Lajmet

Ekstradohet nga Kosova në Bosnje një i dyshuar për vrasje

Vrasja kishte ndodhur në fundit të vitit të kaluar në Sarajevë.

Published

on

Është ekstraduar nga Kosova në Bosnje-Hercegovinë një i dyshuar për kryerjen e një vrasjeje të rëndë, që ka ndodhur në fund të vitit të kaluar në Sarajevë. Lajmin e ka konfirmuar minstrja e drejtësisë, Albulena Haxhiu.

“Është ekstraduar sot nga Kosova në Bosnje dhe Hercegovinë personi i dyshuar për kryerjen e një vrasjeje të rëndë që kishte ndodhur fundvitin e shkuar në Sarajevë. Personi ishte arratisur nga Bosnje dhe Hercegovina për në Kosovë, ndërsa ishte arrestuar këtu falë bashkëpunimit në mes të Policisë së Kosovës dhe Policisë së Bosnje dhe Hercegovinës”, ka shkruar Haxhiu ne Facebook.

Ajo u shpreh se ky rast është një sukses i bashkëpunimit ndërkombëtar në mes të Kosovës dhe Bosnje-Hercegovinës, siç tha ajo pavarësisht rrethanave politike.

“Ky rast përbën një sukses të bashkëpunimit juridik ndërkombëtar në mes të Kosovës dhe Bosnje e Hercegovinës, pavarësisht rrethanave politike. Gjithashtu, ky rast është tregues se nëpërmjet mekanizmave të fuqizuar të bashkëpunimit juridik ndërkombëtar në çështjet penale, individët e grupet kriminale nuk mund ta shohin Kosovën si vend për arratisje për t’i ikur drejtësisë, e as si vend për të zhvilluar aktivitetin e tyre kriminal”, perfundon postimi i Albulena Haxhiut.

Kujtojmë që Bosnja dhe Hercegovina nuk e njeh shtetësinë e Kosovës./UBTNews

(Hana Shala, studente në Shkenca Politike)

Lajmet

​KFOR, EULEX e Policia e Kosovës mbajnë stërvitjen e përbashkët Golden Sabre 2024

Published

on

By

Misioni i KFOR-it të udhëhequr nga NATO, Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) dhe Policia e Kosovës do të zhvillojnë stërvitjen e përbashkët, “Saberi i Artë 2024”, në Kampin Vrellë Prishtinë deri në 25 nëntor 2024.

Stërvitja do të testojë zbatimin e procedurave të menaxhimit të krizave, në skenarë të ndryshëm sigurie. Ajo do të përfshijë rreth 600 personel dhe asete në të gjithë zonën e stërvitjes në Prishtinë, si dhe në rrethinën e saj dhe përgjatë rrugëve kryesore.

Golden Saber 2024 është një tjetër demonstrim i prekshëm i KFOR-it, EULEX-it dhe Policisë së Kosovës që punojnë së bashku, në mbështetje të sigurisë së qëndrueshme në mbarë Kosovën dhe stabilitetit rajonal.

KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

Continue Reading

Bota

Zyrtari i lartë ushtarak i Britanisë kërcënon Moskën: ‘Do t’i takojmë në fushëbetejë rusët!’

Published

on

Një zyrtar i lartë ushtarak i Mbretërisë së Bashkuar ka dhënë një deklaratë të fuqishme në lidhje me gatishmërinë e forcave britanike për të luftuar nëse Rusia vendos të sulmojë një vend të Evropës Lindore. Zëvendës shefi i shtabit të mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar, Rob Magowan, ka theksuar se forcat britanike janë plotësisht të gatshme për të vepruar dhe se nëse do të kërkohej, ata do të ishin të gatshëm të luftonin që sonte.

Në një komision parlamentar të mbrojtjes, Magowan tha: “Nëse ushtrisë britanike i kërkohej të luftonte sonte, ajo do të luftonte sonte. Dhe nuk mendoj se askush në këtë dhomë duhet të ketë ndonjë iluzion se nëse rusët pushtojnë Evropën Lindore sonte, ne nuk do të jemi në fushëbetejë.” Kjo deklaratë u bë menjëherë pas raportimeve se Rusia kishte lëshuar një raketë balistike me aftësi bërthamore gjatë një sulmi të mëngjesit të së enjtes në qytetin e Dnipro në Ukrainë.

