Arabia Saudite ka ekzekutuar një burrë për shkelje që grupet e të drejtave thonë se ai ka kryer ndërsa ishte në moshën 17 vjeçare, pavarësisht nga zotimi se ishte hequr dënimi me vdekje për të miturit.
Mustafa Hashem al-Darwish u arrestua në 2015 për shkelje të lidhura me protesta. Autoritetet Saudite thonë se ai u akuzua për formimin e një grupi terrorist dhe përpjekjen për të kryer një revoltë të armatosur. Por, grupet e të drejtave kishin kërkuar ndalimin e ekzekutimit të tij, duke thënë se gjyqi kishte qenë i padrejtë.
Mustafa Hashem al-Darwish
Amnesty International dhe Reprieve, një organizatë kundër dënimit me vdekje, thonë se 26 vjeçari al-Darëish tashmë kishte tërhequr rrëfimin e tij, të cilin pretendohej se e kishte bërë pasi u torturua.
Autoritetet saudite nuk kanë komentuar publikisht rreth kësaj akuze. Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, akuzat për al-Darëish përfshinin “kërkim për prishjen e sigurisë me trazira” dhe “krijim i mosmarrëveshjes”.
Dëshmitë kundër tij përfshinin një fotografi “ofenduese për forcat e sigurisë” dhe pjesëmarrjen e tij në mbi 10 tubime “trazirash” në 2011 dhe 2012. Sipas mediave Ministria e brendshme Saudite kishte deklaruar se al-Darëish gjithashtu kishte provuar të vriste forcat lokale të sigurisë. Sidoqoftë, dokumentet e gjykatës nuk specifikuan datat e ndonjë prej shkeljeve të tij, sipas Reuters.
Ndërsa Reprieve shkruajti se familja e al-Darëish nuk mori paralajmërim për ekzekutimin paraprakisht dhe mësoi vetëm në internet.
“Si mund ta ekzekutojnë një djalë për shkak të një fotografie në telefonin e tij? Që nga arrestimi i tij, ne nuk kemi ditur asgjë tjetër përveç dhimbjes. Është një vdekje për së gjalli për të gjithë familjen.”, thanë familja e tij në një deklaratë, botuar nga Reprieve.
Ministria e Brendshme Saudite, cituar nga agjencia shtetërore e lajmeve SPA, tha se al-Darëish u ekzekutua në Dammam, një qytet në Provincën Lindore të pasur me naftë. Autoritetet Saudite vitin e kaluar u zotuan se nuk do të jepnin më dënime me vdekje për njerëzit që kryejnë krime ndërsa janë të mitur dhe në vend të kësaj zbatojnë vetëm një dënim me burg maksimalisht 10-vjeçar, raporton bbc.com. Amnesty and Reprieve thonë se çështja e al-Darëish duhej të ishte shqyrtuar sipas ligjit të ri. Ata dhe grupet e tjera kanë ngritur vazhdimisht shqetësime në lidhje me zbatimin e kësaj reforme.
Ndërsa në fillim të këtij viti, Komisioni Saudit për të Drejtat e Njeriut tha se mbretëria kishte “ulur në mënyrë drastike” numrin e njerëzve që vrau në vitin 2020. Sidoqoftë, sipas Reprieve Arabia Saudite tani kishte ekzekutuar të njëjtin numër njerëzish në gjysmën e parë të vitit 2021 sikurse bëri në tërë vitin 2020.
Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, mori pjesë në aktivitetin “AI4Youth: From Learning to Building”, në kuadër të panelit “Empowering the Next Generation of AI Innovators”, të organizuar me ftesë të The Foundation House, ku u diskutua roli i inteligjencës artificiale në edukim dhe përgatitjen e të rinjve për profesionet e së ardhmes.
Duke sjellë perspektivën e arsimit të lartë dhe inovacionit, Rektori Hajrizi theksoi rëndësinë e kalimit nga mësimi i inteligjencës artificiale te përdorimi i saj për krijimin e zgjidhjeve konkrete, duke nënvizuar rolin që universitetet duhet të kenë në këtë transformim.
Në këtë kontekst, UBT është institucioni i parë në rajon që ka implementuar një ekosistem të integruar të inteligjencës artificiale në edukim dhe fusha të tjera, duke e shtrirë përdorimin e AI-së në mënyrë gjithëpërfshirëse në mësimdhënie, kërkim, inovacion dhe proceset universitare.
