Aktualitet

Ekzekutohen 1.1 milion euro për “Trepçën”

Published

on

Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit mëngjesin e sotëm ka ekzekutuar ndihmën financiare për Trepçën, në vlerë prej 1 milion eurosh.

Në një njoftim për media bëhet e ditur se pjesa prej 100,000.00 eurosh, që e kompleton ndihmën prej 1.1 milion euro, do të ndahet gjatë javës tjetër për shkak se këto alokime nga buxheti i pakos së rimëkëmbjes ekonomike do të duhet të votohen në Qeveri mbi kriteret dhe motivet e ndihmës për subjektet e caktuara.

“Pra nuk është vetëm ndihma pre 1 milionë euro, por do t’i bashkohet edhe shuma prej 100,000.00 eurosh. Ne jemi të përkushtuar që të zgjidhim problemet e ndërmarrjeve publike, sidomos në kohën e pandemisë COVID-19, pasi kemi ndjeshmërinë e secilës familje të punëtorëve të Trepçës”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit./UBTNews

Bota

Merz njofton për marrëveshjen për Qeverinë, synon të bëhet kancelar në maj

Published

on

By

Udhëheqësi i kristiandemokratëve në Gjermani, Friederich Merz, njoftoi se bisedimet për formimin e një koalicioni qeverisës kanë përfunduar me një marrëveshje, duke shtuar se synon që ta marrë detyrën e kancelarit në fillim të majit.

Merz theksoi se bisedimet për koalicion u zhvilluar në mes të “tensioneve ndërkombëtare politike në rritje”, duke përmendur pushtimin e Ukrainës të nisur nga presidenti rus, Vladimir Putin, dhe tarifat e vendosura nga Shtetet e Bashkuara.

Agresori rus, Putin, nuk po shfaq gatishmëri për t’i dhënë fund luftës. Në të njëjtën kohë, pasiguritë ekonomike po rriten shumë. Vetëm këtë javë, vendimet e Qeverisë amerikane kanë shkaktuar turbulenca të reja”, tha Merz.

Merz do të jetë kancelari i gjerman, pasi ka arritur marrëveshje për një koalicion qeverisës me Socialdemokratët e udhëhequr nga Lars Klingbeil, që pritet të bëhet ministër i Financave.

Continue Reading

Aktualitet

Sot shënohet Dita e Kushtetutës

Published

on

17 vjet më parë, Kosova u bë me aktin më të lartë juridik, dokumentin bazë të shtetësisë, Kushtetutën e Republikës së Kosovës duke i dhënë fund qeverisjes së Kosovës në bazë të rezolutës së Kombeve të Bashkuara 1244.

17 shkurti i vitit 2008 shënoi Kosovën në hartat politike të shteteve të pavarura ndërsa dy muaj më pas Kuvendi i Kosovës ratifikoi Kushtetutën e Republikës së Kosovës e cila më 15 qershor të po atij viti hyri në fuqi.

Kushtetuta e Kosovës u ratifikua më 9 prill 2008 dhe hyri në fuqi më 15 qershor 2008.

Kushtetuta është akti më i lartë juridik, që garanton të drejtat dhe liritë themelore të të gjithë qytetarëve të vendit.

Pjesa më e madhe e kësaj kushtetute rrjedh nga Plani i ish-presidentit Martti Ahtisaari, duke i dhënë kështu të drejta specifike grupeve minoritare dhe një ambient më të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Kushtetuta e definon Kosovën si një shtet me pikëpamje neutrale ndaj fesë – neni 8. Ajo ka 14 kapituj dhe 162 nene.

9 Prilli është zyrtarisht festë shtetërore në Kosovë që do të thotë se institucionet pushojnë sot (E mërkurë). /UBT News/

Continue Reading

Aktualitet

Sot pritet të përmirësohet moti

Published

on

Sot mbi vendin tonë po mban mot pjesërisht i vranët.

Ka mundësi që të ketë dhe riga lokale shiu.

Temperaturat do të sillen midis 0°C deri 8 °C.

Edhe nesër, pritet të mbajë mot i ngjashëm me temperatura 0 deri në 10°C. /UBT News/

Continue Reading

Bota

Mattarella pret mbretin Charles në Pallatin Quirinale

Published

on

Mbreti Charles III dhe mbretëresha Camilla u takuan sot me presidentin italian, Sergio Mattarella, në ditën e dytë të vizitës shtetërore në Itali. Ky është udhëtimi i parë i mbretit pas largimit nga spitali, ku ai u trajtua për kancer, sipas informacioneve të agjencisë AP.

Mbreti Charles dhe Camilla u shoqëruan nga një grup rojesh presidenciale dhe u përshëndetën nga presidenti Mattarella në oborrin e Pallatit Quirinale, ku do të zhvillohet një banket shtetëror nesër në mbrëmje. Ky banket do të shënojë jo vetëm vizitën e mbretërorëve britanikë, por edhe 20-vjetorin e martesës së çiftit mbretëror.

Mbreti Charles do të takohet nesër me kryeministren italiane, Giorgia Meloni, përpara se të mbajë një fjalim në një seancë të përbashkët të Parlamentit italian – një ngjarje historike, pasi është hera e parë që një monark britanik merr pjesë në një fjalim të tillë.

Gjatë vizitës së tij, mbreti Charles do të theksojë lidhjet e ngushta mes Britanisë së Madhe dhe Italisë, dy aleatëve të NATO-s, në një periudhë kur këto dy shtete po përpiqen të forcojnë mbështetjen për luftën e Ukrainës kundër Rusisë.

Pjesë e vizitës treditore të mbretit dhe mbretëreshës do të jetë një udhëtim në Ravena, në rajonin verior Emilia Romagna, të enjten, për të përkujtuar 80-vjetorin e çlirimit të qytetit nga forcat aleate gjatë Luftës së Dytë Botërore./UBTNews/

 

Continue Reading

Të kërkuara