Lajmet

Eksplorimi i Rrugëtimit të Kosovës: Ligjeratë nga Ylber Hysa në Institutin e Ballkanologjisë në UBT

Hysa do të ndajë perspektivën e tij në një ligjëratë të pasur, duke sjellë përpara një analizë thelbësore të zhvillimeve historike dhe politike të Kosovës.

Published

on

Instituti i Ballkanologjisë në kuadër të Fakultetit të Shkencave Politike të Universitetit UBT, sjell një ngjarje të veçantë për të gjithë ata që janë të gatshëm të ndërmarrin një udhëtim intelektual në historinë dhe politikën e Kosovës.

Me datën 15 mars 2024, me një hapje të veçantë, sesioni i ligjërimeve do të mbulojë temën e ndritur “Kosova dhe Gjeopolitika – një vështrim historiko-politik”, të udhëhequr nga Ylber Hysa, historian, publicist, diplomat dhe ish-ambasador i Kosovës në Maqedoni dhe Mal të Zi.

Hysa do të ndajë perspektivën e tij në një ligjëratë të pasur, duke sjellë përpara një analizë thelbësore të zhvillimeve historike dhe politike të Kosovës. Ligjërata mund të përceptohet edhe si një forum ku mendimet nga fusha të ndryshme bëhen të arritshme për një publik më të gjerë dhe janë të hapura për diskutim.

Ky sesion i ligjërimeve është më shumë se një thirrje, është një ftesë për të zbuluar hulumtime të thella dhe për të kuptuar sfidat dhe triumfat që kanë përcaktuar shtetin më të ri në Evropë. Për të gjithë ata që janë të intriguar nga histori politike dhe shtetndërtimi, kjo është një mundësi e jashtëzakonshme për të eksploruar rrugëtimin e Kosovës, duke shikuar përtej fakteve dhe në thellësi të ngjarjeve.

Sesionet e ligjërimeve nga “Instituti i Ballkanologjisë” në kuadër të Fakultetit të Shkencave Politike të Universitetit UBT janë një platformë unike për shkëmbimin e pikëpamjeve dhe mendimeve.

Tematika “Kosova dhe Gjeopolitika” është vetëm një hyrje në serinë e ligjërimeve multidisciplinare që do të ofrohen në të ardhmen. Sesionet e ligjërimeve në Universitetin UBT kanë një reputacion të ndritur, dhe kjo ngjarje nuk premton vetëm një eksperiencë informuese, por edhe një udhëtim në historinë dhe politikën e një shteti që po ndryshon dhe zhvillohet vazhdimisht.

Instituti ka planifikuar ligjëratat e tjera për tema të ndryshme, duke ofruar emra të rëndësishëm nga fushat e shkencës, diplomacisë, politikës dhe publicistikës./UBTNews/

Lajmet

Dyshohej për varrezë masive në ish-shkollën teknike në Obiliq, Policia: U tentua të kultivohej drogë

Published

on

Gjatë pastrimit të ish-shkollës teknike në Obiliq, punëtorët e Ndërmarrjes Publike Pastrimit “Kastrioti” në bodrumin e shkollës, kanë hasur pamje që kanë ngritur dyshime dhe shqetësim.

Fillimisht është dyshuar për varrezë masive, por sipas Policisë, më pas u kuptua se në këtë objekt është tentuar kultivimi i disa substancave narkotike.

Pastrimi i objektit pati filluar të bëhej pas vendimit të kryetarit të Obiliqit, Halil Thaçit që kjo shkollë të rikthehet dhe të fillojë mësimi përsëri.

Në bodrumin e objektit, shihen thasë të mbushur me materiale të panjohura, të varur në tavan, ndërsa në hapësirat e bodrumit është evidentuar edhe një gropë e madhe.

I pranishëm ishte edhe kryetari i komunës, i cili kishte thënë se rasti po hetohet nga Policia dhe Prokuroria.

“Sipas policëve dhe antidrogës shihet që është tentim i një kultivimi të disa substancave narkotike, por nuk dihet çfarë substanca, siç më tha eprori i policisë. Mirëpo, sido që të jetë, prokuroria edhe policia këtë punë e kanë në dorë dhe ato merren me rastin. Ndërsa sa i përket varrezës masive, unë nuk pashë, apo edhe policia qysh ma ka konfirmuar, nuk ka ndonjë dyshim për momentin”, ka dekalruar ai, raportoi EO.