AI4Youth është një program që synon fuqizimin e të rinjve përmes zhvillimit të njohurive dhe aftësive në inteligjencën artificiale, teknologjinë e informacionit dhe komunikimit, si dhe zhvillimin e aplikacioneve, duke i orientuar ata nga të mësuarit drejt krijimit të zgjidhjeve konkrete.
UBT dhe Instituti Yunus Emre në Kosovë kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi, me qëllim të promovimit dhe avancimit të mësimdhënies së gjuhës turke, si dhe organizimit të aktiviteteve të përbashkëta akademike dhe kulturore.
Marrëveshja u nënshkrua nga Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, dhe Drejtori i Institutit Yunus Emre, Ramazan Yılmaz.
Në kuadër të bashkëpunimit parashihet organizimi i kurseve të gjuhës turke, punëtorive, ligjëratave të hapura dhe aktiviteteve kulturore, duke krijuar mundësi të reja për studentët, stafin akademik dhe komunitetin.
Një fokus i veçantë do t’i kushtohet Institutit të Gjuhëve të Huaja në UBT, përmes të cilit synohet zgjerimi i mundësive për mësimin dhe certifikimin e gjuhës turke.
UBT ka lansuar iniciativën ENGAGED SCHOLARSHIP, përmes së cilës profesionistët e angazhuar në tregun e punës mund të përfitojnë 20% bursë për studimet Master, duke krijuar mundësi për avancim të mëtejshëm akademik dhe profesional.
ENGAGED SCHOLARSHIP është konceptuar si një mundësi që lidh drejtpërdrejt përvojën profesionale me avancimin akademik, duke u mundësuar profesionistëve të thellojnë njohuritë në fusha që lidhen me profesionin e tyre dhe të zhvillojnë kompetenca të reja që mund t’i aplikojnë në vendin e punës.
Në kuadër të kësaj iniciative, mund të përfitojnë 20% bursë profesionistët që angazhohen në programet Master të UBT-së, sipas profileve dhe kategorive profesionale përkatëse:
Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi – për punonjësit në institucionet bankare, sektorin privat dhe publik, si dhe kontabilistët.
Shkenca Politike, Politika Publike dhe Menaxhim – për punonjësit në administratën publike, komuna, institucione publike, organizata joqeveritare, si dhe koordinatorët e projekteve vendore dhe ndërkombëtare.
E Drejta Penale, E Drejta Civile dhe e Pronës, E Drejta Komerciale – për punonjësit në institucionet e drejtësisë, avokatët, noterët, zyrtarët ligjorë, zyrtarët e burimeve njerëzore dhe profesionistët në institucione të tjera publike e private.
Shkencat dhe Teknologjia e Ushqimit – për teknologët e ushqimit, nutricionistët, infermierët, kontrollorët e cilësisë, inspektorët ushqimorë dhe laborantët ushqimorë.
Shëndeti dhe Aktiviteti Fizik – për sportistët, fizioterapeutët, infermierët, instruktorët e fitnesit dhe punonjësit në qendrat e rehabilitimit.
Studime të Sigurisë – për pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Policisë së Kosovës, zjarrfikësit dhe profesionistët e tjerë të fushës së rendit dhe sigurisë.
Gjuhë, Media dhe Komunikim – për gazetarët, punonjësit e mediave, zyrtarët për komunikim dhe marrëdhënie me publikun, menaxherët e mediave sociale, si dhe profesionistët e marketingut dhe komunikimit.
Një nga elementet që e bën këtë iniciativë të përshtatshme për profesionistët është fleksibiliteti i orarit të studimeve. Ligjëratat zhvillohen kryesisht në orët e pasdites, duke krijuar mundësi që angazhimi profesional dhe studimet Master të zhvillohen paralelisht. Në këtë mënyrë, profesionistët mund të vazhdojnë punën e tyre, ndërsa njëkohësisht investojnë në ngritjen e tyre akademike dhe profesionale.
Përmes ENGAGED SCHOLARSHIP, UBT synon të mbështesë profesionistët që janë të gatshëm të bëjnë hapin e radhës në karrierën e tyre, duke u ofruar atyre mundësi për arsimim të avancuar, zhvillim profesional dhe specializim në fushën përkatëse.