Lajmet

Elon Musk lejon kthimin e Alex Jones në platformën X

Published

on

Elon Musk, pronari miliarder i X, ka rivendosur teoricienin e konspiracionit të ekstremit të djathtë Alex Jones në platformën e mediave sociale, një vit pasi u zotua se nuk do ta lejonte kurrë që të kthehej.

Jones, i cili pretendoi se të shtënat në shkollën e dhjetorit 2012 në Newtown, Connecticut që vranë 20 fëmijë dhe gjashtë edukatorë ishte një mashtrim, u ndalua nga platforma në vitin 2018 për shkelje të “politikës së saj të sjelljes abuzive”.

Musk ka hequr ndalimet për disa figura të profilit të lartë të së djathtës ekstreme, përfshirë Donald Trump, Andrew Tate dhe Jordan Peterson që kur X – më parë i njohur si Twitter – hyri nën pronësinë e tij./UBTNews/

Lajmet

Arrestohet një 24-vjeçar, dyshohet për keqpërdorim me kartela bankare

Published

on

By

Është arrestuar një 24 vjeçar në Prishtinë nën dyshimin se ka keqpërdorur kartelat bankare.

Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit pas një pune hetimore dhe operacionale ka arritur identifikimin dhe arrestimin e një personi të dyshuar, për disa raste që kanë të bëjnë me keqpërdorim të kartelave bankare. Njësiti i Hetimeve të Kryeqytetit ka realizuar me sukses punën hetimore, duke arrestuar të dyshuarën A.G, 24 vjeç dhe në koordinim me prokurorin është iniciuar rast për veprën penale “Lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit””, thuhet në njoftimin e policisë./D.B/EO

Continue Reading

Lajmet

Osmani takon kryeministrin e Bangladeshit

Published

on

By

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar kryeministrin e Bangladeshit, Muhammad Yunus.

Osmani përmes një postimi në profilin zyrtar në Facebook tha se me Yunus kanë diskutuar për forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve si dhe mbi përpjekjet e përbashkëta në skenën ndërkombëtare.

Osmani thotë se Kosova mbetet e përkushtuar për avancimin e bashkëpunimit ndërshtetëror dhe është thellësisht mirënjohëse për mbështetjen e palëkundur të Bangladeshit.

Në takim me Kryeministrin e Bangladeshit, Muhammad Yunus, diskutuam për forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve tona, si dhe mbi përpjekjet e përbashkëta në skenën ndërkombëtare.Kosova mbetet e përkushtuar për avancimin e bashkëpunimit ndërshtetëror dhe është thellësisht mirënjohëse për mbështetjen e palëkundur të Bangladeshit“, ka shkruar Osmani.

Kujtojmë se Osmani ka udhëtuar në New York për të marrë pjesë në fillimin e punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara./D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

​Këshilli i Ministrave shkarkon Erion Veliajn

Published

on

By

Erion Veliaj është shkarkuar nga posti i kreut të Bashkisë Tiranë edhe nga Këshilli i Ministrave.

Mbledhja e Qeverisë për të shqyrtuar shkarkimin e Veliajt u mbajt ditën e sotme, në orën 12:00, shkruan A2.

Një ditë më parë, kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës./D.B/KP

Continue Reading

Botë

​Erdogan mbërrin në Uashington për takim me Trumpin

Published

on

By

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i cili po merr pjesë në Asamblenë e 80-të të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB), mbërriti në Uashington nga Nju Jorku për një takim me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në Shtëpinë e Bardhë.

Avioni me të cilin udhëtoi presidenti Erdogan dhe bashkëshortja e tij Emine Erdogan, u ul në aeroportin e bazës së përbashkët “Andrews”, që ndodhet në një distancë të shkurtër nga kryeqyteti.

Në aeroportin e bazës së përbashkët “Andrews”, presidenti Erdogan dhe delegacioni i tij shoqërues u pritën nga ambasadori turk në Uashington, Sedat Onal dhe zyrtarë të tjerë.

Në Uashington krahas presidentit Erdogan dhe bashkëshortes së tij Emine Erdogan mbërritën edhe ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Alparslan Bayraktar, ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Yaşar Guler, drejtori i Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës Ibrahim Kalin, drejtori i Komunikimeve Presidenciale Burhanettin Duran, presidenti i Industrive të Mbrojtjes Haluk Gorgun, shefi i Kabinetit të Presidencës, Hasan Dogan dhe kryekëshilltari i presidentit për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Akif Çagatay Kiliç.

Gjithashtu edhe ministri i Punëve të Jashtme Hakan Fidan do të mbërrijë në Uashington pas takimeve të tij në Nju Jork.

Erdogan dhe Emine Erdogan udhëtuan nga aeroporti për në Blair House, pjesë e Shtëpisë së Bardhë, ku do të kalojnë natën.

Ndërkohë, Shërbimi Sekret Amerikan u pa duke marrë masa të gjera sigurie rreth Blair House./D.B/KP

Continue Reading

Të kërkuara