Lajmet

Ekspertët diskutojnë sfidat dhe perspektivat e sigurisë globale në Konferencën Ndërkombëtare të Shkencave Politike dhe të Studimeve të Sigurisë në UBT

Published

on

UBT organizoi me sukses Konferencën e 13-të Ndërkombëtare të Shkencave Politike dhe Studimeve të Sigurisë. Ngjarja solli së bashku ekspertë, akademikë dhe profesionistë të fushës për të diskutuar mbi sfidat dhe mundësitë që paraqiten në kontekstin e sigurisë globale dhe politikave ndërkombëtare. 

Ceremonia e hapjes u ndoq nga fjalët e mirëseardhjes të Dekanes të Fakultetit, Hajdi Xhixha, e cila theksoi rëndësinë e dialogut akademik në përballjen me krizat aktuale globale. Fjalën kryesore e mbajti Aleksandra Palkova, një hulumtuese nga Universiteti i Riga Stradnis, e cila ndau perspektiva të vlefshme mbi ndikimin e politikave europiane në sigurinë ndërkombëtare. Po ashtu, Dr. Elmi Berisha, president i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës “Vatra”, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Ballkan. 

Sesioni i parë: 

Reassessing Defense: How the Ukraine War Shapes Military Capabilities and Budgets in the Western Balkans, Alfred Marleku, Dea Selimi
Ky prezantim shqyrtoi ndikimin e luftës në Ukrainë në kapacitetet ushtarake dhe buxhetet e vendeve në Ballkanin Perëndimor, duke analizuar mënyrat se si konflikti ka transformuar strategjitë e mbrojtjes në këtë rajon. 

Human Security is a Vital Issue for the Individual and an Important Task for the State and Society, Bajram Ibraj
Ibraj theksoi rëndësinë e sigurisë njerëzore si një çështje që kërkon përkushtim nga ana e shtetit dhe shoqërisë, duke ofruar një perspektivë të gjerë mbi faktorët që e ndikojnë atë. 

Fight Against Corruption in the Administration: Case Study of Republic of Kosovo, Muazam Halili, Llokman Mirtezani
Ky studim analizoi luftën kundër korrupsionit në administratën publike të Kosovës, duke identifikuar sfidat dhe strategjitë e suksesit në këtë fushë. 

Combating Self-Disinformation: Developing the Global Network of Knowledge Cells, Karoly Nagy, Edmond Hajrizi, Muhamet Gervalla
Prezantimi trajtoi zhvillimin e një rrjeti global për të luftuar dezinformatat dhe për të ndihmuar në rritjen e vetëdijes për informacionin e saktë. 

The Impact of Digital Diplomacy on National Security: Navigating the Positive and Negative Aspects, Ngadhnjim Brovina, Bahri Gashi, Dionit Kabashi
Ky prezantim shqyrtoi mënyrat se si diplomacia digjitale ndikon në sigurinë kombëtare, duke analizuar si aspektet pozitive dhe negative mund të ndikojnë në vendimmarrje. 

The Responsibility to Protect: Contestation of Absolute, Gjon Culaj
Culaj diskutoi konceptin e përgjegjësisë për të mbrojtur, duke sfiduar nocionin e përgjegjësisë absolute dhe duke shqyrtuar implikimet e tij në kontekste të ndryshme globale. 

Sesioni i dytë: 

The Impact of the War in Ukraine on Conscription Policies in Western Balkan Countries, Alfred Marleku, Elsa Llaloshi
Në prezantim u shqyrtua ndryshimet në politikat e rekrutimit në vendet e Ballkanit Perëndimor si pasojë e luftës në Ukrainë, duke analizuar si konflikti ka ndikuar në strategjitë ushtarake të këtyre vendeve. 

From the Annexation of Crimea through the Open Balkan Initiative to Russia’s Invasion of Ukraine, Ruzhdi, Bardhyl Dauti, Isa Mulaj
Prezantimi ofroi një perspektivë historike mbi ngjarjet që kanë ndodhur nga aneksimi i Krimesë, përmes Iniciativës së Ballkanit të Hapur, deri te invazioni rus në Ukrainë, duke analizuar implikimet politike dhe socio-ekonomike. 

Principles of International Humanitarian Law and Their Compliance: Kosovo Context, Avni Alidemaj, Alban Maliqi
Ky studim shqyrtoi parimet e së drejtës humanitare ndërkombëtare dhe përputhshmërinë e tyre në kontekstin e Kosovës, duke diskutuar sfidat dhe arritjet në zbatimin e këtyre parimeve. 

Russia’s Irregular Warfare in Ukraine 2014-2022, Maja Grochalska
Grochalska analizoi strategjitë e luftës të paligjshme të Rusisë në Ukrainë gjatë periudhës 2014-2022, duke ndriçuar aspektet e tij dhe pasojat për sigurinë ndërkombëtare. 

National Resilience of Ukraine as an Instrument of Countering Russian Aggression, Mykhaylo Samus
Prezantimi trajtoi konceptin e qëndrueshmërisë kombëtare të Ukrainës si një mjet për të kundërshtuar agresionin rus, duke analizuar strategjitë dhe politikat e zbatueshme. 

Exogenous and Endogenous Crises in European Integration: A Case Study of Climate Change, Aleksandra Palkova
Palkova shqyrtoi krizat e jashtme dhe të brendshme në integrimin evropian, duke marrë si shembull ndryshimin e klimës dhe ndikimin e tij në politikat evropiane. 

Reforming Kosovo’s National Security Framework, Albatros Rexhaj
Ky prezantim analizoi nevojën për reforma në kuadër të kornizës së sigurisë kombëtare të Kosovës, duke paraqitur propozime për përmirësimin e menaxhimit të sigurisë dhe rritjen e efikasitetit. 

Konferenca e 13-të Ndërkombëtare e Shkencave Politike dhe Studimeve të Sigurisë në UBT u zhvillua me sukses, duke ofruar një platformë të rëndësishme për diskutimin e sfidave dhe perspektivave të sigurisë globale. Pjesëmarrësit patën mundësinë të dëgjonin nga ekspertë të njohur dhe të angazhoheshin në debate të thella mbi temat më aktuale që prekin sigurinë ndërkombëtare./UBTNews/ 

Lajmet

Nagavci kërkon mbikëqyrje të shtuar të çmimeve

Published

on

By

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, i ka bërë thirrje Qeverisë që të nisë menjëherë mbikëqyrjen e shtuar të tregut për të parandaluar shtrenjtimet abuzive të produkteve bazë gjatë muajve në vijim.

Gjatë fjalës së saj në seancën e sotme plenare të Kuvendit të Kosovës, Nagavci bëri të ditur se puna për funksionalizimin e Ligjit për çmime tavan ka filluar dhe se institucionet duhet të jenë të gatshme të veprojnë me kohë ndaj çdo shkeljeje nga tregtarët.

“Ligji për çmime tavan është miratuar, puna për funksionalizimin e tij ka filluar. Mbikëqyrja e tregut tash duhet të forcohet menjëherë në mënyrë që institucionet të mund të veprojnë me kohë kur paraqiten shkelje ose kushte për masa të përkohshme. Me Ligjin kemi krijuar edhe mundësinë që në rast të destabilizimit të tregut, të ndërhyhet për mbrojtjen e qytetarëve nga shtrenjtimet abuzive të produkteve themelore nga buka, mielli, vaji, qumështi, vezët, mishi, pemët e perimet deri te ushqimet për fëmijë, produktet e higjienës personale dhe lëndët me burim nga druri për ngrohje”, ka deklaruar Nagavci.

Ajo theksoi se rritja e të ardhurave të qytetarëve duhet të mbrohet përmes kontrollit të marzhave tregtare nga importi deri te shitja me pakicë, si dhe duke hetuar dyshimet për marrëveshje të fshehta mes tregtarëve që dëmtojnë konkurrencën.

Duke folur për ndikimin e konflikteve globale në ekonominë e vendit, Nagavci vlerësoi se krizat ndërkombëtare po rëndojnë koston e jetesës, por shtoi se ato nuk guxojnë të keqpërdoren nga tregtarët.

“Krizat ndërkombëtare ndikojnë edhe në ekonominë tonë, madje shumë, por ato nuk mund të përdoren si arsyetim për çdo shtrenjtim. Duhet të dihet cilat çmime rriten për shkak të kostos së furnizimit dhe cilat çmime rriten në mënyrë abuzive. Shtrenjtimi i jetesës i prek të gjithë, por jo të gjitha familjet i rëndon njësoj”, përfundoi ajo. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

Gjashtë vjet burgim dhe 3 mijë euro gjobë për trafikim me njerëz në Gjakovë

Published

on

Gjykata Themelore në Gjakovë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka shpallur fajtor të pandehurin me inicialet A.P. për veprën penale “Trafikimi me njerëz”, duke e dënuar me gjashtë vjet burgim dhe 3 mijë euro gjobë.

Aktgjykimi është shpallur nga gjyqtari Samedin Cena, pas përfundimit të shqyrtimit gjyqësor.

Sipas aktakuzës, A.P. dyshohet se nga marsi i vitit 2021 deri më 30 janar 2024, në Gjakovë dhe në disa qytete të tjera, ka trafikuar një grua me inicialet A.V. nga Prishtina, përmes kanosjes, përdorimit të forcës, punës së detyruar dhe formave të tjera të kontrollit e dhunës fizike dhe psikike.

Sipas përshkrimit të rastit, i pandehuri fillimisht kishte krijuar kontakt me të dëmtuarën përmes rrjeteve sociale dhe më pas e kishte punësuar në lokalet e tij në Deçan, Gjakovë, Pejë dhe Klinë.

Gjatë kësaj periudhe, e dëmtuara dyshohet se ishte detyruar të punonte kundër vullnetit të saj, ndërsa të ardhurat nga puna i merrte i pandehuri. Po ashtu, sipas aktakuzës, ajo ishte detyruar të mbulonte edhe obligimet financiare të tij, përfshirë qiranë e lokaleve, pagat e punëtorëve dhe këstet e kredive.

Dënimi me gjobë prej 3 mijë eurosh do të ekzekutohet 30 ditë pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese brenda 30 ditëve nga pranimi i vendimit në formë të shkruar.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Nën masa të larta sigurie, nis gjykimi ndaj ish-bashkëshortit të Arlinda Zekajt

Published

on

Në Gjykatën Themelore në Pejë po mbahet shqyrtimi fillestar ndaj Jeton Sylajt, ish-bashkëshortit të Arlinda Zekajt, i akuzuar për kanosje ndaj saj.

Seanca, e caktuar për orën 11:00, po zhvillohet pa praninë e publikut, bazuar në vendimin e gjykatës të datës 10 nëntor 2026.

Mediumi Arbresh.info ka publikuar pamje të momentit kur Njësia Speciale Intervenuese e ka sjellë Sylajn në gjykatë, nën masa të larta sigurie.

Sylaj akuzohet për kanosje ndaj Arlinda Zekajt, e cila tashmë ka ndërruar jetë.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Ligji për Specialen futet në rend dite me 79 vota për

Published

on

By

Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot futjen në rend të ditës të Projektligjit për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, si pikë e fundit e seancës së sotme plenare. Nga 84 deputetë të pranishëm në sallë, 79 votuan pro këtij propozimi.

Kërkesa erdhi përmes një mocioni procedural nga ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, e cila bëri të ditur se pavarësisht mospajtimeve procedurale, PDK-ja ka arritur pajtim me përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje sa i përket përmbajtjes së ndryshimeve ligjore.

“Na janë dhënë disa këshilla dhe rekomandime, të cilat ne besojmë që ligjin do ta bëjnë edhe më të fuqishëm e të qëndrueshëm juridikisht”, deklaroi Çitaku para deputetëve. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara