Lajmet

Ekspozimi në diell, Instituti i Shëndetësisë jep rekomandimet për të moshuarit

Gjatë daljes nga shtëpia të moshuarit detyrimisht duhet ta mbrojnë kokën me kapelë ose shall.

Published

on

Temperaturat e larta që mbretërojnë në sezonin e verës ndikojnë negativisht në organizmin e njeriut sidomos te të moshuarit. Duke u ekspozuar në diell për një kohë të gjatë mund të pësojmë goditje nga të nxehtit që çon në dehidrim të organizmit përcjellur me ngërçe, vjellje, çrregullime diarreike, skuqje dhe djegie të lëkurës duke komplikuar sistemin kardiovaskular deri në insufiçiencë renale.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka publikuar masat e rekomanduara mbrojtëse për shëndetin e personave të moshuar gjatë ekspozimit ndaj temperaturave të larta të ajrit mbi 30°C, posaçërisht për të moshuarit me sëmundje kardiovaskulare dhe sëmundje tjera kronike janë:

1. Personat e moshuar asesi nuk duhet të ekspozohen në rrezet e diellit në intervalin kohor prej orës 10.00-17.00 , sidomos jo të moshuarit me sëmundje të zemrës ose ata me diabet;

2. Gjatë daljes nga shtëpia të moshuarit detyrimisht duhet ta mbrojnë kokën me kapelë ose shall; rrobat duhet të jenë të holla, komode, prej liri ose pambuku dhe me ngjyra të çelta;

3. Është e domosdoshme marrja e 2 litrave lëngje gjatë ditës, qoftë si 8 gota ujë ose në formë supe ose qaji; poashtu duhet anashkaluar ushqimin e fërguar, shumë të njelmët ose të ëmbël ose me mëlmesa të shumta, ndërsa duhet marrë shumë pemë dhe perime sezonale;

4. Përveç këshillave të marra nga mjeku për përdorimin e barnave, tek të moshuarit është e domosdoshme matja më e shpeshtë e tensionit arterial;

5. Paraqitja e kokëdhembjes, mundimit, marramendjes dhe dehidrimit, tharjes së gojës dhe lëkurës, janë shenja alarmante për të moshuarin, sidomos kur është i sëmurë dhe ka paaftësi funksionale; atëherë doemos i sëmuri geriatrik duhet të lajmërohet tek mjeku i tij familijar ose në qendrën më të afërt emergjente;

6. Anëtarët e familjes, miqtë, fqinjtë dhe anëtarët e OJQ-ve të cilët kujdesen për të moshuarit gjatë muajve të nxehtë të verës duhet doemos më shpesh të kontaktojnë me të moshuarit, e në raste të paaftësive funksionale edhe disa herë gjatë ditës;

7. Në rast se del jashtë shtëpisë/banesës ku jeton, i moshuari duhet detyrimisht të bartë me vete të dhënat elementare, emrin dhe mbiemrin, vitin e lindjes, adresën e banimit, numrin e telefonit të personit kontaktues, i cili mund të kontaktohet lidhur me këtë person të moshuar;

8. Më e rëndësishmja është mirëmbajtja e higjienës personale dhe asaj të ambientit të të moshuarit, si dhe mbikëqyrja e përdorimit të barnave në mënyrë të rregullt;

9. Është i domosdoshëm aktiviteti fizik dhe psikik i të moshuarit, sidomos ecja e vazhdueshme në orët e para të mëngjesit ose në mbrëmje, qëndrimi sa më i gjatë në natyrë (park, shëtitore etj).

10. Nëse i moshuari ka vështirësi për të lëvizur për shkak të pamjaftueshmërive funksionale, atëherë duhet bërë ajrosjen shumëorëshe të hapësirave ku qëndron i moshuari.

Continue Reading

Lajmet

Identifikohen mbetjet mortore të dy personave të zhdukur nga lufta

Published

on

By

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka njoftuar se javën e kaluar ka pranuar dy raporte të reja të ADN-së, përmes të cilave janë identifikuar mbetjet mortore të dy personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Përmes një sqarimi zyrtar, Komisioni bëri të ditur se këto identifikime nuk lidhen me gërmimet apo zhvarrosjet e fundit në lokacionet si Kalludër, Jabukë apo me zhvillimet e fundit në Zubin Potok.

Sipas njoftimit, bëhet fjalë për mbetje mortore të zhvarrosura më parë, ndërsa identifikimi erdhi si rezultat i rishqyrtimit të hollësishëm të mbetjeve që ndodheshin në morgun e Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML), si dhe mbledhjes së mostrave biologjike plotësuese nga familjarët.

Raportet e ADN-së tashmë i janë përcjellë Institutit të Mjekësisë Ligjore për konfirmim zyrtar. Komisioni bëri të ditur se gjatë kësaj jave do të njoftohen familjet e viktimave për rezultatet dhe hapat e mëtejshëm proceduralë, duke rikonfirmuar përkushtimin për zbardhjen e fatit të të gjithë personave të zhdukur. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person i dyshuar për dhunim në Prishtinë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Prishtinë, i cili dyshohet për veprën penale “Dhunim”, lidhur me një incident të ndodhur në fillim të këtij muaji.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti kishte ndodhur më 5 shtator, rreth orës 19:30. Pas veprimeve hetimore, i dyshuari është lokalizuar dhe prangosur nga organet e rendit më 28 shtator.

Me vendim të prokurorit të kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje për procedim të mëtejshëm ligjor.

Continue Reading

Lajmet

Shantazhonte viktimën prej me shumë se dy vitesh, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Prishtinë, i cili dyshohet se për më shumë se dy vite ka shantazhuar vazhdimisht një person tjetër për përfitime materiale.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, i dyshuari e kishte vënë nën presion viktimën gjatë periudhës 2023–2025, duke i kërkuar para në mënyrë të vazhdueshme. Si pasojë e shantazhit, viktima i kishte dhënë atij një shumë të konsiderueshme të hollash.

Pas veprimeve hetimore, i dyshuari është identifikuar dhe prangosur nga organet e rendit. Me vendim të prokurorit të shtetit, ai është dërguar në mbajtje për procedim të mëtejshëm ligjor. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Rasti Ibër-Lepenc: Dalin para gjykatës të akuzuarve për sulmin terrorist

Published

on

By

Janë nxjerrë para trupit gjykues të akuzuarit për sulmin mbi infrastrukturën kritike të kanalit të Ibër-Lepencit në fshatin Varagë të Zubin Potokut.

Sipas dosjes së Prokurorisë Speciale, Jovan Viqentijeviq dyshohet se në bashkëkryerje me vëllain e tij, Dragisha Viqentijeviq, kanë dëmtuar me qëllim instalimet e ujësjellësit dhe kanë kryer vepër terroriste përmes përdorimit të eksplozivit.

Në këtë proces gjyqësor po gjykohet edhe Igor Dimoviq, i cili ndryshe nga vëllezërit Viqentijeviq, po mbrohet në liri.

Shpërthimi në kanalin e ujit në nëntor të vitit 2024, ku dyshohet se u përdorën rreth 20 kilogramë lëndë plasëse eksplozive, është cilësuar nga autoritetet e Kosovës si sulm terrorist, duke e bërë përgjegjëse direkte Serbinë për organizimin e tij. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara