Lajmet

Elshani: Tre muaj lista e pritjes në Neurokirurgji, s’kemi ikje të mjekëve e as infermierëve

Elshani thotë se fatmirësisht klinika që ai e udhëheq nuk ka pasur ikje të stafit.

Published

on

Lista e pritjes për operacione në Klinikën e Neurokirurgjisë është deri në tre muaj por që ky kjo listë do të evitohej po të funksionohej salla e dytë operative. Kështu ka thënë drejtori i kësaj klinike, Besnik Elshani.

Sipas Elshanit, pacientët me hernia diskale që kurohet pa pasur nevojë për ndërhyrje urgjente kirurgjikale, i prijnë kësaj liste. Thotë se për uljen e numrit të kësaj liste, varen edhe operacionet tjera traumatike. Ai thotë se kjo listë do të shkurtohej por të ekzistonin dy salla operative.

“Aktualisht kemi, gjithsesi që kemi. Është fjala për hernie diskale (pa ndërhyrje kirurgjikale), pacientët fatkeqësisht presin dhe kjo listë varet gjithsesi nga numri i operacioneve tjera traumatike të cilat zhvillohen në kuadër të muajve. Prandaj, kjo listë kishte me u zhduk fare në momentin kur do të kishim dy salla operative”, thotë Elshani.

Për pacientët që u rrezikohet jeta, Elshani thotë se ndërhyjnë edhe gjatë kujdestarive. Për këtë, këmbëngul që t’i kenë dy salla të operacioneve.

“Lista është mjaft e gjatë, pacientë presin dikund dy deri në tre muaj, varësisht nga momenti se si zhvillohen operacionet tjera. Një dhimbje e boshtit kurrizor e cila mund të keqësohet, që mund të ketë pasoja tjera në kuptimin e deficitive neurokirurgjike, është goxha e gjatë, prandaj assesi ka raste që me të vërtetë bëhen urgjente ne duhet të intervenojmë e që e zakonisht e bëjmë edhe gjatë procedurës së kujdestarive, pra tek ne edhe këto raste operohen kur e shohim që pacienti me të vërtetë ka rrezik që mund të paralizohet apo mund të vdesë, prandaj kjo është kërkesa kyçe imediate e cila duhet të bëhet në kuadër të këtij viti që po e përmbyllim”, thotë tutje Elshani.

E sa i përket stafit shëndetësor, Klinika e Neurokirurgjisë qëndron shumë mirë. Elshani thotë se fatmirësisht klinika që ai e udhëheq nuk ka pasur ikje të stafit.

“Stafi në Neurokirurgji është relativisht mirë i përgatitur. Jemi tetë neurokirurg, kam edhe punëtorë tjerë specialistë dhe gjashtë specializantë të cilët janë në vitin e katërt të specializimit të tyre. Jemi të organizuar mirë, jemi ndër klinikat që funksionojmë shumë mirë në kuptimin e kujdestarive, pra gjithnjë shërbimi në Klinikën e Neurokirurgjisë është i përmbushur me 24 orë. Edhe sfera tjetër e punëtorëve të infermierisë është e angazhuar si në repart ashtu edhe në salla operative. Pra ne kemi edhe instrumentare të cilët për shkak të rrethanave dhe vetë strukturores që ne e kemi, duhet patjetër të qëndrojnë 24 orë. Shërbimi është korrekt, i organizuar mirë dhe në çdo kohë jemi të gatshëm që të intervetojmë në raste të traumave që sillen prej qendrave regjionale apo këtu nga rajoni i Prishtinës”, u shpreh ai.

Continue Reading

Vendi

PDK kërkon seancë urgjente të Kuvendit sot për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar që sot, më 3 tetor, të mbahet seancë e Kuvendit të Kosovës për të votuar në dy lexime ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për të përcjellë në Kuvend plotësim-ndryshimin e këtij ligji është një hap i rëndësishëm dhe se procedurat parlamentare duhet të nisin pa vonesë.

“Ligji duhet të trajtohet dhe të votohet në të dy leximet. Prandaj, procedura duhet të nisë SOT në seancën e Kuvendit, duke pasur parasysh afatin prej 72 orësh ndërmjet dy leximeve“, ka thënë Musliu.

Ajo ka theksuar se Kosovës i nevojitet edhe një strategji e koordinuar juridike e diplomatike me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë për procesin e apelimit të vendimit të 16 shtatorit dhe mbrojtjen e luftës së UÇK-së. Sipas saj, çështja është mbi kalkulimet politike dhe përfaqëson interes shtetëror, posaçërisht para se vendi të shkojë në zgjedhje./E.A/

Continue Reading

lajme

Qeveria miraton ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Published

on

By

Qeveria e Kosovës ka konstatuar se nuk ka asnjë shkelje apo pengesë ligjore në nismën legjislative të ndërmarrë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Përmes një mbledhjeje elektronike të mbajtur të premten në mbrëmje, Ekzekutivi ka miratuar vendimin me të cilin i ka përcjellë Kuvendit të Kosovës vlerësimin dhe përgjigjet e nevojshme zyrtare lidhur me këtë nismë.

Sipas njoftimit zyrtar, përgjigja e Qeverisë përfshin opinionin ligjor të përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së , vlerësimin e ndikimit buxhetor, si dhe opinionin ligjor mbi përmbajtjen e projektligjit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin me të cilin i përgjigjet kërkesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për Nismën legjislative për ‘Projektligjin Nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializua”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Me këtë vendim, procedura i kalon tashmë Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe procedim tëmëtejshëm ligjvënës. /E.A/

Continue Reading

lajme

Shkarkohet Blerim Isufaj nga posti i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Published

on

By

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është shkarkuar të premten nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka mësuar KOHA.

Gjatë ditës ishte bërë e ditur se KPK-ja do të mblidhej në një takim të jashtëzakonshëm, ku në rend dite ishte diskutimi për performancën e Isufajt.

Isufaj ishte zgjedhur për herë të parë në krye të Prokurorisë Speciale në vitin 2019, ndërsa ishte rizgjedhur në këtë pozitë në vitin 2023.

Gjatë mandatit të tij, Isufaj ka qenë një prej figurave më të kritikuara në sistemin prokurorial nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai ishte votuar edhe nga Këshilli Prokurorial për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, por procesi kishte mbetur pezull dhe nuk ishte dekretuar nga ish-presidentja Vjosa Osmani.

Kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar më herët se në sistemin prokurorial “shumica e problemeve kanë emër të përveçëm”, duke iu referuar Isufajt.

Më 2 shtator, Isufaj pati një përplasje me disa anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Përplasjet u zhvilluan gjatë shqyrtimit të raportit të punës së Prokurorisë Speciale për vitin 2025, i cili më pas u rrëzua nga KPK-ja.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Nis takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka nisur takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.

Në takim pritet të diskutohen çështja e zgjedhjes së presidentit të ri dhe ndryshimet e mundshme në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Hamza është parë duke hyrë në objektin e Qeverisë i shoqëruar nga deputeti i PDK-së, Rrahman Rama.

Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 6 tetor për zgjedhjen e presidentit të ri. Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, vendi shkon në zgjedhje të reja.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara