Internet

Elon Musk mund ta heqë ndalesën e Twitter-it ndaj Trumpit

Njeriu më i pasur në botë arriti marrëveshje 44 miliardë dollarëshe me bordin e Twitter-it, muajin e kaluar.

Publikuar

Miliarderi Elon Musk tha se nëse marrëveshja për ta blerë rrjetin social Twitter realizohet me sukses, ai mund ta heqë ndalesën e Twitter-it ndaj ish-presidentit amerikan, Donald Trump.

Njeriu më i pasur në botë arriti marrëveshje 44 miliardë dollarëshe me bordin e Twitter-it, muajin e kaluar. Por siç u shpreh ai, marrëveshja s’është finalizuar ende dhe se do të kompletohet brenda dy ose tre muajsh.

Sipas tij, vendimi i rrjetit social Twitter për ta ndaluar ish-presidentin amerikan ishte “moralisht e gabueshme”.

Në janar të vitit 2021, Twitter tha se llogaria e Trump-it u “pezullua përkohësisht… për shkak të rrezikut për nxitje të mëtejshme të dhunës” pas situatës në Capitol. Por pronari i kompanisë Tesla tha: “Do ta heqja ndalesën, por unë nuk e kam nën pronësi platformën Twitter ende, kështu që kjo s’është definitive”.

Musk tha se ndalesa nuk ndikoi që Trump të heshte, por e zhvendosi atë në krijimin e platformës Truth Social. Ai theksoi qëndrimin e Trump-it se nuk do të kthehet në Twitter edhe nëse ia heqin ndalesën./UBTNews/

Internet

Kolapsi i stablecoins merr me vete tregun e kriptomonedhave

Terra Luna ra nga 118 dollarë muajin e kaluar në 0.09 dollarë ditën e enjte.

Publikuar

nga

Tregjet e kriptomonedhave u tronditën pasi një kriptomonedhë popullore humbi 99% të vlerës së saj duke tërhequr më vete edhe stablecoin e saj.

Terra Luna ra nga 118 dollarë muajin e kaluar në 0.09 dollarë ditën e enjte. Kolapsi pati një efekt “knock out” ndaj stablecoin TerraUSD e cila është e lidhur ngushtë me vlerën e dollarit dhe zakonisht është stabile.

Frika e shkaktuar nga rënia e kriptomonedha po tërheq nga tregu një pjesë të madhe të investitorëve duke dërguar tregun në kolaps.

Kompanitë pas stablecoin-ve të ndryshme përpiqen të ruajtën vlerën e njëjtë me asetet të cilat përfaqësojnë si përshembull një 1 TerraUSD e barabartë me 1 dollar Amerikan. Por ditën e enjte, TerraUSD këmbehej me 0.4 dollarë sipas CoinMarketCap.

Monedha stablecoin më popullore në botë Tether gjithashtu e lidhur me dollarin ra në nivelin më të ulët prej 0.95 dollarë.

Terma “cryptocrash” është trend në Twitter dhe Google Search. Një vlerë e kombinuar e kriptomonedhave tashmë përllogaritet në 1.12 trilionë dollarë, ose 1/3 e vlerës që kishte në Nëntor. 35% të vlerës rekord ky treg e ka humbur vetëm këtë javë.

Një bitcoin aktualisht këmbehet me 30,251 dollarë sipas bursës së Bitstamp, një rrije me afro 10% nga dita e djeshme kur preku nivelin e 27 mijë dollarëve./PCWorldAlbanian

Vazhdo të lexosh

Internet

Google Translate i shton 24 gjuhë të reja

Dhjetë nga gjuhët e reja janë në Afrikë, përfshirë Lingala, Twi dhe Tigrinya.

Publikuar

nga

Gjiganti global i teknologjisë, Google ka shtuar 24 gjuhë të reja që fliten nga më shumë se 300 milionë njerëz në platformën e saj Google Translate. Dhjetë nga gjuhët e reja janë në Afrikë, përfshirë Lingala, Twi dhe Tigrinya.

“Për vite të tëra, Google Translate ndihmoi në thyerjen e barrierave të gjuhës dhe lidhi të gjitha komunitetet rreth botës”, deklaroi kompania.

Në njoftimin e tyre thuhet se dëshirojnë t’i ndihmojnë ato gjuhë “që nuk janë të përfaqësuara në shumicën e teknologjisë”.

Gjuhët e reja janë Bhojpuri, e cila flitet nga rreth 50 milionë njerëz në Indinë veriore, Nepal dhe Fixhi, deri te Dhiveri me rreth 300 mijë folës në Maldive.

Në total numri i gjuhëve që janë në dispozicion në Google Translate ka shkuar në 133./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Internet

BE: Rusia qëndron pas sulmit masiv kibernetik që ndodhi në fillim të pushtimit rus të Ukrainës

Sulmi kibernetik në fund të shkurtit ndodhi pikërisht kur forcat ruse u futën në Ukrainë, raporton agjencia e lajmeve Reuters.

Publikuar

nga

Një sulm kibernetik masiv kundër KA-SAT të Viasat-it në fillim të pushtimit rus të Ukrainës, i cili shkaktoi ndërprerjen e internetit, u shkaktua nga Rusia, njoftoi Bashkimi Evropian.

Sulmi kibernetik në fund të shkurtit ndodhi pikërisht kur forcat ruse u futën në Ukrainë, raporton agjencia e lajmeve Reuters. Sipas mediave të huaja, ky sulm kibernetik shkaktoi ndërprerje pa dallim në disa autoritete publike, biznese dhe te përdoruesit në Ukrainë, si dhe goditi shtetet anëtare të BE-së.

“Ky sulm kibernetik i papranueshëm është një shembull tjetër i sjelljes së papërgjegjshme të vazhdueshme të Rusisë në hapësirën kibernetike, e cila gjithashtu ishte pjesë integrale e pushtimit të saj të paligjshëm dhe të pajustifikuar të Ukrainës”, shtoi ai.

Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss kritikoi gjithashtu Rusinë për incidentin, duke thënë:“Kjo është dëshmi e qartë dhe tronditëse e një sulmi të qëllimshëm dhe keqdashës nga Rusia kundër Ukrainës, i cili kishte pasoja të rënda për njerëzit e zakonshëm dhe bizneset në Ukrainë dhe në mbarë Evropën”./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Internet

Përdoruesit mund ti kërkojnë Google heqjen e informacioneve sensitive nga kërkimi

Gjiganti i teknologjisë ka filluar prej kohësh të pranojë kërkesa për heqjen e informacioneve personale në publik të cilat mund të përdoren për mashtrime financiare.

Publikuar

nga

Tashmë mund t’i kërkoni Google që të heqë informacionet tuaja personale si adresa fizike, email dhe numra telefoni nga motori i kërkimit.

Gjiganti i teknologjisë ka filluar prej kohësh të pranojë kërkesa për heqjen e informacioneve personale në publik të cilat mund të përdoren për mashtrime financiare.

Tashmë kjo politike do të shtrihet edhe për informacionet e lartpërmendura së bashku me kredenciale dhe imazhe të dokumenteve ID që mund të përdoren për vjedhje identiteti.

Politika e re është ndryshe nga sistem i Google implementuar në Evropë kërkuar nga Bashkimi Evropian në kuadër të së drejtës për tu harruar.

Ky ligj parashikon që përdoruesit mund ti kërkojnë Google heqjen e informacioneve të pavërteta ndërsa politika e re e Google mbulon vetëm informacionet sensitive./PCWorldAlbanian

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara