Lajmet

Ekspertët e komunikacionit optimistë se Ura e Ibrit do të hapet, Durmishi thotë se sot do të publikohet raporti

Published

on

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi deklaron se po presin që gjatë ditës të publikohet draft-raporti për stabilitetin e Urës së Ibrit. Ai për KosovaPress, thotë se ura është stabile, megjithatë shton se po presin vlerësimin që po bëhet në mënyrë shkencore. Durmishi nuk ka ofruar detaje të mëtejshme për hapat që do të ndërmerren pas publikimit të raportit, në rast se do të jetë pozitiv. Ekspertë të komunikacionit thonë se nuk ka arsye që Ura e Ibrit të jetë e mbyllur për qarkullim. Sipas tyre, ura ka kohë që nuk i është nënshtruar ngarkesave të rënda të trafikut, për çka nuk presin rezultat negativ nga testimet që janë bërë.

Ura e Ibrit do të hapet shumë shpejt, thotë pushteti – Epoka e Re

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi thotë se raporti pritet të publikohet sot gjatë ditës.

“Sot gjatë ditës e dorëzon draft-raportit…unë po pres që të dal raporti, në momentin që del raporti do ta publikojmë….Në qoftë se raporti është negativ atëherë në bazë të raportit ne i bëjmë vlerësimet se si duhet të intervenojmë që ta bëjmë urën stabile, por siç e kam thënë edhe atë ditë që kam qenë në vizitë te ura, në bazë të asaj që unë kam parë edhe si inxhinier duke qenë me profesion inxhinier, aty shihet që ura është shumë stabile. Mirëpo, po e presim raportin, raporti është me një ekspertizë që bëhet vlerësimi në bazë shkencore dhe në momentin që e kemi raportin do e bëjmë publik”, deklaron Durmishi për KosovaPress.

I pyetur se kur do të hapet Ura e Ibrit në rast se raporti do të jetë pozitiv, Durmishi nuk ka komentuar një gjë të tillë.

“Kur hapet ura unë nuk e di, por unë mund ta prezantoj raportin sepse detyra ime ka qenë që ta implementojmë një kontratë, e cila ka të bëjë me përcaktimin e stabilitetit të urës mbi lumin Ibër. Dhe këtë po e bëjmë, në momentin që e kemi raportin ne e publikojmë. Mandej se kur hapet ura është çështje tjetër që do të informoheni me kohë dhe për këtë”, shton zëvendësministri Durmishi.

Eksperti i komunikacionit, Bekim Ahmeti nuk pret që të ketë probleme në aspektin teknik dhe profesional të urës.

“Ka mundësi që të lëshohet vetëm për automjetet e udhëtarëve, mirëpo praktikisht nuk është në rregull. Ne e pamë edhe një testim live, një testim real ku hypën kamionët mbi urën, kaluan dhe ishin të ngarkuar, ku pesha e përgjithshme e kamionëve arrin deri në 40 ton, mbi 40 ton nuk lejohet në asnjë rrugë të Kosovës. Nuk e di a ka qenë 40-tonëshi aty apo jo, u shiheshin kamionët që praktikisht e binë një gjendje të tillë prej 40 tonëshit. Mendoj që është në rregull, nëse dyshojmë diçka, atëherë mund t’i përdorim vetëm automjetet e udhëtarëve, e në qoftë se dyshojmë edhe te automjetet e udhëtarëve i heqim barrierat dhe e lëmë deri në një kohë kur të testohet, mirëpo ura le të hiqet, barrierat e urës le të hiqen sepse kanë karakter politik”,deklaron ai.

Sipas tij, testimet do të duhej të ishin bërë para se të merret vendimi për hapjen e Urës së Ibrit.

“Ka mundësi që dëshirojnë të fitojnë kohë për arsye politike që e kanë mbrapa. Dhe unë besoj që kjo është arsye komplet. Në qoftë se dalin me një rezultat të kundërt që ura nuk e përballon, atëherë unë ua kisha dhënë një këshillë tjetër, kisha thënë heqni barrierat dhe po lëvizim në këmbë, në këmbë e përballon se e kemi testuar që sa herë edhe nuk ka vend tani për arsye të tjera që të themi ‘jo nuk po e përballon ‘. Edhe kësisoj ose duhet me dal ekspertë të huaj që e bëjnë testimin e urës sepse vetëm me një dikush mund të mos e besojë që është ashtu sepse trumbetohet që po hapet ura e pastaj për arsye teknike po mbyllet e po hapet për shkaqe që shtetet e QUINT-it nuk po e dëshirojnë këtë”, shton ai.

As inxhinieri i trafikut, Visar Baxhuku nuk pret që raporti të jetë negativ sa i përket stabilitetit të Urës së Ibrit.

“Është kohë e gjatë që nuk është përdorur dhe nuk i është nënshtruar ngarkesave të rënda të trafikut, gjë që nuk pres ndonjë rezultat negativ. Por unë më shumë isha lidhur me pjesën e qarkullimit, nëse e shohim hartën dhe zhvillimin e qytetit të Mitrovicës, është arterie kryesore që lidh dy anët e qytetit, në aspektin e qarkullimit. Kështu që në aspektin e trafikut ajo ka qenë arteria kryesore e qarkullimit të njerëzve, të mallrave që realisht nuk do të duhej mbyllur. Tani është koha e fundit që duhet të hapet, asgjë negative nuk ka në pjesën e lëvizjes së njerëzve dhe të mallrave… Pa hyrë në detaje tek pjesa e shpenzimeve që krijohen tek përdoruesit, pjesa e ambientit, lirimi i gazrave, kolonat, gjitha janë negative pastaj se për çfarë e ka rolin. Edhe në dy anët e urës janë të rregulluara dy kryqëzime rrethore që mundësojnë shkëmbime shumë të mira”,deklaron ai.

Sipas tij, çdo urë do të jetë e hapur dhe t’iu shërbejë njerëzve pa marrë parasysh diskutimeve politike.

Ditëve të fundit janë bërë matje e testime me mjete të rënda, po ashtu janë ngjyrosur edhe muret e urës mbi lumin Ibër.

Përndryshe, sot mediat kanë raportuar se Bashkimi Evropian planifikon që “statusin” e Urës së Ibrit në Mitrovicë ta vendosë në agjendën e takimi të ardhshëm në dialogun Kosovë-Serbi./UBTNews/

Lajmet

Erdogan uron Shiroka-Pulën: Turqia mbetet partnere e Kosovës

Published

on

By

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i ka dërguar një letër urimi presidentes së re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula, me rastin e marrjes së detyrës shtetërore. Në emër të popullit turk dhe në emrin e tij personal, Erdogan shprehu bindjen se marrëdhëniet mes dy vendeve do të konsolidohen edhe më tej.

Përmes një komunikate për media nga Zyra e Presidentes, bëhet e ditur se kreu i shtetit turk ka theksuar besimin e tij të plotë se bashkëpunimi shumëdimensional do të vazhdojë të zhvillohet edhe në periudhën e ardhshme.

Erdogan nënvizoi se ky partneritet do të vijojë të japë një kontribut të rëndësishëm në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit rajonal gjatë mandatit të presidentes Shiroka-Pula.

/E.A/

Continue Reading

Lajmet

Konjufca takon homologun estonez në Varshavë: Diskutohet integrimi evropian dhe siguria në Ballkanin Perëndimor

Published

on

By

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka zhvilluar një takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Estonisë, Margus Tsahkna, në kuadër të Forumit të Sigurisë që po heldet në Varshavë.

Në qendër të bisedimeve ishte perspektiva evropiane e Republikës së Kosovës dhe lidhja e saj e ngushtë me sigurinë në Ballkanin Perëndimor. Konjufca theksoi se kërcënimet që burojnë nga Serbia, veprimet hibride dhe ndikimi keqdashës rus dëshmojnë se paqja kërkon angazhim të vazhdueshëm, ndërsa integrimi evropian i Kosovës shërben në forcimin e sigurisë së vetë Evropës.

Gjatë takimit, Konjufca vlerësoi rolin e Estonisë në qeverisjen digjitale dhe sigurinë kibernetike, si dhe shprehu falënderimin për mbështetjen e vazhdueshme dhe vullnetin e përbashkët për thellimin e bashkëpunimit dypalësh. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

Kërkohet angazhim i diplomacisë parlamentare për ish-krerët e UÇK-së dhe mbikëqyrje e Ligjit për Dhomat e Specializuara

Published

on

By

Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Punë të Jashtme u kërkua rritja e angazhimit përmes diplomacisë parlamentare për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së, si dhe mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit për Dhomat e Specializuara. Deputeti i PDK-së, Elmi Reçica, theksoi se çështja e të akuzuarve dhe të dënuarve në shkallë të parë në Hagë duhet të jetë ndër prioritetet kryesore të planit të punës, duke shfrytëzuar grupet e miqësisë për mbrojtje diplomatike, ligjore dhe lobuese.

Nga ana tjetër, deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, propozoi përcaktimin e mbikëqyrjes ligjore si obligim parlamentar për këtë sesion. Ndërkaq, deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri, nënvizoi nevojën për një mekanizëm mbikëqyrës ndërmjet Kuvendit dhe institucioneve përgjegjëse sa i përket procesit të dialogut me Serbinë dhe zhvillimeve që lidhen me Dhomat e Specializuara.

Kryetarja e Komisionit, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, theksoi rëndësinë e ndërtimit të një strategjie të përbashkët që tejkalon bindjet partiake në interes të vendit. Në këtë mbledhje, e cila ishte e para pas konstituimit të komisionit më 13 shtator, u miratua edhe Projektligji për ndryshimin e ligjit për ndarjet buxhetore. /Kosova Press/

Continue Reading

Lajmet

Sulmohen me dronë dy anije në Detin e Zi pranë Bullgarisë, Radev kërkon ndihmën e NATO-s dhe BE-së

Published

on

By

Dy anije tregtare janë goditur nga dronë të martën në Detin e Zi, rreth 29 kilometra larg bregdetit të Bullgarisë, duke shkaktuar fundosjen e njërës prej tyre dhe nisjen e operacioneve të shpëtimit. Kryeministri i Bullgarisë, Rumen Radev, njoftoi se nga anija “Chelsea 3”, e cila lundronte nën flamurin e Maltës, janë evakuuar të gjithë 15 anëtarët e ekuipazhit, ku pesë prej tyre morën trajtim mjekësor për lëndime të lehta. Ndërkaq, nga anija e dytë e fundosur është shpëtuar një person.

Gjatë një mbledhjeje urgjente të Këshillit të Sigurisë, Radev i cilësoi sulmet si të papranueshme dhe bëri të ditur se Bullgaria po kërkon mbështetje nga NATO-ja dhe Bashkimi Evropian. Ndonëse autoritetet bullgare nuk kanë ende prova të drejtpërdrejta se kush qëndron prapa sulmit, Radev deklaroi se zhvillimet shkojnë në favor të Federatës Ruse.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andrii Sybiha, dhe Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e dënuan ashpër ngjarjen duke fajësuar Rusinë për cenimin e sigurisë detare dhe lundrimit të lirë në Detin e Zi. Ky incident vjen pas disa sulmeve të ngjashme të javës së kaluar ndaj anijeve tregtare në ujërat pranë Bullgarisë dhe Rumanisë.

 

Continue Reading

Të kërkuara