Kjo është një kërcënim i drejtpërdrejtë ndaj Moskës, duke përshkallëzuar më tej tensionet mes dy shteteve, të cilat janë në një përplasje të vazhdueshme për shkak të agresionit rus ndaj Ukrainës. Në këtë kontekst, Magowan ka theksuar se forcat britanike janë të angazhuara dhe të përgatitura për të mbrojtur vendet e Evropës Lindore, duke dërguar një mesazh të qartë për Rusinë se çdo agresion në këtë rajon do të ndeshë me një reagim të menjëhershëm nga ana e Aleancës perëndimore.

Më vonë gjatë ditës, presidenti rus Vladimir Putin bëri një deklaratë televizive, ku përmendi se raketa e lëshuar ishte një raketë balistike jo-bërthamore me rreze të mesme, duke sugjeruar se kjo ishte një armë e re që ka për qëllim të forcojë pozitat ushtarake të Rusisë në rajon.

Deklaratat e Magowan janë një pjesë e angazhimit të Britanisë për të mbështetur Ukrainën dhe për të parandaluar një agresion të mëtejshëm rus në territorin e Evropës Lindore, ndërsa tensionet mes Perëndimit dhe Rusisë vazhdojnë të rriten./UBTNews/

Continue Reading

Aktualitet

Kryetarja Sinani uron Ditën e Alfabetit: Frymëzim për bashkim dhe krenari kombëtare!

Published

on

Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka uruar shqiptarët me rastin e 22 Nëntorit, Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe, duke theksuar rëndësinë historike dhe shpirtërore të kësaj dite për kombin tonë.

“22 Nëntori është dita që na kujton forcën e bashkimit dhe vizionin e rilindësve tanë për një të ardhme më të ndritur,” ka shkruar Sinani në postimin e saj, duke kujtuar vendimin historik të Kongresit të Manastirit në vitin 1908, kur figura të shquara të kombit u bashkuan për të zyrtarizuar alfabetin e gjuhës shqipe.


Sinani e cilësoi këtë ngjarje si një akt guximi dhe dashurie për kombin, duke theksuar se rruga e nisur nga rilindësit vazhdon sot përmes punës për të forcuar identitetin kombëtar dhe për të siguruar që asnjë shqiptar të mos ndihet i harruar.
“Sot, më shumë se kurrë, kemi nevojë të kujtojmë frymën e bashkimit dhe të përbashkëtës që na udhëhoqi atëherë. Kjo është dita kur kujtojmë se kombi ynë, i ndarë nga kufijtë, ka vetëm një alfabet, një gjuhë dhe një shpirt që na bashkon!”

Kryetarja e Preshevës ka apeluar për vazhdimin e punës drejt një të ardhmeje ku të gjithë shqiptarët të jenë të barabartë dhe krenarë për trashëgiminë e tyre./UBTNews/

Continue Reading

Lajmet

​Supremja lanson udhëzuesin për matjen e dënimit

Published

on

By

Gjykata Supreme ka lansuar udhëzuesin për matjen e dënimit, ku kryetari Fejzullah Rexhepi tha se ky udhëzues shënon moment të rëndësishëm për sistemin e drejtësisë.

Me lansimin e këtij udhëzuesi shënojmë një moment të rëndësishëm për sistemin e drejtësisë. Udhëzuesi i miratuar në vitin 2018 ka shërbyer për trajtimin e rasteve penale. Me qëllim që të adresohen ndryshimet e legjislacionit, është hartuar udhëzuesi për matjen e dënimit i cili ofron sqarime specifike për secilin kapitull të Kodit Penal“, tha ai.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier tha se përgjegjësia për dënimin shtrihet përtej gjyqësorit. Sipas tij, raportet ndërkombëtare e vendore tregojnë se në Kosovë po shqiptohen dënime më të buta.

Dënimi është ndër fazat më të rëndësishme dhe udhëzuesi do të ofrojë një kornizë të përgjithshme….. Ky udhëzues nuk e kufizon diskrecionin, por e rrit atë duke ju ofruar një strukturë drejt marrjes së dënimit të qëndrueshëm“, tha ai.

E kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK), Albert Zogaj tha se ky udhëzues orienton të gjithë dhe është investim kapital në sistemin e drejtësisë.

Continue Reading

Të kërkuara