Aktualitet

Ekuadori i hoqi shtetësinë Julian Assange

Published

on

Ekuadori ka hequr shtetësinë e Julian Assange, themeluesit të Wikileaks, i cili aktualisht ndodhet në një burg britanik.

Sistemi i drejtësisë ekuadoriane njoftoi zyrtarisht Australinë të martën me kohën lokale për anulimin e natyralizimit të saj, në një letër që pasoi në përgjigje të një kërkese të paraqitur në ministrinë e jashtme të vendit të Amerikës së Jugut.

Sipas ligjit të Ekuadorit, natyralizimi konsiderohet i dëmshëm kur jepet në bazë të fshehjes së fakteve përkatëse, dokumenteve të rreme ose mashtrimit.

Autoritetet ekuadoriane pretendojnë se letra e Assange që kërkon natyralizimin ka mospërputhje të shumta, nënshkrime të ndryshme, ndryshime të mundshme në dokument dhe tarifa të papaguara, ndër të tjera.

Carlos Poveda, avokati i Assange, tha për Associated Press se vendimi u mor pa procedurë të rregullt dhe se Assange nuk u lejua të paraqitej në seancë. Ai tha se në apel do të kërkonte sqarim të vendimit të autoriteteve ekuadoriane.

“Më e rëndësishme se rëndësia e shtetësisë është çështja e respektimit të të drejtave dhe një proces i përshtatshëm ligjor në heqjen e shtetësisë,” tha ai.

Assange iu dha nënshtetësia ekuadoriane në janar 2018 si pjesë e një përpjekjeje të dështuar nga qeveria e presidentit të atëhershëm Lenin Moreno për t’i dhënë atij statusin diplomatik për ta nxjerrë atë nga ambasada ekuadoriane në Londër.

Vendi

Kurti për varrimin e Mlladiqit: Serbia ka kaluar në glorifikim shtetëror të gjenocidit

Published

on

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka reaguar ashpër ndaj ceremonisë së varrimit të ish-komandantit të Ushtrisë së Republikës Serbe në Bosnje, Ratko Mlladiq, duke akuzuar Beogradin zyrtar për glorifikim shtetëror të një krimineli të dënuar për gjenocid.

Kurti ka krahasuar zhvillimet e fundit në Kosovë me ato në Serbi, duke përmendur 27-vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës, përvjetorin e vdekjes së Nënë Terezës dhe Ditën e Kushtetutës së Kaçanikut.

Në anën tjetër, ai ka thënë se Serbia fundjavën e ka kaluar duke u përgatitur për ceremoninë e Mlladiqit.

“Serbia fundjavën e kaloi në përgatitje të asaj që bëri dje: nderime të larta shtetërore për kriminelin e luftës, gjeneralin serb, Ratko Mlladiq, fajtorin e gjenocidit në Srebrenicë”, ka shkruar Kurti.

Ai ka theksuar se gjenocidi në Srebrenicë është fakt historik i dokumentuar përmes dëshmive, identifikimeve forenzike dhe dokumentimit të krimeve.

Kurti e ka krahasuar Mlladiqin me ish-presidentin jugosllav, Slobodan Millosheviq, duke e cilësuar atë si një prej figurave kryesore të aparatit ushtarak të tij.

Ai ka kritikuar gjithashtu ceremoninë e organizuar për Mlladiqin, duke thënë se Serbia ka kaluar nga mohimi i krimeve në glorifikimin e tyre.

“Kështu mohimi i gjenocidit kaloi nga deklarata politike në liturgji shtetërore”, ka shkruar Kurti.

Në fund, ai ka deklaruar: “Nga dita e djeshme, mohimi është fjalë e pamjaftueshme. Serbia ka kaluar në adhurim shtetëror të gjenocidit”./A.K/

Continue Reading

Lajmet

“Liria Ka Emër” para EULEX-it: “Shpalleni të pafajshëm!”

Published

on

Aktivistë të platformës qytetare “Liria Ka Emër” kanë zhvilluar të martën një aktivitet simbolik para objektit të EULEX-it në Prishtinë, ku ndodhet edhe Zyra e Dhomave të Specializuara.

Gjatë aktivitetit është vendosur pankarta me mesazhin “Në emër të popullit, shpalleni të pafajshëm!”, ndërsa platforma ka kërkuar drejtësi dhe liri për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Para mediave foli Flaka Fazlija, vajzë dëshmori, e cila tha se kërkesa e tyre nuk është për hakmarrje, por për drejtësi, duke theksuar se procesi në Hagë nuk duhet të shkëputet nga konteksti historik i luftës së Kosovës.

“Ne nuk kërkojmë hakmarrje. Ne kërkojmë drejtësi. Ama drejtësia nuk mundet me qenë e drejtë nëse e harron historinë”, deklaroi Fazlija.

Ajo tha se më 16 shtator, kur pritet vendimi për ish-krerët e UÇK-së, nuk pritet vetëm një aktgjykim, por edhe një përgjigje që, sipas saj, ka rëndësi për mënyrën se si trajtohet historia e Kosovës.

Fazlija iu bëri thirrje institucioneve ndërkombëtare që të mos harrojnë sakrificën mbi të cilën është ndërtuar Republika e Kosovës.

Ndërkohë, platforma “Liria Ka Emër” ka paralajmëruar vazhdimin e aktiviteteve në prag të Marshit për Liri, i cili do të mbahet më 12 shtator, nga ora 14:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë./A.K/

Continue Reading

Vendi

PISA 2025: Rënie në matematikë, Kosova mbetet nën OECD

Published

on

Sipas rezultateve, Kosova ka marrë mesatarisht 357 pikë në shkencë, 340 pikë në lexim dhe 350 pikë në matematikë. Krahasuar me vitin 2022, rezultati në shkencë ka mbetur i njëjtë, leximi ka rënë nga 342 në 340 pikë, ndërsa matematika nga 355 në 350 pikë.

Rezultati më i lartë është shënuar në fushën e zgjidhjeve kompjuterike, me 359 pikë. Megjithatë, rezultatet e Kosovës në të gjithë treguesit kryesorë mbeten nën mesataren e vendeve të OECD-së.

Raporti tregon gjithashtu performancë më të lartë të vajzave, veçanërisht në shkencë dhe lexim. Në shkencë vajzat kanë marrë 366 pikë, ndërsa djemtë 347, kurse në lexim diferenca është edhe më e madhe, 358 pikë për vajzat dhe 322 për djemtë. Në matematikë rezultatet janë pothuajse të barabarta.

Vetëm rreth 21 për qind e nxënësve në Kosovë kanë arritur të paktën Nivelin 2 në shkencë, ndërsa në matematikë kjo përqindje është 15 për qind dhe në lexim rreth 16 për qind.

Raporti rekomandon përmirësimin e cilësisë së të nxënit, si dhe përdorimin më efektiv të teknologjisë dhe Inteligjencës Artificiale për kërkim, analizë, verifikim dhe krijim të pavarur të njohurive.

Ministria e Arsimit ka bërë të ditur se rezultatet do të analizohen në detaje dhe do të shërbejnë si bazë për ndërhyrjet dhe përmirësimet në Strategjinë e re të Arsimit.

Në PISA 2025, në krye të renditjes u pozicionuan Kina dhe Singapori./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Kurti: Do të jemi nesër në seancën e Kuvendit, vazhdojmë bisedimet për Presidentin

Published

on

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka konfirmuar se Lëvizja Vetëvendosje do të marrë pjesë në seancën e Kuvendit të Kosovës të thirrur për nesër.

“Nesër e kanë thirrë seancën e Kuvendit, do të jemi aty”, deklaroi Kurti.

Ai tha se ndërkohë do të vazhdojnë takimet dhe bisedimet me partitë politike, me synimin për të arritur një marrëveshje për zgjedhjen e Presidentit dhe për të shmangur zgjedhjet e reja.

Kurti u shpreh se zgjedhjet e reja do të ishin “të paarsyeshme e të kushtueshme”, ndërsa për mundësinë e një takimi tjetër me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se është në komunikim të vazhdueshëm me aktorë të tjerë politikë.

Deklaratat e Kurtit vijnë një ditë para seancës, në kohën kur partitë po përpiqen të gjejnë një zgjidhje për konstituimin e institucioneve dhe shmangien e një procesi të ri zgjedhor./EO//A.K/

Continue Reading

Të kërkuara