Kjo shkollë që nga viti 1990, kur nxënësit ishin dëbuar nga forcat serbe, nuk kishte funksionuar më. /A.K/

Continue Reading

Lajmet

3 milionë euro për efiçiencë të energjisë, mbi 1,400 qytetarë do të përfitojnë

Published

on

Rreth 3 milionë euro do të investohen në masa të efiçiencës së energjisë, projekt nga i cili pritet të përfitojnë mbi 1,400 qytetarë në Kosovë.

Deri më tani, në kuadër të këtij projekti janë rinovuar 51 shtëpi të familjeve të cenueshme, me një investim prej rreth 610 mijë eurosh. Në mesin e përfituesve është edhe familja Dragidella në Prishtinë.

Para renovimit, kjo familje konsumonte mbi 85 MWh energji në vit, ndërsa pas përfundimit të punimeve pritet të kursejë rreth 74 për qind të energjisë.

Deri në fund të këtij viti, pritet të përkrahen 192 familje përmes renovimit të shtëpive të tyre, ndërsa deri në vitin 2028 numri i familjeve përfituese pritet të arrijë në 280, në të gjithë Kosovën.

Përfituese do të jenë familjet që marrin asistencë sociale, me përparësi të veçantë për familjet me pensionistë, personat me aftësi të kufizuara dhe prindërit vetushqyes.

Projekti po realizohet me mbështetjen e Qeverisë së Danimarkës, UNDP-së, Ministrisë së Ekonomisë dhe Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Kryeprokurori i Speciales takon shefin e ri të EULEX-it

Published

on

Prishtinë, 8 shtator 2026 – Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, ka pritur të martën në takim shefin e ri të EULEX-it, Antero Lopes.

Në këtë takim të parë njohës, Isufaj dhe Lopes kanë diskutuar për çështje me interes të përbashkët lidhur me punën, prioritetet dhe sfidat me të cilat përballet Prokuroria Speciale.

Gjatë takimit është vlerësuar rëndësia e bashkëpunimit institucional në funksion të forcimit të sundimit të ligjit.

Shefi i ri i EULEX-it, Antero Lopes, ka theksuar se misioni evropian do të vazhdojë të mbështesë punën dhe përkushtimin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Kurti për varrimin e Mlladiqit: Serbia ka kaluar në glorifikim shtetëror të gjenocidit

Published

on

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka reaguar ashpër ndaj ceremonisë së varrimit të ish-komandantit të Ushtrisë së Republikës Serbe në Bosnje, Ratko Mlladiq, duke akuzuar Beogradin zyrtar për glorifikim shtetëror të një krimineli të dënuar për gjenocid.

Kurti ka krahasuar zhvillimet e fundit në Kosovë me ato në Serbi, duke përmendur 27-vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës, përvjetorin e vdekjes së Nënë Terezës dhe Ditën e Kushtetutës së Kaçanikut.

Në anën tjetër, ai ka thënë se Serbia fundjavën e ka kaluar duke u përgatitur për ceremoninë e Mlladiqit.

“Serbia fundjavën e kaloi në përgatitje të asaj që bëri dje: nderime të larta shtetërore për kriminelin e luftës, gjeneralin serb, Ratko Mlladiq, fajtorin e gjenocidit në Srebrenicë”, ka shkruar Kurti.

Ai ka theksuar se gjenocidi në Srebrenicë është fakt historik i dokumentuar përmes dëshmive, identifikimeve forenzike dhe dokumentimit të krimeve.

Kurti e ka krahasuar Mlladiqin me ish-presidentin jugosllav, Slobodan Millosheviq, duke e cilësuar atë si një prej figurave kryesore të aparatit ushtarak të tij.

Ai ka kritikuar gjithashtu ceremoninë e organizuar për Mlladiqin, duke thënë se Serbia ka kaluar nga mohimi i krimeve në glorifikimin e tyre.

“Kështu mohimi i gjenocidit kaloi nga deklarata politike në liturgji shtetërore”, ka shkruar Kurti.

Në fund, ai ka deklaruar: “Nga dita e djeshme, mohimi është fjalë e pamjaftueshme. Serbia ka kaluar në adhurim shtetëror të gjenocidit”./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara