajt e parë të luftës, që Moska nisi në shkurt të vitit 2022. Numri i viktimave në të dyja palët vlerësohet të jetë i lartë.

Si rezultat i aktiviteteve të riatdhesimit, trupat e 502 mbrojtësve të rënë janë kthyer në territorin e kontrolluar nga Qeveria e Ukrainës”, tha qendra koordinuese për trajtimin e të burgosurve të luftës e Ukrainës.

Kjo qendër tha se 397 trupa që u kthyen ishin të ushtarëve të vrarë në Donjeck, rajonin ku po zhvillohen luftimet më intensive.

Qendra tha po ashtu se 24 trupa ishin të ushtarëve të vrarë në rajonin lindor të Luhanskut, 64 nga ai jugor i Zaporizhjas, ndërkaq 17 të tjerë gjendeshin në morgjet në territorin rus.

Jemi mirënjohës për ndihmën e ofruar nga Kryqi i Kuq Ndërkombëtar”, tha qendra në Kiev.

Rusia, ndërkaq, nuk ka njoftuar për kthimin e trupave të vrarë.

Continue Reading

Bota

Shefi i MI6: Rusia po kryen fushatë sabotuese në Evropë

Published

on

By

Rusia po kryen “fushatë të pamatur” sabotuese në Evropë dhe po ashtu po intensifikon retorikën bërthamore për të frikësuar shtetet e tjera në mënyrë që të mos e mbështesin Ukrainën, tha shefi i spiunazhit i Britanisë.

Richard Moore, që udhëheq shërbimin e inteligjencës sekrete britanike, të njohur si MI6, gjatë një fjalimi në Paris më 29 nëntor tha se nëse presidenti rus, Vladimir Putin, do të ketë sukses që ta shndërrojë Ukrainën në një shtet vasal, ai nuk do të ndalet aty.

Siguria jonë, britanike, franceze, evropiane dhe transatlantike, do të rrezikohej”, tha ai.

Së voni, ne kemi zbuluar një fushatë të pamatur të sabotimit rus në Evropë, edhe teksa Putin dhe aleatët e tij përdorin kërcënimet bërthamore për të nxitur frikë lidhur me pasojat e ndihmës së Ukrainës”, shtoi ai.

Moore tha se dihet çmimi i mbështetjes së Ukrainës, por shtoi se “çmimi i mosveprimit do të ishte pafundësisht më i lartë. Nëse Putini ka sukses, Kina do të peshonte pasojat, Koreja e Veriut do të inkurajohej dhe Irani do të bëhej edhe më i rrezikshëm”.

Fjalimi i Moore duket se kishte për synim të bashkonte aleatët evropianë dhe u drejtohej edhe skeptikëve lidhur me rëndësinë e Ukrainës.

Edhe shefat e tjerë të inteligjencës perëndimore kanë paralajmëruar se Rusia ka intensifikuar veprimet sabotuese.

NATO dhe shërbimet perëndimore të inteligjencës kanë thënë se Rusia qëndron prapa një sërë aktivitetesh armiqësore në mbarë zonën euroatlantike, sikurse janë sulmet e vazhdueshme kibernetike, gjë që Moska i mohon.

Shërbimi i inteligjencës së brendshme të Mbretërisë së Bashkuar tha muajin e kaluar se shërbimi i inteligjencës ushtarake ruse, GRU, po synonte të nxiste “kaos” në Britani dhe Evropë.

Continue Reading

Bota

“I dimë armët që kanë dhe ku i kanë”- Putin kërcënon Ukrainën, lavdëron Trumpin

Published

on

By

Në Samitin e Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive në Astana, presidenti rus Vladimir Putin paralajmëroi se do të godasë kryeqytetin ukrainas Kiev me raketa Oreshnik teksa vlerësoi edhe  presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump  duke e cilësuar si “mjaft të zgjuar dhe me përvojë”.

“Rusia i di të gjitha karakteristikat e armëve të armikut dhe të gjitha informacionet për dërgesat e tyre në Ukrainë. Ne e dimë, sigurisht, sa sisteme janë në arsenalin e kundërshtarit të mundshëm, sa janë në magazina, ku ndodhen saktësisht, sa armë janë dorëzuar në Ukrainë dhe sa janë planifikuar për dërgim,” vuri në dukje udhëheqësi rus.

“Oreshniku” nuk ka asnjë  të ngjashëm në botë dhe as nuk do të shfaqet së shpejti, shtoi Putin teksa deklaroi se përdorimi masiv i tyre është i krahasueshëm me një sulm bërthamor.

Shtabi i Përgjithshëm dhe Ministria e Mbrojtjes janë aktualisht në përcaktimin e objektivave për “Oreshnik” në territorin e Ukrainës. Qendrat e komandës në Kiev mund të jenë midis objektivave, raportoi media ruse Novosti. Putin theksoi gjithashtu se Rusia prodhon 10 herë më shumë raketa se të gjitha vendet e NATO-s së bashku, dhe se do të rrisë prodhimin me një të katërtën.

Presidenti rus sugjeroi se vendimi i SHBA-së për të lejuar Ukrainën të godasë Rusinë me raketa me rreze më të gjatë mund të synojë ta bëjë më të vështirë për administratën e ardhshme amerikane të negociojë një marrëveshje paqeje. Por i shprehu besim tek aftësitë e Trump, i cili ka premtuar se do ti japë fund luftës në Ukrainë brenda një dite.

Continue Reading

Të kërkuara