

Kulturë
Elton John dhe Dua Lipa në vendin e parë me “Cold Heart”
Published
4 years agoon
By
UBT newsPasi kaluan tre javë në tabelë, Elton John dhe Dua Lipa tani janë në pozitën numër 1 me remixin ‘Cold Heart’, transmeton UBT News.
Duke folur me prezantuesin zyrtar të Big Top 40, Will Manning, këngëtari Elton John u shpreh: “Epo në moshën time, të kesh një këngë numër një është një surprizë e jashtëzakonshme dhe për mua, një arritje”.
Ai shtoi se kjo arritje është një ëndërr e realizuar./UBTNews

Magazinë
Naomi Campbell mahnit me pamjen rinore në çmimet Olivier 2025
Published
55 minutes agoon
April 7, 2025
Supermodelja Naomi Campbell, 54 vjeçe, shkëlqeu në ceremoninë e çmimeve Olivier 2025 në Royal Albert Hall të Londrës.
E veshur me një fustan gri gjysmë të tejdukshëm dhe një gjerdan elegant argjendi, Naomi tregoi lëkurën e saj të lëmuar dhe pamjen rinore, e plotësuar me grim të lehtë dhe zgjatime elegante flokësh.
Ceremonia, e prezantuar nga Beverley Knight dhe Billy Porter, festoi më të mirët e teatrit në West End, me yje të njohur si Adrien Brody, John Lithgow dhe Mark Strong që garuan për aktorin më të mirë, shkruan DailyMail.
Në kategorinë e aktores më të mirë spikatën emra si Imelda Staunton për Hello, Dolly!, Lesley Manville dhe Indira Varma.
Romola Garai u veçua me dy nominime në të njëjtën kategori për rolet në “Giant” dhe “The Years”, ndërsa muzikali “Fiddler On The Roof” kryesoi me 13 nominime. Në mesin e të ftuarve dhe prezantuesve të çmimeve ishin edhe emra të njohur si Cate Blanchett, Tom Hiddleston, Idris Elba dhe vetë Naomi Campbell.
Magazinë
Lucas Bravo: Sezoni i pestë i “Emily in Paris” do të jetë më i miri deri tani
Published
2 hours agoon
April 7, 2025
Aktori Lucas Bravo, i njohur për rolin e shefit simpatik Gabriel në serialin e suksesshëm të Netflix-it “Emily in Paris”, ka dhënë sinjale premtuese për sezonin e pestë të serialit.
Në një intervistë për revistën “Parade”, aktori francez ka zbuluar se xhirimet do të nisin në muajin maj dhe ka premtuar se ky do të jetë sezoni më i fuqishëm deri më tani.
“Mendoj se është sezoni më i mirë deri tani, fansat do të çmenden!” ka thënë ai.
Bravo ka zbuluar se ka pasur takim me krijuesin e serialit, Darren Star, nga i cili ka marrë disa informacioneA rreth drejtimit të sezonit të ri.
“Darren më tregoi pak, pa më treguar shumë. Është sezoni më i çmendur deri më tani”, ka thënë ylli duke qeshur.
Emri i aktorit është lidhur me atë të yllit të Hollywoodit, Shailene Woodley. I pyetur nëse do shfaqet si mysafire në sezonin e ardhshëm, Bravo u përgjigj me humor duke pretenduar se nuk e di se kush është.
“Kush? Nuk e di për çfarë po flisni”, ka thënë ai.
Kritika e Bravos ndaj zhvillimit të karakterit të Gabrielit. Edhe pse entuziast për sezonin e ri, Bravo nuk i ka kursyer kritikat për mënyrën se si është trajtuar personazhi në sezonet e fundit. Në një intervistë më 2024, pati deklaruar se nuk ndihet më i lidhur me Gabrielin.
“Në sezonin e parë kishte shumë gjëra prej personalitetit tim që mund t’i gjeja në të. Por më pas, me zgjedhjet që i bënë, ai u kthye në një karakter të humbur dhe të manipuluar. Nuk ishte më argëtuese për mua”, pati thënë aktori.
Ai ka përmendur me metaforë se personazhi i tij “po kthehej ngadalë në një person që manipulohet lehtë”, duke e bërë të vështirë lidhjen emocionale me rolin. Përkundër këtyre vështirësive, sipas Bravos, sezoni i ri mund të rikthejë energjinë e munguar.
Magazinë
“Karate Kid: Legends” i rikthen yjet Jackie Chan dhe Ralph Macchio
Published
4 hours agoon
April 7, 2025
Filmat “Karate Kid” kanë bazë të gjerë të adhuruesve anekënd botës, sidomos nga ata që i pëlqejnë artet marciale.
Vazhdimi i gjashtë në serinë e këtyre filmave “Karate Kid: Legends” i rikthen në ekran të madh yjet Jackie Chan dhe Ralph Macchio. Kurse publikut ia prezanton protagonistin e ri, Ben Wang. Pjesë e kastës janë edhe aktorët Joshua Jackson, Sadie Stanley, dhe Ming-Na Wen.
Filmi me regji të Jonathan Entwistle, e rrëfen historinë e një mjeshtri të ri të sportit luftarak kung-fu, Li Fong, i cili pas një tragjedie familjare bashkë me nënën e tij zhvendoset nga Pekini në New York.
Në qytetin e ri, djaloshi mundohet ta gjejë veten, por vazhdimisht futet në telashe. Një ditë, për ta ndihmuar mikun e tij të ri, Li vendos të marrë pjesë në një garë të karatesë.
Mirëpo aftësitë për këtë sport luftarak nuk mjaftojnë që ai ta fitojë garën, prandaj mësuesi i tij, Mr. Han, i drejtohet yllit të filmave “Karate Kid” për ndihmë. “Karate Kid: Legends” lansohet për publikun e gjerë më datë 30 maj.
Kulturë
Hasan Tahsini, shkencëtari dhe veprimtari i çështjes kombëtare
Published
4 hours agoon
April 7, 2025By
UBT NEWS
Hasan Tahsini, një nga figurat më të ndritura të Rilindjes Kombëtare Shqiptare, ka lënë një pasuri të jashtëzakonshme intelektuale dhe kombëtare. Lindi më 7 prill të vitit 1811, në fshatin Ninat të Konispolit, një krahinë që do t’i jepte atij ndjeshmërinë ndaj vlerave të kulturës dhe historisë shqiptare. U formua si një mendimtar i shquar dhe një figurë e rëndësishme jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për gjithë Perandorinë Osmane, në të cilën jetoi dhe veproi.
Qysh në moshë të re, Hasan Tahsini e nisi rrugën e dijes, duke ndjekur mësimet e para në vendlindje, e më pas duke vazhduar studimet në medresetë më të njohura të Stambollit. Ai u dallua si një student i shquar, me një pasion të jashtëzakonshëm për filozofinë, astronominë, matematikën dhe psikologjinë, dhe shpejt arriti të ngjitej në shkallët e dijeve të larta. Gjatë kësaj periudhe, ai filloi të zhvillonte ide të thella për përparimin e shoqërisë dhe emancipimin e individëve përmes arsimit dhe dijeve shkencore.
Në vitin 1870, Hasan Tahsini u emërua rektor i parë i Universitetit të Stambollit, një ngjarje që pasqyronte rëndësinë e tij si një nga mendimtarët më të mëdhenj të kohës. Ky universitet ishte një institucion që shënoi një hap të madh për përhapjen e dijes dhe kulturës në Perandorinë Osmane, dhe Tahsini ishte njeriu që e udhëhoqi atë drejt një rruge të re, që kishte për synim modernizimin dhe zhvillimin shkencor të shoqërisë osmane. Megjithatë, veprimtaria e tij për përhapjen e dijes, që ishte në kundërshtim me autoritetet shtetërore dhe fetare të kohës, shkaktoi mjaft tensione. Pasi u përball me kundërshtimin e fuqishëm të grupeve konservatore, ai u shkarkua nga detyra e rektorit dhe u përzunë nga universiteti.
Ndonëse iu mohua mundësia për të vazhduar punën e tij në këtë institucioni të shquar, Hasan Tahsini nuk e ndaloi kurrë angazhimin e tij për shkencën dhe përpjekjet atdhetare. Ai ishte një veprimtar i pasionuar i Rilindjes Kombëtare, duke u angazhuar në krijimin e shoqërive që kishin për qëllim përhapjen e diturisë midis shqiptarëve dhe hartimin e një alfabeti të ri të gjuhës shqipe. Kjo periudhë e veprimtarisë së tij është njëkohësisht një periudhë e luftës për identitetin dhe kulturën kombëtare të shqiptarëve, një përpjekje që ai e zhvilloi me pasion dhe guxim. Në vitin 1860, në bashkëpunim me atdhetarë të tjerë të shquar, si Kostandin Kristoforidhi, ai mori pjesë në përpjekjet për të krijuar një alfabet të njëjtë dhe të përbashkët për shqiptarët, një hap kyç për ruajtjen dhe zhvillimin e kulturës kombëtare.
Për shkak të angazhimit të tij të palodhur, Hasan Tahsini u përball me persekutime të shumta. Ai u burgos dhe u persekutua nga autoritetet osmane dhe nga ata që ishin kundër përparimit dhe lirisë intelektuale. Por, pavarësisht këtij presioni, ai nuk u dorëzua. Veprimtaria e tij intelektuale dhe atdhetare vazhdoi, duke u shndërruar në një udhërrëfyes për brezat që erdhën pas tij. Hasan Tahsini mbeti një simbol i qëndrueshmërisë dhe i forcës mendore për të ndjekur rrugën e dijes dhe të lirisë, pavarësisht pengesave që i vendosnin pushtetet e kohës.
Në pasuritë e tij intelektuale, ai la një trashëgimi të qëndrueshme për shqiptarët dhe për mbarë botën perëndimore, që sot e kësaj dite shërben si një burim frymëzimi për të rinjtë që duan të arrijnë kulmet e dijes dhe të kontribuojnë për zhvillimin e shoqërive të tyre./UBTNews/

Konfirmohet aktakuza ndaj Naim Murselit dhe të akuzuarve tjerë për vrasjen e Liridona Ademajt

Hiqen tarracat e kafeneve, krijohet hapësirë për qytetarët e Prishtinës

Prezantohet programi “Kujdesi në grup për prindërim”, në përkrahje të prindërve dhe foshnjave

E kapi për hunde trajnerin e Galatasarayt, Mourinho suspendohet me tri ndeshje

Osmani bisedon me Prattipatin për sigurinë në Kosovë, pas ndalimit të disa serbëve

Habeck: Politika e tarifave të SHBA-së, e pakuptimtë

Kurti: Kosova s’ka plan B pos anëtarësimit në BE

De Jong, prioritet rinovimin me Barcelonën

Naomi Campbell mahnit me pamjen rinore në çmimet Olivier 2025
Të kërkuara
-
Bota2 months ago
Marrëveshja për pranimin e pakufizuar të emigrantëve, Shtëpia e Bardhë tërhiqet nga tarifat ndaj Kolumbisë
-
Bota2 months ago
Fluturimet e dëbimit kanë filluar, thotë Shtëpia e Bardhë
-
Bota2 months ago
Shtëpia e Bardhë: Armëpushimi në Liban do të zgjatet deri më 18 shkurt
-
Bota3 months ago
Trump zbulon listën e zezë të Shtëpisë së Bardhë